WxP
Staf në FV.AL
Bregu u eshte kunderpergjigjur edhe deklaratave te Rames qe e cilesonin Berishen nje kryeminister ne detyre, duke theksuar se do te jete pikerisht Berisha qe do te qeverise vendin per 4 vitet e ardhshme.
“Persa i perket kryeministrit, i bejme thirrje Rames qe ta marre me qetesi, pasi Berisha eshte zgjedhur nga shqiptaret edhe per nje mandat katervjecar. Se cka nuk pritet mire nga PS ka te beje me friken dhe presionin e humbjes qe ka mberthyer seline roze”, ka nenvizuar Bregu.
Duke pretenduar per fitore, zedhenesja e selise blu ka shtuar se PD po e vezhgon procesin e numerimit. “Ne bejme c’eshte e mundur per te vezhguar numerimin e votes se fundit. Kjo eshte fitorja me e madhe. Asnje parti nuk ka arritur deri ketu”, ka shtuar Bregu.
Top-Channel