Bregu: PD arriti nje fitore te dyfishte ne keto zgjedhje.

xxl

IT Professional
Zedhenesja e fushates se Partise Demokratike, Majlinda Bregu deklaroi mesditen e djeshme fitoren e kesaj force politike ne zgjedhjet parlamentare, te cilat u mbajten me 28 qershor. Nga selia blu, Majlinda Bregu deklaroi se Partia Demokratike kishte arritur te siguronte nje fitore te dyfishte, ate te standardeve dhe te shumices qeverisese. "Uroj te jeni duke ndjekur lajmin e konfirmimit per fitoren e dyfishte nga selia blu, fitoren e standardeve evropiane te zgjedhjeve ne Shqiperi dhe fitoren e sigurt te koalicionit qeverises, i cili eshte votebesuar ne mazhorance nga qytetaret shqiptare qe kane votuar ne daten 28 qershor", deklaroi zedhenesja e qeverise Bregu. Sipas Bregut, nuk ka asnje dyshim tani se tashme ne te gjitha perllogaritjet qe mazhoranca aktuale dhe koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" do te qeverisin Shqiperine edhe per mandatin e ardhshem 4-vjecar. "Ne te gjitha perllogaritjet qe bejme, te jeni te sigurt qe kemi 71 mandate", deklaroi zedhenesja e qeverise, Bregu. Sipas saj, koalicioni qe do te qeverise Shqiperine do te jete nje koalicion stabel dhe i Shqiperise evropiane.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top