Bollano: Shqiptarët po denigrojnë minoritetin

alfonci

Veri investigatio
Nga Ismail Xhaferri
Në përvjetorin e 18-të të organizatës së minoritetit grek “OMONIA”, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe kryetari i bashkisë së Himarës njëkohësisht kryetar i OMONIA-s, akuzuan “qarqe të caktuara shqiptare" për ndërmarrjen e një fushate të gjerë denigruese ndaj organizatës së minoritetit grek. Në takim morën pjesë zv/ministri i Jashtëm grek, Kasimis, konsulli në Gjirokastër dhe ambasadori Nikolas Spazios.

GJIROKASTER Akuzat janë bërë publike gjatë një takimi në fshatin Dervician, në përvjetorin e 18-të të festimit të kësaj organizate, ndërsa në të njëjtën linjë kanë qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule; ai i OMONIA-s, Vasil Bollano dhe deputeti grek i PASOK, Mihalis Pandullas.
Në këtë ceremoni zyrtare kanë marrë pjesë zv/ministri i Jashtëm grek, Theodhoris Kasimis, konsulli grek në Gjirokastër, Joanis Rizopullos, ambasadori grek Nikolas Spazios si dhe përfaqësues të qeverisë greke e asaj shqiptare. Aktiviteti është çelur nga kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano, i cili ka përshëndetur në fjalën e rastit. Gjatë fjalës së tij edhe njëherë ky i fundit ka shprehur qëndrimin e tij ndaj kësaj lëvizjeje. Sipas Bollanos, u bënë shumë përpjekje që shumë herë dhe me qëllim të keq, shumë qendra vendimmarrëse dhe interesash i janë kundërvënë OMONIA-s dhe udhëheqjes së saj në mënyrë të paprecedent nga një vend që rrugëton drejt Europës. "U bënë shumë përpjekje për ta stigmatizuar negativisht dhe në mënyrë ekstreme si një organizatë që përpiqet për destabilizimin e vendit. Por, serioziteti i udhëheqjes dhe anëtarëve të saj jo vetëm që nuk lejuan që OMONIA të bjerë në këtë grackë, por me pjekurinë dhe seriozitetin që e karakterizon arriti të promovojë problemet që përballon dhe tregues janë takimet e shumta me faktorë ndërkombëtarë; pjesëmarrja në forume të shumta dhe raportet e ndërkombëtareve", - u shpreh Bollano. Në këtë mënyrë, akuzat e Vasil Bollanos kanë vijuar në qarqe të veçanta shqiptare ndaj OMONIA-s. Po gjatë fjalës së tij, ky i fundit ka pohuar se OMONIA do të vazhdojë punën e përpjekjet e mëtejshme mbi të drejtat e saj, ku së bashku me PBDNJ-në do të përpiqen në mënyrë konstruktive të bashkëpunojnë me qeverinë. Po në të njëjtën linjë me të kanë qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e më tej përfaqësues të shtetit grek. Gjatë një interviste për mediat, Dule ka mbajtur një qëndrim me Bollanon, duke pohuar për mbrojtjen ndaj tij dhe kundërpërgjigje të akuzave, të cilat janë cilësuar si të padrejta nga individë të politikës e më tej të mediave të ndryshme. Ndërsa deputeti i PASOK-ut, Nikolas Pandullas ka mbështetur në këtë ceremoni pikat e kërkesës së drejtuar nga Bollano në parlamentin grek, lidhur me çështjen e minoritetit në Shqipëri. Në deklaratën politike të tij është theksuar se perspektiva europiane e një vendi të vogël siç është Shqipëria, kalon domosdoshmërisht nga Greqia, duke zyrtarizuar më tej pikat e parashtruara nga Bollano mbi kërkesat ndaj minoritetit. Aktiviteti është mbyllur në një takim pa praninë e mediave, mes kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule; kreut të OMONIA-s, Vasil Bollano dhe përfaqësuesve të qeverisë greke.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Bollano: Shqiptarët po denigrojnë minoritetin

Hajduti bertet "kapeni Hajdutin".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top