Buxheti votohet mes flakëve, Berisha: Antikushtetues, e kaluan në tmerr gjobën më të madhe të historisë

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/kHBIOxLR8gY?si=sZx77iBABu2T0e0K
Mes tymit dhe flakës që pushtoi Parlamentin, mazhorancës i mjaftuan 5 minuta për të votuar këtë të hënë me 83 vota pro projektligjin për buxhetin 2024.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla nxitoi të thërriste votimin, në momentin kur në sallën e seancave plenare shpërtheu edhe një zjarr, prej tymueseve të përdorura nga deputetët e opozitës.

Për mënyrën si u votua buxheti, ish-kryeministri Sali Berisha tha për mediat jashtë sallës së Kuvendit se ishte skena më e shëmtuar në historinë 32-vjeçare të jetës parlamentare.
Ju e patë vetë skenën më të shëmtuar në historinë 32-vjeçare të Parlamentit. E patë vetë sesi banorët e fermës së Edi Ramës kaluan brenda 5 minutave aktin themelor të vitit, buxhetin e shtetit. Në mënyrë antikushtetuese e antiligjore”, tha Berisha.
Ai shtoi se mënyra si buxheti mbërriti deri në Kuvend ishte klandestin, duke iu referuar diskutimeve për projektligjet që u zhvilluan online, pas aksionit opozitar për të paralizuar punimet e komisioneve parlamentare.
Sipas Berishës, socialistët votuan në tmerr, pasi ligjëvënësit opozitarë ia bënë të pamundur ligjërimin mbi hajdutërinë më të madhe që po i bëhet shqiptarëve.
Ky buxhet erdhi këtu si një proces klandestin, i zhvilluar në thyerje të plotë të rregullores dhe ligjeve, në Zoom. I zhvilluar në mejhane, ahengje. Ne erdhëm këtu për të bllokuar procesin, në mënyrë që buxheti, ky akt themelor i vitit në Parlament të merrte të gjithë dimensionet që i takonin. Ata e kaluan brenda 7 minutave në frikë dhe tmerr. S’votoi kurrkush. Nuk ka asnjë lloj evidence për votimin veç cicërimit si papagall të shërbëtores së Edi Ramës në Parlament, Lindita Nikollës. Kjo tregon drejtësinë e betejës pa kthim të opozitës, e cila sot korri një fitore të re, pasi i bëri të pamundur hajdutëve të mbrojnë vjedhjen e tyre. I bëri të pamundur Edi Ramës që të ligjërojë për buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori, e gjobës më të madhe për shqiptarët”, u shpreh Berisha.

A2news.com
 
Ky Saliu do na dali jud! Kur te me pysin kur ke jetu do i them ne kohen e Saliut!
 
Pastaj pretendojme te hyme ne Evrope.
Kane 30 vjet qe nuk munden as ne parlament te bejne nje bashkjetese politike civile.
 
Tashi qe ka bo moshen po eee
Ne kto momente na duhej koha e Tos Nanos
Ka ngel kot koha ktij koha atij mer, ne cfare do lloj kohe apo ne cfare do lloj sistemi leku do shkoje ke leku. Edhe sikur ti japesh njerezve nga 10.000 ne muj prap te pasurit do pasurohen dhe te varferit do varferohen por me keq akoma kjo do i demtoje sepse do mesohen me te pasmen dhe do terbohen!
 
Po ti krahasosh si kohe ka shum ndryshim . Dikur njerzt kishin buk me hanger sot pensioni 80 mij lek . Ca do jetosh me aq me kto cmime qe jan ?
Po tva japesh sa thu ti... nuk shef asnji shqiptar larg familjes vet !
 
O plak po ai lejoi kontrabanden mer po nuk mbahet shteti ne ate forme se nuk eshte problemi se na qethet ke shteti por duhet shteti sepse pa nje shtet te fuqishem te hajn hijenat. Ajo e tosit ishte strategji momentale me mbulu pislliqet e veta, mos mendo se tosit ja hante per popullin.
 
Nuk e vej ndyshim strategjin e tosit por qe sikur xhepat i kan pas pak t mbushem shqiptart . Hypi sala masanej rama i vuni kapak ene shkoj jeta popullit buk me zhiz
 
Nuk e vej ndyshim strategjin e tosit por qe sikur xhepat i kan pas pak t mbushem shqiptart . Hypi sala masanej rama i vuni kapak ene shkoj jeta popullit buk me zhiz
Lek ne xhep nuk do te thot mirqenie apo jetese te mire o plak… ideja eshte ti kesh asete jo thjesht lek ne xhep. Nuk mund te shkosh larg me nje shtet apo nje popull qe mendon te haj sot e neser ca te dali. Duhet te konsolidohet shteti! Jam kunder taksave te ekzagjerume pavarsisht se si ekonomist e di qe eshte nje e keqe e domosdoshme ama jam kunder sepse keqperdoren dhe keqperdorimi e kthen popullin ne skllav! Nuk mund ti japesh nje populli qe e ka menjen ke kafja e ke rakia lek ne xhep pa kriter… duhet te ndryshoje mentaliteti shqiptar ne lidhje me lekun dhe menaxhimin e lekut! Sot per sot vetem sot han, ne shqiperi ka 30 vjet nuk njifet akoma testamenti vl
 
Jam kunder taksave te ekzagjerume pavarsisht se si ekonomist e di qe eshte nje e keqe e domosdoshme ama jam kunder sepse keqperdoren dhe keqperdorimi e kthen popullin ne skllav!
Kjo pra na ka qu n ket gjendje qe jena e qysh me pretendu qe ekziston testamenti?
 
Ose ose kalojm jeten ne emigrim e plakemi nshqipni
Po tashi varet se si do jen gjonat deri atehere! Ne fakt mire do ishte se ajo eshte gjysma te keqes por nuk duket sikur ka shpresa as per ate jo
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top