Lauri
Anunnak
Nëse dikush vjen të të lypë një këshillë, lere të shprehet lirshëm, derisa ta thotë gjithçka për të cilën ka ardhur tek ti. Nëse ai heziton të ta hapë zemrën, do të thotë se ti, gjykatësi, ke vepruar gabim. Mos përsërit diskutime ekstravagante, dhe as mos dëgjo diskutime të tilla, sepse janë fjalë të njeriut që nuk është në ekuilibër. Mos fol në mënyrë të tillë, kështu që ai, para teje të mund ta njohë mençurinë. Heshtja është flori. Fjalët e shumta janë fukarallëk. Mos të të rritet mendja mbi bijtë të njerëzve, që mos të të bjerë ajo më poshtë se pluhuri! Po qe se njerëzit të nderojnë e të respektojnë, qofsh i nderuar për mençuri dhe njerzillëk! Nëse do ta njohësh karakterin e një miku, mos pyet shokun, por rri në shoqëri me të! Bisedo me të, vëzhgoje zemrën e tij nga fjalët që thotë dhe nga veprimet që bën. Duhet të jetë e dobishme çfarë hyn në qilar, dhe gjërat, që janë prona tënde, duhet t’i ndash me miq! Budallai, dijen e konsideron si injorancë, dhe gjërat fitimprurëse, budallait i duken të dëmshme. Ai jeton në vdekje. Prandaj dhe ushqehet me ushqimet e saj. Njeriu i mençur e lejon zemrën e tij të rrjedhë e të dalë nga shtrati, por e mban gojën të heshtur.
O njeri, dëgjoje zërin e mençurisë, dëgjoje zërin e dritës! Ka mistere në Kozmos, që kur zbulohen, e mbushin botën me dritën e tyre. Kushdo që dëshiron të jetë i lirë nga vargonjtë e errësirës antike, le të bëjë fillimisht ndarjen e materiales prej jomateriales, të zjarrit nga toka; sepse dijeni se ashtu si toka zbret në tokë, po ashtu edhe zjarri ngjitet përpjetë tek zjarri dhe bëhet një me të. Kushdo që e njeh zjarrin që ka brenda, ai do të ngjitet tek zjarri i përjetshëm dhe do të jetojë përjetësisht në të. Zjarri, pikërisht zjarri i brendshëm, është më i fuqishmi, sepse i kalon të gjitha gjërat dhe depërton në të gjitha gjërat e Tokës. Njeriu e mbështet veten vetëm mbi atë që i reziston. Kështu Toka duhet t’i rezistojë njeriut duhet t’i rezistojë Tokës, në të kundërt ai nuk ekziston dot. Jo të gjithë sytë shohin me të njëjtin vizion, sepse njërit një objekt i duket me një formë dhe ngjyrë të caktuar, kurse një syri tjetër i duket tjetërlloj.
Po kështu edhe zjarri i përjetshëm ndryshon ngjyrën dhe nuk është njësoj si një ditë dhe tjetrën. Kështu flas unë Thoth, prej mençurisë sime, sepse njeriu është një zjarr që digjet duke ndriçuar në natë; asnjëherë nuk është shuar në velin e errësirës, asnjëherë nuk është shuar nga errësira e natës. Përmes mençurisë sime pashë në zemrat e njerëzve, dhe i gjeta të burgosur nga skllavëria e konflikteve. Liroje, o vëlla, zjarrin tënd, nga mundimi! Nga frika ajo konsumohet në hijen e natës! Dëgjo o njeri dhe vere vath në vesh këtë mençuri nga goja ime: ku rreshtin së ekzistuari emri dhe forma? Vetëm në vetëdije, në të padukshmen, shndrir një forcë e pafundme rrezatimi. Format, që krijon me shkëlqimin e vizionit tënd, janë në të vërtetë pasoja që ndjekin shkakun tënd.
Njeriu është një yll i kufizuar në një trup, derisa, në fund, të çlirohet nëpërmjet luftës së tij të brendshme. Vetëm nëpërmjet përpjekjeve dhe duke punuar rëndë deri në maksimum, ylli brenda teje do të mund të çelë sërish në një jetë të re. Ai që njeh zanafillën e të gjitha gjërave, ylli i tij është i lirë prej mbretërisë së natës. Mbaj mend, o njeri, që, të gjitha gjërat që ekzistojnë, janë vetëm forma tjetër e asaj që nuk ekziston. Gjithçka që ka ekzistuar po transformohet në një tjetër gjë, as ti nuk bën përjashtim. Vëzhgoje Ligjin, sepse gjithçka është Ligj. Mos kërko çfarë është jashtë Ligjit, sepse është diçka që ekziston vetëm në iluzionet e shqisave. Mençuria mbërrin tek të gjithë fëmijët e saj përderisa ata shkojnë drejt mençurisë. Drita ka mbetur e fshehur përmes të gjitha epokave. Zgjohu o njeri dhe bëhu i mençur! Kam udhëtuar thellë në misteret e jetës, duke pyetur e kërkuar të fshehtat. Më dëgjo me vëmendje o njeri, dhe bëhu i mençur! Larg, nën koren e tokës, në Sallat e Amenti-t, pashë mistere që iu janë fshehur njerëzve. Kam udhëtuar shpesh në shtegun e thellë të panjohur, kam parë Dritën që është Jeta mes njerëzve. Atje, poshtë Lules së Jetës që jeton gjithmonë, unë kërkova zemrat dhe sekretet e njerëzve. Atje zbulova se njeriu po rritet, por ai jeton në errësirë; dhe drita e zjarrit të madh fshihet në brendësi. Përpara Zotave të Amenti-t të fshehtë, unë mësova mençurinë që ua solla njerëzve. Ata janë Zotat e Mençurisë Sekrete të madhe, sjellë prej një të ardhme të pafundme. Shtatë janë ata, Zotat e Amenti-t, mbizota supremë të Bijve të Mëngjesit, Diej të Cikleve, Zotër të Mençurisë. Ata nuk janë si bijtë e njerëzve. Tre, Katër, Pesë, dhe Gjashtë, Shtatë, Tetë, Nëntë janë titujt e Zotave të njerëzve. Nga e ardhmja e largët, pa formë, e megjithatë të formuar, erdhën ata si mësues për bijtë e njerëzve. Ata jetojnë përgjithmonë e megjithatë nuk janë të gjallë, jo të lidhur me jetën dhe në çdo rast të lirë nga vdekja. Ata mbretërojnë përgjithmonë me mençuri të pafund, të kufizuar e megjithatë të lirë prej Sallave të errëta të Vdekjes.
Ata kanë Jetë në veten e tyre, e megjithatë është një jetë që nuk është jetë, të lirë nga gjithçka janë Zotat e së Gjithës. Prej tyre rrjedhin Logos-et, mjetet e tyre të pushtetit mbi gjithçka. E pamatë është shprehja e tyre, e megjithatë fshihet në vogëlsi, formuar prej një forme, të njohur, e megjithatë të panjohur. Tre ka çelësin e të gjithë magjisë së fshehtë, ai është krijuesi i sallave të të Vdekurve; duke e shtrirë pushtetin përpara, duke e mbështjellë me errësirë në qefin, duke lidhur shpirtrat e bijve të njerëzve; duke dërguar errësirën, duke lidhur forcën e shpirtit; administrator i negatives tek bijtë e njerëzve. Katra është ai që shpërndan fuqinë. Ai, Zot i Jetës për bijtë e njerëzve. Prej Drite është trupi i tij, prej flake është shprehja e tij; çlirimtar i shpirtrave të bijve të njerëzve. Pesa është mjeshtri, Zot i të gjithë magjisë – اelës i Fjalës që jehon mes njerëzve. Gjashta është Zot i Dritës, shtegu i fshehtë, rrugëtimi i shpirtrave të bijve të njerëzve. Shtata është Zot i pafundësisë, mjeshtër i Hapësirës dhe çelës i Kohëve. Teta është ai që urdhëron evolucionin; peshon dhe ekuilibron udhëtimin e njerëzve. Nënta është ati, e pamatë është shprehja e tij, duke formuar e duke ndryshuar nga jashtë të paformën. Meditoni mbi simbolet që po ju jap! Ato janë اelësa edhe pse iu janë fshehur njerëzve. Mbërri gjithmonë e më lart, o Shpirt i mëngjesit! Drejtoji lart mendimet e tua, lart për tek Drita dhe për tek Jeta!
Në çelësat gjej numrat që po të jap, dritë në shtegun e jetës drejt jetës. Kërko me mençuri! Drejtoji për në brendësi mendimet e tua! Mos e mbyll mendjen para Lules së Dritës! Vendos në trupin tënd një imazh të formë- mendimit! Mendo për numrat që do të të çojnë tek Jeta! E qartë është udha për atë që ka mençuri. Hapja portën Mbretërisë së Dritës! Shpërndaje flakën tënde si një Diell i mëngjesit! Lëre jashtë errësirën dhe jeto në ditën! Merri këta, o njeri, si pjesë të qënies tënde, Të Shtatët që janë por jo ashtu siç duken. Hape veten, o njeri! Ke mençurinë time. Ndiqe rrugën në mënyrën që të tregova! Zota të Mençurisë, Diej të Mëngjesit, Dritë dhe Jetë për bijtë e njerëzve.
Pllakat e Smeraldta
III*

Redaktimi i fundit: