BSH: Kriza, ndërtimi e industria në vështirësi

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Kriza globale që ka prekur edhe ekonomine shqiptare ka filluar të tregojë shenja ngadalësimi, por tremujori i dytë i këtij viti ka qenë periudha më e vështirë e saj. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i tendencës ekonomike ka regjistruar një kthesë të lehtë rritëse në tremujorin e dytë të këtij viti pas rënies së theksuar në tremujorin e parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, tregues i tendencës ekomnomike u rrit me dhjetë pikë gjatë tremujorit të dytë duke shënuar nivelin e 81-të por megjithatë ai qëndron afërisht 19 pikë poshtë mesateres së tij afatgjatë.

Zë për zë Banka analizon treguesit për fushat kryesore të ekonomisë. Në industri balanca e aktivitetit të përgjithshëm të biznesit gjatë kësaj periudhe vazhdon të jetë negative.

Negatviteti lidhet me ndikimin e fortë të sektorit të industrisë nga situata e ekonomisë botërore. Ndërkohë vihet re një përmirësim i lehtë në fushën e ndërtimeve.

„Vlerësimi i bizneseve të ndërtimit për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi megjithëse në përmirësim nga vrojtimi i kaluar edhe për vrojtimin aktual mbetet në nivele të uleta negative“ theksohet në raportin e BSH.

Bizneset e ndërtimit raportojnë se prania e ekonomisë informale është faktori me ndikim më të madh, i cili bëhet pengesë për aktivitetin e tyre.

59% e biznesve të ndërtimit raportojnë se kontratat porositëse kanë qenë të mjaftueshme krahasuar me 44% që ishte kjo shifër tremujorin e parë.

Shfrytëzimi i kapaciteteve ndërtuese në tremujorin e dytë të këtij viti është në masën 67%.
*balkanweb*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top