Çelësi i mençurisë

Lauri

Anunnak
Nëse dikush vjen të të lypë një këshillë, lere të shprehet lirshëm, derisa ta thotë gjithçka për të cilën ka ardhur tek ti. Nëse ai heziton të ta hapë zemrën, do të thotë se ti, gjykatësi, ke vepruar gabim. Mos përsërit diskutime ekstravagante, dhe as mos dëgjo diskutime të tilla, sepse janë fjalë të njeriut që nuk është në ekuilibër. Mos fol në mënyrë të tillë, kështu që ai, para teje të mund ta njohë mençurinë. Heshtja është flori. Fjalët e shumta janë fukarallëk. Mos të të rritet mendja mbi bijtë të njerëzve, që mos të të bjerë ajo më poshtë se pluhuri! Po qe se njerëzit të nderojnë e të respektojnë, qofsh i nderuar për mençuri dhe njerzillëk! Nëse do ta njohësh karakterin e një miku, mos pyet shokun, por rri në shoqëri me të! Bisedo me të, vëzhgoje zemrën e tij nga fjalët që thotë dhe nga veprimet që bën. Duhet të jetë e dobishme çfarë hyn në qilar, dhe gjërat, që janë prona tënde, duhet t’i ndash me miq! Budallai, dijen e konsideron si injorancë, dhe gjërat fitimprurëse, budallait i duken të dëmshme. Ai jeton në vdekje. Prandaj dhe ushqehet me ushqimet e saj. Njeriu i mençur e lejon zemrën e tij të rrjedhë e të dalë nga shtrati, por e mban gojën të heshtur.

IMG_20200403_180536.jpg

O njeri, dëgjoje zërin e mençurisë, dëgjoje zërin e dritës! Ka mistere në Kozmos, që kur zbulohen, e mbushin botën me dritën e tyre. Kushdo që dëshiron të jetë i lirë nga vargonjtë e errësirës antike, le të bëjë fillimisht ndarjen e materiales prej jomateriales, të zjarrit nga toka; sepse dijeni se ashtu si toka zbret në tokë, po ashtu edhe zjarri ngjitet përpjetë tek zjarri dhe bëhet një me të. Kushdo që e njeh zjarrin që ka brenda, ai do të ngjitet tek zjarri i përjetshëm dhe do të jetojë përjetësisht në të. Zjarri, pikërisht zjarri i brendshëm, është më i fuqishmi, sepse i kalon të gjitha gjërat dhe depërton në të gjitha gjërat e Tokës. Njeriu e mbështet veten vetëm mbi atë që i reziston. Kështu Toka duhet t’i rezistojë njeriut duhet t’i rezistojë Tokës, në të kundërt ai nuk ekziston dot. Jo të gjithë sytë shohin me të njëjtin vizion, sepse njërit një objekt i duket me një formë dhe ngjyrë të caktuar, kurse një syri tjetër i duket tjetërlloj.
Po kështu edhe zjarri i përjetshëm ndryshon ngjyrën dhe nuk është njësoj si një ditë dhe tjetrën. Kështu flas unë Thoth, prej mençurisë sime, sepse njeriu është një zjarr që digjet duke ndriçuar në natë; asnjëherë nuk është shuar në velin e errësirës, asnjëherë nuk është shuar nga errësira e natës. Përmes mençurisë sime pashë në zemrat e njerëzve, dhe i gjeta të burgosur nga skllavëria e konflikteve. Liroje, o vëlla, zjarrin tënd, nga mundimi! Nga frika ajo konsumohet në hijen e natës! Dëgjo o njeri dhe vere vath në vesh këtë mençuri nga goja ime: ku rreshtin së ekzistuari emri dhe forma? Vetëm në vetëdije, në të padukshmen, shndrir një forcë e pafundme rrezatimi. Format, që krijon me shkëlqimin e vizionit tënd, janë në të vërtetë pasoja që ndjekin shkakun tënd.

Njeriu është një yll i kufizuar në një trup, derisa, në fund, të çlirohet nëpërmjet luftës së tij të brendshme. Vetëm nëpërmjet përpjekjeve dhe duke punuar rëndë deri në maksimum, ylli brenda teje do të mund të çelë sërish në një jetë të re. Ai që njeh zanafillën e të gjitha gjërave, ylli i tij është i lirë prej mbretërisë së natës. Mbaj mend, o njeri, që, të gjitha gjërat që ekzistojnë, janë vetëm forma tjetër e asaj që nuk ekziston. Gjithçka që ka ekzistuar po transformohet në një tjetër gjë, as ti nuk bën përjashtim. Vëzhgoje Ligjin, sepse gjithçka është Ligj. Mos kërko çfarë është jashtë Ligjit, sepse është diçka që ekziston vetëm në iluzionet e shqisave. Mençuria mbërrin tek të gjithë fëmijët e saj përderisa ata shkojnë drejt mençurisë. Drita ka mbetur e fshehur përmes të gjitha epokave. Zgjohu o njeri dhe bëhu i mençur! Kam udhëtuar thellë në misteret e jetës, duke pyetur e kërkuar të fshehtat. Më dëgjo me vëmendje o njeri, dhe bëhu i mençur! Larg, nën koren e tokës, në Sallat e Amenti-t, pashë mistere që iu janë fshehur njerëzve. Kam udhëtuar shpesh në shtegun e thellë të panjohur, kam parë Dritën që është Jeta mes njerëzve. Atje, poshtë Lules së Jetës që jeton gjithmonë, unë kërkova zemrat dhe sekretet e njerëzve. Atje zbulova se njeriu po rritet, por ai jeton në errësirë; dhe drita e zjarrit të madh fshihet në brendësi. Përpara Zotave të Amenti-t të fshehtë, unë mësova mençurinë që ua solla njerëzve. Ata janë Zotat e Mençurisë Sekrete të madhe, sjellë prej një të ardhme të pafundme. Shtatë janë ata, Zotat e Amenti-t, mbizota supremë të Bijve të Mëngjesit, Diej të Cikleve, Zotër të Mençurisë. Ata nuk janë si bijtë e njerëzve. Tre, Katër, Pesë, dhe Gjashtë, Shtatë, Tetë, Nëntë janë titujt e Zotave të njerëzve. Nga e ardhmja e largët, pa formë, e megjithatë të formuar, erdhën ata si mësues për bijtë e njerëzve. Ata jetojnë përgjithmonë e megjithatë nuk janë të gjallë, jo të lidhur me jetën dhe në çdo rast të lirë nga vdekja. Ata mbretërojnë përgjithmonë me mençuri të pafund, të kufizuar e megjithatë të lirë prej Sallave të errëta të Vdekjes.
Ata kanë Jetë në veten e tyre, e megjithatë është një jetë që nuk është jetë, të lirë nga gjithçka janë Zotat e së Gjithës. Prej tyre rrjedhin Logos-et, mjetet e tyre të pushtetit mbi gjithçka. E pamatë është shprehja e tyre, e megjithatë fshihet në vogëlsi, formuar prej një forme, të njohur, e megjithatë të panjohur. Tre ka çelësin e të gjithë magjisë së fshehtë, ai është krijuesi i sallave të të Vdekurve; duke e shtrirë pushtetin përpara, duke e mbështjellë me errësirë në qefin, duke lidhur shpirtrat e bijve të njerëzve; duke dërguar errësirën, duke lidhur forcën e shpirtit; administrator i negatives tek bijtë e njerëzve. Katra është ai që shpërndan fuqinë. Ai, Zot i Jetës për bijtë e njerëzve. Prej Drite është trupi i tij, prej flake është shprehja e tij; çlirimtar i shpirtrave të bijve të njerëzve. Pesa është mjeshtri, Zot i të gjithë magjisë – اelës i Fjalës që jehon mes njerëzve. Gjashta është Zot i Dritës, shtegu i fshehtë, rrugëtimi i shpirtrave të bijve të njerëzve. Shtata është Zot i pafundësisë, mjeshtër i Hapësirës dhe çelës i Kohëve. Teta është ai që urdhëron evolucionin; peshon dhe ekuilibron udhëtimin e njerëzve. Nënta është ati, e pamatë është shprehja e tij, duke formuar e duke ndryshuar nga jashtë të paformën. Meditoni mbi simbolet që po ju jap! Ato janë اelësa edhe pse iu janë fshehur njerëzve. Mbërri gjithmonë e më lart, o Shpirt i mëngjesit! Drejtoji lart mendimet e tua, lart për tek Drita dhe për tek Jeta!

Në çelësat gjej numrat që po të jap, dritë në shtegun e jetës drejt jetës. Kërko me mençuri! Drejtoji për në brendësi mendimet e tua! Mos e mbyll mendjen para Lules së Dritës! Vendos në trupin tënd një imazh të formë- mendimit! Mendo për numrat që do të të çojnë tek Jeta! E qartë është udha për atë që ka mençuri. Hapja portën Mbretërisë së Dritës! Shpërndaje flakën tënde si një Diell i mëngjesit! Lëre jashtë errësirën dhe jeto në ditën! Merri këta, o njeri, si pjesë të qënies tënde, Të Shtatët që janë por jo ashtu siç duken. Hape veten, o njeri! Ke mençurinë time. Ndiqe rrugën në mënyrën që të tregova! Zota të Mençurisë, Diej të Mëngjesit, Dritë dhe Jetë për bijtë e njerëzve.
Pllakat e Smeraldta
III*
 
Redaktimi i fundit:
MenÇurisë
Aman zevendesojeni ate Q me Ç

Celesi i lumturise eshte kur kupton rolin qe ke ne kete bote, njeh veten dhe realitetin qe te rrethon.
 
Çelësi i mençurisë është kur e din se nuk din asgjë.
E kategorizuar sipas një filozofi:
Din e thot nuk di- njeri.
Din e thot di- gjys njeri.
Nuk din e thot di- hiç njeri.
 
Redaktimi i fundit:
Çelësi i mnençurisë është kur e din se nuk din asgjë.
E kategoriziar sipas një filozofi:
Din e thot nuk di- njeri.
Din e thot di- gjys njeri.
Nuk din e thot di- hiç njeri.

@Desa xhan te frymezon dhe ty sokrati i lashte ?
 
Shpirt ti.
Kam principe jete Sokratiane, në veçanti thënia e tij mbi jetën e pa reflektuat që s’ja vlen të jetohet ?
p.s. shih dhe @kitrra 123 na u bashkua në grup ? Temet Nosce.

@Desa xhan ti
Te arrijme te jemi Pak sokratiane do ishte madheshti .....sepse do dinim zanafillen e jetës dhe do ishim te lumtur me veten tone .....Lum ne qe e lexojme xhan .....nje thenje madheshtore qe e adhuroj e tij eshte :

Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar sepse hakmarrja eshte nje dere pa celes .......
 
@Hera e dashur, ndjesë @Lauri -it po qe se ndjen se i dredhim temën ☺️
Sigurisht çdo kush do të përfitonte nga themeluesi i etikës dhe inspiruesi i terapisë kognitive të sjelljes.
Unë kam respekt të veçantë për durimin dhe pozitivitetin e tij te thënia: një grua e mirë të bën të lumtur, një e keqe të bën filozof ?

Falemnderës për bashkë bisedën. ?
 
@Hera e dashur, ndjesë @Lauri -it po qe se ndjen se i dredhim temën ☺

Kemi fjalen tone ne: gruaja te bene mbret - gruaja te bene ibret.
 
@Hera e dashur, ndjesë @Lauri -it po qe se ndjen se i dredhim temën ☺
Sigurisht çdo kush do të përfitonte nga themeluesi i etikës dhe inspiruesi i terapisë kognitive të sjelljes.
Unë kam respekt të veçantë për durimin dhe pozitivitetin e tij te thënia: një grua e mirë të bën të lumtur, një e keqe të bën filozof ?

Falemnderës për bashkë bisedën. ?

Nuk i ngel hatri laurit tim asnjehere sepse dhe ai lexon si ne ....shume thenje e bukur ajo dhe me vend sepse ....si tha dhe soktrati ne thenjet e tij ....gruaja qe troket ne shume dyer dhe dhuron celesa eshte si mashkulli qe sheh dritat e qytetit ne shuarjen e tyre .....si gjithmon e lidh me celesin e jetes

Flm e nga ti e dashur @Desa
 
Pa prob. temat i hap për popullin, e nuk i prishet qefi :)
Edhe pse nuk po shoh prishje teme, pos diskutim konstruktiv. :)
 
E ne me gjuhën tonë plot barbarizma: burri të bën kralic (mbretëreshë) - burri të bën magaric ( nuk e di gomarit femër si i thonë ?).
p.s. apo gomar-ica me këto prapashtesat që i kemi ne të MV. ?

@Desa me nga permeti kemi nje barsalete me keto parafjalet e gomarit dhe te gomarices po nuk eshte per kete teme ???? l
 
@Desa do ta coj nje dite ne messenger vetem rri ulur ne karrige se do vdesesh nga te qeshurat .....
 
E ne me gjuhën tonë plot barbarizma: burri të bën kralic (mbretëreshë) - burri të bën magaric ( nuk e di gomarit femër si i thonë ?).
p.s. apo gomar-ica me këto prapashtesat që i kemi ne të MV. ?
Ne fakt fjala eshte: Burri te bene zoje - burri te bene toje (nje lidhese e qorapeve) .
 
Celesi: lere budallain se gabon vete :).
 
Doemos duhet te ringjallet Sakati...?

Ndersa, per bashkeshorten e gomarit, thjesht e quajne gomare. Nuk ka emer tjeter.

—Me heret kam shkruar qe mençuria ka zene ndryshk. Arsyeja eshte kjo. Me te vertete ekzistojne shume thenie te mençura. E, sikur t'i venim ne praktike, qe te mos ngelnin vetem fjale goje, sot bota njerezore do dukej shume me ndryshe. Nderkaq, njohurite teorike rrallehere sherbejne ne praktike. Qe te jem sa me i sinqerte, psh kjo thenia ketu;

Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar sepse hakmarrja eshte nje dere pa celes ....... eshte i thenie e embel dhe njekohesisht e lehte per ta thene por shume e veshtire per ta praktikuar vete — sidomos ne shoqerine e sotme ku mbreteron interesi vetjak, deshira e madhe e te qenet i pamposhtur, i pari qe ne fund i bie DUA HAKMARRJEN.

Sidoqofte, pa dashur t'ia humbas shijen temes ne fjale, do te doja qe gjithe njerezit te jetonin ne te tashmen, te mesonin nga gabimet e veta, te reflektojne mbi veprat e tyre etj..

Moter dhe vella, ju mfafton ju qe ne jete qe te jeni vetvetja. Gjykimi mbi ju bie ne menyren se si ju i trajtoni te tjeret.
 
Komenti yt (per mu) eshte me real ketu brenda.
Sdi aforizma por di kush jam, cfare dua dhe me pelqen te gaboj se sa te rri me friken se si do gjykohem apo te vdes me mendimin "ah sikur ta kisha ber ate hap".
Preferoj me shum humane se sa e mencur
 
Nëse dikush vjen të të lypë një këshillë, lere të shprehet lirshëm, derisa ta thotë gjithçka për të cilën ka ardhur tek ti. Nëse ai heziton të ta hapë zemrën, do të thotë se ti, gjykatësi, ke vepruar gabim. Mos përsërit diskutime ekstravagante, dhe as mos dëgjo diskutime të tilla, sepse janë fjalë të njeriut që nuk është në ekuilibër. Mos fol në mënyrë të tillë, kështu që ai, para teje të mund ta njohë mençurinë. Heshtja është flori. Fjalët e shumta janë fukarallëk. Mos të të rritet mendja mbi bijtë të njerëzve, që mos të të bjerë ajo më poshtë se pluhuri! Po qe se njerëzit të nderojnë e të respektojnë, qofsh i nderuar për mençuri dhe njerzillëk! Nëse do ta njohësh karakterin e një miku, mos pyet shokun, por rri në shoqëri me të! Bisedo me të, vëzhgoje zemrën e tij nga fjalët që thotë dhe nga veprimet që bën. Duhet të jetë e dobishme çfarë hyn në qilar, dhe gjërat, që janë prona tënde, duhet t’i ndash me miq! Budallai, dijen e konsideron si injorancë, dhe gjërat fitimprurëse, budallait i duken të dëmshme. Ai jeton në vdekje. Prandaj dhe ushqehet me ushqimet e saj. Njeriu i mençur e lejon zemrën e tij të rrjedhë e të dalë nga shtrati, por e mban gojën të heshtur.

Shiko fotografinë 1731993

O njeri, dëgjoje zërin e mençurisë, dëgjoje zërin e dritës! Ka mistere në Kozmos, që kur zbulohen, e mbushin botën me dritën e tyre. Kushdo që dëshiron të jetë i lirë nga vargonjtë e errësirës antike, le të bëjë fillimisht ndarjen e materiales prej jomateriales, të zjarrit nga toka; sepse dijeni se ashtu si toka zbret në tokë, po ashtu edhe zjarri ngjitet përpjetë tek zjarri dhe bëhet një me të. Kushdo që e njeh zjarrin që ka brenda, ai do të ngjitet tek zjarri i përjetshëm dhe do të jetojë përjetësisht në të. Zjarri, pikërisht zjarri i brendshëm, është më i fuqishmi, sepse i kalon të gjitha gjërat dhe depërton në të gjitha gjërat e Tokës. Njeriu e mbështet veten vetëm mbi atë që i reziston. Kështu Toka duhet t’i rezistojë njeriut duhet t’i rezistojë Tokës, në të kundërt ai nuk ekziston dot. Jo të gjithë sytë shohin me të njëjtin vizion, sepse njërit një objekt i duket me një formë dhe ngjyrë të caktuar, kurse një syri tjetër i duket tjetërlloj.
Po kështu edhe zjarri i përjetshëm ndryshon ngjyrën dhe nuk është njësoj si një ditë dhe tjetrën. Kështu flas unë Thoth, prej mençurisë sime, sepse njeriu është një zjarr që digjet duke ndriçuar në natë; asnjëherë nuk është shuar në velin e errësirës, asnjëherë nuk është shuar nga errësira e natës. Përmes mençurisë sime pashë në zemrat e njerëzve, dhe i gjeta të burgosur nga skllavëria e konflikteve. Liroje, o vëlla, zjarrin tënd, nga mundimi! Nga frika ajo konsumohet në hijen e natës! Dëgjo o njeri dhe vere vath në vesh këtë mençuri nga goja ime: ku rreshtin së ekzistuari emri dhe forma? Vetëm në vetëdije, në të padukshmen, shndrir një forcë e pafundme rrezatimi. Format, që krijon me shkëlqimin e vizionit tënd, janë në të vërtetë pasoja që ndjekin shkakun tënd.

Njeriu është një yll i kufizuar në një trup, derisa, në fund, të çlirohet nëpërmjet luftës së tij të brendshme. Vetëm nëpërmjet përpjekjeve dhe duke punuar rëndë deri në maksimum, ylli brenda teje do të mund të çelë sërish në një jetë të re. Ai që njeh zanafillën e të gjitha gjërave, ylli i tij është i lirë prej mbretërisë së natës. Mbaj mend, o njeri, që, të gjitha gjërat që ekzistojnë, janë vetëm forma tjetër e asaj që nuk ekziston. Gjithçka që ka ekzistuar po transformohet në një tjetër gjë, as ti nuk bën përjashtim. Vëzhgoje Ligjin, sepse gjithçka është Ligj. Mos kërko çfarë është jashtë Ligjit, sepse është diçka që ekziston vetëm në iluzionet e shqisave. Mençuria mbërrin tek të gjithë fëmijët e saj përderisa ata shkojnë drejt mençurisë. Drita ka mbetur e fshehur përmes të gjitha epokave. Zgjohu o njeri dhe bëhu i mençur! Kam udhëtuar thellë në misteret e jetës, duke pyetur e kërkuar të fshehtat. Më dëgjo me vëmendje o njeri, dhe bëhu i mençur! Larg, nën koren e tokës, në Sallat e Amenti-t, pashë mistere që iu janë fshehur njerëzve. Kam udhëtuar shpesh në shtegun e thellë të panjohur, kam parë Dritën që është Jeta mes njerëzve. Atje, poshtë Lules së Jetës që jeton gjithmonë, unë kërkova zemrat dhe sekretet e njerëzve. Atje zbulova se njeriu po rritet, por ai jeton në errësirë; dhe drita e zjarrit të madh fshihet në brendësi. Përpara Zotave të Amenti-t të fshehtë, unë mësova mençurinë që ua solla njerëzve. Ata janë Zotat e Mençurisë Sekrete të madhe, sjellë prej një të ardhme të pafundme. Shtatë janë ata, Zotat e Amenti-t, mbizota supremë të Bijve të Mëngjesit, Diej të Cikleve, Zotër të Mençurisë. Ata nuk janë si bijtë e njerëzve. Tre, Katër, Pesë, dhe Gjashtë, Shtatë, Tetë, Nëntë janë titujt e Zotave të njerëzve. Nga e ardhmja e largët, pa formë, e megjithatë të formuar, erdhën ata si mësues për bijtë e njerëzve. Ata jetojnë përgjithmonë e megjithatë nuk janë të gjallë, jo të lidhur me jetën dhe në çdo rast të lirë nga vdekja. Ata mbretërojnë përgjithmonë me mençuri të pafund, të kufizuar e megjithatë të lirë prej Sallave të errëta të Vdekjes.
Ata kanë Jetë në veten e tyre, e megjithatë është një jetë që nuk është jetë, të lirë nga gjithçka janë Zotat e së Gjithës. Prej tyre rrjedhin Logos-et, mjetet e tyre të pushtetit mbi gjithçka. E pamatë është shprehja e tyre, e megjithatë fshihet në vogëlsi, formuar prej një forme, të njohur, e megjithatë të panjohur. Tre ka çelësin e të gjithë magjisë së fshehtë, ai është krijuesi i sallave të të Vdekurve; duke e shtrirë pushtetin përpara, duke e mbështjellë me errësirë në qefin, duke lidhur shpirtrat e bijve të njerëzve; duke dërguar errësirën, duke lidhur forcën e shpirtit; administrator i negatives tek bijtë e njerëzve. Katra është ai që shpërndan fuqinë. Ai, Zot i Jetës për bijtë e njerëzve. Prej Drite është trupi i tij, prej flake është shprehja e tij; çlirimtar i shpirtrave të bijve të njerëzve. Pesa është mjeshtri, Zot i të gjithë magjisë – اelës i Fjalës që jehon mes njerëzve. Gjashta është Zot i Dritës, shtegu i fshehtë, rrugëtimi i shpirtrave të bijve të njerëzve. Shtata është Zot i pafundësisë, mjeshtër i Hapësirës dhe çelës i Kohëve. Teta është ai që urdhëron evolucionin; peshon dhe ekuilibron udhëtimin e njerëzve. Nënta është ati, e pamatë është shprehja e tij, duke formuar e duke ndryshuar nga jashtë të paformën. Meditoni mbi simbolet që po ju jap! Ato janë اelësa edhe pse iu janë fshehur njerëzve. Mbërri gjithmonë e më lart, o Shpirt i mëngjesit! Drejtoji lart mendimet e tua, lart për tek Drita dhe për tek Jeta!

Në çelësat gjej numrat që po të jap, dritë në shtegun e jetës drejt jetës. Kërko me mençuri! Drejtoji për në brendësi mendimet e tua! Mos e mbyll mendjen para Lules së Dritës! Vendos në trupin tënd një imazh të formë- mendimit! Mendo për numrat që do të të çojnë tek Jeta! E qartë është udha për atë që ka mençuri. Hapja portën Mbretërisë së Dritës! Shpërndaje flakën tënde si një Diell i mëngjesit! Lëre jashtë errësirën dhe jeto në ditën! Merri këta, o njeri, si pjesë të qënies tënde, Të Shtatët që janë por jo ashtu siç duken. Hape veten, o njeri! Ke mençurinë time. Ndiqe rrugën në mënyrën që të tregova! Zota të Mençurisë, Diej të Mëngjesit, Dritë dhe Jetë për bijtë e njerëzve.
Pllakat e Smeraldta
III*
Kush e lexoi kete te nderroj krahun se do jet mpire ?????????
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top