Caji gjelber

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Caji jeshil eshte nje substance shume e cmuar, eshte nje pije me origjine orientale qe tashme edhe tek ne eshte bere protagoniste gjate kohes qe dalim per tu shplodhur.
Te mirat e tij jane tashme te ditura, antioksidues, parandalon kancerin dhe shume te tjera. Caji jeshil eshte nje aleat i bukurise, rinise dhe shendetit, permban shume substanca si vitamina, minerale dhe antioksidues, qe ndihmojne per te luftuar radikalet e lira, dhe na ben te mbetemi te rinj, te bukur dhe ne forme te mire. Caji jeshil eshte shume i nevojshem edhe per te luftuar dhe parandaluar tumoret ne gjak, por te mirat e tij vijne edhe ne fushen e bukurise, ai perdoret per shume kozmetike te ndryshem, si tonik per fytyren, te cilen mund ta gjeni ne parfumari ose ne erbosteri, apo mund te gjeni edhe sapun natyral per fytyren.ikubinfo
green-tea.jpg
 
a eshte ky çaj qe i thon green tea apo ndonje tjeter.
se une me sa kam lexu eshte caj per tu dobesuar!dietal
 
Po eshte i perdorur dhe per te dobesuar caji jeshil. Heq toksinat nga trupi dhe ka dhe funksione te tj.
 
Caj jeshil dhe Omega 6 per te djegur yndyrnat

Nje studio amerikane, e drejtuar nga kerkues te Universitetit te Wisconsin-Madison, ka treguar se Acidi Linoleik i Konjuguar(CLA), vazhdon te djege yndyrnat naten, ndersa jeni ne gjume ka efikasitet mbi 14% ne krahasim me preparatet analoge.

CLA-jai perket kategorise se Omega ^, i cili fiksohet ne masen yndyrore, dhe akumulon yndyrnat nga qelizat. Ibashkuar me ekstratin e cajit jeshil behet akoma me e fuqishme pasi stimulon termogjenezen, duke i lejuar ne kete menyre organizmit te konsumoje me shume energji. Caji jeshil eshte nje antioksidant i fuqishem./burimi:ikubinfo/
 
Caji jeshill mbron zemrën

Janë thënë shumë gjëra rreth dobive të cajit jeshill. Por shkenctarët vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja.
caji jeshil.jpg
Përshembull, kohët e fundit kanë gjetur selen në cajin jeshil, një prej mikroelementëve më të dobishëm. Seleni në kombinim të balancuar zinku , kaliumi dhe elementësh të tjerë dhe vitaminash na mban cuditërisht të rinj dhe seksualisht aktivë. Ai është vecanërisht I shëndetshëm kur është në bashkëpunim me tokoferolin( vitamina E). Përvec këtyre seleni ka veti antioksiduese të cilat forcojnë muskulin e zemrës.​
Për të parë më thellë në vetitë e shëndetshme të cajit jeshil, shkenctarë të një universiteti në Kaliforni kanë bërë shumë eksperimentë të ndryshme. Ato kanë studiuar modelet e ushqyerjes dhe mënyrat e jetesës mbi 200 000 njerëz. Ato gjithashtu kanë ekzaminuar rreth 4 000 pacientë të cilët vuanin nga atak në zemër. Rezultatet e përgjithshme nxorrën një fakt interesant: caji jeshil është një mbrotje e shkëlqyer për mbrojtjen e enëve të gjakut të zemrës. Informacione të sakta tregojnë se ato që pijnë, të paktën, tre gota caj cdo ditë kanë 20% më pak rrezikshmëri për atak në zemër.
 
6 arsye pro cajit jeshil

Minimizon rrezikun e kancerit
Shume polifenol - antioksidanti i fuqishem per te cilen eshte i njohur caji jeshil - duket se mban larg trupit tone zhvillimin e qelizave kanceroze. Studim pas studimi eshte arritur ne perfundimin se njerezit qe pijne rregullisht caj jeshil minimizojne rrezikun e tyre nga kanceri i gjoksit, stomakut, ezofagut, kolones dhe prostates.

Qeteson lekuren tuaj
Keni nje te prere, nje kafshim apo nje kruarje dhe keni pak caj jeshil menjane ? Lagni me te nje cope pambuku . Caji eshte nje antiseptik natyral i cili lehteson kruarjet dhe fryrjet e lekures. Provojeni ate mbi shenjat e te djegurave qe mund te keni, djegjet nga dielli, apo mbi syte e fryre. Dhe kjo nuk eshte akoma e gjitha. Neper laboratore, caji jeshil ka treguar se ka veprim pozitiv ne ndalimin ndaj rrezeve te demshme te diellit qe shkaktojne kancerin e lekures, kjo ne te dyja rastet e aplikimit te saj pra edhe nqs e pini ose e aplikoni mbi lekure.Kjo shpjegon faktin qe pse po e shohim sa vjen dhe me shpesh cajin jeshil si perberes te kremrave dhe produkteve te tjere me veprim mbrojtes ndaj diellit.

Na ndihmon ne mosluhatjen e tensionit
Te kesh nje tension normal - dmth poshte 120/80 - eshte dicka. Ta mbash kete tension te qendrueshme eshte dicka komplet tjeter. Por njerezit qe pijne vetem nje gjysem filxhani caj ne dite jane pothuajse 50 perqind jane me pak te predispozuar te vuajne nga hipertensioni sesa njerezit qe nuk e bejne kete gje. Meriten e kane polifenolet (vecanerisht te njohura si ECGC). Ato ndalojne enet e gjakut qe te kontraktohen dhe te rrisin tensionin e gjakut.

Mbroni memorjen tuaj ose te mamese tuaj
Caji jeshil e ndihmon trurin tone nga konfuzimi. Te rriturit qe konsumojne te pakten dy filxhana ne dite jane 50 perqind me pak te predispozuar te kene probleme te tilla. Pse? Verehet se doza e madhe e antioksidanteve lufton per mbrojtjen e nervave te trurit demtimet e shfaqura ne semundje si Alzheimer dhe Parkinson.

Qendroni te rinj
Sa me te reja dhe te shendetshme te jene arteriet tuaja, aq me i ri do jeni dhe ju. Keshtu luftoni per aterie sa me te shendetshme, duke larguar semundjet e zemres, shtojini vite jetes suaj biologjike.
Qe te bieni ne peshe
Po, dhe dicka tjeter. Doli qe caji jeshil shpejto procesin e djegies se kalorive ne trupin tone.
 
25 arsye perse duhet konsumuar caji jeshil

Shume prej jush mund te jene ne djeni te efekteve te mrekullueshme qe ka caji jeshil ne renien nga pesha dhe ne marrjen e nje kafeine te shendetshme, alternative e kafese. Ajo cka mund te jete e re eshte se caji jeshil mund te parandaloje nje sere semundjesh dhe duke e konsumuar ate rregullisht do te permiresohet cilesia e jetes tuaj. Me poshte renditen 25 arsyet perse duhet konsumuar cajin jeshil:

1. Caji jeshil dhe kanceri
Caji Jeshil redukton riskun e kancerit. Antioksidanti ne cajin jeshil eshte 100 here me efektiv se sa vitamina C dhe 25 here me i mire se vitamina E. Kjo ndihmon organizmin te ruaje qelizat nga demtimi qe i shkaktohet nga kanceri.

2. Caji jeshil dhe semundjet e zemres
Caji Jeshil ndihmon ne parandalimin e semundjeve se zemres dhe godet duke ulur nivelin e kolesterolit. Edhe pas nje ataku zemre, ajo parandalon vdekjen e qelizave dhe shpejton sherimin e tyre.

3. Caji jeshil dhe zgjatja e rinise
Caji jeshil permban polifenole te cilat jane antioksidante qe luftojne radikaleve e lira. Kjo do te thote qe ai ndihmon te luftosh plakjen dhe nxit jetegjatesine.

4. Caji jeshil dhe renia nge pesha
Caji jeshil te ndihmon te humbasesh kilet e teperta. Ai djeg yndyrnat dhe rrit shkallen e metabolizmit ne menyre naturale. Ai mund te ndihmoje ne djegien e me shume se 70 kalorive ekstra vetem ne nje dite.

5. Caji jeshil dhe lekura
Antioksidanti ne cajin jeshil ndihmon lekuren nga efektet e demshme te radikaleve te lira te cilat shkaktojne rrudhat dhe plakjen e lekures. Konsumimi i cajit jeshil lufton edhe kancerin e lekures.

6. Caji jeshil dhe artritet
Caji jeshil ndihmon ne parandalimin dhe reduktimin e riskut te artriteve te kockave. Ai eshte i dobishem per organizmin sepse mbron kercet duke bllokuar enzimat qe i shkaterrojne ato.

7. Caji jeshil dhe kockat
Celesi i vertete eshte sasia e larte e fluorit qe gjendet ne cajin jeshil. Ai ndihmon per te mbajtur kockat e forta dhe per te ruajtur densitetin e larte te tyre.

8. Caji jeshil dhe kolesteroli
Caji Jeshil mund te ndihmoje ne ruajtjen e nje niveli te ulet te kolesterolit. Ai gjithashtu permireson raportin midis kolesterolit te mire dhe atij te keq duke reduktuar keshtu nivelin e kolesterolit te keq.

9. Caji jeshil dhe obeziteti
Caji jeshil parandalon obezitetin duke ndaluar levizjen e glukozes ne qelizat e dhjamosura. Neqoftese jeni duke mbajtur nje diete te shendetshme, sterviteni rregullisht dhe pini caj jeshil, atehere eshte e veshtire qe ju te beheni obez.

10. Caji jeshil dhe diabeti
Caji jeshil permireson metabolizmin e glukozes dhe te lipideve, parandalon rritjet e shpejta te sheqerit ne gjak dhe balancon ritmin e metabolizmit.

11. Caji jeshil dhe Alzheimer (semundje qe prek trurin, ende e pakurueshme)
Caji jeshil ndihmon ne rritjen e memorjes tuaj. Edhe pse nuk ekziston nje kure per Alzheimer, ajo ndihmon ne ngadalesimin e procesit te reduktimit te acetilkolines ne tru, e cila shkaktohet nga kjo semundje.
12. Caji jeshil dhe Parkinsoni
Antioksidantet qe gjenden ne cajin jeshil ndihmojne ne parandalimin e demtimit te qelizave ne tru te cilat mund te shkaktojne Parkinsonin. Njerezit qe pijne cajin jeshil kane me pak mundesi ne avancimin e kesaj semundjeje.

13. Caji jeshil dhe semundja e melcise
Caji jeshil ndihmon ne deshtimin e nje transplanti tek njerezit me melci te demtuar. Studimet kane treguar se caji jeshil shkaterron radikalet e lira te demshme ne melcite e dhjamosura.
14. Caji jeshil dhe tensioni i larte i gjakut
Caji jeshil ndihmon ne parandalimin e tensionit te larte te gjakut. Duke e konsumuar rregullisht cajin jeshil ndihmojme ne mbajtjen e nje tensioni gjaku te ulet.

15. Caji jeshil dhe helmimet
Catechin qe gjendet ne cajin jeshil jo vetem mund te vrase bakteret te cilat shkaktojne helmimin nga ushqimet e ndryshmepor edhe vret toksinen e prodhuar nga keto bakterie.

16. Caji jeshil dhe sheqeri ne gjak
Niveli i sheqerit ne gjak eshte i prirur te rritet me kalimin e moshes, por polifenolet dhe polisakaridet e cajin jeshil ndihmon ne uljen e nivelit te sheqerit ne gjak.

17. Caji jeshil dhe imuniteti
Polifenolet qe gjenden ne cajin jeshil ndihmojne ne forcimin e sistemit imunitar duke rritur aftesine e organizmit per ti bere balle infeksioneve te ndryshme.

18. Caji jeshil, e ftohta dhe gripi
Caji jeshil ndihmon ne parandalimin dhe trajtimin e te ftohtit dhe gripit. Kjo arrihet ne saje te sasise se madhe te vitamines C qe gjendet ne kete caj.

19. Caji jeshil dhe azma
Caji jeshil ka vetine te relaksoj muskujt ne te cilat mbeshteten tubat bronkialeduke reduktuar keshtu ashpersine e azmes.

20. Caji jeshil dhe infeksioni i veshit
Caji jeshil ndihmon ne problemet me infeksionin e veshit. Per nje pastrim natyral te veshit, lagni nje cope pambuku me caj jeshil dhe pastroni veshin e infektuar.

21. Caji jeshil dhe herpesi
Caji jeshil rrit efektivitetin e trajtimeve qe i behen herpesit. Perpara cdo mjekimi, aplikoni nje komprese me caj jeshil, lereni lekuren te thahet dhe me pas vazhdoni me trajtimin perkates.

22. Caji jeshil dhe prishja e dhembeve
Caji jeshil shkaterron bakteret dhe viruset qe shkaktojne shume semundje te dhembeve. Ai gjithashtu redukton bakteret te cilat shkaktojne nje frymemarrje me arome te keqe dhe te rende.

23. Caji jeshil dhe stresi
L-tianina e cila eshte nje lloj aminoacidi ne cajin jeshil mund te ndihmoje ne lehtesimin e stresit dhe te anktheve.

24. Caji jeshil dhe alergjite
EGCG (Epigallocatechin Gallate, lloj antioksidanti) qe gjendet ne cajin jeshil eshte nje perberes qe qeteson alergjite. Pra neqoftese keni alergji, atehere ju duhet patjeter te pini cajin jeshil.

25. Caji jeshil dhe HIV
Shkencetaret ne Japoni kane zbuluar se EGCG ne cajin jeshil mund te ndaloje HIV-in te kaloje ne qelizat e shendetshme, gje qe do te thote se caji jeshil mund te ndihmoje ndalimin e perhapjes se virusit ne organizem.

Tani ju njihni 25 arsye perse duhet konsumuar caji jeshil. Zevendesoni kafen tuaj te perditshme me cajin jeshil dhe jo vetem qe do te permiresohet jeta tuaj por gjithashtu do tju kurseje! Caji jeshil eshte teper i lire dhe madje mund te behet edhe ne shtepi. Une marr pothuajse cdo dite nga nje me vete kur stervitem.
 
اaj i gjelbërt – të mirat shëndetsore dhe efektet e tij janë zbuluar 4000 vite me parë dhe qysh atëher konsiderohet si pije e mrekullueshme!
اaj i gjelbër vepron si agjent antiviral. Përmban flluorur, në mineral që ndihmon në parandalimin e kaviteteve dhe forcon enamelin e dhëmbëve. Një gotë çaj i gjelbër në ditë ndihmon në zvoglimin e formimit të pllakave dhe infeksioneve bakteriale në goje. Vepron si anti-inflamator, përveç tjerash mirëmban një metabolizëm dhe sistemin çarkullues të shëndetshëm dhe aktivë. Kjo vërteton se kjo pije është njëmend në mrekulli në një filgjan!
Shiko fotografinë 1798244
Trupi juaj përgjigjet ndaj efekteve negative të radikalëve të lire duke shfrytëzuar molekulat antioksiduese mbrojtëse që jan prezent në sistemin tone në mënyrë që të detoksifikoj këto efekte të dëmshme.​
Kjo është arsyeja pse ju inkurajoheni nga profesionistët shëndetsorë që të rrisni nivelin e antikosiduesve në trupin tuaj.
Fatmirsisht, kjo arrihet lehtë thjeshtë duke shtuar në dietën tuaj ushqime me vlera ushqyese sikur fruta dhe perime që natyralisht janë të pasura me antioksidues.
Nevelet antioksiduese në çaj të gjelbër janë 100 herë më efektive se sa Vitamin C dhe 25 herë me të mira se vitamin E në mbrojtje të sistemin imunitar tonë. Edhe një arsye tjetër që të pish disa gota për çdo ditë.
Përbërësit e çajit të gjelbër janë përgjegjës për të mirat e tij shëndetsore. Ato thirren kateqins (catechins)!
Kateqins konsiderohen më të efektshmit nga të gjithë antioksiduesit tjerë dhe sasit ashtu edhe efektet janë shumë më të larta çaj të gjelbër në krahasim me çajin e zi. Fatki që çaj i gjelbër ndërhyn në më pakë ndryshime nga fleta e freskët do të thot se përmbanë sasin më të madhe të kateqinës të paprekur.
Popullsia Aziatike po i përjetojnë efektet dhe të mirat e mrekullushme të tij. Statistikat tregojnë se Aziatikët kanë përqindje me të ulët të sëmurjes përshkakë të mënyrës të shëndosh të jetuarit.
Njëra nga të mirat shëndetsore të çajit të gjelbër është potenciali i tij të veproj si agjent mbrojtës kundër vdekjse së hershme nga sëmundja e zemrës dhe kanceri.
Pirja e çajit të gjelbër thuhet të zvogloj nivelet e kolesterolit total dhe kolesterolit-LDL, kështu duke zvogluar grumbullimin e pllakëzave të gjakut dhe duke ndihmuar që shtypje e gjakut të jet në rregull.
Të mirat tjera shëndetsore të çajit të gjelbërt:
  • lufton kancerin
  • ndihmon në stabilizimin e diabetit
  • parandalon sëmundjet kardiovaskulare
  • të mbanë lëkurën tuaj pa akne, duke e bër më të bukur dhe më të shëndetshme
  • ndihmon në humbje të peshës
  • ngadalson procesin e plakjes
  • ndihmon tretjen
  • inkurajon rregullimin e jashtitjes
  • ofron efekte mesatare stimuluse pa shkaktuar netë pa gjumë apo nervozizëm veçanërisht gjatë shtatzënis.
Ju mund të bëni shumë gjëra me këtë pije mrekullibërëse. Ndoshta nuk e keni ditur që të mirat shëndetsore të çajit të gjelbërt nuk kufizohen vetëm me pirjen e tij por ju gjithashtu mund të mjekon i me të? اka bën tjetër? Ju gjithashtu mund të përgadisni gatojca me çaj të gjelbër e gjithashtu të përdorni të mbeturat e çajit të gjelbërt për të ujitur bimët (lulet).
Këto të mira të fuqishme nuk mund të krahasohen me ndonjë substancë tjetër në botë pa asnë efekt anësorë.
 
te verteta jane te gjitha keto per green tea?

kam fillu te pij dhe une, (asnjehere se kisha pire me pare).
Edhe cfare do lloji apo ndonje specifik qe ka gjithe keto vecori do na jepni.. ndonje emer? Une ne fakt, kam blere ate organikun. Ndonje renie nga pesha spo shoh kushedi, por te presim dhe ca. Lol
 
Titulli: Caji jeshil, e ben lekuren te shkelqyeshme

اaji i gjelbër
ثshtë e njohur se çaji i gjelbër vepron në mënyrë stimuluese, por shumë thonë se edhe pozitivisht ndikon në shëndetin. Kështu thuhet se e pengon osteoporozën dhe e zvogëlon rrezikun nga kanceri. Po a ka të vërtetë në pohimet për fuqinë e çuditshme të këtij çaji?

Veprimi
Qysh moti është e njohur se çaji i gjelbër ndikon pozitivisht në shëndetin. Tanini që gjendet në të e qetëson lukthin dhe zorrët, ndërsa falë veprimit antibakterial e pengon edhe kariesin. Përveç kësaj, çaji i gjelbër e rregullon edhe shtypjen e gjakut. Përveç vitaminave A, B, B12 dhe C dhe mineraleve siç janë kaliumi, kalciumi dhe fluori, çaji i gjelbër përmban edhe 30 përbërje të tjera të rëndësishme, në mesin e të cilave janë edhe flavanoidet, të cilët bimës i japin ngjyrë dhe e mbrojnë nga ndikimet e jashtme të dëmshme. Ato pozitivisht veprojnë në shumë procese metabolike në trupin e njeriut, mes tyre edhe në pengimin e paraqitjes së kancerit dhe proceseve të inflamacionit dhe forcimin e mekanizmit mbrojtës të organizmit. Si antioksidues, flavonoidet neutralizojnë veprimin e njësive dëmtuese të oksigjenit në trup, që janë fajtor për krijimin e kancerit. Flavonoidet gjithashtu ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Studiuesit nga Tajvani kanë zbuluar se përmbajtja e lartë e flavanoideve në çajin e gjelbër, pozitivisht reflektohet në dendësinë e eshtrave dhe me këtë e pengon osteoporozën. Studimet e ndryshme kanë treguar se çaji i gjelbër mbron nga llojet e caktuara të kancerit si p.sh, mëlçisë, pankreasit, mushkërive dhe prostatës. Te femrat tek të cilat ekzistojnë predispozita që të sëmuren nga kanceri i gjirit, çaji i gjelbër e pengon rrezikun e kësaj sëmundjeje.

Përgatitja
Mbi çaj kurrë nuk duhet hedhur ujin e vluar, sepse në këtë mënyrë tretet tanini dhe shkatërrohen vitaminat. Temperatura ideale e ujit për çaj është 70-80 gradë celsius. Kur uji të vlojë, prisni disa minuta që të ftohet dhe pastaj hidheni mbi çaj dhe kullojeni pas 1-2 minutave.
 
Titulli: Caji jeshil, e ben lekuren te shkelqyeshme

speaking of green tea, i am drinking it right now. Me verte qe ja vlen.
 
Titulli: Caji jeshil, e ben lekuren te shkelqyeshme

Me behet qejfi qe te ben mire caji jeshil.
ps: shkruaj shqip....
 
Titulli: Caji jeshil, e ben lekuren te shkelqyeshme

اaji i gjelbër lufton depresionin

Konsumimi ditor prej disa lugësh çaj të gjelbër, mund të ulë gjasat për paraqitjen e depresionit te personat e moshuar, kanë bërë të ditur shkencëtarët japonezë.Hulumtimet e bëra në Universitetin Tohoku në Sendi ku kanë marrë pjesë 1058 persona të hulumtuar, kanë nxjerrë si përfundim se personat më të mëshuar se 70 vjet, të cilët në ditë konsumojnë më së paku katër lugë çaji të gjelbër, kanë mesatarisht 44% rrezik më të ulur për të vuajtur nga simptomat e depresionit.

Shkencëtarët japonezë potencojnë se në efektin e çajit të gjelbër nuk kanë ndikuar faktorë të tjerë si ata social ose ekonomik, si edhe gjinia e tyre, mënyra e të ushqyerit, duhan-pirja, konsumimi i antidepresivëve dhe aktiviteti trupor.

Të dhënat tregojnë se llojet tjera të çajit dhe kafeja nuk kanë ndikimin në paraqitjen e simptomave të depresionit, andaj hulumtuesit kanë arritur në përfundim se rol kyç ka pasur aminoacidi teanin, i cili është pjesë përbërëse e çajit të gjelbër.
Disa studime të mëhershme kishin treguar se çaji i gjelbër mund të ulë pasojat e stresit. /Telegrafi/
 
Titulli: Caji gjelber

اaji i gjelbër mbron shëndetin e syve

Përbërësit e çajit të gjelbër mund të arrijnë deri në indet brenda syrit dhe të zvogëlojnë kështu rrezikun e sëmundjeve si glaukoma, shkruan revista shkencore Journal of Agricultural and Food Chemistry.Testimet e fundit të zhvilluara në kafshë kanë treguar se konsumimi i çajit të gjelbër është i lidhur me ulje të stresit oksidues si dhe me gjasa më të pakta për dëmtim të qelizave.
Kyçe janë treguar përbërësit nga grupi i katekinave, të cilët mund të absorbohen edhe në pjesët si thjerrëza, rrjeta dhe pjesët tjera të syrit.
Autorët e studimit të zhvilluar në Universitetin e Hong Kongut, shtojnë se pas konsumimit të çajit të gjelbër, ulja e stresit oksidues ka zgjatur për më shumë se 20 orë./Telegrafi/
 
Tete dobite qe duhet ti dini per cajin jeshil

Caji Jeshil, ky caj mund te ndihmoj duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit.

Caji jeshil ka nje mori antoksidantesh te ndryshem keshtu qe kur e pini ju do te perfitoni nga dobite e ndryshme shendetesore per te cilat do te flasim me poshte.

thumbnail.php

1. Caji jeshil zvogelon rrezikun e kancerit

Deri me tani jane bere studime te ndryshme ne cajin jeshil dhe kancer dhe eshte vertetuar se EGCG qe gjendet ne caji jeshil rregullon dhe stopon zhvillimin e kancerit duke vrare qelizat qe zhvillojne kancerin. Te pish vetem dy gota ne dite te ketij caji jeshil te mrekullueshem ju do te zvogeloni rrezikun e kancerit te mushkerive per 18%. Eshte nje hap shume i lehte i parandalimit te kanceri, pse te mos perfitosh?

2. Caji jeshil lehteson dhembjet nga Artriti Reumatoid

Nese ke vuajtur nga artriti reumatoid per disa vite dhe je ballafaquar me dhembjet atehere caji jeshil mund te ndihmoj te lehtesosh dhembjet. Prap ECEG mbron te gjitha demtimet e kercit dhe zvogelon te gjitha enjtjet e shkaktuara nga ky crregullim. Kjo eshte nje nga dobit shendetesore te cajit jeshil qe mjeket kane verejtur dhe kane rekomanduar si nje ilac per sherimin e artritit.

3. Caji jeshil stabilizon nivelet e kolesterolit

Ke kolesterol dhe nuk po mundesh ta stabilzosh? E pra, nje dobi tjeter e caji jeshil eshte aftesia e zvogelimit te niveleve te kolesterolit! Caji jeshil parandalon trupin tuaj ne konvertimin e LDL (kolesteroli keq) ne form oksiduese. Caji jeshil ndihmon ne sigurimin qe arteriet tua te jane te pastra dhe gjithashtu ule gjasat e sulmit ne zemer apo ne tru.

4. Caji jeshil forcon sistemin e imunitetit

A semureni shpesh apo thjeshte nuk ndiheni mire? Ky caj mund te ndihmoj te forcosh sistemin e imunitetit keshtu qe gjate sezoneve te ftohta ti nuk semuresh edhe aq shpesh! Caji jeshil eshte i njohur se forcon aktivitetin e qelizave T Gama Delta, te cilat te mbajne te shendetshem.

5. Caji jeshil ju ndihmon te humbni peshe

Te gjithe deshirojme te humbin peshe dhe largojme ato kilograme te tepert qe veshtire largohen. Caji jeshil mund te ndihmoj te arrish ate qellim! Vetem me dy gota ne dite ju mund te rritni metabolizmin tuaj. Sigurisht, te pish caj jeshil natyral te ndihmon te humbesh disa nga kilogramet e padeshirueshem!

6. Caji jeshl zvogelon prishjen e dhembeve

A ke probleme te shumta me dhemb dhe frikesohesh per prishjen e tyre? Pra, nje dobi tjeter shendetesore e cajit jeshil eshte edhe aftesia e parandalimit te kalbjes se dhembeve! Ne fakt ndihmon ne vrasjen e baktereve qe shkaktojne pllakezimin e dhembeve dhe nese pini caj jeshil ju do te zvogeloni rrezikun e semundjes se mishit te dhembeve.

7. Caji jeshil lufton alergjite

Je njeri apo njera nga ato qe vuan nga alergjite kur ndryshojne sezonet? Nese fillon te pish caj jeshil nuk do t’i veresh te gjitha ato alergji edhe aq shume. Caji jeshil jo vetem qe te ndihmon te mos teshtish, kollitsh dhe te kesh sy te perlotur, por gjithashtu bllokon prodhimin e histamines dhe imunoglobulines E. Qe te dyja jane vertetuar qe nxisin dhe krijojne reaksion alergjik.

8. Caji jeshil zvogelon dhe parandalon aknet

Nje dobi tjeter shume e mireseardhur e cajit jeshil eshte edhe parandalimi i akneve. Perberesit antibakterial te cajit jeshil sulmojne dhe vrasin aknet para se te fillojne! Nese rastesisht ndodh te kesh ndonje ndonjehere atehere caji jeshil te ndihmon ne zvogelimin e skuqjes dhe enjtjes.

Pse mos te filloni te pini kete caj duke i ditur te gjitha keto dobi te mira shendetesore qe caji jeshil i sjell shendetit? Dicka qe duhet te mbani mend eshte se kur te filloni te pini caj jeshil mos e tepro duke e renduar me sheqer. Pije cajin me shume pak sheqer qe t’i arrish te gjitha dobite shendetesore!
 
Pe: Tete dobite qe duhet ti dini per cajin jeshil

edhe per caj boronice kam degjuar qe te ben shume mire.
 
Re: Tete dobite qe duhet ti dini per cajin jeshil

Di edhe une qe eshte kurativ caji i boronices por nuk e di ekzaktesisht se cfare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top