Pas plot 11 vitesh, i "forti" i Vlorës, Zani اaushi shkel në lagjen "اole", ku ende dhe sot e kësaj dite përfliten nën zë bëmat famëkeqe të bandës së tij. Vdekja e motrës së vogël, Natashës i detyroi zyrtarët e lartë të burgjeve të vënë dorën në zemër. I dënuari me burgim të përjetshëm, i cili nuk u lejua një vit më parë t'i jepte lamtumirën e fundit nënës së tij, siguroi lejen që të rikthehej në qytetin e lindjes për të përcjellë në banesën e fundit 35-vjeçaren. Lajmin për vdekjen e motrës së Zanit e ka marrë drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë të Burrelit, Shkëlqim Gjeçuka. Rreth orës 06:15, Gjeçuka, i shoqëruar nga vartësit e tij ka ndalur hapin në qelinë e ish-kapos së Bandës së Vlorës. "Duhet të bëhesh burrë. Motra, Natasha të ka lënë", - mësohet t'i ketë thënë kreu i Burgut të Burrelit, Zani اaushit, ndërsa i ka servirur sipas zakonit cigare nga paketa që mbante në dorë. Ndonëse e priste lajmin e kobshëm, protagonisti i ngjarjeve më të bujshme dhe po aq tronditëse të trazirave të '97-ës është kapluar nga dhimbja e trishtimi. Fatkeqësitë e njëpasnjëshme në familje e kanë ndjekur nga pas përgjatë gjithë këtyre viteve Zanin e اoles. "Do më dërgoni në Vlorë ta shikoj e ta puth në ballë për herë të fundit motrën time". Me këto fjalë, dhe më zërin që i dridhej nga ankthi, iu është drejtuar i dënuari me burg të përjetshëm krerëve të burgut. Pavarësisht riskut që mund të sillte rikthimi i ish-kapos në Vlorë, autoritetet më të larta të burgjeve kanë dhënë OK-in.
MOTRA E ZANIT
Natasha اaushi vuante që prej tre vjetësh nga një sëmundje e pashërueshme. Tri javë më parë ajo është kthyer nga Italia në Vlorë pa shpresë për jetën. Gjatë kësaj kohe, i "forti" i Vlorës ka komunikuar herë pas here në telefon me të motrën, duke ndjekur që nga qelitë e Burgut të Burrelit gjendjen shëndetësore të saj. Mësohet se vetëm pak minuta para se të jepte shpirt, Natasha ka folur për herë të fundit me vëllain e saj. "Zani, motra jote po vdes pa të parë me sy", - ka thënë 35-vjeçarja. Ishin fjalët e lamtumirës...
RIKTHIMI
Nën masa të rrepta sigurie, Myrteza اaushi ka nisur "udhëtimin" drejt qytetit bregdetar ku lindi dhe u rrit, për të puthur për herë të fundit Natashën, me të cilën ishte shumë i lidhur. Ora shënonte 12.43, kur Zani ka lënë qelinë e tij. Tre makina policie dhe një automjet civil shoqëruan ish-kapon e Bandës së Vlorës nga Burreli për në qytetin bregdetar. I dënuari ndodhej në makinën e dytë, ndërsa efektivat blu ishin të veshur me antiplumb. Në ora 16:10 të ditës së djeshme, Zani preku pas 11 vitesh rrugët e lagjes së tij, "اole". Ai ishte veshur me bluzë me krahë të shkurtra ngjyrë blu, me pantallona xhise dhe atlete. Në kokë mbante një kapele. "Gazeta Shqiptare" ka ndjekur nga afër rikthimin e Myrteza اaushit në banesën e tij, ku ishin hapur dyert e mortit. Me kokën lart dhe një vështrim tejshpues, Zani hyri në katin e parë të vilës së tij trekatëshe. Ndërsa e gjithë lagja "اole" ishte "blinduar" nga forca të shumta policore e të tjerë të veshur civilë. Një heshtje e thellë prej varri zotëronte në lagjen shumë të përfolur të Vlorës.
LAMTUMIRA
Fillimisht Zani اaushi hyri në dhomën e grave. Ai iu afrua arkivolit ku ndodhej trupi i pajetë i motrës së tij të vogël. I hoqi shaminë nga fytyra dhe e puthi në ballë. Lotët i rrëzëtinin poshtë qepallave të syve. Pasi u përqafua me të gjithë të afërmit, ish-kapo i Vlorës hyri në dhomën e burrave. Takoi dhe përqafoi me mall të atin. Në ceremoninë mortore ku merrnin pjesë 60 vetë ishin të pranishëm dhe shokët më të ngushtë të Zani اaushit. Për rreth një orë, i "forti" i 'اoles' qëndroi në shtëpinë e tij. Ai doli nga banesa me arkivolin e të motrës në krahë deri në dalje të rrugës së lagjes "اole dhe më pas u përqafua me të afërmit. Ndërsa kortezhi mortor u nis për në varreza, i dënuari me burg të përjetshëm zuri vend në furgonin e policisë për të marrë rrugën e kthimit drejt qelisë në Burgun e Burrelit. Të gjithë të pranishmit e përcollën duke ngritur duart lart. Ndryshe nga çfarë mendohej, rikthimi i Zanit në Vlorë pas kaq vitesh nuk shënoi asnjë incident. Ai mbërriti në Burgun e Sigurisë së lartë të Burrelit rreth orës 20:21. (s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)