Braho: Kreu i SHISH s’ka certifikatë sigurie

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka deklaruar se kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, nuk mund të ushtrojë funksionet e tij normale pa u pajisur më parë më certifikatën e sigurisë.


spartakbrahiooo.jpg



Sipas tij kërkesa e një grupi deputetësh për ngritjen komisionit hetimor pranë SHISH-it, është pezulluar për momentin.

“Po, është e vërtetë, është depozituar. Ne kemi pezulluar vënien në lëvizje. Ka një handikap që Drejtori i Përgjithshëm i SHISH-it sot është i pacertifikuar. Nuk mund të ushtrojë funksionet e tij normale, sepse që të ushtrojë funksionet e tij normale, duhet të japë dhe të marrë informacion të klasifikuar ‘sekret’. Atij i mungon certifikata. Duhet të
presë dhe të

vihet në funksion të detyrave të tij vetëm në periudhën që ai do të certifikohet. Jemi edhe ne në pritje të kapërcimit të kësaj pengese, por nëse do të vonohet, ne do të veprojmë shumë shpejt”, deklaroi deputeti z. Braho, i cili garantoi se Komisioni i Sigurisë do të dërgojë grup pune për të verifikuar ato ankesa apo problematika për të cilat është ngritur shqetësimi.

Duke folur për mediat në lidhje me punën e Prokurorisë, Braho vlerësoi angazhimin e strukturave të organit të akuzës dhe kërkoi prej këtij institucioni që të vijojë çdo ditë goditjen ndaj krimit. “Padyshim që kërkesat për organin e Prokurorisë janë të mëdha. Kam përshtypjen, një përshtypje në dukje është kjo, që ka një lëvizje në veprimtarinë e Prokurorisë, ka një angazhim më të madh të strukturave të saj. Natyrisht, Prokuroria është një organ që çdo ditë është në punë dhe çdo ditë duhet që të forcojë goditjen e saj ndaj krimit. Ky shtet bëhet dhe ky është mendimi im, në qoftë se Prokuroria do të jetë në lartësinë e detyrave të kërkuara”, tha ai, duke bërë thirrje për mbështetje financiare të shtetit ndaj organit të Prokurorisë dhe për rritjen e numrit të kuadrove që punojnë në këtë institucion.

“Me këtë rast unë do t’i bëja thirrje edhe njëherë strukturave të shtetit, qeverisë, që të ndihmojë organin e prokurorisë, veçanërisht nga ana financiare. Vihet re një mungesë e kuadrove në Prokurori. Prokuroria ka nevojë për 10-20 prokurorë shtesë dhe që lipset që, jo vetëm Komisioni i Ligjeve apo Komisioni i Sigurisë, por edhe qeveria ta dëgjojë dhe ta përcjellë pozitivisht këtë nevojë të këtij organi”, theksoi ai.
/ Top Channel


 
Titulli: Braho: Kreu i SHISH s’ka certifikatë sigurie

Kur ky llumi i shqiperise ka ftyre me fol per diqka se ti qfare qertifikate sigurie pate qe u fute te severi i tatimeve edhe dilje thoje se mandati i deputetit ta jep ate te drejt po ik ore horr se krejt shqiptaria e din qfare njeriu je ti....
 
Titulli: Braho: Kreu i SHISH s’ka certifikatë sigurie

Aguero a mun me ta kry i pytje?? ti prej ka ji bre rob i zotit..prej shqipnie apo prej treveva?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top