Ado
FISEBILIL-LAH
-  
											
- Anëtarësuar më
 - Jul 19, 2008
 
 -  
											
- Mesazhe
 - 5,209
 
 -  
											
- Reagimet e mara
 - 225
 
 -  
											
- Mosha
 - 37
 
 -  
											
- Vendndodhja
 - Prishtinë/Republic Of Kosova...
 
Maqedonia është vonuar në marrjen e vendimit për njohjen e Kosovës, ka deklaruar ish-kryeministri maqedonas, Vllado Buçkovski, duke shprehur bindjen se në një aksion të koordinuar diplomatik Kosova shumë shpejt do të njihet nga Maqedonia dhe Mali i Zi.
“Unë kam pritur që shumë më herët Maqedonia të përcaktojë qëndrimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga fqinjët e saj mund të lindë dyshime se shteti i ri i krijuar ka probleme me fqinjët e tij. Përkundër kësaj, jam i mendimit se në një aksion të koordinuar diplomatik, shumë shpejt Maqedonia dhe Mali i Zi do të njohin pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Buçkovski, tani deputet i Lidhjes Social-demokrate në opozitë, për Radion Evropa e Lirë.
Ai mendon se në marrjen e vendimit për Kosovën kontribuon edhe çështja e demarkacionit, e cila po zhvillohet në një atmosferë relaksuese, për shkak të mosparaqitjes së problemeve në terren.
Ndërsa, sa i përket prononcimit të kreut të shtetit, Branko Cërvenkovski, i cili më herët kishte deklaruar se njohja e Kosovës duhet të kushtëzohet edhe me emrin kushtetues të Maqedonisë nga ana e Prishtinës zyrtare, ish-kryeministri Buçkovski u shpreh: “اështja që u ngrit nga presidenti i shtetit është legjitime. Konsideroj se në raportet e fqinjësisë së mirë nuk ka nevojë që për shkak të ndjeshmërisë së temës, Kosova, e cila në periudhën e kaluar tek Maqedonia gjeti një aleat të fuqishëm, të mbajë anën dhe të kushtëzojë Maqedoninë me emrin kushtetues. Përkundër kësaj, pres që njohja e Kosovës të ndodhë shumë shpejt”. /Telegrafi/