Brace: KQZ po shtrembëron rezultatet, Rama kryeson bindshëm

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
TIRANث- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, në një deklaratë për mediat, akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po shtrembëron rezultatet e numërimit të votave.

“Diferenca mes Edi Ramës e Lulzim Bashës llogaritet rreth 1400 vota në favor të kandidatit Edi Rama. Ne dimë gjithçka, ne nuk jemi KQZ-ja e Arben Ristanit. Partia Socialiste është fituese e këtyre zgjedhjeve dhe kemi të drejtë të mbrojmë votat e qytetarëve”, tha Braçe.

Braçe shtoi se, rezultatet e nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën drejtimin e Arben Ristanit nuk i beson më njeri dhe se shifrat po shtrembërohen.

“Qytetarët të jenë të qetë, vota e tyre do të lexohet një më një. Ne do të jemi pranë çdo grupi, përballë çdo ekrani ku shfaqet vota e nxjerrë nga kutia e votimit. Jemi këtu që vota juaj të mos preket në asnjë mënyrë", theksoi Braçe.
(m.a/BalkanWeb)
 

Attachments

  • brace-deklarimi (1).jpg
    brace-deklarimi (1).jpg
    12.7 KB · Shikime: 14

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top