Blushi: Më ka kërcënuar Elvis Roshi

Guest2

Antarë i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ben Blushi është kërcënuar nga Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, pas fjalës që i mbajti një javë më parë në Kuvend.

Denoncimin publik, Deputeti socialist e bëri në seancën plenare duke lexuar SMS e ardhur në telefonin e tij.

Ben Blushi, Deputet i PS-së: “Pasi fola në parlament më vjen një mesazh në celular. O Blush jam Roshi, unë nuk kam bërë asnjë krim dhe shumë shpejt do të dali për sqarim të publikut, por borxh nuk të kam ty, sat ë kem qytetin e Kavajës. Ka ca sharje…”

Blushi i bëri një pytje Kryeministrit Rama, i cili edhe pse i ulur vetëm pak metra pas tij, nuk pati asnjë lloj reagimi.

Ben Blushi, Deputet i PS-së: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin? Ervinin dhe Elvisin në Kavajë, Shukriun në Peshkopi, Qazon në Elbasan, kë përfaqësoni këtu? Të gjithë llumin e Shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, në Elbasan, në Peshkopi, edhe në Durrës po të duash. Ku e vë atë jastëkun që e mban me vete në avion. Kush janë këta njerëz? اështja nuk është pse janë ata dhe si janë ata, çështja është pse nuk i kap ligji. E di pse? Sepse i mbron ti”

Por ndërsa nuk mori përgjigje nga Kryetari i ‘Rilindjes’, siç iu drejtua Blushi Kryeministrit, ky denoncim i tij ngjalli reagimin e disa përfaqësuesëve të opozitës, të cilët i dolën në krah dhe kërkuan një qëndrim nga kreu i qeverisë.

Në formularin e vetëdeklarimit për Ligjin e Dekriminalizimit, Kryebashkiaku i Kavajës pranonte se ishte dënuar në Gjermani, por theksonte se nuk e mbante mend shkakun e arrestimit dhe dënimit të tij, çka u denoncua një javë më parë nga Deputeti Blushi, si një rast i papranueshëm.

Tv Klan
 
Titulli: Blushi: Më ka kërcënuar Elvis Roshi

Po na ka gjetur hall i madh ne socialistave ore! Nuk na e duan Qeverine e Rilindjes as keta tanet, pale Berishat e Bashat qe nuk na e duan.

Po mire Berishes qe i fusim nje te sharre se eshte demokrat e dalim nga situata. Po ketij te birit te shokut Kico cfare ti bejme qe na ia numeron Qeverise se Rilindjes te ligat tek e tek pa i dridhur sqepi?!

Hall i madh na ka zene o shoke socialiste Rroshat jane bere Kokorosha!

Mos punon edhe ky me Berishen mo ?!?

hajduti
 
Kur flisje ne fillim kujtoja se ishe ndonje i "semure" partiak, me pas kishe shkruar per mbledhje PD-sh etj, kam fituar me teper respekt pasi me sa shoh ta do puna te besh keshtu.

Po nje gje skuptoj nqs me pergjigjesh.

Ku sheh ndonje te PS ti qe do Ramen apo qe e mbron?
te gjithe qe i dalin kunder PD sjane ne krahe te rames apo metes, pavarsisht se thelle thelle mund te jene te majte apo te djathte.

Thjesht PD eshte pacavure me vete duke filluar me lartmadhnine e tij Berish dhe me Kllounin Lulzim.

tani un e mar vesh qe mund te me injorosh apo te fillosh me politike dhe jam i sigurt qe je me i afte se une per te por nje kerkese miqesore kisha.

Shaj o burri dheut nje here nga goja jote si qytetar se na je ber si pasqyra lali eri nga krahu i kundert.

Njs, zere se sfola :D
 
Titulli: Blushi: Më ka kërcënuar Elvis Roshi

A i rilindjes eshte pertoj ta lexoj...budallik duhet te kete bere ;)
 
Titulli: Blushi: Më ka kërcënuar Elvis Roshi

Fly, per te qene i sinqerte, kerkoj ndjese por sinqerisht nuk po te kuptoj se cfar kerkon te me thuash.

Gjithsesi, une po ndaloj per nje trilece?! Je i ftuar, dhe me zemer te hapur do te maresh cdo pergjigje :)

hajduti
 
Titulli: Blushi: Më ka kërcënuar Elvis Roshi

Per fat te keq shqipnia ka kry pune s'bahet kollaj me kto lloj personash qe perfacsojn popullin.
 
Titulli: Blushi: Më ka kërcënuar Elvis Roshi

Fly, per te qene i sinqerte, kerkoj ndjese por sinqerisht nuk po te kuptoj se cfar kerkon te me thuash.

Gjithsesi, une po ndaloj per nje trilece?! Je i ftuar, dhe me zemer te hapur do te maresh cdo pergjigje :)

hajduti

Trilecen me ty e ha vec kur te vishesh me roze ose lejla, jo per politike po per qef. :D

Per ti ren shkurt thash fol si popull jo si ngjyre partiake se per parti, m... Jane nga te dyja anet.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top