Certifikatat shkruhen me dorë, mungojnë programet kompjuterike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Certifikatat shkruhen me dorë, mungojnë programet kompjuterike


MU KUJTUA TANI QE CERTIFIKATE,LINDJE,MARTESORE,VDEKJE NE TE NJETEN LLOJ LETRE.....POR ME SA KAM KUPTUAR...TANI SIKUR I KAN NDRYSHUAR...APO JO?

Shërbimi me certifikata elektronike jo i plotë. Gjendjet civile shpërndajnë ende certifikata me shkrim dore
Punonjësit e gjendjeve civile ankohen. Certifikatat e trungut familjar, të tokave, dhe në gjuhë të huaj, nuk mund të shtypen
Procesi për shpërndarjen e certifikatave elektronike, në njësitë bashkiake, i aq shumë reklamuar nga kreu i qeverisë ka nisur prej tri ditësh, por jo në formën e tij të plotë. Shkak për anomalitë e hasura nga punonjësit e gjendjeve civile, është mungesa e disa programeve kompjuterike, të nevojshme për lloje specifike certifikatash.

Kështu, nëse një person kërkon të marrë certifikatë për njohje trashëgimie, pronësie, apo nëse dëshiron të plotësojë dokumente për të udhëtuar jashtë vendit, duhet të kënaqet ende me certifikatat e shkruara me dorë. Kjo mangësi u ka hapur shumë punë punonjësve të gjendjeve civile por edhe vetë qytetarëve të interesuar, të cilët duhet të mbajnë radhë për shumë minuta për të marrë një certifikatë të tillë. Shqetësimi është ngritur nga njësitë bashkiake edhe në Ministrinë e Brendshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila vazhdon të mos kthejë përgjigje. Të gjendur përballë këtij realiteti, njësitë bashkiake, janë detyruar të shpërndajnë certifikata të shkruara me dorë, ndërsa i kanë bërë thirrje ministrisë përkatëse, të zgjidhë sa më shpejt problemin.
“Certifikatat që lëshohen për trashëgiminë apo për tokat, kanë shumë të dhëna. Po të marrim një shembull në një certifikatë të tillë figuron babai që ka vdekur në një vit të caktuar, vajza e cila është larguar nga trungu familjar, të dhëna këto që nuk janë hedhur në kompjuter. Parë në këtë këndvështrim, duke mos pasur një database me të tilla të dhëna jemi të detyruar që certifikatat t’i lëshojmë me shkrim.

Por ky është vetëm një problem që kemi në ditët e para të shpërndarjes së certifikatave elektronike. Ajo që na shqetëson më shumë është mungesa e programit të shpërndarjes së certifikatave në gjuhë të huaj”, ngre shqetësimin një nga punonjëset e gjendjes civile nr 2 në kryeqytet. Mungesa e programit kompjuterik në 6 gjuhë i detyron qytetarët që krahas marrjes së certifikatës me shkrim dhe jo në mënyrë elektronike, të bëjnë në mungesë të elementëve gjuhësore, edhe përkthimin dhe noterizimin e dokumentit.

Punonjës të gjendjes civile nr. 4 në kryeqytet janë shprehur për gazetën “Shekulli”, se për momentin kanë rënë dakord me qytetarët që kërkojnë të marrin një shërbim të tillë, që certifikatat për jashtë të shkruhen në gjuhën shqipe.Problemi i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është mungesa në kompjuter e personave që kanë ndërruar jetë. Mungesa një database të tillë, krijon vonesa në shpërndarjen e certifikatave, pasi punonjësit e gjendjeve civile duhet të marrin të dhëna në regjistrin themeltar.
Ariana Shutku, përgjegjëse e gjendjes civile nr. 1 në Tiranë, informon për gazetën “Shekulli”, se të vetmet certifikata që do të jepen të shkruara me shkrim dore do të jenë ato të trungut familjar. “Përgjithësisht puna për shpërndarjen e certifikatave elektronike po ecën mirë. Problemet janë ato të fillimit, ku është hasur ndonjë gabim në hedhjen e të dhënave. Të vetmet certifikata që do të vazhdojnë të jepen me shkrim do të jenë ato të trungut familjar.

Ka individë që nuk janë banorë të njësisë sonë bashkiake, por që për një periudhë të caktuar kohore kanë banuar në këtë njësi, të cilët kërkojnë certifikatë me të tillë specifikë. Në këtë rast deri në momentin që do të hidhen të gjitha të dhënat në kompjuter do të procedohet me certifikata të lëshuara me shkrim dore”. Lidhur mbi sigurinë e ruajtjes së të dhënave, përgjegjësja e gjendjes civile nr. 1 ka garantuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi çfarëdo që të ndodhë në kompjuterët e gjendjes civile, informacionet janë ruajtur në database.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top