Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Britania, Italia, Turqia dhe Zvicra urojnë Kosovën

Presidenti Fatmir Sejdiu, në dyvjetorin e pavarësisë së vendit tonë, ka marrë mesazhe urimi nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Lartmadhëria e saj, Elizabeth II, presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, presidenti i Turqisë, Abdullah Gْl si dhe nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard.

Në mesazhin e Lartmadhërisë së saj, Elizabeth II thuhet: “Derisa Ju po e festoni Ditën tuaj Kombëtare, unë kam kënaqësinë e madhe që t’ju dërgojë urimet e mia më të ngrohta për shkëlqesinë e Juaj dhe për popullin e Republikës së Kosovës, së bashku me dëshirat më të mira për një të ardhme paqësore dhe prosperuese”.

Ndërkaq, presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano në urimin e tij thekson: “Me rastin e festës kombëtare, dëshirojë t’Ju përcjell, në emër të popullit italian dhe në emrin tim, urimet më të ngrohta për prosperitetin e popullit kosovar”.

“Marrëdhënie në mes të dy vendeve tona janë forcuar edhe më tepër, janë ushqyer nga ndjenja e miqësisë që i lidh dy popujt tanë. Italia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet kosovare për forcimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe zhvillimin ekonomik”, thekson ai.

Pavarësia e Kosovës, sipas Napolitanos, përbën një proces të pakthyeshëm dhe duhet të përfaqësojë një faktor stabiliteti për tërë rajonin e Ballkanit. “Vendi juaj mund të llogarisë edhe në të ardhmen në mbështetjen e dëshmuar të Italisë në rrugëtimin dhe përafrimin me Bashkimin Evropian”.

“Me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Republikës se Kosovës, në emrin tim dhe në emër të popullit turk, me ndjenjat më të sinqerta, ju uroj Ju dhe gjithë popullin kosovar”, thekson ndërkaq, në urimin e tij presidenti turk Gْl.

“Para disa ditësh, pata kënaqësinë e veçantë t’ju nderoj si mysafir Ju, Mikun tim të dashur dhe shpresoj se nga vendi ynë jeni ndarë me kujtime të mira dhe të ngrohta.
Padyshim, kjo vizitë e parë zyrtare që u realizua në Ankara në mes të Turqisë dhe të Shtetit të ri të Republikës së Kosovës në nivel të Kryetarëve të Shtetit, pas takimeve të frytshme dhe të dobishme do të ketë një peshë të veçante historike”.

“Fuqishëm besoj se kjo vizitë do të na shpie në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit tonë në drejtim të forcimit të vullnetit dhe të vendosmërisë sonë të përbashkët. Me krenari ju siguroj se jemi të një mendimi që lidhjet e thella historike, sociale dhe kulturore në mes të popujve tanë mik e vëlla do të përcillen te gjeneratat e ardhshme”, thekson Gْl, duke shtuar se, Turqia në çdo fushë do të përkrahë zhvillimin dhe mirëqenien e vazhdueshme të Kosovës.

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Leuthard ndërkaq, shkruan: “Dita kombëtare e Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe në emrin tim, përshëndetjet më të sinqerta dhe urimet tona më të mira për shëndetin tuaj personal, si dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tuaj”.

“Unë jam e bindur se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të intensifikohet në të ardhmen”.

/Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back