Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Buçkovski: Maqedonia u vonua me njohjen e Kosovës

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Maqedonia është vonuar në marrjen e vendimit për njohjen e Kosovës, ka deklaruar ish-kryeministri maqedonas, Vllado Buçkovski, duke shprehur bindjen se në një aksion të koordinuar diplomatik Kosova shumë shpejt do të njihet nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Unë kam pritur që shumë më herët Maqedonia të përcaktojë qëndrimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga fqinjët e saj mund të lindë dyshime se shteti i ri i krijuar ka probleme me fqinjët e tij. Përkundër kësaj, jam i mendimit se në një aksion të koordinuar diplomatik, shumë shpejt Maqedonia dhe Mali i Zi do të njohin pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Buçkovski, tani deputet i Lidhjes Social-demokrate në opozitë, për Radion Evropa e Lirë.

Ai mendon se në marrjen e vendimit për Kosovën kontribuon edhe çështja e demarkacionit, e cila po zhvillohet në një atmosferë relaksuese, për shkak të mosparaqitjes së problemeve në terren.

Ndërsa, sa i përket prononcimit të kreut të shtetit, Branko Cërvenkovski, i cili më herët kishte deklaruar se njohja e Kosovës duhet të kushtëzohet edhe me emrin kushtetues të Maqedonisë nga ana e Prishtinës zyrtare, ish-kryeministri Buçkovski u shpreh: “اështja që u ngrit nga presidenti i shtetit është legjitime. Konsideroj se në raportet e fqinjësisë së mirë nuk ka nevojë që për shkak të ndjeshmërisë së temës, Kosova, e cila në periudhën e kaluar tek Maqedonia gjeti një aleat të fuqishëm, të mbajë anën dhe të kushtëzojë Maqedoninë me emrin kushtetues. Përkundër kësaj, pres që njohja e Kosovës të ndodhë shumë shpejt”. /Telegrafi/
 
Ivanovski: Maqedonia vonohet me njohjen e Kosovës​


Maqedonët kanë paragjykime të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë për shqiptarët e Kosovës por edhe për të gjithë shqiptarët", tha në Prishtinë deputeti i LSDM Igor Ivanovski.

Shoqëria në Maqedoni nuk ka asnjë dilemë se duhet pasur marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të gjithë atje janë të vetëdijshëm se Maqedonia duhet të adaptohet me realitetin e ri, jo pse në Maqedoni jetojnë 25 përqind shqiptar por për faktin se nuk ka alternativë tjetër.

Kështu është shprehur në Prishtinë deputetit i LSDM-së, Igor Ivanovski, gjatë një debati me temë "Pikërisht në mesditë: Kosova dhe perspektiva e saj", të organizuar nga organizatat joqeveritare KIPRED nga Prishtina dhe Forum nga Shkupi.
"Në Ballkan duhet të ndërpritet perceptimi se ndërtimi i marrëdhënieve me një palë nënkupton marrëdhënie të këqija me tjetrin. Mendoj se janë pjekur kushtet që të ketë marrëdhënie intensive me të dyja palët…Debati për pranimin eventual të Kosovës ka filluar ndërkohë duhet të zgjidhen të cështjet e hapura mes dy vendeve ...ثshtë me rëndësi që Kosova të përdorë emrin kushtetutes të Maqedonisë në cfarëdo niveli ... Ne kemi nevojë për njohjen e Kosovës, pavarësia e Kosovës nuk është realitet vetëm për Maqedoninë. Maqedonia është vonuar për njohje ajo është dashur ta bëjë këtë në valën e dytë të njohjeve...Maqedonia ballafaqohet me probleme të mëdha të brendshme. Maqedonët kanë paragjykime të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë për shqiptarët e Kosovës por edhe për të gjithë shqiptarët", tha deputeti Igor Ivanovski.

Ndërkohë politikanët shqiptarë nga Prishtina dhe Shkupi kërkuan gjatë debatit që të mos ketë kushtëzime nga Shkupi për njohjen por që ajo të vij si rezultat I bashkëpunimit midis dy vendeve.
"Maqedonia nuk mund të mos e njoh pavarësinë. Nuk janë në gjendje të bëjnë kushtëzime. Shkupi nuk mund të mos e njoh Prishtinën. Sic e tha edhe ministri Hyseni , në raportet mes Prishtinës dhe Shkupit nuk klimë kushtëzimesh dhe detyrimeshë", theksoi deputeti i BDI-së Xhevat Ademi.

Ibrahim Makolli, deputet I AKR-së thotë se Institucionet e Kosovës kanë mundur të bëjnë më shumë për lobim që Maqedonia ta njeh Kosovën. "Mirëpo janë disa tendenca të kushtëzimit. Në fillim ishte demarkacioni e çështja e emrit kushtetues. Kosova nuk duhet të pranojë asnjë kushtëzim nga askush. Njohja duhet të vijë si rezultat i nevojës për bashkëpunim e jo me kushtëzime", theksoi Makolli.

Pjesëmarrësit e këtij debati vlerësuan në fund se Maqedonia është vonuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa theksuan nevojnë që ajo të vijë si rezultat I thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve e në asnjë mënyrë të mos ketë kushtëzime nga asnjëra palë.
alsat-m​

ja dhe nje qe del dhe thote se maqedonia duhet me ta pranoje Kosoven ( ky ka qene dhe asistenti im dhe eshte njeri mjaft i zoti ) ndersa Gruevski rri duar kryq bashke me keta shqipatret tane qe nuk e ngrejne zerin fare :ohh: :ohh: :ohh: eshte per te ardhur keq me te vertete
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back