Brodeci i harruar nga të gjithë

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Edhe pas dy viteve nga dita e 7 nëntorit kur në fshatin Brodec të Tetovës, u realizua aksioni policor "Stuhia malore", nuk ka asgjë të re përveç lajmeve të këqija, vdekje nga mërzia, mall për të burgosurit dhe revoltë e banorëve për neglizhencën e partive politike shqiptare. Sipas kryetarit të këshillit familjar, Kadri Dautit, për rastin e Brodecit nuk është interesuar askush deri më tani, përveç avokatit të popullit, Ixhet Memeti, i cili i viziton të burgosurit por edhe ndihma e tij nuk ka dhënë ndonjë fryt. "Tani në fund Ixhet Memeti e ka dërguan djalin tim invalid në spital për kontroll, po djali përsëri u kthye në burg", tha Dauti. Ai akuzon partitë shqiptare se nuk i kanë ndihmuar aspak, ndërsa thotë se janë të zhgënjyer edhe nga BDI. "Ata bile na kanë dëmtuar më shumë. Përfundimisht BDI ka faj për Brodecin, ata na morën në qafë, si me organizimin në Brodec si me pasojat. Ata rijnë në qeveri me gjakun e familjarëve tanë, ashtu siç erdhën në qeveri më 2001 me gjakun e dëshmorëve. Na kanë harruar dhe as që na pyesin si jemi. Nuk jam kundërshtar i asnjë partie tjetër politike, po tanimë jam vetëm kundër BDI-së, nuk jeni në dijeni sa dëm na kanë bërë, ata na morën në qafë ndërsa sot se thonë asnjë fjalë për ne", shprehet i revoltuar Kadri Dauti, i cili akuzon funksionarë të lartë të BDI-së edhe për involvim në tragjedinë e Brodecit. "Duhet ta dish se vëllai im Nadi Dauti më 2001 i dhuroi 10 mijë euro artikuj në shitore për ushtarët ndërsa ti ja ktheve me 10 vjet burg", është mesazhi i Kadri Dautit, i cili publikisht ja drejton kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Nga BDI thonë se presin që të shteren rrugët institucionale dhe të përsëritet gjykimi i Brodecit, ndërsa nëse kjo nuk ndodh atëherë ata premtojnë formimin e një komisioni parlamentar të ngjashëm si atë për Sopotin. "Unë mendoj se njëherë duhet të shteren të gjithë rrugët juridike, të organizohet seancë e re dhe nëse nuk vjen deri te kjo me siguri se ajo do të varet kuptohet edhe prej familjarëve të të burgosurve për rastin e Brodecit, por edhe ne si deputet gjithsesi do të ngremë iniciativa të tilla ku do të japim kontributin tonë", thotë Rafiz Haliti, nënkryetar i BDI-së. Ai thotë se është në kontakte të vazhdueshme me familjarët dhe avokatët e të burgosurve të Brodecit dhe sipas argumenteve dhe deklaratave që ka dëgjuar nga familjarët, asnjë nga të burgosurit nuk është fajtor për akuzën në fjalë. "Por realisht deri tash nuk është bërë ndonjë kthesë në këtë drejtim të ketë përsëritje të gjykimit dhe të gjykohen në bazë të fakteve kështu që unë edhe më tutje në bazë të argumenteve që kam dëgjuar prej familjarëve ngelim në qëndrimet e mëhershme se ata që janë në burgje për rastin e Brodecit duhet të lirohen. Kuptohet se duhet të organizohet seancë e re dhe të gjykohet në bazë të fakteve dhe jo në bazë të asaj që policia i ka marrë prej shpie apo i ka gjet në rrugë", thotë Haliti. Në aksionin policor që ndërmori policia dy vjet më parë në fshatin Brodec u vranë gjashtë shqiptarë dhe u arrestuan 13 të tjerë.

Viktimat vazhdonin edhe pas masakrës


"Pas 7 nëntorit më vdiqën edhe nëna, tezja dhe familjarë të tjerë. Baba vdiq ditën e Arifes për shkak të mërzisë, se festën e Bajramit do ta pres pa djemtë dhe nipërit e tij. Ka vdekur edhe daja i Shkëndim Dautit, Shahin Omeri, i cili investoi për ta operuar Shkëndimin në Suedi dhe pasi ma burgosën djalin ai mori gjakderdhje në tru dhe vdiq.

Edhe nusja e nipit tim, e cila ishte shtatzënë për shkak të traumave nga krismat mori gjakderdhje në tru, fëmija lindi, ndërsa nusja vdiq", tha Kadri Dauti.


Invalidët terrorist

Në mesin e 13 të burgosurve nga Brodeci, sipas deklaratave të familjarëve, ndodhen edhe dy invalidë të cilët nuk kanë qenë as të aftë për veprat që akuzohen. Shëkndim Dauti, më herët ka vuajtur nga kanceri në kokë dhe u është nënshtruar dy operacioneve në Suedi, një në kokë e një në zemër. Përveç tij, në burg tanimë mbahet edhe Nevzat Ariani, i cili sipas deklaratave të familjarëve dhe dëshmive mjekësore, është invalid dhe me aftësi të kufizuara mendore.


Gazeta Lajm
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top