Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Nga: Mira Kazhani

Gjithmonë i lexoj shkrimet e tij, ndoshta sepse marr përgjigje nga ato që kur i dëgjojmë na duket sikur i kemi patur brenda nesh, por thjesht na ka munguar ai grepi i cili i tërheq ato mbi sipërfaqen tonë. Eshtë vërtet një ditë e ftohtë dhe Blendi Kajsiu më kërkon që të shkoj në një bar afër shtëpisë së tij. Pak a shumë është një takim te kafja e lagjes, edhe pse, të paktën kafenetë në Tiranë, janë aq luksoze sa të mërzisin ndonjëherë. Blendi vjen me një hap të nxituar dhe rreth qafës ka mbështjellur disa herë një shall (ndoshta ngjyrë ulliri). ثshtë njeri komod. Nuk të shqetëson me pyetje të tepërta rreth rubrikës, që me shumë sinqeritet më thotë se nuk e ka lexuar. Ndoshta më mirë i them unë, kështu do jesh më i vërtetë. Ai qesh dukë më lënë përshtypjen se as që e vuri ujin në zjarr sesi do dukej para botës në një profil.

Nuk ka pak muaj që është kthyer nga Londra ku veç doktoraturës gjeti dhe nuse. Loz Adriana është kolumbiania që i vodhi zemrën që në ditën e parë kur u takuan në një nga laboratorët e universitetit.
-Pse do të shkruash edhe për këtë, - më drejtohet ai me një përpjekje jo për të fshehur jetën private, por me idenë se askujt nuk i intereson kjo gjë.
-E dije që në castin e parë që ajo ishte gruaja juaj e ardhshme?
-Besoj që po. Ka histori që i zgjat me vite, edhe i do, por nuk vendos të martohesh. Me Adrianën besoj e kam ndjerë që në çastin e parë.
Ajo tani është ende në Londër por ka ardhur shpesh në Shqipëri. Të dy bashkë kanë vendosur që të shkojnë për dy vite në Kolumbi e më pas Blendi nuk e ka idenë se ku do jetë stacioni, edhe pse më thotë se Shqipëria mbetet destinacion konstant.
Ai është shumë British. Ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar qëkur ishte 16 vjeç dhe jetonte në Durrës. Ishte më i miri i shkollës dhe fitoi një bursë e cila e çoi atë në UK. Unë e di këtë nga të tjerë, ndërsa ai vetë, në mënyrë të habitshme e çmitizon shkollimin apo aftësitë e tij intelektauale.
-Po çfarë domethënë kjo, që t’ju tregosh njerëzve që ti ke bërë shkollë?! Punë e madhe fort. Ti mund të jesh dhe budalla e të kesh mbaruar shkollë e sidomos kur flet për të me krenari atëherë vërtet diçka nuk shkon, - më thotë me një ton sarkastik.
Ka një aftësi për të normalizuar gjithçka. Më pëlqen ky fakt!
-Të kam lexuar shumë shkrime. Ke shkruar për Albin Kurtin, për referendumin e plehrave, për eurotopinë, për homofobinë. Dua të them shkruan për gjithcka dhe nuk shoh të humbasësh ti nëpër shkrime aspak. Do të doja të flisnim për homofobinë shqiptare.
-Po, ndoshta shkrimi u keqkuptua disi. Me atë shkrim po i mbroja shqipatrët. E di pse, sepse në të shkuarën shqiptarët nuk kanë qënë homofobë. Në fakt bota në përgjithësi është bërë homofobe me ardhjen e modernizmit. Pas iluminizmit mendoj që kanë ndryshuar raportet.
Homofobia duhet parë si një produkt i modernitetit më shumë sesa i traditës së vjetër shqiptare. Në këtë aspekt homofobia nuk luftohet thjesht duke i bërë thirrje shqiptarëve të bëhen më europiane. Aq më pak mund të luftohet homofobia me deklarata ambasadorësh europiane që e shikojne atë si pjesë të primitivizmit shqiptar. Ajo që duhet nxjerrë në pah është fakti se me shumë sesa një perversitet apo deviacion europian, homoseksualiteti është një realitet që ka qënë pjesë e kulturës dhe traditës sonë shqiptare që në krye të herës.
-Vërtetet?
-Provo të kërkosh në folkorin tonë dhe do gjesh këngë për dylberët. Ka qenë një këngë “Po vjen një anije me dylberë”. Shqipëria e Mesme e ka patur realitet. Madje shumë nga prej tyre martoheshin dhe mbanin dashnor një djalë, ose një burrë. Kjo si në kohën otomane edhe në kohën e Ahmet Zogut. Spartanët e stimulonin homoseksualitetin si diçka që ndihmonte luftën. Kur kishe më vetë një partner ose ndryshe dashnorin, luftoje më mirë dhe e mbroje dhe atë. Kemi Aleksandrin e Madh që ish i martuar dhe kish një të dashur. Nuk ka patur këto kategorizime në ato periudha. Kush e tha që hetero është korrekt dhe homo nuk është. ثshtë absolutisht prodhim i botës moderne, e cila në mënyrë paradoksale të thotë luftoje me modernizëm. Po si ta luftoj diçka me të njëjtin mjet me të cilin e ke krijuar? Komunizmi, - vazhdon ai duke ju kthyer rastit të Shqipërisë - e ndryshoi sistemin e vlerave. Dhe tani në demokraci hiqemi sikur s’e kemi problem.
-Po në realitet kryeministri lejoi martesat me homoseksualët, - e ndërpres unë.
-I lejoi për tre arsye
1- I tregoi europianëve që nuk është e vërtet që është shpellar siç akuzohet nga disa zëra kritik e opozitar.
2- Përdori një ton dhe një nënqeshje që t’i thoshte elektoratit të vet se nuk e ka seriozisht, por ja do puna, dhe u ndihmua nga të qeshurat e ministrave të tij. (besoj të kujtohet apo jo, që ata qeshën, - më thotë ai)
3- Ishte një deklaratë nga ato që kërkon të zhvendosë vëmendjen nga çështje më fraxhile
-Si deklarata për gjuhën kineze? اfarë ishte ajo deklaratë e kryemnistrit?
-Ajo nuk ishte rastësore. Besoj që ishte diçka e menduar mirë. Kemi 21 vite që flasim për Europën, por ajo tashmë është e shkërmoqur finaciarisht dhe Shqipëria nuk ka më asnjë përfitim prej saj. Investitorët janë tërhequr për shkak të krizës në euro zonë. Kryemnistri e di që Kina po shfaqet si yll i vetëm në botë për shkëlqimin ekonomik. Ishte besoj një strategji për të çuar një mesazh në Kinë dhe e bëri me gjuhën. Nuk e ka të lehtë të ndërrojë premtimin për Europën që është ngjizur në kokën e shqiptarëve si atak, në premtimin për kontinentin e verdhë, Kinën.
-Po thoni që ëndrra për BE nuk sjell më asnjë frut?
-Nga Bashkimi Europian, që nuk është Europa, do të mund të kishim përfituar më tepër gjatë luftës së ftohtë, sic ndodhi me Spanjën, Greqinë dhe Portugalinë. Tashmë është pak vonë për dy arsye. Së pari, sepse Bashkimi Europian është zgjeruar më shumë në vende të pazhvilluara ose në zhvillim, çka e ka ulur nivelin e ndihmës për secilin vend në veçanti. Së dyti, sot BE-ja ndodhet vetë në një krizë të thellë ekonomike, ndaj i mungojnë fondet apo investimet që mund të bënte në vende në zhvillim si Shqipëria. Por ajo që është e rëndësishme të kuptohet tashmë është fakti që asnjë vend nuk mund të zhvillohet thjesht me ndihma apo me lëmoshë nga jashtë. Mjafton të shikojmë krizën e ekonomise greke në të cilën BE-ja ka derdhur miliarda euro pa fund për të kuptuar se zhvillimi është i pamundur pa pasur prodhim dhe një industri produktive dhe konkurruese. Se zhvillimi buron së pari nga brenda edhe pse mund të nxitet nga jashtë.
-Do ja dalë Europa?
-Cila Europë? Nëse flasim për Gjermaninë apo Francën, natyrisht që ata do t’ia dalin.
-Nëse flasim për Greqinë, ekziston rreziku që ajo të kthehet në një vend që ekziston thjesht për të larë borxhin e jashtëm. Personalisht besoj se BE-ja do ta kalojë krizën, por mjaft e transformuar. Besoj se ka dy mundësi. Së pari, krijimi i një BE-je më të centralizuar ku vende si Gjermania do kenë kontroll më direkt në financat dhe politikat ekonomike të vendeve më periferike. Së dyti, një BE, më pak e integruar, më e decentralizuar, por edhe më pak solidare. Në të dyja rastet Shqipëria përballet me një BE problematike. Në skenarin e parë edhe nëse Shqiperia anëtarësohet në BE politikat ekonomike do vendosen në funksion të nevojave të superfuqive europiane, si Gjermania, dhe jo në funksion të nevojave të ekonomisë shqiptare. Ne skenarin e dytë, Shqipëria do ta kishte më të lehtë të anëtarësohej në BE, por ajo do të përfitonte me pak ndihma dhe fonde nga ky anëtarësim, pasi BE-ja do të ishte një organizate shumë më pak integruar dhe solidare, se c'është sot.
Ndërkohqë që ai flet nuk arrij të ndaj keqardhjen me një ndjesi të mirë. Nuk e kuptoj nëse Shqipëria është me fat apo pa fat. Ajo çka shumë nuk dimë është ndoshta nëse e kemi fajin vetë apo është “Maktub”.
-Asnjë politikan nuk do dalë e do të thotë të vërtetën për Europën. Ata nuk dalin dot më nga kurthi i vetvetes. Sepse 20 vite kanë folur për Europën dhe tani gjejnë shtigje duke folur për gjuhën kineze. Ka dhe një problem të madh në mes nesh. Komunizimi betonizoi izolimin përmes diktaturës ndërsa pluralizmi betonizoi Europën përmes premtimeve. Dhe po ta vësh re në marrim shembull Gjermaninë, Spanjën, apo Greqinë. Në shembull duhet të kemi Hungarinë, Rumaninë që janë në fije të perit dhe po kalojnë ditë të errëta. Ne me ato ngjajmë, jo me pjesën tjetër. Por politika s’mund të marrë përsipër riskun e së vërtetës – thotë ai me bindje.
Dikur Blendi Kajsiu ka qënë neoliberal, por me kohën ai ndryshoi dhe shumë mirë disa ide të tij, shkrime të kujtojnë Marksin.
-Dikotomia neoliberal - marksist është fallco për aq sa ajo eleminon nuancat dhe hapësirat e tjera ideologjike. Në fakt një nga mënyrat se si është vendosur hegjemonia neoliberale në Shqipëri është nëpërmjet reduktimit të zgjedhjes në këtë dikotomi. Pra ose do jesh neoliberal që nënkupton, hapjen totale të tregut, tërheqjen e shtetit nga ekonomia dhe shoqëria dhe rritjen e pabarazisë, ose do jesh marksist, që në realitetin shqiptar nënkupton komunist, ose kriptokomunist. Personalisht mendoj se marksizmi është një përqasje mjaft interesante, por e pamjaftueshme në stadin ku ndodhet sot kapitalizmi, sikurse e ka vënë në dukje, ndër të tjerë edhe Habermasi. Ajo që mendoj se mungon sot në Shqiperi është social-demokracia, pra një demokraci sociale që nënkutpon më shumë solidaritet, më shumë barazi dhe një rol më të madh të shtetit në ekonomi.
Ai pi çaj mali, ndërsa unë portokall të shtrydhur. Ndezim të dy një cigare, unë edhe pse nuk e shijoj më pëlqen ta bëj sot. Ai ka argumente dhe të paktën një emër filozofi për çdo gjë. Pa dorashka nuk u ndjeva mirë në fund të kësaj bisede sepse kuptova që ka shumë injorantë edhe pa shkollë jashtë dhe ndoshta sidoqë të jesh, një njeri i mirë apo me cene, dijet të veçojnë nga të tjerët. Të bëjnë të ndryshueshëm dhe mendjehapur si dhe të mësojnë se ndoshta ende nuk ke mësuar asgjë. “Unë di një gjë që s’di asgjë” Sokrat.
 
Pe: Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Jo nuk eshte normale..

Interesant,se paragjykoni homot qe i shfaqin e jo hetero,qe fusin duart e lepihen ne publik,pa prek ato rastet e kurioziteve qe lexojme qe bejne edhe sex:)
 
Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Po me pelqeka tema se ka marre ngjyra sexi :djalle:....... jo vetem por ne ksi rastesh edhe bisedat bahen te nxheta :lol:
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Po time cte drejt del dhe me tregon bindjen tende seksuale,duke fut duart me te dashuren duke u lepire ne publik,per te treguar se je hetero??...Ske pse tregon ca je,marredhenie intime kot si thone,behen tek VENDI(ne intimitet)ndryshe le te behen ne publik e te marrin tjeter emer,marredhenie publike...
Eshte interesant se sdoni tjeret te shfaqin drejtimet e tyre seksuale e per vete keni qejf,pse??Ju duket normale e juaja dhe jo e tjereve??...Ne fakt mu sm duket normale asnjera,shfaqjet apo free show ne publik sme pelqejne,sic e tha dhe Zzinna i vetmi problem i ketyre homove eshte se duan ta bejne publike ate gje,kaq...


Po pse njelloj esht si te shikosh nje mashkull dhe nje femer qe i japin nje puthje njeri tjetrit ne buz ne rruge lokal apo ku di , Dhe te shofesh dy meshkuj duke u puth e njeta gje esht sipas teje ska asnje lloj dallimi apo dhe ndryshimi ???


Po mir GLOOM Le te bejn dhe ca bankarta te shkruajtuara ''une jam homo'' dhe te shetisin neper qytet qe dhe ne ta dim se kush esht homo pffffff Zhdukje ktyre lloj specieve.........................
 
Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Po me pelqeka tema se ka marre ngjyra sexi :djalle:....... jo vetem por ne ksi rastesh edhe bisedat bahen te nxheta :lol:

Eshte ftohte prandaj..te nxefemi cikez me keto muhabete se na duhet te civilizohemi se ndryshe sna merr Europa.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Po pse njelloj esht si te shikosh nje mashkull dhe nje femer qe i japin nje puthje njeri tjetrit ne buz ne rruge lokal apo ku di , Dhe te shofesh dy meshkuj duke u puth e njeta gje esht sipas teje ska asnje lloj dallimi apo dhe ndryshimi ???


Po mir GLOOM Le te bejn dhe ca bankarta te shkruajtuara ''une jam homo'' dhe te shetisin neper qytet qe dhe ne ta dim se kush esht homo pffffff Zhdukje ktyre lloj specieve.........................

Ti a po thua eshte intimitet??Pse nuk quhet intimitet njesoj se mashkull-femer po ashtu dhe femer-femer,mashkull-mashkull??...Intimiteti nje eshte Rendex,ska rendesi sexet qe e zhvillojne...Rendex vere dhe ti nje karte ne qafe jam hetero e dil:D
 
Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Eshte ftohte prandaj..te nxefemi cikez me keto muhabete se na duhet te civilizohemi se ndryshe sna merr Europa.

Europa,ste merr nga mentaliteti jo civilizimi...Keta probleme Europa i ka te zgjidhura kohe me pare...
 
Pe: Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Interesant,se paragjykoni homot qe i shfaqin e jo hetero,qe fusin duart e lepihen ne publik,pa prek ato rastet e kurioziteve qe lexojme qe bejne edhe sex:)

Me ate pergjigje qe te dhashe se nga e nxorre kete perfundim nje Zot e di.. LOL
Po ta jap pergjigjen cikez me shqeto..sme pelqejne shfaqjet e intimitetit me publik prandaj ka dhome gjumi :P
 
Pe: Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Me ate pergjigje qe te dhashe se nga e nxorre kete perfundim nje Zot e di.. LOL
Po ta jap pergjigjen cikez me shqeto..sme pelqejne shfaqjet e intimitetit me publik prandaj ka dhome gjumi :P


Sikur ta lexosh me mendje e jo vec me sy pergjigjen sdo e vazhdoje me tej...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e tradit

Ti a po thua eshte intimitet??Pse nuk quhet intimitet njesoj se mashkull-femer po ashtu dhe femer-femer,mashkull-mashkull??...Intimiteti nje eshte Rendex,ska rendesi sexet qe e zhvillojne...Rendex vere dhe ti nje karte ne qafe jam hetero e dil:D


Skam nevoj une per tabela GLOOM se e kam demostruar me koh se ca jam dhe skam nevoj ta tregoj akoma kujt ti interesoj pastaj esht pune tjeter e di se ku me gjen :D :D


Pse nuk hap nje shoqat aty ku je hape me titull ''Mbrojtja e hekurt e homove'' do kesh sukses me kte :D


P.S...Aman o glom se skam pir as kafen tamam dhe vij e diskutojm per homot ufaa ju rent rrufeja dhe i shoft ishalla mos jua pafsha syt kurr ktyre pislleqeve :@
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e tr

Skam nevoj une per tabela GLOOM se e kam demostruar me koh se ca jam dhe skam nevoj ta tregoj akoma kujt ti interesoj pastaj esht pune tjeter e di se ku me gjen :D :D


Pse nuk hap nje shoqat aty ku je hape me titull ''Mbrojtja e hekurt e homove'' do kesh sukses me kte :D

Flm Rendex,por ato jane te zot e vetes,saqe ju ka hyre frika dhe juve...
Preferoj te hap nje shoqate per ''Kurimin e meshkujve me menstraucione ne tru''...Ketu po qe do kem sukses,jane bere meshkujt me zi se femrat...Did you get me??...Hope so:)
 
Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Europa,ste merr nga mentaliteti jo civilizimi...Keta probleme Europa i ka te zgjidhura kohe me pare...

O ma past hallal evorpa qe e paska zgjidh kte punen e kture me koh :D :D Te shkret ne qe mbetem injorant dhe mbas ne kte fush civilizimi :D :D
 
Pe: Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

O ma past hallal evorpa qe e paska zgjidh kte punen e kture me koh :D :D Te shkret ne qe mbetem injorant dhe mbas ne kte fush civilizimi :D :D


Tani Rendex,edhe sdua te te kthej pergjigje dhe me detyron...Akoma se kupton se jemi mrapa me mentalitet??E do me shembuj??...Sot ne administrate apo ne vende te tjera nuk punesohet nje femer e mbuluar,mund te jete me diplome te saj(jo me lek),mund te jete shume e zonja e di pse nuk punohet??...Nga mbulesa e saj i nderuar,sepse kemi mentalitetin akoma ne,e sa per info vete keshilltarja e Obames eshte e mbuluar,le orarin e punes per tu falur nuk mendon se Bota i ka zgjidh keta gjera qe ne i kemi akoma tabu??...
Tani me thuaj ti nese nje shqiptar do merrte ne pune,biznes te tij nje homo??...Se besoj,e pra sot homot i ke edhe politikane,i ke dhe kengetare i ke dhe aktore neper bote...Ndaj te them un ty qe bota i ka te zgjidhura keta probleme,kur ne te zgjidhim paragjykimin per veshjen,per jeten e tjetrit,atehere mund te flasim per civilizim e per Europe...E di ate fjalen ti??...Paragjykimin e perdorin budallanjte per arsye:)
 
Pe: Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Sweety ne nje histori andekdote Herodotus tregon per greket e indianet ne lidhje me ritet post mortem te trupave njerezor.
Indianet i hanin trupat e njerzve te vdekur ndersa greket i digjnin. Te dyja palet u tmerruan kur moren vesh se ca bente shoqeria tjeter edhe e mbyll kete "anektode" me shprehjen e Pindarit: "Zakoni eshte mbreti i te gjitheve"
Edhe une dua te them qe sme intereson sa normale ishin homoseksualet ne greqin e lashte apo ku ta di une se ku.. Ne shoqerine tone nuk eshte nje gje e pranueshme dac quheni civilizim dac na quani te prapambetur...
Sme intereson se ca ben ai person ne jeten e tij private ama te me dali ne rruge apo ta bej te hapur qe eshte i tille, per mendimin tim eshte e pa pranueshme nga nje mase e madhe e shoqerise sone, perfshire edhe une. :)

E hodha si argument ate te Grekeve per te hedhur poshte komentet te tipit "jo s'ka qene tradite e jona"....sic mund te kete qene tradite e Grekeve, fare mire mund te kete qene edhe e jona (supozim kjo e fundit, pasi s'kam njohuri shume mbi traditen tone). Jo domosdoshmerit sepse ka qene tradite duhet se s'ben te pranohet ne shoqerine e sotshme....eshte ceshtje tjeter, duhet pranuar apo jo.
 
Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Ata hanin, hane dhe do hane kumblla, juve ju thartohen dhembet, ncncncncnnc plaset e s'plaset dot bre c'beni keshtu lol
:P:P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back