Byroja vendos nesër për përjashtimin e Braçes, Ristanit, Berishës e Ketës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Byroja vendos nesër për përjashtimin e Braçes, Ristanit, Berishës e Ketës

brace-kuvend.jpg


Byroja e Kuvendit mblidhet nesër për të vendosur lidhur me incidentet e ndodhura në kuvend gjatë seancës së shkuar, ku disa deputetë nga mazhoranca dhe opozita u konfliktuan verbalisht dhe fizikisht. Byroja pritet të vendosë masat disiplinore ndaj disa deputetëve.

Konkretisht, PD ka kërkuar përjashtimin e deputetit Erion Braçe për fjalorin e papërshtatshëm të përdorur gjatë seancës së shkuar.

Ndërsa PS nga ana e saj ka kërkuar përjashtimin e deputetëve Arben Ristani, Sali Berisha dhe Roland Keta me po të njëjtin motivacion.

Gjatë seancës së të enjtes në Kuvend, deputetët e opozitës u konfliktuan me deputetin Erion Braçe, të cilin madje tentuan ta qëllojnë me grushte, pasi më parë fjalori i shkëmbyer mes tyre kishte degjeneruar në mënyrën më banale të mundshme.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top