Bizhuteri Si Dhuratë

*deliza*

VIP
V.I.P
Bizhuteri Si Dhuratë


Të zgjedhësh një dhuratë për dikë nuk është një cështje shumë e thjeshtë. Kur njerëzit japin dhurata, ata dëshirojnë që të jetë dicka kuptimplotë. Bizhuteritë përshembull janë dhurata perfekte për dikë. Bizhuteritë janë të vecanta dhe unike. Përvec cmimit të shtrenjtë, bizhuteritë janë të vecanta pasi dhe përdoren. Ju ato mund ti vini; nuk kanë pse të rrinë në një dollap me vite, të paprekura ndonjëherë. Megjithëse librat janë shumë të nevojshëm nuk është njëlloj. Ju sigurisht nuk do mund të vishni një libër. Përvec kësaj librat nuk janë unikë, pasi prodhohen disa në seri.

bizhuteri2011.jpg

Lulet janë dhurata më e shpeshtë që marrin njerëzit sot. Janë shumë të bukura teksa I sheh dhe mbajnë erë të mirë. Gjithsesi nuk zgjasin dhe vdesin për disa ditë. Bizhuteritë zgjasin ndryshe nga lulet e cokollatat. Sigurisht kërkojnë të mirëmbahen dhe kujdes, por ama qëndrojnë. Kjo do t’a bëjë atë të përhershme për personin që merr dhuratën.

Femrat I dashurojnë koleksionet e reja. Ato e ndryshojnë garderobën e tyre pothuajse cdo stinë. Një zgjidhje e mirë dhe në këtë rast mbeten bizhuteritë. Gjithë shkëlqimi dhe ndricimi nga bizhuteritë nuk del jashtë mode pas një përiudhe kohe. Shpeshherë disa bizhuteri mjaft të vecanta mund ti lihen dhe vajzës ose një personi të dashur.

bizhuteri2021.jpg

Nëse shqetësoheni se vajza juaj ka një tip mjaft djaloshar, provoni ti dhuroni bizhuteri asaj. Nuk keni pse të filloni me bizhuteri shumë të shtrenjta. Mund të filloni me një bizhuteri të thjeshtë si një rrip tip fanki. Më vonë mund ti merrni nje byzylyk të thjeshtë ose zinxhir. Mos e trembni atë menjëherë me bizhuteri me shkëlqim. Ndoshta një rrip plastik do të bënte punë.
Nëse kjo taktikë funskionon, mundohuni ti merrni asaj bizhuteri argjëndi. Adoleshentët nuk para I pëlqejnë bizhuteritë floriri. Ata mendojnë se floriri është shumë I sajuar. Kujt mund t’ja marrë mëndja se ju do jeni në gjëndje të nxirrni në pah anën e saj femërore? Ajo do të fillojë të shikojë për aksesorë dhe do fillojë të sillet si të gjitha vajzat.

bizhuteri1.png
Bizhuteritë nuk janë vetëm për femrat, pasi dhe meshkujt vënë bizhuteri. Ka një shumëllojshmëri bizhuterish që mund ti dhurohen një mashkulli. Bizhuteritë argjendi përshembull janë një zgjedhje mjaft e mirë. Nëse argjendi ju duket shumë I thjeshtë ose I zakonshëm, atëherë shihni për platin. Bizhuteria e përbërë prej këtij materiali është I fortë e zgjat dhe mund të mbahet cdo ditë. Bizhuteritë prej platini zakonisht janë më të shtrenjta krahasuar me floririn.
Pra bizhuteritë kanë qenë, janë dhe do mbesin gjatë një prej dhuratava më të vyera e të vecanta.

beauty.al
 
Redaktimi i fundit:
Bizhuteri Për Bebin Tënd

Cfarë simbolizojnë bizhuteritë? Dashuri, kryelartësi, ngrohtësi dhe ndjenjë mode. Bizhuteritë e bebeve janë një mënyrë e këndshmë për të shprehur admirimin dhe dashurinë tuaj për femijët tuaj. ثshtë një mënyrë e lezecme për të shfaqur ndjenjat tuaja të thella për të sapolindurin, të cilin ai/ajo do ta mbajë mend gjithë jetën.
Në përgjithësi, kur flasim për bizhuteri bebesh e kemi fjalën për byzylykë, që kanë inicialet e emrit ose gjithë emrin. Byzylykë me perla, kristale, flori, argjend, dhe qeramikë janë në treg për të krijuar bizhuteri të mrekullueshme për bebe dhe fëmijë. Byzylyqet prej floriri dhe argjendi janë një formë popullore bizhuterish bebesh që prindrit u dhurojnë fëmijëve të tyre. Mund t’a pasuroni pamjen e byzylykut të bebeve tuaja me shumëllojshmëri ngjyrash dhe kristalesh që u japin efekte marramendëse bizhuterisë.

bebe2031.jpg

Një formë tjetër bizhuterish shumë të admirueshme për bizhuteri bebesh janë edhe varëset. Mund ti dhuroni dhe disa perla te vogla vecanërisht për vajza për të rritur konfidencën e tyre. Shkrirje mes argjëndit dhe floririt janë një kombinim perfekt, dhe gjithashtu format e zemrave përbëjnë bizhuteri mjaft të vecanta. Për të krijuar më shumë magji, mund ti dhuroni një varëse e cila përmban thjesht një perlë të vogël.
Në tregun e bizhuterive të bebeve produkte që kërkohen janë dhe vathët e sofistikuar të formave nga më të ndryshmet. Duke variuar nga vathët prej diamanti, floriri, perle dhe argjëndi me dizajne si; arusha, lule dhe zemra mund të zgjidhni kush mendoni ju se do ti përshtatej më shumë personalitetit të bebit tuaj.


bebe2041.jpg
Duhet t’a pranojmë se bizhuteritë e bebeve janë të lezecmë dhë të bukura për tu përdorur, por disa mama mund të shqetësohen: nuk janë vallë bizhuteritë të rrezikshme për tu mbajtur afër bebeve? Bebet që po u dalin dhëmbët kanë tendencë ti fusin ato ne gojë-dhe nuk I gëlltisin bebet byzylyqet, ose ta kafshojnë atë derisa ajo të prishet fare?

Gjithashtu, a nuk janë floriri, argjëndi dhë disa materiale plasitke të dëmshme për lëkurën e bebit?
Bizhuteritë e bebeve janë hipoalergjikë, në mënyrë që lëkura e butë dhe delikate e bebeve të mos irritohet. Hajmalitë qe janë tek bizhuteritë e bebeve zakonisht janë të pjekura mirë, në mënyrë që të mos ketë rrezik që të bjerë ndonjë pjesë edhe nëse bebi I kafshon. Bizhuteritë e bebeve gjithashtu kanë mbërthecka të sigurta.


bebe2021.jpg

Pra, nëse akoma nuk keni pasur shansin ti dhuroni bebes tuaj një bizhuteri te bukur atëherë nderojeni veten tuaj duke I dhënë një bizhuteri të mrekullueshme dhe të bukur qe shkon me shijen dhe stilin. Sigurohuni që bizhuteria të jetë anti-alergjik dhe e butë për lëkurën që të mbroni beben nga irritime dhe alergji qe ajo mund t’i shkaktojë. Zgjidhni një bizhuteri sportive dhe të këndshme që fëmija juaj t’a ruajë si një thesar për gjithë jetën. Mbi të gjitha zgjidhni një bizhuteri që tregon dashuri të përhershme dhe përkujdesje për beben tuaj. Bizhuteritë e bebeve janë dicka që ata mund t’a shijojnë, dhe do të jetë një kujtim I asaj kohe aq te bukur e që kalon sa hap e mbyll sytë!

beauty.al​
 

Attachments

  • bebe2031.jpg
    bebe2031.jpg
    21.1 KB · Shikime: 0
  • bebe2041.jpg
    bebe2041.jpg
    6.9 KB · Shikime: 0
  • bebe2021.jpg
    bebe2021.jpg
    5.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top