Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Botohet "Konspiracioni botëror" i David Icke dhe "Më shumë se Top Secret" i Jim Marrs

David Icke
Konspiracioni botëror
Kolana: Të vërteta të fshehura
Përktheu: Taulant Hatia
Nr. faqeve: 784
ISBN 978-9928-00-004-0
اmimi: 2100 lekë


Konspiracioni botëror është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 800 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. ثshtë një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të përsosur mes tyre.

Vetëm kur çdo pikë të jetë lidhur me tjetrën, do të na shfaqet para syve kuadri i përgjithshëm mahnitës. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të mbetemi gojëhapur ndërkohë që, faqe pas faqeje, Icke na zbulon të vërtetat rreth çdo gjëje, nga ngjarjet e historisë së lashtë deri te Interneti holografik që sundon në realitetin tonë.

Konspiracioni global, që synon vendosjen e një shteti oruellian, nuk është thjesht “teori”. Përkundrazi, është një fakt që mbështetet nga një varg i pafundmë provash dhe përvojash të përditshme. Një rrjet familjesh të lidhura mes tyre, origjinat e të cilave vijnë që nga epokat e largëta, po manipulon ngjarjet përmes politikanëve-kukulla dhe personazheve të njohura, dhe po përpiqet kështu të vendosë në mbarë botën një tirani të përgatitur prej kohësh.
Por ditët e qëndrimit të tyre në hije tashmë kanë marrë fund. David Icke hedh dritë mbi Popullin e Hijeve dhe i jep fund kësaj fshehtësie kaq thelbësore për suksesin e tyre.

Kush jemi? Ku gjendemi? Përse bota është kështu si është?
Vazhdo të lexosh...

David Icke është studiues i historisë së fshehtë dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar për kanalin BBC dhe media të tjera, sot zëri i tij përfaqëson një nga alternativat më domethënëse ndaj informacionit zyrtar. Në të gjithë botën numërohen miliona lexues të këtij autori dhe veprave të tij të shumta: “Sekreti më i madh”, “ Dashuria e pafundme është e vërteta e vetme, gjithçka mbetet është vetëm iluzion”, “Liza në botën e çudirave dhe shkatërrimi i Kullave Binjake”, “Bijtë e Matriksit”, “Unë jam vetvetja, Unë jam i lirë”, “Kronika nga spiralja e kohës” etj.



Jim Marrs
Më shumë se Top Secret
Kolana: Të vërteta të fshehura
Përktheu: Nikolla Langore
Nr. faqeve: 424
ISBN 978-99956-11-96-5
اmimi: 1250 lekë


JIM MARRS TRAJTON TEMAT Mث Tث NXEHTA NGA FORUMET E ABOVETOPSECRET.COM DHE JU TREGON JUVE KUSH, اFARث, KUR, KU DHE PSE, MBI:


► A ishte 11 shtatori i sajuar nga brenda? ► A erdhi nga e ardhmja Xhon Titor?
► A po shterojnë rezervat e naftës? ► Kush i ndërtoi zukatësit?
► Pse e ndryshoi Eër Fors historinë e saj për Stefenvillin? ► اfarë kaloi afër Shatëllit Atlantis?
► A përmbajnë shenjat rrugore kode të fshehtë?
► اfarë qendroi pezull mbi Terminalin C17 të Aeroportit O’Heër?
► A po mbahet e fshehur nga publiku energjia falas/alternative? ► اfarë fluturoi mbi Feniks?
► A është Rezerva Federale një mashtrim? ► A kanë qenë mashtrime uljet në Hënë?
► A janë të vërtetë bishtat e gazrave kimikë të avionëve? ► Kush është vendosur në Hënë?
► A ka një bazë naziste në Antarktikë? ► اfarë u rrëzua në Rasuell?
► Kush e vrau Xh.F. Kenedin? ► A është Zoti një alien?
► ا’do të ndodhë në vitin 2012?




Jim MARRS mund të quhet fare mirë autori lider botëror mbi konspiracionet, me miliona kopjet e shitura të bestsellerave Kush e sundon botën, Ngritja e Rajhut të Katërt dhe të librit Zjarr: Komploti që vrau Kenedin, të cilin Oliver Stoun e përdori si bazë për filmin e tij XFK.
I lindur në Fort Uorth të Teksasit, Mars ka punuar për disa gazeta të Teksasit, përfshi edhe gazetën Fort Uorth Star-Telegram. Pasi shërbeu në zbulimin e Ushtrisë së Katërt gjatë Luftës së Vietnamit, ai u bë shkrimtar i temave ushtarake dhe atyre të aerohapësirës në gazeta, si dhe reporter investigativ.
 
Titulli: Botohet "Konspiracioni botëror" i David Icke dhe "Më shumë se Top Secret" i

Qe u botuan kto e mora vesh, por qfar shkruhet ne librat e permendura do tja sjellesh ktu apo ishte lloj promovimi qe na sugjeron ti blejme dhe ti lexojme vet ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back