“Bjeri legenit, se i bie mirë”

Love

βeℓℓe â๓e
  • Me ilirët nuk na bashkon vetëm gjuha, por edhe veset. Dje në Muzeun Kombëtar Historik u mbajt simpoziumi “Rikthim në Iliri”.
    Hysamedin Ferraj tha se në Iliri ka ekzistuar një legen, ndaj edhe ka mbetur shprehja: “Bjeri se i bie mirë”
qeramike%20ilire.jpg


Valeria Dedaj

-Rikthim në Iliri” ishte simpoziumi që u mbajt dje në Muzeun Historik Kombëtar. Në kuadër të projektit të Amadeus Grup “Mbretëri dhe mbretër Ilir”, mbajtën kumtesat e tyre studiues të fushave të ndryshme të lashtësisë ilire si historianë, arkeologë, gjuhëtarë, politologë. Disa prej tyre ishin Neritan Ceka me "Mbretër, dinasti dhe koinone ilire në shekullin IV para erës së re". Profesor dr.Seit Mancaku: "Ilirishtja dhe shqipja", prof. dr. Hysamedin Ferraj "Filozofia e shtet formimit ilir", dr. Muhamet Bela "Kultura ilire e Tumave të Kukësit" etj. Hysamedin Ferraj në kumtesën me temë "Filozofia e shtet formimit ilir", përtej filozofisë politike ndali tek melodrama me motive ilire. Për të e rëndësishme është që jo vetëm të studiohet identiteti shqiptar, por dhe t’i kthehet përgjigje pyetjes se çfarë janë shqiptarët tek shqiptarët? Kjo përgjigje sipas tij mund të gjendet dhe tek popujt e tjerë. “Kam kërkuar diçka që të më çonte pas në kohë deri në zhvatjen e miteve dhe legjendave në historinë parashkrimore”, thotë Ferraj. Ai mendon se “problemi ynë është që kemi mbetur ilir dhe sot e kësaj dite.” Këtë e vërtetojnë më së miri veprime të asaj kohe që ende vazhdojnë të zbatohen dhe në ditët e sotme. Ndër këto aspekte të cilat i quan melodramatike veçon se ilirët mbi konstatimin e të dhënave parashikonin ose përshkruanin zhvillimin e ngjarjeve. Për shembull në një nga institucionet siç është tempulli i Dodonës punonin të moshuar. “ Disa thonë se ishin pleq e disa thonë se ishin plaka”, thotë profesori.

Ose një shembull tjetër është për një enë bakri që e quanin legen. Mbi këta legenë qëndronte një statujë me kamxhik, po prej bakri. Që sipas profesorit kur frynte erë dhe e tundte, legenët lëshonin tinguj. Plakat që interpretonin këta tinguj parashikonin ngjarjen, dhe meqenëse parashikimet dilnin herë të sakta herë jo, shkenca e legenëve sipas profesorit nuk dukej e besueshme. “Si dëshmi e vijimësisë iliro-shqiptare, sot dikush flet pa gjetur dëgjues që ta dëgjoj. Ai mund të përdor dhe shprehjen bjeri legenit, ose i bie kot”, vazhdoi më tej profesori. Sipas tij shoqëritë evropiane perëndimore kanë arritur tek kjo lloj shoqërie vetëm me modernen, pas shekujsh lufte filozofike dhe fizike kundër rendit të vjetër. Prandaj kur Evropa kërkon ndërtimin e shoqërisë së hapur kërkon të kthehemi tek vetja. “Nëse jemi vijimësia shqiptare-ilire, këtë kërkesë e marrin si kërkesë që të bëhemi si ata, dhe pse na kërkohet që të kthehemi tek vetvetja. Emergjenca e kontaktit të humbur, është dramaciteti ynë tragjik” përfundon profesori. Studiuesi Moikom Zeqo referoi kumtesën "Mbretëresha Teuta dhe shteti Ilir". Fjalën e tij e nisi duke radhitur “himnet” që janë ngritur për mbretëreshën Budika të Keltëve, e cila luftoji me romakët në vitin 61 pas Krishtit, katër shekuj pas Teutës. “Në Londër gjendet një monument i saj në bronz.

Mijëra libra janë shkruar për të, në këngë dhe film është hedhur historia e saj. Ajo është frymëzuese e identitetit dhe lirisë në ishujt Britanik etj” thotë Zeqo. Kurse ne shqiptarët vazhdon ai nuk kemi bërë gati asgjë Arkeologu Muhamet Bela ka bërë një punë kërkimore në terren për të zbuluar vendbanimet ku gjendeshin tuma, si dhe ka studiuar gërmimet e kryera në trevën dardane nga arkeolog të tjerë para tij. Lënda arkeologjike përbëhet nga qeramikë, nga lloje të ndryshme armësh të punuara prej bronzi e hekuri, si dhe stoli bronzi, qelqi, qelibari etj. Me interes kanë qenë dhe zbulimet arkeologjike mbi kulturën ilire në tërë shtrirjen e saj, brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht në trevën e Kosovës. Studimi i këtyre vendbanimeve është me shumë interes, pasi lënda arkeologjike e zbuluar në to krahas materialeve të neolitit dhe eneolitit, ka ofruar dhe materiale të epokës së bronzit e hekurit, që na jep mundësi të ndjekim procesin e formimit të kulturës ilire në Dardani, në varrezat tumulare të kësaj zone. Rezultatet e kërkimeve në varrezat tumulare të اinamakut, Krumës, Bardhocit, Kënetës, Myç-Hasit, Bjeshkës së Krumës, Mujajve, Fajzave, Bujanit, Mamëzit, Romajës, Përçevës etj.

Fillimisht janë parashtruar për çdo tumë veçmas të dhënat e fituara lidhur me ndërtimin e tyre, me tipet e varreve dhe mënyrën e varrimit. Materiali arkeologjik ndahet në tre grupe: qeramikë, armë dhe stoli. Mbi bazën e kësaj analize tipologjike e kronologjike është bërë datimi i varreve që përmbanin tumat dhe është përcaktuar koha e ngritjes dhe e vazhdimit të përdorimit të tumave në zonën e Dardanisë Perëndimore. Profesori i trajton tumat dhe sipas problemeve kulturore dhe etnike. Gjithashtu janë zbuluar dhe filxhanë, me përmasa të vogla. Tase me buzë të mbyllura dhe të drejta që datojnë në shek. V-VI para Krishtit, po kështu janë dhe pjatancat e kufizuara. Për nga forma ngjasojnë me pjatancat konike të fillimit epokës së hekurit. Armët përfaqësohet me maja heshtash dhe shigjetash. Objektet e zbukurimit janë më të rralla. Ato përbëhen nga byzylykë, gjilpëra, pulla spirale rreth bronzi, rruaza prej argjendi qelibar dhe qelqi. Byzylykët përbëhen nga rrethe të rëndësishëm. Shquhen dhe gjilpërat prej hekuri. Këto të dhëna sipas profesor Belas tregojnë se kjo kulturë ka qenë pjesë përbërëse e trevave ilire dhe vërtetojnë se pasardhësit e ilirëve janë shqiptarët.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top