C'fare mendoni per Erjon Veliaj dhe G99????

Pashe nje dite ne lajme erjon veliaj qe shkoi ne gerdec dhe po fliste me nje nga familjet e lenduara nga tragjedia.Ai vajti si perfaqesues i nje levizje politike (tani) duke kritikuar qeverine por a nuk eshte ulje per te si figure edhe per (G99 shat)te perfitosh nga kjo per nevoja personale.
çfare vizioni dhe planesh konkrete kanë për Shqiperine dhe si do levizin ne zgjedhjet e 2009-s. Une vete p.sh., megjithese përpiqem të informohem sa me mire përmes mediave, nuk e kam idene se kush tjeter ben pjese ne G99 përveç Erjonit.
Sa mire he nga nje shoqate joqeveritare ne nje force politike!!!!!!!!!! kaq e lehte eshte te qeverisesh sot ne shqiperi ...................pse nuk mblidhemi edhe ne te forumit te bejme nje parti ti zgjedhim udheheqesit:p dhe mbase do jemi me te mire se keta qe e bejne sot
 
erioni me duket nje tip berishe edi rame ose nanoje por akoma i vogel ne inkubator..ende i pamesuar me hilet e medha te plotikes!eshte ende ne fazen teorike te gjerave!
 
Te shikojm sa do i rezitoj aneve negative te politikes ky atehere flasim.
paraprakisht them se eshte djale i bukur :)
 
Nje tip qe do pushtet per veten e vet....
 
Nuk me pelqen aspak..

Nje prirje kane te gjithe per karrige..
 
Sado te mundohet kurre nuk mund te behet aq llum sa ata te meparshmit. Dua ti besoj.
 
Kam pasur simpati per te..Mendoja me ne fund dikush me ide te reja per dicka ndryshe..por qe me ne fund nuk u tregua aq i zgjuar sa te mos perzihej me politiken..

Sado i mire te jesh, po u fute ne politike, ske nga ia mban, njesoj si ata do behesh..jane shume te ngatarruara punet e politikes..;)
 
Po dhe ky si te gjithe te tjeret vetem shajne qeverine e pushtetaret e tanishem,dhe mire bejne se jo vetem e meritojne por duhet ti pushkatosh
Tani ky qe na qenka kaqe i zgjuare perse vetem na shajne qeveritaret aktuale perse nuk na tregon neve platformen e tije se si do e zgjidhe punene Gerdecit, Papunsine ,si do e zhduki varferin perse nuk na tregon rrugen qe do ndieki qe dhe ne ta besojme se eshte e eshte e mundeshme dhe ky zotni i quajture VELIAJ eshte personi i pershtateshem
MEGJITHATE NA DUHEN CA KOMUNISTA TE RINJE
 
Brezi i ri i politikes Shqiptare:)
 
Sado te mundohet kurre nuk mund te behet aq llum sa ata te meparshmit. Dua ti besoj.


;) Do te shtoja edhe qe po rekruton te rinj qe te pakten e kane nje enderr te paster te ndertuar ne llumin qe jetojne!

Te shohim...
 
Nuk e njoh shume,nuk e kam ndjekur keto kohe dmth dhe nuk di si te shprehem...Ne fillimet e tij me eshte dukur elementi per te cilin kishte nevoje Shqiperia,edhe pse kisha dyshimet e mia.
 
Erioni vertete mund te jete ne politike por asesi ne ate kategori qe ne i personifikojme politikanet, te mesuar nga e shkuara e hidhur. Po te shikosh CV-ne e Erionit kur ka punuar per OKB ai ka qene gjithmone prane te lenduarve, prane shtresave ne nevoje, prane te pastreheve, te uriturve dhe njerezve ne nevoje. Eshte perfshire ne inisjativa per sensibilizimin e shoqerise civile dhe per tu ardhur ne ndihme atyre qe kane nevoje.

Personaliteti i tij nuk eshte aspak i ngjashem me emra te tille si i Berishes, Rames, Nanos & Co...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top