Bregu:Tmerr,vendi i mberthyer nga kultura e te forteve.

Guest2

Antarë i Respektuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka shprehur revoltën e saj në lidhje me arrestimin e bujshëm të Emiljano Shullazit dy ditë më parë. Ajo i konsideron kërcënimet e tij, për të cilat dy ditë më parë, ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, foli për një kërcënim për kandidatin për rektor, Mynyr Koni, si shantazhe që cenojnë garën e lirë. “Më tmerr se të mbërthejë kërcënimi e kultura e ‘të fortëve’, një vend nuk ka! Edhe doni njerëz me mendim që të hyjnë në gara për ndryshim?! Po kur reja e frikës dhe shantazhi i ka zënë përfund thuajse të gjithë, kush i zë besë garës?!”, shkruan deputetja demokrate në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Gazeta shqip.
 
Titulli: Bregu:Tmerr,vendi i mberthyer nga kultura e te forteve.

Vertete tmerr. I lexova disa komente te komentuesve ne nje portal te shqiperise. Dhe shtyheshin jo shullazi, jo tan lepri, jo dritan dajti, jo njefar altini.. eshte me i forti ne Shqiperi. Dmth behej nje lufte mes simpatizanteve te ketyre krimineleve se cili qenka me i forti ne shqiperi. Pak a shume si kartelet e droges ne meksike ku padronet kthehen ne mit... duke u joshur te rinjte qe te behen pjese e atyre karteleve.

Per bemat e ketij shullazit ka 1 dekade qe degjoj, dhe vetem tani e paskan arrestu. Nuk befasohem nese pas pak ditesh e lirojne serish. Kete mund ta ndaloj vetem presioni i ambasades se SHBA.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top