Bujari nuk ka qenë President i Republikës, por i Saliut. Një shënim për qurret e hipokrizisë dhe librat e historisë

WhatsApp-Image-2022-06-02-at-1.25.45-PM-905x395.jpeg
Ikjet nga kjo botë, pasohen përgjithësisht nga lavde e vlerësime të tepruara; një kod ky, thuajse qesharak, që gjithsesi nuk vlen për të gjithë. Kur bëhet fjalë për një figurë publike, për më tepër, ish-president, duhet të ndalemi pak.

Për ata që e kanë patur familjar apo mik, Bujar Nishani nuk mund të jetë veçse prind, bashkëshort e burrë i mirë. Por për të tjerët që nuk e kanë parë me pizhame gjumi, por me kostumin e Presidentit të vendit, nuk është njësoj.

Shprehja “vdekja i merr me vete të gjitha” nuk vlen për ata që duhet të lenë pas një shembull të shërbimit publik. Këto ditë që Shqipëria po zgjedh kreun e ri të shtetit, kjo ka rëndësi të veçantë.

Nishani mund të përmendet për shumëçka, por jo si shembull i kryerjes së detyrës. Tallja me veten duhet të ketë një masë. E vërteta është që Bujar Nishani nuk ka qenë asnjë ditë President i Shqipërisë. Ai ka qenë president i Sali Berishës nga dita kur e mori atë detyrë e deri ditën që e la.

Shqipëria e 30 viteve të fundit ka patur përgjithësisht një elitë politike dhe intelektuale të dobët e të shitur që ka dështuar të mbrojë dhe zhvillojë interesat e vendit. Ata janë të neveritur në opinionin publik.

Vdekja e ndokujt prej tyre, pavarësisht nderimeve false që merr brenda vetë grupimit, nuk e ndryshon realitetin jashtë tij. Dhe aty jashtë nuk derdhen qurre hipokritësh si në varrime.

Nga ana tjetër ato qurre janë arsyeja pse shumë burra e gra që i shërbyen deri në vetëmohim interesit publik nuk i gjejmë në librat tanë të historisë. Kurse ca të tjerë, që dhanë shembullin e kundërt, i kemi shtatore e tabela nëpër rrugë e sheshe.

Dita
 
Kush e ka shkruar kete?!
 
po dhe prandaj ky ordineri si ka pagu as vizita e as spital e asgje ???
ah po ska lek ....... do se do paguaj bollanot & Co
Opo kta M** jane te dyja palet
Po ky e ka Ba M**t fare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top