Bregu: Pjesëmarrja në votime 3% më e lartë se në vitin 2009

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE – Sipas të dhënave të Partisë Demokratike, pjesëmarrja e qytetarëve në votime, deri në orën 14:30, ka arritur në 36%, që rezulton të jetë 3% më e lartë se në zgjedhjet e katër viteve më parë.

Në një konferencë për shtyp, Majlinda Bregu u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar se sot dëgjohet zëri i secilit prej tyre.

“PD fton qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë. PD u bën thirrje forcave të tjera politike të presin me qetësi rezultatet e votimit. Vota e çdo qytetari shqiptar sot është votë për mirëqenien, Shqipërinë e zhvilluar dhe Shqipërinë europiane”,- theksoi Bregu.

(er.nu/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    33.2 KB · Shikime: 27

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top