ga i poshter SINA, New York
12 vjet pas vrasjes, prej këtu fillon hapja e dosjeve të diktaturës
TIRANE – NEW YORK : Bujar Xhevdet Kaloshi (bir i një prej familjeve më në zë të krahinës së Dibrës) lindi në një kamp internimi në një fshat të Lushnjës, Grabian. Pinjolli i Kaloshve, i rritur dhe edukuar me traditat më të vyera atdhetare të familjes nga ai edhe rridhte, do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës, që në fillimet e lëvizjes demokratike në qytetin e Lushnjes. Ai u bë në atë kohë nismëtar dhe njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Lushnjë.
Personifikim njeriut të vendosur për të zbatuar ligjin
Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta dhe fëmijët (dy djem e dy vajzat) u vendosën në një lagje periferike në Tiranë. Bujari për aftësitë dhe shkollimin e lartë u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare dhe më pasë deri sa u vra Drejtor i Përgjithëshëm i Brugjeve. Postet e ngarkuara nga qeveria demokratike, për aq sa shërbeu, i konceptoi si një detyrë me ndërgjegje të lartë kombëtare, si obligim i njerit prej përfaqësueseve të kësaj shtrese, për pastrimin e shtetit demokratik nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga rradhët e ish Sigurimit të Shtetit.
Bujari Kaloshi, për aq sa i kontribuoi demokracisë së brishtë në Shqipërinë post komuniste, përfaqësonte me të gjitha vetitë figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër. Ai personifikonte njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e ligjit deri në vdekje.
Krimi i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit
Vrasja e Bujar Kaloshit, padyshim që ishte dhe mbetet një krim i shëmtuar, i një dore vrastare që i merrte urdhërat nga kupola e kuqe. Por kjo vrasje e kryer nga eksponentët më famëkeqë të Organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” ishte njëherazi dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që e kanë kaluar mbi “shpinën” e tyre egërsinë e rregjimit komunist. Ishte dhe mbetet mësim për ata që kanë dashur e duan demokracinë, dhe qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja) paraqitej edhe si simbol për t’u bashkuar kundër atyre që nuk e duan demokracinë e prosperitin e Shqipërisë, por ëndërrojnë ende rregjimin komunist. Krimi i pandëshkuar mbetet apel për bashkëvuajtësit e Bujar Kaloshit.
……Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabian - Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe orginazatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Mbas ardhjes së demokracisë u emrua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak(Laë Faculty and Military College ) u emërua Drejtor i Përgjithëshëm i Burgjeve me gradën Kolonel.
Koha për ndëshkimin e bandës kriminale që vrau Bujar Kaloshin
Zbardhja e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit, më 26 korrik 1996 - sot, është thirrje për drejtësi.., është apel për ndëshkimin ligjor që duhet të marrë banda kriminale e inkuadruar të të ashtuquajturën Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” .
Në këtë 12-vjetor të vrasjes, figura e Bujar Kaloshit duhet vendosur në piedestalin e figurave të ndritura të kombit. Ai u vra në mbrojtje të shtetit ligjor që vetëm një vit më pas, gjatë rebelimit të armatosur mafiozo-komuist të ’97-tës do të shkëmoqej që nga themelet për t’u rimarrë me armë nga të pinjollët e sistemit më gjakatar të njerëzimit.
Apeli i kësaj vrasje lules së demokracisë në Shqipëri, Bujar Kaloshit merr rëndësi aktuale në kohën e rigjallërimit të veprimtarisë kriminale të ekpsonentëve të Organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, që siç u vërtetua dhe nga hetimi parlamentar i veprimtarisë së ish -kryeprokurorit Sollaku, ajo ka mbështetjen e qarqeve mafioze politike të së majtës, krerëve të saj veshur edhe me imuntetin e deputetit socialist. Vetë debati parlamentar rreth Raportit të Komisionit Hetimor, ose debati rreth shikimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit(hapja e dosjeve) dëshmon qartazi inkriminimin e krerëve të së majtës, me në krye kryetarin e tyre Edi Ramën, Skënder Gjinushin, Ilir Metën &co që nxisin e inkurajojnë krimin e organizuar në Shqipëri.
Më shumë se kurrë, sot është koha për ndëshkimin e bandës krinimale që vrau kolonel Bujar Kaloshin. Dënimin e të të gjithë atyre që fshihen e mbijetojnë në pentukun e e atyre krimeve të diktaturës në Shqipëri ku zyrtarisht janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.