Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë Berishën nga Parlamenti

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë Berishën nga Parlamenti

byroja-e-kuvendit.jpg


Byroja e Kuvendit vendos përjashtimin me 10 ditë nga Parlamenti të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi është marrë me kërkesë të deputetëve të maxhorancës, të cilët pretendojnë se është thyer etika në Kuvend. Një ditë më parë, nga foltorja e Parlamentit, Berisha e quajti kriminel kryeministrin Edi Rama.

Kjo deklaratë e tij ka tensionuar situatën dhe seanca është ndërprerë dy herë. Për fjalët e thëna, deputetët e Partisë Socialiste kërkuan përjashtimin e tij për 10 ditë nga jeta parlamentare.

Nënkryetarit i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se një vendim i tillë pritej dhe se Parlamenti është kthyer në një vend për t’u qeshur e për t’u qarë. Spaho tha se nëse ke lidhje me krimin dhe korrupsionin, në Kuvend quhesh i zoti.

“Berisha bëri akuza me karakter politik, por Rama nuk iu përgjigj. Parlamenti është kthyer në një vend për të qeshur e për të qarë. Po të jesh deputet me lidhje me krimin, po të jesh kontrabandist, nderohesh. Nëse ke kontribuuar në ngritjen e një kuvendi dhe organeve të pushtetit vendor me njerëz të tillë konsiderohesh drejtues i zoti. Në momentet që i afrohemi votimit të reformës në drejtësi, ndërmerren iniciativa për të përjashtuar deputetë të PD-së”, tha Spaho.

Ndërkohë, anëtari i Byrosë së Kuvendit, deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se vendimi për përjashtimin e Berishës është në sajë të respektimit të ligjit. Sipas deputetit socialist, Parlamenti është vendi ku votohen ligjet ndaj dhe ky institucion duhet që ti respektojë vetë i pari ligjet e këtij vendi. “Byroja është e detyruar të respektojë ligjin. ثshtë mesazh për qytetarët. Këtë rregullore nuk e kemi miratuar ne, por të gjithë së bashku, socialistë dhe demokratë në parlament. Më vjen keq që një ish-kryeministër është përsëritës dhe dënohet me vendimin maksimal që mund të japë Byroja, por siç e thash; ligji duhet respektuar dhe kushdo qoftë shkelësi i ligjit”, tha Balla.
.g.shqip
 
Titulli: Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë Berishën nga Parlamenti

Nuk fshihet e verteta duke perjashtu berishen jo
 
Titulli: Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë Berishën nga Parlamenti

Keshtu eshte kur robi shkon ne votime sipas n. te birrave qe i ofrohen. Ate qeveri ke ate meriton, vete e votuat.
 
Titulli: Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë Berishën nga Parlamenti

Socialistet shqiptare jane nje lloj i vecante: shterpesine politike te liderave te tyre, mundohen t'ia veshin Berishes.

Dhe me e bukura me keta njerez dalldauke qe jane ne krye te PS eshte se ne mendjet e tyre, kujtojne se "ne jemi elita dhe populli eshte turme qe na ndjek nga pas qorrazi". Nuk arrijne te kuptojne, qe ndryshimi me i madh ne politiken shqiptare ne keto 20 vjet eshte pikerisht, emancipimi i elektoratit shqiptar me kulturen demokratike, dhe kultura e ketij elektorati, stonon ndjeshem me injorancen demokratike qe deshmojne kreret e mazhorances shqiptare sa here qe hapin gojen perpara publikut e mediave. Ne zgjedhjet e ardshme, asnje socialist nuk ka per te ndjekur me Ramen dhe njerezit e tij qorazi, ata do tu drejtohen me fjalet:

Cfare ke bere ti per mua ne keto vite qe te meritosh voten time?

Te mos harrojme qe Berisha shpartalloi mafien qe benten ligjin ne kete vend, duke ja shkulur rrenjet e lulezimit te saj. Ndersa sot Mafia me kete qeverisje Socialiste qarkullon pa pengese, duke bere cdo gje qe deshiron, vrasje, kercenime, rembime, droge... etj.

Realiteti eshte nje i vetem dhe kokeforte.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top