Bukuria: Si ka ndryshuar trupi perfekt femëror gjatë 100 viteve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Që nga vajzat me forma trupore të fshehura, tek ato me dekolte e tani te femrat e gjata, të holla dhe me trup të nxirë, imazhi ideal nuk ka qenë i njëjtë gjatë shekullit të shkuar

Viti:2000

timthumb.php


Viti:1990

timthumb.php


1980
timthumb.php


1970
timthumb.php


1960
timthumb.php


1950
timthumb.php



1940
timthumb.php


1930
timthumb.php


1920
timthumb.php


1900-1910
timthumb.php



Një grua me trupin perfekt në vitin 1930 nuk do të merrte as një shikim të dytë nga producentët e Hollivudit apo agjencitë e sotme të përzgjedhjes së modeleve. Faqja e internetit mbi çrregullimet e të ngrënit dhe varësinë “Rehabs.com” bashkëpunoi me agjencinë e marketingut dixhital “Fractl” për të zbuluar Body Mass Index ose Treguesin e Masës së Trupit (BMI) dhe për të kuptuar sesi ka ndryshuar gjatë shekullit të kaluar ideja e një trupi ideal femëror.

Studime të tjera po dalin në përfundime se modelet dhe yjet e filmave po shkojnë drejt përmasave trupore gjithnjë e më të vogla, duke shkuar në masa të pahasura më parë tek femrat amerikane në përgjithësi.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Amerikë, treguesi mesatar i masës trupore të femrave ka shkuar nga 24.9 që ishte në vitin 1960 në 26.5 në ditët tona, pra vihet re shtim në peshë. Indeksi gjendet duke llogaritur raportin mes gjatësisë dhe peshës dhe mund të bëhet nëpërmjet internetit. Në studimin e kryer së fundmi është zbuluar se ndryshimi midis peshës së modeleve dhe femrave është rritur nga 8 për qind në vitin 1975 në mbi 23 për qind sot.

Marka të njohura që prodhojnë produkte shumë të përdorshme kanë filluar të përfshijnë në fushatat e tyre reklamuese modele me përmasa mesatare trupi. Kjo sepse imazhi femëror po seksualizohet gjithnjë e më shumë, ndërsa në të vërtetë femrat po shëndoshen dhe po largohen gjithnjë e më shumë nga ai imazh.

Vështrimi pas përgjatë shekullit të kaluar tregon se ideja e trupit perfekt ka ndryshuar shumë krahasuar me ditët e sotme. Seks-simbolet kanë qenë të përmasave të caktuara trupore, me peshë, gjatësi dhe formë trupi të ndryshme, por kurrë nuk janë përshkruar si të përmasës plus.

100 vite trup elegant


1. Gibson Girl, 1900-1910

Ishte krijimi i ilustratorit اarls Dana Gibson, një lloj femre që u krijua të mishërojë bukurinë ideale femërore me bust të madh dhe ije të gjera, por me bluzë të ngjitur pas trupit.

2. Flappers, 1920

Këto ishin femra të njohura për fustanet dhe flokët e shkurtra, që cilësoheshin si skandaloze për shkak se pinin duhan në publik dhe u jepnin makinave. Ato nuk mbanin shpesh korse, kishin dekolte dhe shpesh mbanin veshje që u tregonin kyçet e këmbëve ose gjunjët.

3. Mae Uest, 1930

Ylli i Hollivudit, Mae Uest, nuk ishte shumë më ndryshe nga Flappers. Ajo nxirrte në pah belin dhe ijët, duke i dhënë hijeshi trupit të saj me fustane që i rrinin ngushtë. Një herë ajo u shpreh: “Ruajini linjat tuaja, ato mund të jenë të rrezikshme, por s’mund të shmangen”.

4. Rita Hajuroth (Hayworth), 1940

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideali femëror u largua nga linjat e papërmbajtura të Mae Uest dhe nga sjellja e pakujdesshme e vajzave Flapper. Yje si Rita Hajuorth kishin lëkurë të përsosur dhe të shëndetshme, trup të hollë dhe një pamje jo shumë larg nga mesatarja e femrave amerikane.

5. Merlin Monro (Marilyn Monroe), 1950

Seks-simbolet e viteve 1950 ku përfshihet Merlin Monro, Xhejn Mansfilld (Jayne Mansfield) dhe Beti Pejxh (Betty Page), ishin të njohura për këmbët e gjata dhe trupat që u ngjanin orëve me rërë. Vajza si Sofia Loren dhe Brixhit (Brigitte) Bardot i dhanë emër shkëlqimit. Monro një herë u shpreh se trupi është bërë për t’u parë, jo për t’u mbuluar.

6. Tuixhi (Twiggy), 1960


Së bashku me revolucionin seksual, vitet 1960 sollën edhe një ideal të ri bukurie, me këmbë më të holla dhe më të gjata. Modelja Tuixhi Loson (Lawson) u bë e njohur për faktin që ishte tepër e dobët. Ajo u bë ideali i trupit të hollë, por tërheqës.

7. Fara Faucet (Farrah Fawcett), 1970


Trupi perfekt femëror për vitet 1970 ishte një trup i nxirë, i tonifikuar dhe me flokë të gjatë që i merrte era. Pak a shumë një pamje atletike dhe sa më pak tualet. Aktorja Farrah Fawcett konsiderohej si një nga femrat më të bukura të asaj dekade. Vitet ‘70 ishin koha kur anoreksia filloi të rritej te femrat që donin të dobësoheshin sa më shumë dhe rrinin pa ngrënë.

8. Xhejn (Jane) Fonda, 1980

Meqenëse një trup atletik, i tonifikuar dhe i dobët konsiderohej tërheqës, të qenët e hollë ishte ideale dhe nëse dikush ishte i dobët dhe me trup të fortë, kjo ishte akoma më mirë. Sipas “Rehabs.com”, 60 për qind e modeleve të viteve 1980 peshonin 15 për qind më pak sesa duhej të ishin për t’u quajtur të shëndetshme. Aktorja Xhejn Fonda ishte fytyra seks-simbol e fituesit dhe ushtrimet e saj aerobike në video u shitën me miliona kopje.

9. Kejt Mos (Kate Moss), 1990

Në vitet 1990, modelet u dobësuan në mënyrë drastike. Pamja e ngjashme e Kejt Mos në fushatën reklamuese të Kalvin Klein në vitin 1993, e përcaktoi atë si një heroinë shik. Ajo kishte lëkurë të zbehtë, strukturë këndore kockash dhe gjymtyrët shumë të hollë. Moss ka thënë një shprehje të famshme: “Asgjë nuk të shijon më shumë sesa ndjesia e të qenët e dobët”.

10. Adriana Lima, 2000

Vitet 2000 sollën në industrinë e modës dhe në sytë e të gjithëve “Engjëllin e Victoria’s Secret”, një modele të gjatë, të dobët dhe me gjoks të madh, flokë të derdhur dhe trup të nxirë.
g.shqip
 
Titulli: Bukuria: Si ka ndryshuar trupi perfekt femëror gjatë 100 viteve

Kjo e '910 -tes mundet me ta thy :qerpik:shpirtin po menoj :mah:
 
E cuditshme eshte se para nje shekulli te gjitha femrat ishin te mbuluara, pavaresisht besimeve fetare, ishte pothuajse e njejta metode dhe forme veshje.
Jeni kurioze per nje femer ne brigjet e Frances para nje shekulli?
Mjafto te kerkoni e do ngeleni te habitur!!
Ne kte bote nuk egzistojne ide, fe apo kultura te ndryshme, thelle thelle te gjitha vijne nga e njejta stampe*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top