Blushi: Berisha iku, por jo qeverisja e tij

Guest2

Antarë i Respektuar
Deputeti socialist, Ben Blushi vijoi edhe këtë të enjte me kritikat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Blushi e nisi me komentimin e deklaratës së kryeministrit drejtuar një biznesmeni gjatë një aktiviteti këtë javë.

“T’i thuash një biznesmeni që je bërë shqiptar, është përçmuese”, deklaroi Blushi.

Më tej, deputeti kritik i qeverisjes tha se epoka e qeverisjes së Sali Berishës nuk ka ikur akoma, pavarësisht se vetë Sali Berisha është larguar.

“Vendin nuk i mungon asgjë, as toka, as ajri dhe as uji. E vetmja gjë që i mungon është qeverisja, që nuk do ta ketë të paktën edhe për një vit”, u shpreh ai.

Lidhur me dekriminalizimin, Blushi është vendosur sërish mes dy palëve duke hedhur akuza të forta ndaj të dyjave.

“U zutë edhe sot se kush ka më shumë e kush ka më pak kriminelë, se kush ka futur më shumë e kush më pak në Parlament”, tha ai.
Top Channel.
 
Titulli: Blushi: Berisha iku, por jo qeverisja e tij

Po ky beni ca i duket vetja q eka ndonje fuqi te mbinatyrshme qe sapo te mar qeverin ky do beje gjithcka me magji me nje te prekur me gisht mahhh
 
Titulli: Blushi: Berisha iku, por jo qeverisja e tij

Dyshoj qe ky beni te jete aq i drejte ne vepra sa ka te drejtat fjalet qe ka thene ne gjithe keto kohet e fundit...fatkeqesisht(edhe ne keto raste duhej thene fatmiresisht) Shqiperise me te vertete do ti mjaftonte nje prekje, sepse eshte nje Faqa vend qe ka burime nentokesore , riviere dhe klime e sa e sa te mira te tjera qe ja ka dhene Zoti por qe nuk e lene keto mortjet e 25 viteve te shfrytezohen si duhen...sjemi as nje bashki e qyteteve te medha te botes, por akoma 70% e popullsise vuan per buken e gojes....po mire te na e bejne se kur vjen momenti per te votuar ne sdime asnjehere te mblidhemi e bojkotojme por vetem themi : ja te zgjedh te keqen me te vogel.....
 
Titulli: Blushi: Berisha iku, por jo qeverisja e tij

Kjo eshte politika.... ... tashme eshte shendrruar ne nje teater ku ca kukulla lozin rolin qe i perfytyrohet regjizorit ne momente tymi apo frymzimi... modern.. abstrakt... kryetar komune me titullin me i miri i eu per ca kuadrate shahu ne siperfaqe pingule e shigjeta per te "treguar drejtimin" meqense mungojn tabelat.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top