Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Blegtorët në Shqipëri helmojnë kafshët e egra se u dëmtojnë prodhimin

inbound1792578246455826729.jpg
Përdorimi i paligjshëm i substancave helmuese në mjedis që ka në shënjestër kafshët ‘e padëshirueshme’ po varfëron biodiversitetin në Shqipëri. Kjo sipas studimit me titull “Helmimi i kafshëve të egra në Ballkan 2022”, kryer në kuadër të projektit BalkanDetox LIFE, financuar nga BE-ja.
Motivi kryesor pas incidenteve të helmimit duket se janë ‘konfliktet’ që blegtorët kanë me kafshët e egra (kryesisht ujqit, dhelprat, çakejtë dhe arinjtë) për dëmet e mundshme që mund të shkaktojnë në blegtori, prodhimin bujqësor dhe kafshët e gjahut në zonat e gjuetisë. Deri në vitin 2010, helmimi i kafshëve të egra në Shqipëri konsiderohej si një faktor i vogël kërcënues për shumë lloje të kafshëve të egra, të kufizuara në zona të thella malore të vendit. Kjo lidhej me mungesën e njohurive mbi shtrirjen dhe përhapjen e helmimeve në vend.

Në raport shkruhet se pothuajse nuk ka të dhëna zyrtare në lidhje me helmimin e kafshëve të egra. Në fakt, kjo çështje nuk ekzistonte zyrtarisht në vend deri në vitin 2019, kur përdorimi i karremave helmues kundër kafshëve të egra shprehej qartë në ligjin “Për mbrojtja e faunës së egër” si kundërvajtje administrative. Nga ana tjetër, Shqipëria ka përjetuar zhdukjen e të gjitha llojeve të saj të shkabave. Zhdukja e të gjitha popullatave kombëtare të llojeve të shkabave gjatë shekullit, siç u dokumentua në shumë vende të tjera fqinje, lidhet me përdorimin e karremave helmues në mjedisin natyror.

Hetimi i parë gjithëpërfshirës i praktikës së helmimit të kafshëve të egra në Shqipëri është realizuar përmes zbatimit të Projektit Ballkanik kundër Helmimeve (BAPP), i cili u zbatua nga viti 2018-2021. Meqenëse helmimi i kafshëve të egra nuk u përmend deri në 2019 si një aktivitet i paligjshëm, studiuesit e raportit shkruajnë se ndërgjegjësimi për këtë problem dhe rrezikun që paraqet si për kafshët e egra ashtu edhe për mjedisin është ende i ulët. Sipas të dhënave në këtë raport, helmimi i kafshëve të egra në Shqipëri mund t’i atribuohet kryesisht:

Përdorimit të qëllimshëm të karremave helmues me qëllim zhdukjen e grabitqarët, (kryesisht dhelpra dhe ujqër) dhe zvogëlimi i dëmeve që këto kafshë mund të shkaktojnë në blegtori.

Helmimi i paqëllimshëm, ku përdorimi jo i duhur i produkteve fitosanitare çon në ngordhje të grabitqarëve.

Në 59% të rasteve, u vendos karrem helmues me qëllim eliminimin e dhelprave, ujqërve, çakejve dhe arinjtë që mund të shkaktojnë dëme në zonat rurale. Duke qenë se dëmtimi i prodhimit nga grabitqarët është i pranishëm, blegtorët vendas shpesh e përdorin helmimin si një metodë e lehtë dhe e përballueshme. Përveç kësaj, blegtorët nuk kompensohen nëse prodhimi i tyre dëmtohet nga kafshët e egra dhe kjo e shton më tej konfliktin.

noa.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back