Canta luksoze nga gomat e makinave

Didi

C'est la vie.
Jeton me përulësi ndaj punës dhe puna e tij e vetme është ajo që ai ka ndërtuar me duart e tij.

Ky person është tipizimi i denjë i njeriut fjalëpak e mendjendritur. Ky është Arben Pëllumbi, një
42-vjeçar që jeton në fshatin Halil të Fushë-Krujës. ثshtë mësuar që në vogëli të jetojë me
punën dhe rrethanat jetësore e kanë shtyrë të krijojë e të shpikë në pamundësi për të pasur
gjithçka për shkak të kushteve ekonomike.

Me këtë frymë ia ka mbërritur edhe sot. Ai ka ndërtuar një punishte artizanati ku gjithçka që i
sheh syri, ia bën dora. Por, mjeshtëria e tij që e veçon nga të tjerët janë riciklimi i gomave të
makinës. Ai ka zbuluar dhe ndërtuar vetë një mekanizëm për rrjepjen e tyre.

Dhe me lëkurat që nxjerr, prodhon gjithëfarë sendesh. Por, kërkesat në tregun e huaj janë
orientuar më së shumti drejt kësaj çante gome. Një prodhim artizanal shumë unik dhe që Benit
ia kanë vlerësuar shumë.

Arbeni krijon gjithçka, që nga lënda e parë që përpunohet prej tij e deri tek perçinat, apo
mbërthesat e çantës.

“Puna është shumë e vështirë, por të paktën ka cilësi”, thotë Arbeni.

Me këtë punë Arbeni nxjerr të ardhurat e vetme në shtëpinë e tij prej 4 anëtarësh. E vetmja
mundësi punësimi edhe për bashkëshorten e tij Manjolën, e cila ia ka marrë dorën disa proceseve,
duke lehtësuar disi punën e bashkëshortit: “Vetëm për ta qepur do dy ditë çanta.”

Pas gomës, vendin e zënë çantat e shajakut. Janë edhe këto sende që preferohen shumë dhe
artizani i prodhon më së shumti për t’i eksportuar jashtë. Janë të gjitha, nga A-ja tek ZH-ja,
punime dore.

Arbeni është tejet modest për punën që bën. Ai as që arrin ta përfytyrojë sesa shumë vlerësohet
një çantë e tij jashtë. Kënaqet me faktin që dikush diku i adhuron punimet e tij.

“Mua më pëlqen fakti që puna ime pëlqehet nga ai që e shikon.”




To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Top Channel
 
Titulli: Canta luksoze nga gomat e makinave

Hallall,sikur ti ndihmonte shteti kto njerz.Po thuaj ne skemi shtet qe perkrah popullin e vet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top