Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bregu i Fildishtë zyrtarisht njeh Kosovën

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë Notën Verbale të njohjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e bërë kështu formale njohjen e 84 për shtetin e pavarur të Kosovës.

E diel 30 Tetor 2011 12:46
“Vendimi për Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran i është konfirmuar zv.Kryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, me 20 shtator në New York, gjatë një takimi me Presidentin e Bregut të Fildishtë, shkëlqesinë e tij, z. Alassane Ouattara”, thuhet në një njoftim të zyrës së Pacollit.
Sipas këtij njoftimi, zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të angazhimeve institucionale për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin pavarur të Kosovës, ka vizituar 3 herë Bregun e Fildishtë, ku pati takuar përfaqësuesit më të lartë shtetërorë, Presidentin e këtij vendi, Alassane Ouattara.
“Koha e procedimit të Notës Verbale nga Bregu i Fildishtë, kishte nxitur reagimin e skeptikëve në Kosovë edhe pse kjo formë e njohjes nuk është praktikë diplomatike e Bregut të Fildishtë. Institucionet dhe Populli i Bregut të Fildishtë e kanë konsideruar njohjen e Kosovës si vendim zyrtarë, prej momentit kur Presidenti i tyre kishte deklaruar një vendim të tillë. Nota Verbale e njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika e Bregut të Fildishtë erdhi pas kontakteve të fundit që zv.Kryeministri, z. Pacolli kishte me përfaqësuesit e këtij vendi, duke krijuar kështu të gjitha mundësitë për vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve të mira ekonomike e diplomatike me Republikën e Bregut të Fildishtë”, thuhet më tej në njoftim.
Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës. Tërësia territoriale e tij është 322,460 km² dhe ka një popullsi prej rreth 20 milionë banorë./mesazhi/
 
Titulli: Bregu i Fildishtë zyrtarisht njeh Kosovën

Perhajr na koft, kshtu vazhdoft !
 
Pe: Bregu i Fildishtë zyrtarisht njeh Kosovën

Hajer boft
 
Pe: Titulli: Bregu i Fildishtë zyrtarisht njeh Kosovën

Perhajr na koft, kshtu vazhdoft !

Kur lexova titullin e temes, pikerisht te njejten gje mendova te postoj. Hyra te lexoj, ishe treguar me i shkathet.

E gezofshim!!
 
Titulli: Bregu i Fildishtë zyrtarisht njeh Kosovën

Eh po une ua lexoj mendjen gocave :P jk
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back