Titulli: Burgu dhe te drejtat
Cfare te drejtash duhet te kete nje njeri qe eshte i burgosur?
Duhet te jene te njejtat te drejta dhe per nje qe ka vjedhur 2 buke, e per nje qe ka vrare 3 njerez?
A eshte normale te krijohen femije, aq kohe sa 1 prind eshte i burgosur?
A duhet te rine te burgosurit, si parazita te shtetit, pa bere asgje tere diten, ne vend qe te punojne per shtetin? ( pak rruge kemi per te bere, pak fusha kemi per te korur?) Ata jane te denuar, dhe prap sheti paguan ti mirembaj ( edhe pse konditat ne burg s'jane lluks, prap prishen leke, qe si kthen me njeri...)
Tani varet nga kendveshtrimet se si e shef njeriu dhe si e analizon institucionin BURG. Per mua BURGU, ne vijimsi denimi eshte me shume si karakter edukues se sa karakter ndeshkues, madje karakteri edukues i tij eshte shumedimensional ngase pak rendesi ketu ka te beje me edukimin e te burgosurit sa ka te beje me edukimin e shoqerise apo shtresave te shoqerise qe eshte jashte burgu.
Ne vijimsi na ka rene te degjojme se: ‘’Faji eshte jetim’’, e poashtu ne vijemsi na ka rastitur te shohim se besimi ne institucionet gjyqesore gjithnje eshte i ulet. Kjo rrjedhe nga shkaku se gjyqesori ne vazhdimesi ka te beje me dy pale, demtuesi dhe i demtuari, te te cilet kerkesat e tyre jane ekstremishte te kunderta. Demtuesi ndjehet ‘’jo fajtore gjithmon (faji eshte jetim)’’ nderkohe qe i demtuari ngelet i paknaqur me cfardo vendimi qe marrrim ndaj demtuesit. Por, institucioni SHTET (gjyqesori ne kete raste), po flasim ketu per shtetet normale, nuk egziston per te kenaqur egot e njerezve por per te garantuar adresimin e fajit si mjet balance per funksionim te nje shoqerie. Pra edhe ketu del se burgu ka karakter te natyres EDUKATIVE.
Sa i perket madhesise se fajit njerezit marrin edhe madhesine e denimit dhe madhesia e denimit eshte brasvlere qe balancon madhesine e krimit, por te drejtat e te burgosurit duhet ti gezoje sikur ai qe eshte i denuar nje muaj e sikur ai qe eshte i denuar 40 vite. Ato jane te drejtat e tije te cilat i ka te garantuara me norma ligjore. Po ju do thoni se ai eshte KRIMINEL????? Qellimi i denimit duhet te jete mesim apo shtytje per permiresim, jo hakmarrje. Dhe nese shteti hakmirret, atehere hakmarrja mbetet motiv i njohur ne shoqeri, cka ule hezitimin per praktikim te tij edhe gjetiu ne shoqeri. Kete e bazoje ne ate sepse une mendoj se denimi me vdekje e kenaq te denuarin ne shumicen e rasteve madje ne shumicen e rasteve e humbe kuptimin saq behet i pavlefshem dhe i parendesishem sepse ashtu keshtu pala e demtuar nuk do kenaqej. Plus kesaj ne te gjithe do vdekim nje dite andaj edhe denimi me vdekje do ishte si nje vdekje aksidentale. Andaj une mendoje se kriminelet me krime te renda shume me e logjikshme eshte te denohen me burgim qe meriton duke i siguruar kushtet jetsore qe i takojne nje te burgosuri. Kjo do te ishte nje vdekje e tij per se gjalli dhe ne anen tjeter do kishte karakterin EDUKUES ngase sanksionimi i tille do kishte karakter shumedimensional.
Nuk jam i sigurt, por kam pershtypjen, kjo ndryshon nga shteti ne shtet, i burgosuri (me kohezgjatje te gjate) ka te drejte te shpreh interesimin e tij per pune apo jo pune. Ne njefar menyre nese ata punojne, lexojne, luajne kam pershtypjen se do te risocializohen per jeten qe i pret pas burgut. Do ishte e mireseardhur sikur ata edhe te kryenin kurse profesionale qe ne njefar menyre te ishin me te pergaditur per jeten qe i pret. Por, kam pershtypjen se ata do duhej te shfrytezoheshin si fuqi punetore (pa i ndeshkuar) per punet qe munde te bejne dhe kam pershtypjen se burgjet duhet te kene hapesira tokesore ku te burgosurit munde te punojne token per ti sjell vetvetes dhe shoqerise te mira materiale. per punen qe bejne duhet te marrin nje shperblim minimal, i cili gjithashtu ka karakter edukues, sa per te mos e ndjere veten skllever.
Lidhur me mundesin per tu bere prind?
Mendimi im personal eshte se te burgosurit me kohezgjatje duhet tu mundesohet takimet (jo te shpeshta) intime dhe familjare. Kur e them kete nuk e kam parasysh qe ti vizitoje gruaja/dashnorja dhe te bejne kokrren e qejfit tere diten por keto jane te parapara me rregullore. Pra nese gruaja/dashnorja e te burgosurit me kohezgjatje vendose te kete pasardhes kam pershtypjen se eshte e drejte e tyre qe ne takimet intime te vendosin per kete ceshtje.
Kemi rastin edhe kur keta te burgosur lirohen per vizita familjare. Kam pershtypjen se kjo eshte nje gje e mire, ne karakterin edukues, ngase i burgosuri do vizitoje familjen, shijoje ca dite lirine dhe do jete shume me i penduar per ate qe ka bere. Zakonishte keto gjera lejohen ne rastet e sjelljes se mire te te burgosurve.
Jam i bindur se te gjitha keto ndikojne ne menyre edukuese te te burgosurit, por ka edhe perjashtime.