Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

fshatari

Anetar
berishabode.jpg


Mjafton ta thotë i "madhi" dhe menjëherë bëhet. Nuk kanë kaluar më shumë se disa orë, dhe Bode i përgjigjet Berishës me përgjigje pozitive dhe propozim konkret për shpërblimet të cilat do t'u jepen pensionistëve dhe punonjësve të administratës në festat e fundvitit.

Në mbledhjen e qeverisë, Ministri i Financave Ridvan Bode propozoi shpërblimet të cilat do t'u jepen pensionistëve dhe punonjësve të administratës në festat e fundvitit.

Kështu për festat e fundvitit sipas Bodes pensionistët do të marrin një shpërblim prej 2500 lekë ndërsa punonjësit e administratës do të marrin 10 mijë lekë shpërblim. Ndërkohë miratimi i shpërblimeve nga qeveria do të mitatohet në mbledhjen e nesërme.

Marrja e shpërblimit për administratën dhe pensionistët u diskutua ditën e sotme mes kryeministrit Berisha me ministrinë e financave dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH). Në këtë takim, Kryeministri Berisha theksoi se pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t'u jepet një shpërblim për festat e fundvitit. (albeu.com)
 
Titulli: Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

wow. 13.5 miliard leke vetem per pensionistat.
 
Titulli: Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

ue u bera e pasur me shperblimin prej 10 mije lekesh prit uuueeeeeeee sa gjera do blej .........ik ore te ngordhin ne ndonje ferre me gjithe shperblim , vetme te ngrodhin ua fal shperblimin tim
 
Titulli: Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

E mire te pakten 10.000 mije leke (te reja apo jo? ) do i marim :D
 
Titulli: Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

ue u bera e pasur me shperblimin prej 10 mije lekesh prit uuueeeeeeee sa gjera do blej .........ik ore te ngordhin ne ndonje ferre me gjithe shperblim , vetme te ngrodhin ua fal shperblimin tim

Mungesa e korrupsionit i irriton ca tipa...
 
Titulli: Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

E paskan pergjysmuar "kaposhin e vitit te ri"Me aq lek pensionistet nuk marrin dot nje pule deti .Te pakten administraten nuk e paskan harruar.
 
Titulli: Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

2500 leke =25 000 ?

eshte keputur ne .... Gomari. Me aq kerkon ti mashtrojne pleqte ai? C'a blihet me 25 mije leke njehere?
 
Titulli: Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

Mungesa e korrupsionit i irriton ca tipa...

ha ha ha ha ha ha
me mua e ke lali na shkrive fare
e di dicka ti i kam shum e inat njerezit qe kur flasin thone diska sa per te thene :espuls:
 
Titulli: Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

ha ha ha ha ha ha
me mua e ke lali na shkrive fare
e di dicka ti i kam shum e inat njerezit qe kur flasin thone diska sa per te thene :espuls:

sa inate e paske veten ti...
 
Titulli: Bode realizon premtimin e Berishes brenda disa oreve

Kriza në 'derën e kryeministrit', zbulohet shkresa: S'ka lekë për pagat e fundvitit

Shekulli Online | 15/12/2009

- Te gjitha drejtorive kryesore te administrates se shtetit, u ka shkuar nje shkrese e cil ka fjalen "URGJENT" ne koke dhe mban daten 14 dhjetor.
Kjo shkrese e cila u eshte nisur me email nje numri funksionaresh te larte te administrates urdheron ata qe te mos paguhen pagat e muajit dhjetor dhe shperblimet e parashikuara me ligj te fundvitit, te cilat parashikohen me fond te vecante.

Shkresa, e cila posedohet tashme nga Shekulli, nis me fjalet:
"Pershendetje. Me urdher te Ministrit te Finances dhe me porosi te Zv.Ministrit, urdherohet te gjitha deget e Thesarit, te bllokojne plotesisht perdorimin e fondit te vecante per te gjitha institucionet... "

Me pas ne shkrese jepen disa sqarime teknike dhe shkruhet mbi pergjegjesit dhe ndeshkimet e pritshme ne rast se ky urdher nuk zbatohet. Ne fund thuhet:
"Me porosi te drejtorit te Thesarit, ju sqaroj edhe njehere se: Pagat e muajit dhjetor 2009, do te egzekutohen vetem ne janar 2010.."


******
Ndërkohë që harxhohen miliarda për "festa" dhe "kongrese" që shndërrohen në shou elektoral, arka e shtetit eshte bosh dhe pamundesia financiare e qeverise ka arritur tashme aty ku nen zë ekspertët e kishin paralajmeruar: deri tek rrogat.e administrates.
Punonjesit e administrates nuk kane marre rrogen e muajit dhjetor (15-diteshi i dyte) dhe u eshte thene qe do ta marrin ne 4 janar. Rrezikohet gjithashtu edhe rroga e 13, pra shperblimi i perhershem ligjor i fundvitit, nderkohe qe sajti i Kryeministrise perpiqet te mbuloje kete veshtiresi duke sajuar lajme qe te kujtojne logjiken e informacionit ne kohe te tjera.
Me poshte eshte nje lajm i sapohedhur ne sajtin online te Keshillit te Ministrave. Aty per cudi pranohet edhe qe paska krize ekonomike, ("ndikime nga kriza boterore"(!) - madje nga vete goja e kryeministrit qe deri me tani ka folur per rritje dyshifrore dhe per suksese te medha ne vendin e vetem ne Evrope "te paprekur nga kriza".
Lajmi mund te lexohet ne:
Keshilli i Ministrave

Ja teksti i tij i plote:
"..Kryeministri Berisha priti sot ministrin e Financave z. Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Në këtë takim, Kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t'u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë.
Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së Kryeministrit..."
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top