Burri që rreh çdo ditë gruan e tij dhe sehirxhinjtë

BeniT

Donatorë
Me sy të nxirë, hundën e fashuar e shenja në trup, 23-vjeçarja nga Librazhdi ka jetuar tetë vjet nën dhunën dhe terrorin psikologjik të bashkëshortit. Gjithçka ka nisur kur vajza ishte 15-vjeç dhe sapo ishte martuar me Lavdërim Gjinin. Që nga ajo ditë, vajza është rrahur e në disa raste, edhe me hekur të nxehtë.

“Unë kam shkuar në Policinë e Librazhdit dhe kam denoncuar rrahjet që më ka bërë burri, por asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka shumë miq në polici. Tani unë kërkoj ndihmë nga shteti dhe për këtë arsye kam ardhur këtu në Tiranë, për të bërë denoncim në polici. Dua që ai njeri të marrë atë që meriton”,- tha vajza 23-vjeçare duke treguar shenjat e shumta të dhunës. Fytyra e saj ishte e gjitha e fashuar, ndërsa në krahë e trup dukeshin qartë shenjat e goditjeve të burrit.

“Unë kërkoj të ndahem nga ai dhe të marr vajzën tonë. Kam tetë vite që rrihem sistematikisht prej tij. Në sy dhe hundë më ka qëlluar me mashën e sobës, atë që përzien prushin. Më ra të fikët dhe kur u zgjova, e gjeta duke më rrahur sërish. Më ka goditur në të gjithë trupin dhe kam shenja të shumta”,- thotë ajo duke treguar mishin e nxirë.

Tani ka marrë guximin të denoncojë ngjarjen duke kërkuar edhe divorcin kjo grua e re. Ajo ka dalë publikisht dhe ka denoncuar të gjithë ngjarjen duke kërkuar ndihmë nga shteti, pasi policia e Librazhdit nuk e ka ndihmuar asnjë herë. Ajo akuzon policinë e Librazhdit, e cila duhet të përgjigjet publikisht e të mbajë përgjegjësi për këtë rast. Dhe ata janë përgjigjur duke thënë se ishte e shoqja, prandaj nuk ndërhynim! Bashkëfajtor me kriminelin është dhe policia në këtë rast.

Po ku ishin fqinjët, po prindërit e vajzës? Po prindërit e burrit? Po të afërmit? Po fshati? Po policia? Po Librazhdi?

Hej, njerëz, a ka njeri që e ka parë këtë masakër në atë vend barbar, ku të gjithë heshtin e bëjnë sikur nuk shohin?

Si mundet të jetoni, kur një grua, një fqinje, një nënë, një e re, një motër, një NJERI vuan maskaradën e një të çmenduri?

Si mundet o Zot?

(Shekulli)
 
Do marrin guximin pak nga pak...shpresoje :(
 
une ketij do ti kisha futur veze te ziere nen sqetulla.
une ketij do ti kisha prere mishin dhe do ti hidhja kripe.
une ketij do ti kisha nxjere dhembet me pinca.
une ketij do ti hiqja thonjte me pinca.


te gjitha keto po ta kisha moter ate vajzen,tani qe se kam deshiroj qe ai te denohet me burg.
 
I urrej burrat qe mendojne se kane te drejte te bejne cte duan me grate e tyre,qe i duket vetja kushedi se cjane ,vec se kane me shume fuqi (fizike),mgjth i pari qe duhet te marre guximin per te bere dicka eshte personi qe vuan.Nuk e di ne eshte akoma prej mentalitetit apo ndonjehere dhe prej femijeve,por per mendimin tim nje gje e tille nuk duhet toleruar qe ne heren e pare,sepse fundja sado kohe te kaloje vjen nje dite qe gjerat shkojne ose ne divorc ose ne vrasje.Prandaj me mire me i vene gjerat ne vendin e tyre qe ne fillim.Fundja me mire te jetosh vetem, edhe pse veshtire(ne shqiperi,nga ana financiare)sesa te jetosh me frike...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top