Bujku - kalendari i vjetër pagan

Lauri

Anunnak
“Kalendari primitiv”:

Mënyrë shumë e vjetër dhe origjinale e të ndarit të kohës.


Enci.

Paraqitja dhe bërja e ditur e këtij kalendari primitiv të popullit shqiptar është shumë e rëndësishme, pasi në bazë të tij jo vetëm organizohej jeta dhe koha ndër shqiptarët, por njëkohësisht pas tij grupohej edhe një pjesë e rëndësishme e folklorit muzikor popullor i cili interpretohej në to.

Ndër këto festime të rëndësishme muziko-folklorike përmendim festimet e “Mjedisit të Dimrit” dhe “Mjedisit të Verës”, “Ditën e Shëngjergjit” etj. Sipas Zojzit: "dy stinët e mëdha të vjetit numrojnë nga 180 ditë sejcila: 180 dit verë dhe 180 dit dimën. Ndër këto dit nuk numrojmë tri ditët e festimit të Shëngjergjit dhe dy ditët e festimit të Sh. Mitrit ose Shmartit". “Mjedisi i Verës dhe ai i Dimrit” bien përkatësisht në të 90 ditë pas Shën Gjergjit dhe të Shmitrit".

Për konceptin popullor të të ndarit të kohës ka vetëm dy stinë: vera fillon në Shën Gjergj dhe mbaron në Shën Mitër; dhe dimri fillon në Shënmitër dhe mbaron në Shën Gjergj. Kalendari primitiv nuk njeh stinë të ndërmjetme.

Në Jug të Shqipërisë, banorët pajtonin barinjtë për të kullotur bagëtitë duke u nisur nga këta dy orientues bazë.

Më tej “Ditët e Javës” ndahen në:

E Dielë që lidhet me Diellin apo Dita e Diellit.
E Hënë që lidhet me Hënën ose Dita e Hënës
E Marta kushtuar Zotit Mart.
E Mërkura kushtuar Mërkurit
E Enjte ?
E Premte- Prendës-Venusit
E Shtuna kushtuar Saturnit.
http://www.vasiltole.com/Albanian/En...clopediaK.html

Kalendar popullor - Në kohëra të vjetra populli ynë ka përdorur një kalendar origjinal mjaft interesant, gjurmët e të cilit janë ruajtur deri vonë. Veçantia themelore e këtij kalendari popullor është lidhja e ngushtë me fenomenet e natyrës dhe me veprimtarinë praktike, pa ndikime fetare ose autoritare.

Bazë e kalendarit është viti, që është periusha e ndërrimit të stinëve. Viti është baraz me 365 ditë, të ndara kështu: 3 ditë janë festat për fillimin e vitit ("kryet e motmotit"), 180 ditë janë të verës, 2 ditë janë festat e mesit të vitit dhe 180 ditë janë të dimrit.

Shihet që nga ana astronomike kalendari nuk është i saktë dhe prandaj me kalimin e kohës datat luanin nga fenomenet që paraqisnin.(1*) Nuk dihej si rregullohej ky mënjanim.

Secila nga dy gjysmat e vitit (mund t'i quajmë stinë) ndahej në 4 pjesë me nga 45 ditë secila. Emrat e disa prej këtyre pjesëve (mund t'i quajmë muaj) janë mjaft të goditur. Kështu janë korriku, djegaguri dhe vjeshta - të verës; brymsi, ngrijsi dhe pranvera - të dimrit.

Në kohët e mëvonshme mbi këtë kalendar të vjetër ndikuan kalendarët e tjerë më të përsosur, u futën emrat e disa festave e të tjera.
1* - Kjo është shkaktuar për shkak të mosshtimit të një date në çdo katër vite siç është rasti me 29 shkurtin.

Bujku

Viti: 8 muaj / 365 ditë (366 një herë në katër vjet)
Muaji: 45 kohë (ditë)
Java: 7 kohë (e hëna e para)
Koha: 12 pashë (ose herë) (6 pashë ditë, 6 pashë natë)

Të parët tanë kishin këtë kalendar të bazuar në ciklet e Tokës. Datat 6, 7 dhe 8 maj sipas kalendarit të sotëm ishin festat e fillimit të vitit të ri. Këto tri ditë nuk përfshihen në asnjërin nga muajt, por së bashku quhen "Kryet e Motmotit" apo njëfjalas "Kryevit". Pra viti fillonte me kohën e ngrohtë sikundër dita fillon me ndritjen e qiellit.

Muajt e verës zgjasin si në vijim (në përqasje me kalendarin e sotëm):
1. Veror - 9 maj deri më 22 qershor.
2. Korrik - 23 qershor deri më 6 gusht
3. Djegagur - 7 gusht deri më 20 shtator
4. Vjeshtë - 21 shtator deri më 4 nëntor
Më 5 dhe 6 nëntor të të sotmit janë festat e Mesvitit të Bujkut. Po ashtu këto dy ditë nuk bëjnë pjesë në asnjërin nga muajt e Bujkut. Këtu mbaron stina e verës dhe fillon ajo e dimrit.

Muajt e dimrit zgjasin si në vijim:
1. Bryms - 7 nëntor deri më 21 dhjetor
2. Dimror - 22 dhjetor deri më 4 shkurt
3. Ngrijs - 5 shkurt deri më 21 mars
4. Pranverë - 22 mars deri më 5 maj
Data e parë e çdo muaji është festë ose së paku gjendet pranë një feste të caktuar.

-Më 1 veror është fillimi i vitit të ri, Kryeviti
-më 1 korrik dita më e gjatë e vitit,
-më 1 djegagur është Mesvera që ka largësi të njëjtë ditësh si nga fillimi i verës ashtu edhe nga fundi i verës dhe është koha më e nxehtë e vitit,
-më datën 1 vjeshtë i bie barasnata vjeshtore kur dita dhe nata janë të barabarta,
-më 1 bryms fillon stina e dimrit,
-më 1 dimëror i bie nata më e gjatë e vitit dhe koha kur dita fillon të zgjatet,
-më 1 ngrijs është dita e Mesdimrit që ka largësi të njëjtë ditësh si nga nata më e gjatë e vitit ashtu edhe nga barasnata pranverore,
-dhe më datën 1 pranverë është barasnata pranverore kur nata dhe dita janë të barabarta.

Që të gjithë muajt e Bujkut janë të barabartë, nga 45 ditë. Ditët e javës mbesin ashtu siç janë dhe sot dhe vazhdojnë me të njëjtën renditje që kanë pasur.

Dita e Mesdimrit edhepse bie me datën 1 ngrijs, në çdo të katërtin vit mbahet si ditë më vete dhe nuk bën pjesë në asnjë muaj, ngjashëm sikur Kryeviti dhe Mesviti, ndërkaq e nesërmja llogaritet si data 1 ngrijs, duke e bërë këtë një vit të brishtë, pra me një ditë më shumë.

Vitet njehsohen ashtu si më parë. Për më saktë: data 9 maj 2007 sipas kalendarit aktual, i bie të jetë data 1 veror 2007 sipas Bujkut.

Disa dukuri natyrore në kalendarin Hyllveg, tek Bujku janë 45 ditë apo një muaj më vonë, sepse Bujku bazohet në ciklet e Tokës edhepse i përshtatet cikleve diellore. P.sh. Mesvera e Bujkut është 45 ditë pas asaj të Hyllvegut sepse mesi i verës sipas Hyllvegut që ndjek ciklin diellor bie saktësisht më 22 qershor kur është dita më e gjatë e vitit dhe kur Dielli vrojtohet në pikën më të lartë të qiellit. Ndërsa sipas ciklit tokësor është vapa më e madhe dhe të korrat që merren për referim dhe kjo bie në kohën e Mesverës së Bujkut. E njëjta gjë vlen edhe për fillimin e stinëve si dhe për Mesdimrin.
(Kandhaon)

ps.nqs mendoni qe kjo teme eshte me e pershtatshme ne ndonje nenforum tjeter, mund ta spostoni.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top