BeniT
Donatorë
Me sy të nxirë, hundën e fashuar e shenja në trup, 23-vjeçarja nga Librazhdi ka jetuar tetë vjet nën dhunën dhe terrorin psikologjik të bashkëshortit. Gjithçka ka nisur kur vajza ishte 15-vjeç dhe sapo ishte martuar me Lavdërim Gjinin. Që nga ajo ditë, vajza është rrahur e në disa raste, edhe me hekur të nxehtë.
“Unë kam shkuar në Policinë e Librazhdit dhe kam denoncuar rrahjet që më ka bërë burri, por asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka shumë miq në polici. Tani unë kërkoj ndihmë nga shteti dhe për këtë arsye kam ardhur këtu në Tiranë, për të bërë denoncim në polici. Dua që ai njeri të marrë atë që meriton”,- tha vajza 23-vjeçare duke treguar shenjat e shumta të dhunës. Fytyra e saj ishte e gjitha e fashuar, ndërsa në krahë e trup dukeshin qartë shenjat e goditjeve të burrit.
“Unë kërkoj të ndahem nga ai dhe të marr vajzën tonë. Kam tetë vite që rrihem sistematikisht prej tij. Në sy dhe hundë më ka qëlluar me mashën e sobës, atë që përzien prushin. Më ra të fikët dhe kur u zgjova, e gjeta duke më rrahur sërish. Më ka goditur në të gjithë trupin dhe kam shenja të shumta”,- thotë ajo duke treguar mishin e nxirë.
Tani ka marrë guximin të denoncojë ngjarjen duke kërkuar edhe divorcin kjo grua e re. Ajo ka dalë publikisht dhe ka denoncuar të gjithë ngjarjen duke kërkuar ndihmë nga shteti, pasi policia e Librazhdit nuk e ka ndihmuar asnjë herë. Ajo akuzon policinë e Librazhdit, e cila duhet të përgjigjet publikisht e të mbajë përgjegjësi për këtë rast. Dhe ata janë përgjigjur duke thënë se ishte e shoqja, prandaj nuk ndërhynim! Bashkëfajtor me kriminelin është dhe policia në këtë rast.
Po ku ishin fqinjët, po prindërit e vajzës? Po prindërit e burrit? Po të afërmit? Po fshati? Po policia? Po Librazhdi?
Hej, njerëz, a ka njeri që e ka parë këtë masakër në atë vend barbar, ku të gjithë heshtin e bëjnë sikur nuk shohin?
Si mundet të jetoni, kur një grua, një fqinje, një nënë, një e re, një motër, një NJERI vuan maskaradën e një të çmenduri?
Si mundet o Zot?
(Shekulli)