Bushati: S'tërhiqemi pa marrë votat tona.

xxl

IT Professional
TIRANث - Rezultatet e nxjerra deri tani nga disa KZAZ, janë vënë në dyshim nga Partia Socialiste, pasi në shumë kuti votimi janë gjetur fletë të pavlefshme, pa numra identiteti apo kanë numra të rremë pasaportash e certifikatash. Kandidati për deputet për PS-në në Qarkun e Tiranës, Ditmir Bushati, nuk i ka kursyer kritikat ndaj pushtetarëve aktualë dhe Kryeministrit Berisha, të cilët, sipas tij, po vjedhin votat, që populli ia besoi Partisë Socialiste dhe po shkelin standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët. "Këto zgjedhje nuk kanë plotësuar asnjë standard, ndërkohë që aty ku janë futur në lëvizje mekanizma të qartë manipulimi, kryesisht nëpërmjet korruptimit të komisionerëve, rezultati është deformuar ndjeshëm, deri në marrje mandatesh nga opozita, në favor të pushtetit",- tha Bushati. Sipas tij, PD-ja ka organizuar një plan ogurzi për vjedhjen e votave, duke ushtruar presion në qendrat e numërimit, sidomos në Qarkun e Fierit, por edhe në Laç e Bushat, ku PS-ja ka arritur të marrë fitoren më të thellë në këto 18-vite. "Ne nuk tërhiqemi pa marrë mbrapsht çdo votë të grabitur dhe po mbledhim të gjitha faktet e të dhënat që vërtetojnë katërcipërisht deformimin e rezultatit dhe, mbi të gjitha, nuk do të lejojmë që ky proces,
të mbyllet pa hapur e investiguar kutitë me parregullsi. Gjithashtu, u bëjmë thirrje atyre që guxojnë të ushtrojnë presion mbi komisionerët, të tërhiqen urgjentisht nga qendrat e numërimit në Fier, para se populli që na besoi votën, të marrë në mbrojtje qendrat e numërimit nga agjentët e krimeve, policët e keqpërdorur apo edhe kriminelët e nxjerrë nga burgjet gjatë kësaj fushate të egër, për të bërë presion mbi qytetarët e, së fundi, mbi qendrat e numërimit",- tha Bushati.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top