Byrek - receta te ndryshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Byreke
Gatimi : Byrek me spinaq
Perberesit :Miell 3 gota uji (500g), ujë 300 g (6 filxhanë kafeje),kripë. spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 g, vaj 1/2 filxhan çaji, kripë, piper.
Pergatitja :
Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet në ujë të bollshëm dhe përvëlohet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë; kullohet duke e shtrydhur pak, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në byrek. Për byrekë preferohet miell i fortë ( miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet ). Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 g ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë,i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet. Në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisështë dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shihen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i hidhet nga pak nisështë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brënda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.
 
Byreke
Gatimi : Byrek me domate dhe salmon
Perberesit :200 gr brum , 500 gr domate të prera , 120 gr salmon me vaj , një tufë majdanozi pak kripë
Pergatitja :
Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.
 
MOj ty sikur nuk te pelqente gatimi?LOLLOL

Te lumshin duart per byrekun qe ke bere:D
 
kush na jep riceten per byrekun me fasule ose presh
 
eshte gatimi im i preferuar,
 
Per Her t'par po ndegjoj .. Burek(Byrek) me Domate :eek:hh: dhe me Fasule :eek:hh: ket as qe e paskam par ndonjeher :p


kurse Burek(Byrek) me Djath(Gjiz) ose me Spanaq(Spinaq) ose me Mish :p tmir sidomos me DJath ( Gjiz) super :p
 
Burek me spanaq ma te mirtit :p :D
 
Ok kalamoja byreku behet me gjithçka qe ke ne frigorifer.
Me shume me pelqen me mish te grire dhe qepe.
Receten ?????
 
Per Her t'par po ndegjoj .. Burek(Byrek) me Domate :eek:hh: dhe me Fasule :eek:hh: ket as qe e paskam par ndonjeher :p


kurse Burek(Byrek) me Djath(Gjiz) ose me Spanaq(Spinaq) ose me Mish :p tmir sidomos me DJath ( Gjiz) super :p

nuk je nga vendi i byrekut prandaj nuk ke degjuare
 
Titulli: Byreek

Byrek me lakra dhe me vezë
Përmbajtja për 8-10 persona: - 1 kg lakra, - 1 tufë qepë të njoma, - 2 tufa kopër dhe majdanoz, - 1 lugë gjelle sheqer, - 1 ligë glikoje kanellë, - pak arrë moskat, - kripë sa duhet, - 3 kokrra vezë, - 150 gr. djathë (peta), - 150 ml qumësht, - 300 gr. gjalpë, - 10-12 petë bakllavaje.

Mënyra e gatimit: Para së gjithash qërojmë dhe pastrojmë mirë lakrat, duke i hequr rrënjët dhe fletët e verdha që mund të kenë. Nxjerrim zemrat (fletët e qendrës më të njoma), i ngrijmë hollë dhe i vëmë mënjanë. Pastaj grijmë hollë dhe pjesën tjetër, e vendosim në një tas të thellë, i hedhim kripën, e shtypim dhe e shtrydhim aq sa t'i dalë uji që ka. Grijmë koprën dhe majdanozin e i përziejmë me lakrën e shtrydhur. Njëherësh përziejmë me të edhe zemrat që kishim vënë mënjanë.

Vëmë në zjarr një tenxhere të përshtatshme me 100-125 gr. gjalpë, hedhim në të qepët e njoma të grira hollë, i kaurdisim këto derisa pjesët e bardha të tyre të fillojnë të skuqen. Hedhim në këtë tenxhere edhe gjithë lakrat e tjera, i trazojmë mirë, u hedhim kripën e duhur, sheqerin, arrën moskat dhe kanellën e thërrmuar; e mbulojmë tenxheren me kapakun e saj dhe i lëmë lakrat të ziejnë me ngadalë për afro një orë, duke i përzier herë pas here, derisa të thithin tërë lëngun e tyre; pastaj i zbrazim në një tas dhe i lëmë që të ftohen pak.

I hedhim qumështin, vezët dhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe i përziejmë mirë të gjitha. Pastaj marrim një tepsi të përshtatshme (duke llogaritur se byreku do të ketë një trashësi afro dy gisht) në të cilën shtrojmë gjysmat e petëve duke i lyer këto me gjalpë të shkrirë dhe mbi to shtrojmë barishtet e përgatitura si më sipër. Si të shtrojmë lakrat, vendosim mbi to pjesën tjetër të petëve, duke i lyer edhe këto me gjalpë. E shënojmë me majën e thikës në formë bakllavaje ose me copa katrore dhe e pjekim për 3 çerek ore në furrë.
 
Pe: Byrek - receta te ndryshme

Byrek me presh

Byreku eshte nje nga sportet me popullore shqiptare. Byreket i gatuan gjithe Ballkani, edhe pse origjinen e ka ne Turqi. Por, byreket me te mire nuk i gjen ne Turqi, por, e ku tjeter, ne kuzhinen e gjyshes. Gjyshet jane shume krijuese dhe kane shpikur byreke me permbajtje nga me te ndryshmet: me salce domate, me spinaq, me gjize e veze, me mish pule, me laker turshi. Me poshte jepet receta e byrekut me presh, gjize dhe veze. Ka shume menyra per ta pergatitur byrekun. Gjyshja e kesaj faqeje preferon ate trekendeshen, per arsye estetike dhe per arsye strategjike: nuk ka femije te madh apo te vogel, sado i llastuar qe te jete, qe i reziston!

8.jpg

Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem. Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.

7.jpg

Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera - dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.

6.jpg

Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Ne dyqanet e turqve gjeni me siguri pete te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset sic tregohet ne fotot e meposhtme.

5.jpg

4.jpg

3.jpg

Pasi t'i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dh futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.

1.jpg

Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra.
 

Attachments

  • 8.jpg
    8.jpg
    27.4 KB · Shikime: 0
  • 7.jpg
    7.jpg
    35.5 KB · Shikime: 0
  • 6.jpg
    6.jpg
    13.4 KB · Shikime: 0
  • 5.jpg
    5.jpg
    12.8 KB · Shikime: 0
  • 4.jpg
    4.jpg
    13.7 KB · Shikime: 0
  • 3.jpg
    3.jpg
    10.1 KB · Shikime: 0
  • 1.jpg
    1.jpg
    19.1 KB · Shikime: 0
Pe: Byrek - receta te ndryshme

Qumeshtor

Per 4-5 persona
-500ml qumesht
-50-60g miell orizi (kjo me e mire nga misri)
-200g sheqer
-3 kokkra veze
-100g gjalpe
-10 pete bakllavaje ose byreku
-100g sheqer
-250g uje per shurupin

Ne fillim veme per te ngrohur qumeshtin. Pastaj ne tenxhere te vene ne zjarr, punojme vezet me sheqerin me luge te madhe, qe te piqet kremi. I shtojme aromen me vanilje. Hedhim dhe qumeshtin e nxehte dhe miellin e orizit, i veme te ziejne duke i perzier gjate gjithe kohes derisa kremi te marre vale. Mbasi ta heqim nga zjarri e leme te ftohet duke e perzier perseri per te mos zene cipe. Mund ti shtojme pak gjalpe te fresket, qe kremi te behet me i shijshem. Pasi e kemi perfunduar kremin, lyejme me gjalpe te shkrire nje tepsi mesatare, ku shtrojme 5 pete te cilat te dalin deri ne buzet e tepsise. Mbasi vendoset kremi uniforme shtrohen dhe petet e tjera dhe kthehen perbrenda petet e para. Petet e siperme i lyejme me gjalpe te tretur. Para se te futet per tu pjekur ne furre vizojme peten e siperme me thike me copa katrore apo rombi deri afer kremit. Pasi te piqet per 40 minuta me nxehtesi mesatare, e nxjerrim nga furra dhe sic eshte i nxehte i hedhim shurupin duke e hedhur edhe anash tepsise. Shurupi duhet te jete pak i ngrohte e jo shume i nxehte. Me kete lloj kremi behen edhe byreke me krem. Pasi priten petet ne copa sipas deshires i mbushim me krem, ndersa siper tyre u hedhim sheqer pluhur.
 
Titulli: Byrek - receta te ndryshme

byrekun me presh do i them mamit te provoj flm shkodrane .... ne e bejm ne nje menyr tjeter.
 
Titulli: Byrek - receta te ndryshme

mbani pak djete se po vjen pranvera....sa jeni trash dhe ju :p
 
Titulli: Byrek - receta te ndryshme

Do zgjedhe nje recete nga keto me sy mbyllur edhe do them te ma bejne se vete skam mesuar, per inat te disave ketu qe duan te na vene ne djete lol lol lol
 
Titulli: Byrek - receta te ndryshme

Byrek me peta te pjekura dhe me qumesht e me veze...nona fare! po me leshon goja leng tani qe e mendoj :D
 
Titulli: Byrek - receta te ndryshme

Byrek me peta te pjekura dhe me qumesht e me veze...nona fare! po me leshon goja leng tani qe e mendoj :D

Edhe me pak gjize ne mes apo jo? ueeeeeeeeeeeeeeeeeeee lere ma kujtove tani e dua ! lol
 
Titulli: Byrek - receta te ndryshme

me pelqen shume spinach me djathe :S
 
Titulli: Byrek - receta te ndryshme

Meqe e ha shume edhe kte...:D

Mesnik me mish koke

Perberesit:
Nje gjysem koke vici
2 pako pete te pjekura
7 veze
1 gote qumesht
1/2 kokerr qepe
Pak salce domateje
Piper i zi
1/4 kg. gjalpe

Menyra e Gatimit:
Lahet koka dhe vihet te zieje, derisa mishi te shkeputet me lehtesi nga kockat. Kullohet dhe pasi te ftohet, ndahet mishi nga kockat. Ne nje tigan kaverdiset qepa me gjalpe, pak uje dhe kripe, derisa te zverdhet.Me pas, shtohet salca dhe pak nga lengu i kokes se ziere.
Rrihen vezet dhe perziehen me lengun e mishit (jo te nxehte), me qepen dhe i shtohet kripe dhe piper.Ne nje tepsi shtrojme peten e pjekur dhe e sperkatim me lengun e pergatitur si dhe me gjalpin qe me pare e kemi shkrire. Keshtu veprojme deri ne peten e fundit.
E leme 10-15 minuta te zbuten petet mire duke e shtypur me gishta here pas here.E futim ne furren e parangrohur ne 180 grade celsius.Pasi piqet, nese eshte fryre ne mes, e shpojme me nje pirun dhe i hedhim siper goten e qumeshtit.E mbulojme dhe e presim kur te jete ftohur.
 
Titulli: Byrek - receta te ndryshme

Meqe e ha shume edhe kte...:D

Mesnik me mish koke

Perberesit:
Nje gjysem koke vici
2 pako pete te pjekura
7 veze
1 gote qumesht
1/2 kokerr qepe
Pak salce domateje
Piper i zi
1/4 kg. gjalpe

Menyra e Gatimit:
Lahet koka dhe vihet te zieje, derisa mishi te shkeputet me lehtesi nga kockat. Kullohet dhe pasi te ftohet, ndahet mishi nga kockat. Ne nje tigan kaverdiset qepa me gjalpe, pak uje dhe kripe, derisa te zverdhet.Me pas, shtohet salca dhe pak nga lengu i kokes se ziere.
Rrihen vezet dhe perziehen me lengun e mishit (jo te nxehte), me qepen dhe i shtohet kripe dhe piper.Ne nje tepsi shtrojme peten e pjekur dhe e sperkatim me lengun e pergatitur si dhe me gjalpin qe me pare e kemi shkrire. Keshtu veprojme deri ne peten e fundit.
E leme 10-15 minuta te zbuten petet mire duke e shtypur me gishta here pas here.E futim ne furren e parangrohur ne 180 grade celsius.Pasi piqet, nese eshte fryre ne mes, e shpojme me nje pirun dhe i hedhim siper goten e qumeshtit.E mbulojme dhe e presim kur te jete ftohur.

As e kisha degjuar ndonjehere si emer. Flm qe solle receten:)
(mqs sjam fanse mishi, sbesoj te me pelqej as ky, por nqs me rastis do e provoj)
 
Lakror me spinaq .

Receta per 4-5 persona .

1 racion brum i qullur , i kripur
600-700 gram spinaq i zier ,i shtrydhur dhe i grire
250g gjise e fresket
4-5 luge kackadhar parmixhan i grire
2 veze
1,5 ajke e lengeshme
krip, piper , dhjozme

Pergatitja

Perzieni ne nje tas gjizen me spinaqin , shtoni kackadharin e grire , vezet , ajken , kripen e piperin , me deshire dhe dhjozmen .
Shtroni ne tepsi peten e brumit te qullet hidhini pak gjalp dhe mbusheni me perzierjen e mesiperme. Piqeni ne furre 180 , afersisht 40 min .

Byrek-me-spinaq.jpg
 
Titulli: Lakror me spinaq .

''kackadharin ''??..Mos eshte Kackavallin?! ( Djathin)
Po kjo cka eshte? ''dhjozmen'' ..
 
Titulli: Lakror me spinaq .

''kackadharin ''??..Mos eshte Kackavallin?! ( Djathin)
Po kjo cka eshte? ''dhjozmen'' ..

Po Tuana kackavall eshte



PS, ndonje ushqim tjeter se kjo e lakrorit eshte qe ne 42 -en lol lol
 
Titulli: Lakror me spinaq .

''kackadharin ''??..Mos eshte Kackavallin?! ( Djathin)
Po kjo cka eshte? ''dhjozmen'' ..

eshte aromatik si puna e rigonit por pak me e fort ..zakonisht perdoret tek petaniku ose paparja me qep apo dhe ne byrek te ndryshem :) sdi si i thoni ju ndryshe
 
Titulli: Lakror me spinaq .

Arfe ne fakt ket bera per dark ndaj e hodha ktu sepse zakonisht lakrori behet me pet te pjekura dhe i thernon petet dhe i mix me perzierjen behet akoma me i mire ...ndersa kjo eshte menyra me e shpejt e berjes :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top