Biseda fetare Shkruan: Hamdi NUHIJU

con man

Anëtar i ri
Biseda fetare

Shkruan: Hamdi NUHIJU

1.

Evoluimi i mendjes së njeriut në krahasim me shpirtin e tij kërkon një rikthim në konceptin e fshehtë të bukurisë së kësaj feje. Bukuria e saj shprehet në të gjitha përmasat e qenies njerëzore. Ajo shtreson karakteret e njohjes dhe hududeve të shumta të cilat e udhëzojnë shpirtin e tij drejtë pranimit të këtij realiteti. Rruga drejtë këtij pranimi ka pengesa të cilat e oscilojnë mendësinë e tij dhe e devijojnë shoqërinë njerëzore prej përmasave të gjëra drejtë atyre të ngushta! Bukuritë nuk shprehen përmes gjuhës së bukurisë, fascinimit e dashurisë. Ato realizojnë një gjuhë të petalt e cila në konceptin e brendshëm të dashurisë e nxjerrë në pah revolucionin e shpirtit karshi qenies. Në fakt, shpirti është qenia! Por, kjo qenie e ujit trupin e njeriut të kahëzuar kë dyndjet pragmatike të cilat dyndje nuk e evoluiojnë konceptin e dashurisë.
Ka thënë Abdurrahman ibn Xhevzi:” U mendova thellë dhe arrita në përfundimin se shpirti vazhdon të jetë zgjuar dhe zemra vazhdon të jetë nëdijeni, vetëm se ndërprejet janë të shumta, mendimi i cili duhet të përdoret për njohjen e Allahut i Lartësuar dhe larg të metave qoftë, është lodhur duke u përdorur në arritjen e dynjasë, për të plotësuar nevojat e vetes, ndërsa zemra është e mbytur në këtë realitet dhe trupi është kthyer në një rob të përdoruesit të tij.”( Gjuetia e meditimeve, Tiranë, 2007, fq.81)
Nëse mendja dhe zemra ushqejnë trupin me njohjen e Allahut të Lartësuar dhe arrijnë grada të atilla njohjeje padyshim se fitorja do të ishte një ëmbëlsi e papërshkruar nëpër pllakat e mendimtarit të ri. Rrugët e njohjes dhe biseda rreth tyre janë shumë të lidhura ngusht me shpirtin, mendjen dhe zemrën. Këto komponentë e ndërtojnë konceptin e jashtëm dhe konstruktin e brendshëm të të gjitha sfidave dhe përballjeve të cilat menxi presin që të hudhen në vallën e rradhës. Ekziston edhe një karakter tjetër i këtyre përmasave reale të cilat përmasa e thërrasin mendjen nga teoria në praktik. Praktika e adhurimeve është domosdoja dhe arrealja e pikëpamjeve konstruktive në shoqërinë njerëzore. Njerëzit e llogarisin veten me një identitet, ndërsa në realitet aspak nuk i përmbahen atij identiteti i cili i fton ato në rregulla dhe kushte të caktuara të cilat rregulla dhe kushte dëshmojnë se ai i përket atij identiteti. Shtylla identifikuese e secilit musliman në rruzullin tokësor është namazi.Ekzistojnë shumë ajete kur`anore dhe hadithe të Resulullahit s.a.v.s. rreth namazit.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:”Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.”(Kur`an,11:114)
Namazi është shtylla e imanit të çdo besimtari në Allahun e Plotëfuqishëm. Ai dallon besimin prej pabesimit. Nëse largohemi prej tij si kemi mundësi që të identifikohemi në shoqërinë njerëzore se jemi në rrugën e të vërtetës? Nëse largohemi prej tij, si kemi mundësi që ta jetojmë jetën ashtu të qetë dhe pa derte për këtë segment të tij? Zoti përmend në Kur`an këshillën bashkë me namazin, Ai njëashtu në shumë vende tjera në Kur`an specifikon namazin bashkë me zekatin. Të jesh pjesë e lëmoshës së mendjes dhe të frikësohesh që të shprehësh dashurinë, rrespektin dhe veçantinë e falëmindërimin për Allahun përmes namazit, kjo gjë është një paradoks i cili po i kushton shumë unitetit të muslimanëve në shoqërinë njerëzore. Nuk mund ta ujitësh shpirtin tënd me frymën e meditimit dhe adhurimit nëse nuk realizon shtyllën e cila shtyllë dallon dritën prej errësirave, vezullimin prej korozionit, ëmbëlsinë prej idhëtisë. Edhe pse, ndoshta do të thuash se ilaçet janë të idhëta, por të domosdoshme për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, ty mesiguri se namazi të është shëndërruar në idhëti e cila idhëti domosdo do të shëroj prej kësaj sëmundje të rëndë. Si mund ti largohesh këtij kozmosi të ndjenjave dhe futesh thellë në skëterrën e vetëtimës së vrasëse të mrekullisë. Ndoshta të është shëndërruar jeta në demode e cila pret shpëtim në ajkat e vyshkura të tundosjes së mendjes.

2.

Osman Nuri TOPBASH tha:” Engjujt janë krijuar me aftësinë vetëm për të bërë mirë. Shejtanët janë krijesa që përpiqen vetëm për të keqe e çorientim. Kurse njerëzit janë vendosur në një pozitë mes këtyre të dyve. Prandaj, njeriu, duke e ruajtur zemrën nga teprimet në të djahtë e në të majtë, duhet as të mos bjerë në gjendjen e një djalli, e as të mos e shtrëngojë veten aq sa të mos e përballojë dot fuqia njerëzore për t`u ngjitur në nivel engjëllor. Njeriu duhet të ruajë masën dhe akuilibrin, gjë që është domosdoshmëri e natyrës së krijimit të tij.”( Mistika ose Tesavufi, Stamboll,2006, fq.143)
E një mesatarie të këtillë bota do i shembëllente fytyrën dhe vyrtytin e vet. Egoja do shëndërrohej në kënaqësi, ndërsa kënaqësia do kalonte në adhurim. Rrugët e meditimit do të mbusheshin me devotshmërinë e ritkhyer të dashurisë. Një rrugë e gjatë e cila të kujton saharanë e vështirë në kërkim të oazave të pakta që ftohin e flladisin ezofagun tonë. Perlat e kësaj rruge të këtij meditimi takohen në kuvendim me bukurinë dhe mrekullitë e Ibrahimit a.s., babait të Pejgamberëve të Zotit. Nga ky kuvendim i famshëm i cili vulos shoqërinë njerëzore me nevojën e realizimit në praktik të urdhërave të Krijuesit, dalin aroma të këndshme që dëgjohen thellë në xhennetet e Adnit të parafytyruara në shqisën tonë. Do më akuzonin se po prek në derën e pahapur e cila është e mbyllur në kalimtar. Ti, o i mjeri shkrues, po shkruan për Adnin, a përshkrimi për to është syri si ka parë, e veshi nuk i ka dëgjuar... Sikur vërtet të trilloja diç e të thoja fjalën e cila nuk thuhet, do më shembte historia e nuk do më mbanin për të gjallë në tokën e vdekur. Përgëzoni o njerëz e mos i frikësoni njerëzit që kanë nevojë për përgëzim. Përgëzoni me xhennetin, me dashurinë, me lehtësimet në natën e varrit për ato njerëz që bëjnë vepra të mira e ndalojnë nga të këqijat. Përgëzoje shpirtin tënd e mos e frikëso, sepse frika nuk është pjesë e natyrshmërisë sate. Nuk ka dyshim se njerëzit duhet të kenë frikë Krijuesin, por deri tek frika nuk arrihet përmes rrugës së trishtueshme të këtij filmi horor.
Biseda fetare nuk përfundon këtu. Këtu e fillova, e do e përfundoj në xhennet inshallah.
 
Biseda fetare-1 Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-1

Shkruan: Hamdi NUHIJU

3

Edhe sikur ti ktheheshim jetës në qenësinë e saj e të kërkonim pandryshueshmërinë e devotshmërisë mesiguri se do të fitonim fjalën e cila nuk do të bind as thneglat në sinqeritetin e falsifikuar. Por, jeta e kalitur dhe e molisur në mesin e shkronjave të cilat shkrihen si të ishin akullnaja në zenitin e dashurisë harmonizon dëshirën e flakt për tu lidhur ngusht në karavanin e thirrjes. Këtij karavani i përgjigjen ndjenjat të cilat ende nuk janë sterilizuar nga stuhitë e djallit të mallkuar. Por, me përgjigjen e ndjenjave nuk fiton jeta, por erosi mbyllet në qoshet e të vërtetës dhe kufizohet nga budallakia e shfrenimi, në natyrshmërinë e njerëzimit. ثshtë normale dhe e natyrshme që njeriu të jetë i prirur seksualisht drejtë gjinisë së kundërt, por jo të njejtë. Por, nuk është në natyrshmërinë e tij dhe në normalitetin e ndjenjave që kjo prirje të mos kufizohet dhe të shfaqet edhe në meset ku gjendja kritike e shpirtit jehonë në thellësinë e shpirtit. Në natyrën e njeriut nuk është vjedhja, krimi, dhuna, por në natyrën e tij është dashuria, lumturia, bukuria, fshehtësia e jetës private!!! E kur del njeriu prej natyrës së tij të pastërt, harron ndjenjat dhe Krijuesin e hudhet pas guackave të pafundme të djallit të afatizuar deri në ditën e llogarisë. Prandaj bota rënkon thellë prej devijimeve dhe vesveseve të ndryshme të cilat pasqyrojnë anën e kundërt të realitetit të jetës. Poqese do kuptonim porosinë e Muhammedit a.s. se feja është këshillë, mesiguri se nuk do të ekzistonte qosh ose model në rruzullin tokësor i cili nuk do të ishte pjesë e karavanit të mjekëve musliman që shërojnë rruzullin tokësor prej sëmundjeve të ndryshme morale dhe të të pavërtetës. Në fakt, e pavërteta i nxitë njerëzit në këto sëmundje morale të cilat sëmundje janë të përhapura në të katër anët e rruzullit tokësor dhe po e shfrytëzojnë mendjen e njeriut që të ngjizet karshi propagandave të djallit të mallkuar.
Njeriu në esencë lind e lirë, ndërsa robërohet e orientohet në drejtime të cilat i sjellë prindi i tij. Nëse prindi është i krishtër edhe fëmiu kalon në fenë e tij, nëse prindi është jehud edhe fëmiu bëhet jehud. Por, është e pamundur që natyra e njeriut e pastërt të njolloset përgjithmonë dhe të zhdukë qenien e tij si pjesë të urtësisë së Krijuesit të botëve. Unë nuk e besoj se njerëzit janë të këqij. Të gjithë njerëzit janë të mirë. Thoshte prof.Sejjid Kutubi. Por, me rëndësi është se si të arrijmë deri tek mirësia e njerëzve. Kjo mirësi është e pakushtëzume dhe e lidhur direkt me veten tonë. Nëse nuk e lidhim veten për mirësinë ne duhet që të zhdukemi nga rrënjët e jetës sepse nuk kemi çka kërkojmë në rruzullin tokësor si njerëz që bëjmë krime ndaj vetvetes, shokëve e shoqërisë. Nuk e di a ju kujtohet qortimi që i bënte nefsit Seid Nursi. Ai i drejtohej nefsit dhe e qortonte gjithmonë kur kishte nevojë për një gjë të këtillë. Nëse dalim në gjuetinë e fjalëve mesiguri se do të arrinim edhe në diçka plus fjalës dhe besës. Por, turbullirat e kohëpaskohshme që gjenerojnë frikë në sinqeritetin tonë e nxisin dashurinë në molisje vlerash.
Ka thënë Mevlana Xhelaludin Rrumi:” Erdhëm të zhveshur, u veshëm, u zhveshëm dhe ja shkojmë.”( Bisedë e urtë me Mevlanan, Tetovë,2008 fq.29)

4.

Muhammed Gazali tha:” Liria nga frika është një prej objektivave kryesore të Islamit, sepse mjedisi ku ekziston një klimë mirëbesimi dhe mirëkuptimi të ndërsjelltë, është mjedisi në të cilin jeton dhe lulëzon feja.”( Feja jonë, Tiranë, 2003, fq.66)
Pasi ky qenka objektivi kryesor i cili ngjitet lart si lapidar i vetmuar i historisë së zhurmshme të njerëzimit, mesiguri se pjesë e urtësisë dhe e begatisë është jetesa me krijesat tjera në harmoni të plotë. Si mund të jetojmë në harmoni dhe dashuri me krijesat tjera, kur nuk kemi shembull mundësi me e kuptu natyrën e një qeni, ose një ujku të cilët ashtu si i ka krijuar Krijuesi kryejnë funksionin dhe rrolin e tyre në këtë botë? Ne duhet që ti kuptojmë natyrat e tyre e jo ti gjykojmë në bazë të natyrës dhe ti nxjerrim jashtë sistemit të krijesave në rruzullin tokësor. Përderisa ekzistojnë si popull, ata nuk guxojnë që të vritën, kështu na porosiste shpesh i dashuri ynë Muhammedi s.a.v.s.
Në këtë kohë të zhurshme ku teknologjia ka hapur shtigjet e saj dhe është thelluar nëpër të gjitha qoshet e qenies njerëzore dhe mentalitetit historik, është bërë frikë shprehja e mendimit të lirë. Islami si objektiv kryesor ka lirinë nga frika e shprehjes dhe frika e jetës në këtë botë. Por, me lirinë nuk nënkuptojmë manipulimin, e as degradimin moral dhe devijimin e shoqërisë në rrugët të cilat janë në kundërshtim me natyrën njerëzore. Me lirinë nënkuptojmë bashkëjetesën dhe mirëkuptimin midis popujve dhe krijesave të ndryshme në rruzullin tokësor. Sot, nuk mund ta paramendojmë një shoqëri të shumëngjyrshme e cila jeton me frikë dhe mllef ndërmjet njëri-tjetrit. Por, duhet që kjo shoqëri të lirohet prej paragjykimeve që ka ndaj njëri-tjetrit dhe të gjejë pikat që bashkojnë e jo ato që përçajnë. A harruat o njerëz, se Zoti në shumë ajete në Kur`an na urdhëron bashkimin e jo përçarjen?
Në emër të izmave të ndryshme në shoqëri , bota është shëndërruar në një çerdhe vlimi të gjakut të njerëzve për hir të interesave të ndryshme ideologjike, fetare ose kombëtare. Sot, vetëmse shohim dikë me mjekërr pak më të gjatë se tonën, komplet mllefin tonë e drejtojmë drejtë atij dhe nëpër gojët tona mirret dinjiteti dhe krenaria e shumicës së muslimanëve si rezultat i këtij imazhi i cili na krijohet në kokën tonë. E në vendet e tubimet e tyre nëse nuk je prej tyre që nuk mban mjekërr si të tyren bëhesh pjesë e përqeshjeve dhe bisedave të tyre të cilët tërë natën e ditën të japin mësime e fetva se si duhesh të udhëzohesh në mjekërr e jo në Islam. Nuk mund ta mohoj askush këtë konstatim të cilin e kam fituar si rezultat i praktikës time vetjake në këtë shoqëri të shumëngjyrshme. Kemi një kible, një fe, një Kur`an, një Allah, një Pejgamber, por na dallon vetëm gjatësia e mjekrrës dhe për këtë arsye gjithë mllefin që duhet t`ia drejtojmë shejtanit ne duhet t`ia drejtojmë njëri-tjetrit?
Në Ramazanin e fundit isha pjesëmarrës në një ligjërate në qytetin tim ku hoxha i nderuar fliste për mesatarinë në Islam. Ai vërtet kishte shumë njohuri dhe dituri rreth temës të cilën e shtjellonte, por mua filloi që të më dhimbte koka prej të bërtitmëve sikur të ishim ne xhemati i thjeshtë para bankës së të akuzuarve e jo si xhemmat i cili vrapon pas dijes së pastërt. Edhe pse tema ishte mesataria në Islam, hoxha i nderuar me metodën e tij më shumë më dëmtoi sesa më ndihmoi që ta kuptojë këtë mesatari të cilën e ka Islami dhe në të cilën thërret. Pse kemi metoda të ndryshme kjo nuk do të thotë që duhet ta urrejmë njëri-tjetrin, ta shajmë e ta akuzojmë për shirk, mbyllje, ose dalalet.
Të gjithë ne jemi të njejtë në esencë, por dallojmë në metoda, karaktere, dhe në formën e thirrjes së njerëzimit në rrugën e drejtë. Allahu na bashkoft në esencën tonë, ndërsa na faltë gabimet që bëjmë ndaj njëri-tjetrit.
 
Biseda fetare-2 Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-2

Shkruan: Hamdi NUHIJU

5

Në fillim ishte fjala. Kështu na rrëfehet në shkrimet e hershme të Krishterimit të cilat shkrime nëpër shekuj janë devijuar dhe kanë kaluar prej kahjes së vërtet në të pavërtetën.
Fjala e thënë në rruzullin tokësor si formë e përmbajtjes së degjenerimit të shoqërisë njerëzore dhe inflitrimit të asaj shoqërie thellë në rrugicat e ngushta të identitetit të djallit të mallkuar, është e destinuar që të vdes. Por, fjala e cila thuhet nga burimi i saj që është zemra dhe që depërton në burimin e saj në zemër, e që mbjellet aty dhe lëshon fryte, e degë lartë deri në qiell, që të mos mund asnjë stuhi ta lëkunde, është fjalë e mbështetur në burimin e botëve, Kur`anin Famëlart.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:” Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.”( Kur`an, 2:204)
Qëllimi i fjalës nuk duhet të jetë mahnitja, e as krekosja e krenimi para të tjerëve se sa të lartë jemi. Ne, në fakt fundosemi në fundërrinat e errësirës së zemrës sonë, shpirtit e gjenezës poqese realizojmë jetën dhe e orientojmë fjalën në këtë drejtim. Nëse nuk e kemi frenuar fjalën dhe nëse nuk e kemi kontrolluar atë, padyshim që do të shijojmë dënimet e dynjas dhe të ahiretit. Të vulosur në këto dënime hapërojmë drejtë botës së djallit të mallkuar me kokën lartë. Të tillët, e përdorin fjalën e tyre në lavdërimin dhe ngritjen e idhujve në mesin e zemrave të njerëzve, i përdorin fjalët në kreirimin e politikave përçarësve në mesin e njerëzve dhe si rezultat i atyre fjalëve ata vulosin fatin e tyre në ushtrinë e djallit të mallkuar. Fjala, është çeliku i cili ndërton raportet ndërnjerëzore dhe i lidhë ato fort deri ditën e Mbrame. Por, duhet të jetë i ndërtuar dhe i lidhur ngusht prej besimit në Allahun e Plotëfuqishëm. Duhet të jetë i ngjyrosur me këto ngjyra të cilat e ripërtrijnë dashurinë dhe frikën në këtë rrugë të gjatë e cila vetëmse po zgjërohet dhe po zgjatet. Të mos bëhemi shembull i keq në shoqërinë njerëzore përmes fjalës tonë, por edhe të mos kemi synim bërjen shembull i mirë në shoqëri njerëzore. Synimi ose qëllimi në këtë botë duhet të jetë arritja e kënaqësisë së Krijuesit. Poqese, filluam të meditojmë rreth fjalës mesiguri se pa veprën nuk do të arrinim në përfundimin e fjalës. Fjala thuhet me qëllim që të depërtoj aty ku duhet depërtuar dhe të ndryshoj atë që duhet ndryshuar. E nëse e realizon atë mision që ka do të fitojë dynjan dhe ahiretin thënësi i fjalës, dhe fjala e tij do bartet gjeneratë pas gjenerate si kujtim vlerash pozitive në shoqërinë njerëzore. Ta ledhatosh fjalën d.t.th. ti bashkohesh karavanit të atyre që e shfrytëzojnë po fjalën në rrugën e ndryshimit të zemrave. Nuk ka dyshim se Allahu është ndryshuesi i zemrave tona prej pabesimit në besim. Por, deri tek Allahu ne vijmë nëse flasim mirë, urdhërojmë njerëzit në të mirë dhe i ndalojmë ato nga e keqja. Fjala shpreh bukurinë e kësaj feje e cila është e mbjellur thellë në identitetin tonë prej muslimani. Fjala paraqitet në përballje me frikën, jetën dhe vdekjen. Ajo gjithmonë është fitimtare, nëse është e mbjeshtjellur dhe e ndërtuar prej mureve të devotshmërisë dhe dashurisë për hir të Allahut të Plotëfuqishëm. E nëse nuk është e ndërtuar dhe e rrethuar me ato mirësi të cilat e determinojnë frymën e tij, mesiguri se do të zhbëjë realitetin historik të identitetit të saj. Ky identitet i thyer nga ana e fjalës e cila kërkon rrjedhën e saj është i zhdukur nga faqja e dheut si faraoni i fundit. Njerëzit të cilët synojnë zhdukjen e shpejtë nga kjo botë dhe përmendjen e tyre vetëm për të keq, veprojnë me fjalën atë që nuk duhet vepruar, atë që nuk duhet sygjeruar. Ata që synojnë kënaqësinë e Krijuesit dhe vëndosjen e gjurmëve të përmirësimit në rruzullin tokësor e jo të shkatërrimit, fjalës ia japin rrugën e duhur, atë të përmirësimit dhe jo të shkatërrimit.

6

Ka thënë Abdurrahman ibn Xhevzi:” I mençuri e mendon në trurin e vet jetesën e tij në këtë dynja. Nëse është i varfër, ai përpiqet të fitojë apo të prodhojë diçka që e bën të ruhet nga të lypurit e krijesave, pakëson lidhjet dhe përdor të kënaqurin me pak. Kështu, ai jeton në paqe dhe i nderuar ndërmjet tyre.”( Gjuetia e meditimeve, Tiranë,2007, fq.537)
Rroli i mendjes është më shumë se kaq! Mendja depërton edhe nëpër strehët të cilat strehë rrjedhin të keqen dhe nxisin në të mirën e të lavdishmen. Në saje të mendjes shpirti gjenë rrugën e drejtuar drejtë Hyjnores. Ai që ka mend dhe mendjen e tij e shfrytëzon në këtë rrugë të pasur dhe të mbushur me sakrifica të shumta mesiguri se do të arrijë në përfundime që do i ndihmojnë mjaft shoqërisë njerëzore. Mendja është ciceroni i cili e futë procesin e të jetuarit në shpëtimin e shkronjave dhe harmonisë. Poqese ky proces nuk realizohet në suaza të të lejuarës padyshim që do të pasojnë shkaqet që do të nxisin mendjen tonë të fundoset në skëterrën e dynjas e të ahiretit. Ne nuk shpresojmë që mendja jonë të zhduket në këtë formë të errët dhe përmes saj të na zhdukë edhe neve në këto ujëra të turbullta të cilat e turbullojnë ate. Si të mos ishe ti më me vlerë se engjulli kur Krijuesi i tha engjullit biri sexhde Ademit, njeriut, mu për shkak të mendjes, devotshmërisë, sinqeritetit, logjikës. Në meditimet e Abdurrahman ibn Xhevzit mësuam se njeriu gabon dhe pendohet, kjo gjë e kënaq Allahun xh.sh., ndërsa engjulli është i krijuar që të mos gabojë dhe ai shënon gjithëçka i ndodhë njeriut. Mendja të bënë zotëri në tokë e të qiell, përderisa ajo është me burim në Kur`anin Famëlart. Por, përmes mendjes ne mund edhe të zhdukim mijëra ndjekës së mendimeve tona të cilat i shprehim në forma të ndryshme. Nëse mendojmë një të keqe dhe nuk e veprojmë, do të shpërblehemi për këtë gjë. Por, nëse e mendojmë të keqen dhe e veprojmë atëherë padyshim se dënimi do të pasojë për ne. O ju të zotët e mendjes, a harruat amanetin e Zotit që keni në tokë, të mos bëni prishje të rendit por të rregulloni raportet shoqërore dhe ti nxisni krijesat tjera që të bëjnë mirë? A harruat se sa vlerë të madhe ke nëse fillon të mendosh veprat e mira dhe si rezultat i atyre mendimeve lirohen shumë njerëz prej barrave të ndryshme? Apo, ndoshta për hir të mendimeve tona të këqija nxisim përçarje dhe tollovi edhe nëpër familjet tona? Jeta e njeriut është e vënduar në peshojën e veprave të tij. E deri te veprat vijmë si rezultat i të menduarit të atyre veprave dhe realizimit në praktik të atyre ideve. Sot në rruzullin tokësor bëhet një luftë e ashpër ideologjike për hir se dikush mendon ndryshe prej dikujt dhe si rezultat i kësaj nisin lufta e vrasje të ndryshme. O ju të zotët e mendjes keni kujdes se çka mendoni, mos mendoni në Krijuesin, por mendoni, logjikoni e meditoni në krijesat. Kjo është rruga më e mirë.

7

Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:” Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!”( Kur`an, 68:1)
Allahu betohet në pendën dhe në atë çka shkruajmë. Kur lexon shpirti këtë ajet kur`anor fillon që të trembet dhe frikësohet deri në thellësitë e tij. Si mund të mos mbajmë përgjegjësi për atë që shkruajmë, kur Allahu betohet në pendën dhe në atë çka shkruajmë. Ne të harruar në historinë e mendimeve dhe ideologjive të ndryshme në rruzullin tokësor kemi zhveshur prej vetes petkun e modestisë dhe shkruajmë pa fije modestie gjithëçka që është në favor të tregut dhe asgjë të vërtet e reale. Shkruajmë jetën tonë me veprat e këqija që i bëjmë dhe nuk pendohemi fare për ato vepra. Shkruajmë gjurmët e jetës së njerëzve të ndryshëm të cilët e shëndërruan jetën e miliona njerëzve në krim dhe degjenerim moral. O ju bartësit e lapsave, duhet të vetëdijësoheni për rreshtat e shkronjat që i nxjerrni në letër, nuk guxon asnjë shkronjë të dale prej nesh me qëllim që Allahu të hidhërohet me këtë vepër. Nuk guxon asnjë vepër, vezullim e shëndërrim dogmatik i jetës sonë të fshehet pas termave të cilat bien ndesh me vet jetën tonë. Nëse dëshiron që ta arrish kënaqësinë e Allahut, dije që posedon një mjet për të cilin mjet Allahu është betuar në Kur`an. O ju që manipuloni me këtë mjet kaq të lartë, kini frikë Zotin, ruajuni mendjemadhësisë e në këtë formë edhe shkatërrimit.
 
Biseda fetare-3 Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-3

Shkruan: Hamdi NUHIJU

8

Kur ndalesh me kohën dhe logjikon të kaluarën tënde e cila ndoshta është e hidhur, e lumtur, e shumëngjyrshme, mediton rreth krijesave dhe kohës e cila tu harxhua e nuk tu kthye më. Sheh gjurmët e tua që ke lënë nëpër kohë si të ishe një kalorës i pafundëm i dendurisë së mendjes tënde. Në ato gjurmë gjenë qëllimin e ekzistencës tënde! Ky është fenomeni më i madh i krimit të harxhimit të jetës në kotësi. Si mund të kishe qëllim jetën e paqëllimt e cila u la pas teje si të ishte një ushtar i fundit i luftës së re botërore?
Veprat shpërblehen sipas qëllimit, kështu na tha Muhammedi a.s. Vepra është e lidhur me qëllimin dhe pa qëllimin vepra do të ishte e zhvlerësuar dhe e hudhur në qoshet e shoqërisë njerëzore. Problemi më i madh i shumicës së të rinjve që kalojnë nëpër bankat shkollore është jeta pa qëllimin e vërtet. Të rrallë janë ata që prej mësimeve në shtëpi janë të edukuar ta jetojnë jetën me qëllim të vërtet. Ata nuk njohin shtigjet e jetës dhe mendojnë se ajo është një film i servuar nëpër kinematë e Hollivudit. E rritur si gjeneratë e këtillë me mision të mbrapsht, mendojnë se gjithëçkah i takon atyre dhe asgjë nuk duhet të jetë e botës. Nga qëllime të këtilla të paqëllimta shoqëria njerëzore mund të humb identitetin e saj të vërtet. Rruga ose kahja e drejtë dhe e qëllimt duhet të jetë e vulosur në mendjen tonë. Nuk guxon asnjë forcë e jashtme që të ndikojë në brendinë e këtyre qëllimeve që duhet të jenë të pastra si loti dhe të ushqejnë shpirtin tonë me dashamirësi e bukuri të fytyrës së pastërt të realitetit tonë. Nëse humbemi në këtë realitet i cili devijon në masë të madhe shoqërinë njerëzore prej qëllimit fisnik dhe të vërtet, arritjen e kënaqësisë së Zotit, atëherë do të meritojmë dënimin i cili do të bëhet pjesë e pandashme e shkaqeve tona. Rrugën ne nuk e njohim poqese nuk e ndjekim drejtë dhe pa pengesa të ndryshme. Hapërojmë në këtë rrugë të panjohur dhe mendohemi thellë se në çfarë gjurmë kemi ndërtuar identitetin tonë të humbur. E nëse i gjejmë gjurmët dhe e harrojmë jetën si pjesë integrale të gjurmëve, nëse i shtypim ato gjurmë dhe mundohemi që sa më shumë të paraqitemi si pjesë devijante e kontrukcioneve që gjenden në natyrë, do të oscilonim ëndërrimet e djallit të mallkuar.
Osman Nuri TOPBASH tha:” Cdo gur varri i mbuluar nën heshtjen e vdekjes është një këshillues i zjarrtë që flet me gjuhën e gjendjes së vet. Fakti që varrezat janë formuar brenda qyteteve, përreth rrugëve dhe në avllitë e xhamive, është një lloj meditimi mbi vdekjen, dmth, mendim i vdekjes dhe rregullim i botës sipas saj. Peshën rrëqethëse të vdekjes nuk unden ta mbajnë supet e dobëta të fjalëve. Përballë vdekjes marrin fund dhe shkrihen të gjitha pushtetet.”( Mistika ose Tesavufi, Stamboll,2006, fq.188)
Edhe qëllimi ose nijjeti jonë në këtë botë merrë fund dhe shkrihet përballë vdekjes e cila është një rrugë reale drejtë transformimit tonë në botën tjetër. Po qëllimi, nuk na vyn vetëm për botën e pastajme që të gjejmë shpëtimin dhe shpërblimin. Qëllimi duhet të jetë kahja jonë e drejtë në këtë botë të shkurt dhe të pavlerë. Por, vlerën e kësaj bote ia dinë njeriu i qëllimshëm i cili jeton ndërmjet frikës dhe shpresës në Zotin e Madhnueshëm. Përndryshe sprovat ose dënimet e varrit do të na zgjasin dhe do të na tmerrojnë shpirtin tonë dhe nuk do të kemi mundësi që të rikthehemi në këtë botë e të shlyejmë prej jetës sonë ato vepra që nuk na përkisnin në natyrën tonë. Jeta e njeriut është e lidhur ngusht me qëllimin e ekzistencës së tij, por duhet pasur parasysh edhe portën e lartë të pendimit i cili pret gjithmonë trokitësit e saj. Poqese nuk shlyejmë nga qëllimet tona ato që duhet shlyer ne mesiguri se rrugën drejtë portës së lartë të pendimit nuk do e kishim mundësinë e gjetjes. Por, poqese pastrojmë qëllimet tona prej cytjeve të djallit të mallkuar, mesiguri se shumë lehtë do e gjejmë rrugën drejtë portës së lartë të pendimit dhe në këtë formë do të fitojmë dynjan e ahiretin.

9

A keni menduar ndonjëherë se sa të pakujdesshëm jemi ne krijesat e Zotit ndaj një mjeti i cili është kaq i rëndësishëm në jëtën tonë? Mesiguri se sikur të i kushtonim pak më shumë kujdes abdesit, këtij mjeti pastrues mëkatesh dhe papastërtish tona, do të ishim më të lumtur, më të qetë dhe më të rehatshëm. Sikur të i kushtonim kujdes të veçant këtij mjeti mesiguri se do të ishim imun karshi të gjitha rrymave e propagandave të ndryshme të djallit të mallkuar. Do i bënim ballë të gjitha sfidave dhe problemeve që do të na lindin në jetën tonë të shkurt dhe në këtë formë do të kishim mundësi që të kërkojmë nga Krijuesi i botëve mëshirë dhe shpëtim. Po, sikur të merrnim me rregull dhe sipas normave të përcaktuara abdes ne do të shkëlqenim si nur në rrugën e errëta të shoqërisë njerëzore. Do të kalonim në trans, bile edhe engjujt do të kishin lakmi pastërtinë dhe lidhjen tonë direkte me Krijuesin e pastërtisë. Duart e tona të padukshme do të krijonin fuzitet në mesin e njerëzve të papastër dhe aroma e cila do të ndihej kilometra larg do të këndellte edhe zërin e këndshëm të bilbilave. Sikur vërtet të pastroheshim dhe të kujdeseshim për abdesin ne mesiguri se do të kishim mundësi që ti bënim ballë të gjithëve, edhe jetës edhe vdekjes. Për tu kryer adhurimet në këtë botë neve na duhet një trup i shëndosh, ndërsa në trup të shëndosh nevojitet një mendje e pastërt dhe e çiltër. Nëse nuk i realizojmë këto parametra që ndërtojnë sistemin tonë të të jetuarit ne do të ishim të zhdukur në pluhurosjen e mëkateve dhe dyshimeve që na ngjall djalli i mallkuar.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:” O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkatëve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.” (Kur`an,5:6)
Krijuesi i botëve na mësoi se si të marrim abdes, dhe na tregoj edhe në raste nevojash lehtësimet dhe rrugët alternative. A nuk je i gëzuar o njeri? Prap vazhdon rrugën tënde të papastërtisë dhe nuk ke aspak frikë për gabimet që mbart në vete papastërtia. Prap kërkon zgjidhje të pastërtisë në ndonjë civilizim tjetër duke mohuar librin i cili të është pluhurosur në raftin tënd. Këtij libri ia ke bashkangjitur edhe Marksin e Engelsin dhe aspak nuk ke hapur asnjë fletë të Kur`anit e të mësosh jetën. Kur`ani është libri i të gjallëve dhe jo i të vdekurve, ai është për jetën, për vdekjen, për kozmoset, për gjithëçkah dhe për gjithmonë. Kujdes o bijt e Ademit, këtë pastrues zemrash e dashurishë. Me të vërtet, me të përmendurit e emrit të Zotit zemrat stabilizohen dhe qetësohen.
Allahu pastroft mendjet, shpirtërat, zemrat dhe jetën tonë prej mëkateve që i bëjmë ndaj Tij dhe ndaj vetes. Amin!
 
Biseda fetare-4 Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-4

Shkruan: Hamdi NUHIJU

10

Biseda fetare ka filluar të transformohet nga një matrial silikoni në një çelik ndjenjash që e zhbirëron jetën shekuj me rradhë. Edhe pse e shëndërruar si e tillë ajo ka nevojë për buzëqeshjen, heshtjen, meditimin. Meditimi si pjesë e përqafimit të mendjes, shpirtit, trupit me procesin e këtij adhurimi të sinqert është domosdoja e çdo krijese në rruzullin tokësor. Sikur të gjithë të vepronim në rrugën e meditimit mesiguri se do të ishim të gjithë fitimtar dhe bota do të vezullonte prej pastërtisë së besimit në Allahun e Lartësuar. A nuk është e vërtet që meditimi shton indikacionet që lidhin shpirtin e njeriut me njeriun dhe e harmonizojnë qenësinë e tij karshi celulave të pafundme të dashurisë hyjnore.
Said Nursi tha:” Shikoje këtë kopsht të universit, këtë pemishte të tokës, shikoje me vëmendje fytyrën e bukur të qiejve të stolisur me yje!.. Ti do të shohësh se në secilin nga artifaktet e përhapura e të shpërndara sipër tyre është një vulë e veçantë për Krijuesin e të gjitha gjërave, dhe në nivelet e qenieve të shkruara në faqet e natës e të ditës, të verës e të dimrit, secila e botuar nga pena e fuqisë, janën nënshkrime të paimitueshme dhe ilustruese të Aturoptit të Gjithëlavdishëm, Krijuesit Hirplotë.”( Solzer-1, Instabul,2006, fq.432-433)
Ky kopsht i univerzit i cili na drejton në rrugën e gjurmimit të arritjes sonë deri tek besimi, është i ndërtuar në atë formë që të mahnitë kokat e krijesave në rruzullin tokësor. Nga faktet e Madhërisë së Tij, janë edhe këto krijime të bukura të cilat e përqafojnë shpirtin tonë dhe ecin rrugëve të jetës sikur të ishin të fundshëm në fillimin e mbarë. E kjo penë e fuqisë dhe e mëshirës ngjyrosi jetën tonë qysh para termit ekzistencë dhe filloj ky teatër të realizohet. Në thellësitë e qiejve, e në bukurinë e yjeve që janë të ngulitura në qiell na shtohet meditimit ynë për Krijuesin, Allahun e Lartësuar. E nga këto yje të cilat janë të renditura në yvertirë si nuse të posamartuara nata shëndërritë si një bukuroshe e shekujve të kaluar. Sytë e mi të vënduara në brendinë e këtyre yjeve të pastra në këtë natë të qetë me ndjenja të mia të trazuara, filluan që të rrjedhin lot. Lot i rrjedhshëm edhe për historinë e gjurmëve të jetës sime të kaluar nën strehën e Krijuesit sikur të isha i vetmi besimtar në rruzullin tokësor. Shkrepëtimat e syve të mi, arrijnë në zemër pasiqë rrugën orientuese të meditimit e kanë nga zemra. Kemi mendje, por nuk logjikojmë, kemi sy por me to nuk shohim, jemi të verbër edhe pse të “shëndosh”, jemi të vdekur edhe pse ecim rrugëve të botës me frymën tonë! Nga kjo pozitë diletante kërkohet që të sqarohet implikimi i meditimit tonë në brendinë e dashurisë hyjnore.
... Po kumbojnë oqeanet prej dallgëve të zërit të hafizit që ngritë në peshën e meditimit secilën sakrificë të mbyllur karshi stuhive të pafundme të devijimeve në shoqëri. Zë i ngritur lart me shtyllat e saj të vënduara në shtresat e tokës, zë që arrinë edhe në brendinë e yjeve të shndrritshme mahnitë e përmallon zemrën time e cila është strehuar në meditimin e rradhës për Krijuesin e saj.
Abdurrahman ibn Xhevzi tha:” Gjithëashtu edhe arritja e fisnikërisë me bujari dhe zemërgjërësi, sepse kjo ka nevojë të mundësh veten, kur bëhet fjalë për të shpenzuar atë që e do, veprim i cili mund të të hedhë edhe drejtë varfërisë. Edhe trimëria është gjë fisnike e cila mund të përfitohet vetëm duke rrezikuar veten.”( Gjuetia e meditimeve, Tiranë,2007, fq.307) Por, deri tek fisnikërimi i mendjes, zemrës dhe besimit tonë në Allahun nuk mund të arrijmë poqese dalim jashtë dallgëve të meditimit dhe harxhojmë e shpenzojmë kohën tonë të shtrenjtë në mbetje aty ku jemi pa përfituar asgjë shoqëria njerëzore prej nesh. Ky fisnikërim është i domosdoshëm për të vënë në jetën tonë shpirtërore sistemin e meditimit i cili pastron atë shpirt që ndryshim kërkon. E deri tek pastrimi ose pastërtia arrihet me durim, përballje, dhimbje dhe mëshirë nga ana e Mëshiruesit.

11

Sa harxhojmë ne në rrugën e urtësisë dhe kërkimit të saj prej një skaji në skajin tjetër të rruzullit tokësor? Nëse vërtet harxhojmë masën e duhur, kohën dhe dëshirën ne do të arrijmë në rezultate të këndshme në këtë botë por edhe në ahiret. E nëse e harxhojmë kohën vetëm në argëtim e duke u larguar prej kërkimit dhe shfrytëzimit të urtësisë do të meritojmë masën e duhur të dënimit në dynja dhe në ahiret. Jeta e njeriut në këtë botë nuk është vetëm dyngjyrëshe bardhë e zi, por është kolorit ngjyrash që toleron dhe lejon që në kuadrin e saj të përfshihen edhe të gjitha shkallët e argëtimit të lejuar. Sepse, natyra e njeriut është e tillë, ai nuk guxon që të dalldiset pas argëtimit duke menjanuar komplet kërkimin e dijes dhe urtësisë, por edhe nuk guxon që në emër të vrapimit pas urtësisë prej jetës së tij të menjanoj ose largoj argëtimin. Njerëzit si krijesa të Zotit shpesh herë tentojnë që të anojnë ka njëra anë. Nëse anojmë vetëm ka urtësia, nuk do të kemi mundësi që ti bëjmë ballë të gjitha digave në këtë rrugë dhe në këtë mënyrë do të shkatërroheshim. E nëse anojmë vetëm kah argëtimet, do të humbte vlerën jeta jonë dhe do të ishim të humbur në dynja e në ahiret. Megjithëate, duhet që të gjendet mesi i artë në mes argëtimit dhe kërkimit të urtësisë. Por, neve urtësia na mundëson që të dallojmë vlerën prej antivlerës, të vërtetën prej të kotës, ndërsa e këmbëllejmë shpirtin tonë përmes disa argëtimeve të lejuara.
Ka thënë Ibën Kajjim el- Xhevzije:” Drita e urtësisë është dritë me të cilën Allahu i shndrritë zemrat e atyre të cilët pasojnë profetët. Sa më e madhe të jetë drita, më shumë do vëresh dallimet dhe do të jeni të aftë për vetëllogaritje. Me dritën e urtësisë nënkuptohet dituria me të cilën robi e dallon të vërtetën nga e pavërteta, udhëzimin nga humbja, të dobishmën nga e padobishmja, të përsosurën nga mangësitë, të mirën nga e keqja.”( Rrugët e njerëzve të devotshëm, Shkup,2008, fq.191)
Po kaluam në të gjitha shkallët e meditimit dhe u pajisëm me dritën e urtëisë mesiguri se do të ishim pasuesit e profetëve në rruzullin tokësor dhe do të shëndërrisnim në çdo skaj të kësaj bote me këtë dritë të cilën Allahu na dhuroi. Por, nëse nuk kalojmë nëpër të gjitha shkallët e meditimit dhe nuk pajisemi me dritën e urtësisë ne do të kishim tendencë që të zhduknim jetën tonë prej mirësive dhe do të bëheshim pasues të djallit të mallkuar. Në këtë balancim midis dritës së urtësisë dhe shkallëve të meditimit, robi gjithmonë kërkon rehatinë, qetësinë dhe mëshirën e Mëshiruesit. E nëse nuk e kërkon këtë gjë, e fiton të kundërtën e të gjithave dhe shëndërrohet në një armik i hapur i rrugës së të devotshmëve.
Dyert e bisedës fetare janë të hapura! E në karavanin e ideve do sjellim me ndihmën e Krijuesit edhe shumë perla tjera. Deri në epizodën e rradhës ju lë në mëshirën e Krijuesit.
 
Titulli: Biseda fetare-4 Shkruan: Hamdi NUHIJU

Besoj se kjo cafre ke bere jo qe eshte i cik injoruese per anetaret por edhe per vete vepren e autorit !!!!!!!:gjujpeshk: Si vellim komplet do kishte nje cik hijeshi me te madhe :gjujpeshk:
 
eshte e vertet qe do kishte hijeshi me shum
mirepo kjo eshte duke u shkruar
dhe ende nuk eshte perfunduar komplet si vellim
perndryshe ke te drejt
ndersa per anetart sdi pse me qen injoruese
aspak se shoh si te till
kush do ta lexoj ja ku e ka nese sdo askend se pengon
respekt
 
Titulli: Biseda fetare-4 Shkruan: Hamdi NUHIJU

Kismet Alko e rregullon kete insha-Allah. Ne fund, zhvendosen pjeset e tjera ne nje teme dhe me nje titull te vetem.
 
Titulli: Biseda fetare Shkruan: Hamdi NUHIJU

Temat i bashkova. S'ka problem con man, kur te dalin pjeset tjera silli se i bashkoj une por mundesh edhe ti vet ta postosh ketu poshte meje pjesen tjeter te rradhes.
 
Titulli: Biseda fetare Shkruan: Hamdi NUHIJU

ok
sum ka ra ne men ma heret se kshtu ma mir o
 
Titulli: Biseda fetare Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-5
Filed under: by: Ecconomist
Hamdi NUHIJU

12

Krijesat në këtë botë janë të krijuara nga ana e Allahut të Lartësuar për të kryer dhe shërbyer në një funksion të caktuar në këtë botë. Asnjë krijesë në rruzullin tokësor nuk është pa qëllim të caktuar. Të gjitha krijesat në rruzullin tokësor kanë një rrugë të përbashkët e cila është e pasqyruar shumë bukur në urdhërat e Allahut të Lartësuar drejtuar neve. Ajo rrugë e përbashkët është arritja e kënaqësisë së Krijuesit përmes bërjes mirë dhe ndalimit nga e keqja. E si të bëjmë mirë në rruzullin tokësor kur nuk kujdesemi për qenien tonë si krijesa të Zotit dhe mohojmë vlerat e qenieve tjera si krijesa të Zotit? Rruga është e ndërtuar prej atij matriali të vështirë e me therra me qëllim që kërkuesit të mirësisë t`i bëhet e vështirë rruga, por e lezetshme mirësia. Nëse nuk stolisemi me durimin, mençurinë, besimin, pandashmërinë, vullnetin dhe punën, ne nuk do të kemi mundësi që të arrijmë as te thërrmia e mirësisë. Nuk ka krijesë në rruzullin tokësor që bile njëherë në jetën e tij ose saj të mos ketë përjetuar çastet e mirësisë që iu janë dhuruar. Ky konstatim do të jetë i zhveshur prej realitetit nëse nuk përmendim se vet ekzistenca jonë në këtë botë është një mirësi e dhuruar nga ana e dhuruesit të mirësisë dhe krijuesit të saj, Allahut Fuqiplotë. Në saje të këtyre mirësive kemi mundësi të dëgjojmë zëra të ndryshëm dhe të gjithë ti dallojmë mbi baza të karakteristikave të tyre. Mund të shijojmë në brendinë tonë melodinë e cila krijohet prej zërave të ndryshëm e e cila është e stolisur me mirësinë që na dha Krijuesi i botëve. Po, mund edhe të egërsohemi me fatkeqësinë që lind në rruzullin tokësor nga aksidentet të cilat i shohim me sy, dhe i përjetojmë më zemër. Zemra është një organ shumë i ndishëm në trupin e njeriut. Ajo është simbol i dashurisë dhe burim i saj, por mund të jetë edhe simbol i dhembjes, sakrificës, egërsisë. E nëse në të kultivojmë besimin në Allahun e Lartësuar nuk ka dyshim se degëzimet e zemrës do të arrijnë deri tek dyert e mirësisë. Do të trokasin aty dhe ndikimi i zemrës në dyert e mirësisë do të dyfishojë mirësinë në rruzullin tokësor.
Seid Nursi tha:” Kjo shfaqje e dashurisë dhe e bërjes së njohur, padyshim, buron nga një prirje drejt të qenit i mëshirueshëm dhe nga dëshira për të dhuruar mirësi. Kështu, meqenëse mëshira dhe dëshira për të dhuruar mirësi sundojnë nga prapa, atëherë ajo do të mbushet dhe zbukurohet me të gjitha llojet e mirësive dhe gjithëashtu do t`i dhurohet e do t`i vishet forma e lules si një dhuratë. Kështu, ai mbush duart e statujës, kraharorin dhe xhepat me mirësi të çmueshme dhe i dhuron formës e lules si gjënë më të vyer si një xhevahir.”( Sozler-1, Fjalët-1, Instanbull,2006, fq.929)
Mëshira me dëshirën për të dhuruar mirësi sipas këtij gjuetari të fjalëve, është një mrekulli të cilën mrekulli e bartin njerëzit gjeneratë pas gjenerate. Ne nuk duhet t`i harrojmë për asnjë moment këto lidhje të cilat janë pjesë e sistemit të njerëzve dhe nuk duhet të largohemi prej tyre, pasiqë largimi prej tyre do të thotë çrregullim i marrëdhënieve ndërnjerëzore në rruzullin tokësor. Nuk ka dyshim se Allahu është Bamirës. Kur Ai thotë “Kun”( Bëhu), edhe do të bëhet.Po atëherë pse duhet të ekzistojë smira, urrejtja dhe xhelozia ndërmjet njerëzve? Pse për shkak të këtyre cilësive të cilat cilësi janë pjesë e manipulimeve të djallit të mallkuar njerëzit nuk flasin me vite? Termi mirësi duhet që të zbërthehet thellë në brendinë e njerëzve dhe të reflektojë ndër njerëz si pjesë e natyrshmërisë së tij. Nëse nuk ekziston, atëherë edhe krijesat tjera të cilat janë të varura prej njerëzve do të vazhdonin ekzistencën e tyre në formë të çrregulluar. O ju robërit e Allahut kapuni të gjithë për mirësinë dhe mos harroni porositë e Krijuesit të botëve. Ne kemi lindur të pastër, do të jetojmë të pastër dhe Zoti na mundësoft që të vdesim të pastërt e jo të ndyrë me cytjet dhe kurthat e djallit të mallkuar.

13

Fetyllah Gylen tha:” Edhe sikur atyre që bëjnë keq, askush të mos u bëjë gjë, është e pashmangshme që një ditë pa tjetër të kapen nga vetë e keqja e vet. Sigurisht, rruga e të këqijave që zgjatet e shkon, herët a vonë do të soset duke përfunduar në humnerën e asgjësimit.”( Kriteret ose dritat e rrugës, Tiranë,2003, fq.145)
Nëse ka këtë rrugë dhe këtë solucion e keqja, atëherë pse të ekzistojë ajo dhe të rrëmbej zemrat e mijëra njerëzve në rruzullin tokësor? Pse duhet që njeriu të jetë i përqafuar me të keqen dhe bërjen keq, kur ka mundësi që të shfrytëzojë mirësitë dhe të jetë i dobishëm në rruzullin tokësor? A nuk duhet luftuar e keqja e cila shpesh herë vjen nga vet ne? Ne vazhdimisht ankohemi, ankohemi, por nuk falim namazin në kohë, ankohemi se nuk na pranohen duat, sjellemi keq me nënat tona, ankohemi pse nuk jemi të suksesshëm a nuk japim as pjesën më të vogël të kohës tonë në arritjen e atij suksesi. A nuk po biem në kundërshtim me vet natyrën tonë të cilën Allahu na ka krijuar? Ne i lejojmë djallit të mallkuar që të na vjedh kohën e bërjes së veprave të mira, që të na vjedhë kohën e kërkimit falje krijesë-krijesë, që të na vjedhë kohën e kërkimit falje krijesë-Krijues, dhe në fund ankohemi se nuk po na pranohen duat. Nëse vërtet tentojmë që të përmirësohemi vet dhe të jemi përmirësues në shoqëri, atëherë nuk ka dyshim se Allahu do të na lehtësojë rrugën drejtë realizimit të këtij projekti. Por ne nëse vetëm deklarojmë se po përmirësojmë veten tonë dhe shoqërinë a në fakt ne po veprojmë të kundërtën e asaj që veprojmë, atëherë me plotë të drejtë qortohemi prej Allahut të Lartësuar i cili thotë:” A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni?”(Kur`an,2:44)
A nuk kemi fare frikë prej këtij qortimi të Krijuesit të botëve e ne prap të vazhdojmë të thërrasim njerëzit në përmirësim e veten ta harrojmë? Seid Nursi kur ftonte njerëzit në përmirësim nga modestia e tij i drejtohej nefsit të tij e jo nefsit të njerëzve tjerë. Komentatori i famshëm i Kur`anit Shejh Muhammed Shar`avi për të qortuar veten dhe për të përmirësuar atë ndaloi që ti pastrojë banjot e një xhamie. Duhet ta kemi të qartë se asnjë njeri nuk mund t`i ike sprovave, pasiqë ne nuk mund të shijojmë kënaqësitë e xhennetit pa u sprovuar në këtë botë. Por, kjo nuk do të thotë që të bëhemi pjesë e ushtrisë së të keqes dhe të harrojmë ushtrinë e të mirës dhe bërjes mirë e thirrjen në mirësi. Në atë moment që trokasim në portat e djallit të mallkuar, ne i kthejmë shpinën portave të mirësisë, dashurisë, modestisë. E kur ia kthejmë shpinën portave të mirësisë ne ia kemi kthyer shpinën Allahut, pasiqë Allahu është Bamirës.
Në një hadith kudsij Allahu i Madhëruar thotë:” O biri i Ademit! Saherë që të më lutesh dhe të shpresosh në Mua, do t`i falë ato që i ke në vete e aspak nuk mërzitem. O biri i Ademit! Sikur gjynahet tua ta arrijnë kupën e qiellit e pastaj më kërkon falje, do të të falë e aspak nuk mërzitem. O biri i Ademit! Sikur të më vish aq sa është toka me gjynahe, por kur më vjen, më vjen pa më shoqëruar në adhurim askënd do të të vijë aq sa është toka me falje.”
( Transmeton Tirmidhiu, Lutjet e jetës, Shkup,2001, hadithi gjendet në kopertinë)
 
Titulli: Biseda fetare Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-5

Shkruan: Hamdi NUHIJU

12

Krijesat në këtë botë janë të krijuara nga ana e Allahut të Lartësuar për të kryer dhe shërbyer në një funksion të caktuar në këtë botë. Asnjë krijesë në rruzullin tokësor nuk është pa qëllim të caktuar. Të gjitha krijesat në rruzullin tokësor kanë një rrugë të përbashkët e cila është e pasqyruar shumë bukur në urdhërat e Allahut të Lartësuar drejtuar neve. Ajo rrugë e përbashkët është arritja e kënaqësisë së Krijuesit përmes bërjes mirë dhe ndalimit nga e keqja. E si të bëjmë mirë në rruzullin tokësor kur nuk kujdesemi për qenien tonë si krijesa të Zotit dhe mohojmë vlerat e qenieve tjera si krijesa të Zotit? Rruga është e ndërtuar prej atij matriali të vështirë e me therra me qëllim që kërkuesit të mirësisë t`i bëhet e vështirë rruga, por e lezetshme mirësia. Nëse nuk stolisemi me durimin, mençurinë, besimin, pandashmërinë, vullnetin dhe punën, ne nuk do të kemi mundësi që të arrijmë as te thërrmia e mirësisë. Nuk ka krijesë në rruzullin tokësor që bile njëherë në jetën e tij ose saj të mos ketë përjetuar çastet e mirësisë që iu janë dhuruar. Ky konstatim do të jetë i zhveshur prej realitetit nëse nuk përmendim se vet ekzistenca jonë në këtë botë është një mirësi e dhuruar nga ana e dhuruesit të mirësisë dhe krijuesit të saj, Allahut Fuqiplotë. Në saje të këtyre mirësive kemi mundësi të dëgjojmë zëra të ndryshëm dhe të gjithë ti dallojmë mbi baza të karakteristikave të tyre. Mund të shijojmë në brendinë tonë melodinë e cila krijohet prej zërave të ndryshëm e e cila është e stolisur me mirësinë që na dha Krijuesi i botëve. Po, mund edhe të egërsohemi me fatkeqësinë që lind në rruzullin tokësor nga aksidentet të cilat i shohim me sy, dhe i përjetojmë më zemër. Zemra është një organ shumë i ndishëm në trupin e njeriut. Ajo është simbol i dashurisë dhe burim i saj, por mund të jetë edhe simbol i dhembjes, sakrificës, egërsisë. E nëse në të kultivojmë besimin në Allahun e Lartësuar nuk ka dyshim se degëzimet e zemrës do të arrijnë deri tek dyert e mirësisë. Do të trokasin aty dhe ndikimi i zemrës në dyert e mirësisë do të dyfishojë mirësinë në rruzullin tokësor.

Seid Nursi tha: "Kjo shfaqje e dashurisë dhe e bërjes së njohur, padyshim, buron nga një prirje drejt të qenit i mëshirueshëm dhe nga dëshira për të dhuruar mirësi. Kështu, meqenëse mëshira dhe dëshira për të dhuruar mirësi sundojnë nga prapa, atëherë ajo do të mbushet dhe zbukurohet me të gjitha llojet e mirësive dhe gjithëashtu do t`i dhurohet e do t`i vishet forma e lules si një dhuratë. Kështu, ai mbush duart e statujës, kraharorin dhe xhepat me mirësi të çmueshme dhe i dhuron formës e lules si gjënë më të vyer si një xhevahir". ( Sozler-1, Fjalët-1, Instanbull,2006, fq.929)

Mëshira me dëshirën për të dhuruar mirësi sipas këtij gjuetari të fjalëve, është një mrekulli të cilën mrekulli e bartin njerëzit gjeneratë pas gjenerate. Ne nuk duhet t`i harrojmë për asnjë moment këto lidhje të cilat janë pjesë e sistemit të njerëzve dhe nuk duhet të largohemi prej tyre, pasiqë largimi prej tyre do të thotë çrregullim i marrëdhënieve ndërnjerëzore në rruzullin tokësor. Nuk ka dyshim se Allahu është Bamirës. Kur Ai thotë "Kun" (Bëhu), edhe do të bëhet. Po atëherë pse duhet të ekzistojë smira, urrejtja dhe xhelozia ndërmjet njerëzve? Pse për shkak të këtyre cilësive të cilat cilësi janë pjesë e manipulimeve të djallit të mallkuar njerëzit nuk flasin me vite? Termi mirësi duhet që të zbërthehet thellë në brendinë e njerëzve dhe të reflektojë ndër njerëz si pjesë e natyrshmërisë së tij. Nëse nuk ekziston, atëherë edhe krijesat tjera të cilat janë të varura prej njerëzve do të vazhdonin ekzistencën e tyre në formë të çrregulluar. O ju robërit e Allahut kapuni të gjithë për mirësinë dhe mos harroni porositë e Krijuesit të botëve. Ne kemi lindur të pastër, do të jetojmë të pastër dhe Zoti na mundësoft që të vdesim të pastërt e jo të ndyrë me cytjet dhe kurthat e djallit të mallkuar.

13

Fetyllah Gylen tha:" Edhe sikur atyre që bëjnë keq, askush të mos u bëjë gjë, është e pashmangshme që një ditë pa tjetër të kapen nga vetë e keqja e vet. Sigurisht, rruga e të këqijave që zgjatet e shkon, herët a vonë do të soset duke përfunduar në humnerën e asgjësimit."( Kriteret ose dritat e rrugës, Tiranë,2003, fq.145)

Nëse ka këtë rrugë dhe këtë solucion e keqja, atëherë pse të ekzistojë ajo dhe të rrëmbej zemrat e mijëra njerëzve në rruzullin tokësor? Pse duhet që njeriu të jetë i përqafuar me të keqen dhe bërjen keq, kur ka mundësi që të shfrytëzojë mirësitë dhe të jetë i dobishëm në rruzullin tokësor? A nuk duhet luftuar e keqja e cila shpesh herë vjen nga vet ne? Ne vazhdimisht ankohemi, ankohemi, por nuk falim namazin në kohë, ankohemi se nuk na pranohen duat, sjellemi keq me nënat tona, ankohemi pse nuk jemi të suksesshëm a nuk japim as pjesën më të vogël të kohës tonë në arritjen e atij suksesi. A nuk po biem në kundërshtim me vet natyrën tonë të cilën Allahu na ka krijuar? Ne i lejojmë djallit të mallkuar që të na vjedh kohën e bërjes së veprave të mira, që të na vjedhë kohën e kërkimit falje krijesë-krijesë, që të na vjedhë kohën e kërkimit falje krijesë-Krijues, dhe në fund ankohemi se nuk po na pranohen duat. Nëse vërtet tentojmë që të përmirësohemi vet dhe të jemi përmirësues në shoqëri, atëherë nuk ka dyshim se Allahu do të na lehtësojë rrugën drejtë realizimit të këtij projekti. Por ne nëse vetëm deklarojmë se po përmirësojmë veten tonë dhe shoqërinë a në fakt ne po veprojmë të kundërtën e asaj që veprojmë, atëherë me plotë të drejtë qortohemi prej Allahut të Lartësuar i cili thotë:" A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni?"(Kur`an,2:44)

A nuk kemi fare frikë prej këtij qortimi të Krijuesit të botëve e ne prap të vazhdojmë të thërrasim njerëzit në përmirësim e veten ta harrojmë? Seid Nursi kur ftonte njerëzit në përmirësim nga modestia e tij i drejtohej nefsit të tij e jo nefsit të njerëzve tjerë. Komentatori i famshëm i Kur`anit Shejh Muhammed Shar`avi për të qortuar veten dhe për të përmirësuar atë ndaloi që ti pastrojë banjot e një xhamie. Duhet ta kemi të qartë se asnjë njeri nuk mund t`i ike sprovave, pasiqë ne nuk mund të shijojmë kënaqësitë e xhennetit pa u sprovuar në këtë botë. Por, kjo nuk do të thotë që të bëhemi pjesë e ushtrisë së të keqes dhe të harrojmë ushtrinë e të mirës dhe bërjes mirë e thirrjen në mirësi. Në atë moment që trokasim në portat e djallit të mallkuar, ne i kthejmë shpinën portave të mirësisë, dashurisë, modestisë. E kur ia kthejmë shpinën portave të mirësisë ne ia kemi kthyer shpinën Allahut, pasiqë Allahu është Bamirës.

Në një hadith kudsij Allahu i Madhëruar thotë:" O biri i Ademit! Saherë që të më lutesh dhe të shpresosh në Mua, do t`i falë ato që i ke në vete e aspak nuk mërzitem. O biri i Ademit! Sikur gjynahet tua ta arrijnë kupën e qiellit e pastaj më kërkon falje, do të të falë e aspak nuk mërzitem. O biri i Ademit! Sikur të më vish aq sa është toka me gjynahe, por kur më vjen, më vjen pa më shoqëruar në adhurim askënd do të të vijë aq sa është toka me falje." (Transmeton Tirmidhiu, Lutjet e jetës, Shkup,2001, hadithi gjendet në kopertinë)
 
Titulli: Biseda fetare Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-6

Shkruan: Hamdi NUHIJU

14

Biseda fetare pranon ndryshimin e mendjes dhe kahjes së shpirtit. Ajo njoftohet me identitetin e vërtet, por aspak nuk i jep liri veprimi identitetit i cili është në rrugë tendencioze për zhdukjen e mirësive të shpirtit. Uniteti i veprimit të mendjes në drejtimin e identitetit kërkon një sintez të çuditshme për tu elaboruar. Kush jemi ne? Ne jemi ata që ndjekim rrugën e të Dërguarve të Zotit e që ishin njerëz për popuj të caktuar me identitet të tyre kombëtar. Ndërsa i dërguari i fundit, Muhammedi s.a.v.s. ishte i dërguar me mesazh për të gjithë popujt e kombet.
Askush nuk e mohon identitetin kombëtar të Muhammedit a.s. Ai ishte arab dhe aspak nuk e bënë të pavlefshëm për rruzullin tokësor kjo gjë. Ne jemi shqiptar dhe aspak nuk dallohemi prej arabëve, iranianëve, francezëve, anglezëve. Ata falen, ne falemi, ata luten, ne lutemi, ata shkojnë në xhami, ne shkojmë në xhami. Ndërsa pamja, gjuha, forma e realizimit të urdhërave të Zotit mundet me pasën dallim të vogël në bazë të disa karakteristikave të atyre vendeve. Po pse njeriu duhet të identifikohet me kombin? A nuk i mjafton vetëm identiteti i tij fetar?
Ekzistojnë dy vija ekstreme në këtë drejtim. Njëri grup është plotësisht kundër identitetit kombëtar, ndërsa grupi tjetër është plotësisht kundër identitetit fetar. Për këtë gjë do të flasim në pikën e fundit të kësaj bisede. Kombi është trupi i njerëzve në rruzullin tokësor. Si mund ne të jetojmë në rruzullin tokësor pa trup, si mund të obligohemi ndaj Krijuesit kur ne nuk jemi trup? Engjujt nuk janë trup( që e shohim me sy), prandaj janë të krijuara në atë formë të pagabueshme.
Ka thënë Allahu xh.sh. në Kur`anin Famëlartë:” O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë."(Kur`an,49:13)
Zoti na sqaroi në Kur`an identitetet tona “kombëtare”, duke na thënë se na ka krijuar si popuj e si fise që të njihemi ndërmjet veti. Pra, realizimi i urdhërave të Zotit bëhet i pamundur nëse nuk identifikohemi edhe kombëtarisht dhe nëse jemi kundër këtij identifikimi. Kombi është trupi i njeriut, pasiqë në vete përfshinë: traditat, kulturën, letërsinë, doket, gjuhën, stilin e jetës, e që janë të domosdoshme për të jetuar jetën në këtë botë. Kështu na ka krijuar Allahu, popuj e fise të ndryshme, ne nuk mund të mohojmë për asnjë moment këtë gjë. Allahu nuk tha në Kur`an, se na krijoi vetëm një popull, por Ai përmendi vetëm një të Vërtetë të plotësuar me të cilën e angazhoi Muhammedin s.a.v.s. që t`ia plasojë njerëzimit. Mos të harrojmë asnjëherë se Muhammedi s.a.v.s e lëshoi Meken jo me dëshirën e tij dhe se ishte i përmalluar shumë për atë vend të bukur e të mrekullueshëm. Ai edhe pse në familje kishte Ebu Xhehlin, asnjëherë nuk mohoj identitetin e tij dhe të prejardhjes së familjes së tij. Ishte i nënçmuar, i luftuar, i persekutuar, por ai asnjëherë nuk u bë pishman se është arab. E kjo që po e them nuk është nxitje nacionalizmi në mesin e lexuesve të këtij teksti. Por, është pasqyrim real i vlerave që bartë në vete ky identitet. E nëse keqkuptohem prej lexuesit e lus Allahun e Lartësuar që të më falë gabimet. Ai pranon vetëm qëllimet tona që janë të lidhura direkt me veprën. E nëse qëllimi është i mirë dhe i pastër edhe vepra do të realizojë në konton e vet vlerat që duhet të futen. Nëse qëllimi është urrejtja, përçarja, shtimi i këtij shtegëtimi midis njerëzve, zgjerimi i kësaj plage, atëherë padyshim që do e meritojmë mallkimin e Allahut në këtë botë dhe dënimin e Tij në ahiret. Zoti na ruajt mendjen, trupin dhe shpirtin prej cytjeve të djallit të mallkuar.Amin!

15

Nuk njoh asnjë civilizim, popull, komb, fis në rruzullin tokësor që ka jetuar jetën e tij jashtë fesë, ose riteve fetare. Kështu njëherë u shpreh një filozof!!! Feja është shpirti i njerëzimit, a mund të jetojë trupi pa shpirt? Aq njeriu mund të funksionoj dhe jetoj pa fe. Rruzulli tokësor ka fe të ndryshme, monoteiste, të shpikura prej njeriut, etj. Ndërsa shumica e popullit shqiptar si fe të tij ka Islamin. Nuk anashkalojë fetë tjera, por do të shkruaj për mazhorancën shqiptare.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`anin Famëlartë:” "Dhe thuaj: ‘Erdhi e vërteta e u zhduk e kota’. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur."(Kur`an,17:81)
Njeriu nuk mund të jetojë pa fenë. Ai mund të kërkojë qetësinë dhe rehatinë shpirtërore nëpër shumë gjëra tjera, por të gjitha janë të kota. E kota gjithnjë ka qenë e zhdukur pasiqë Krijuesi i saj është Ai i cili është gjithmonë i Gjallë. Njerëzit duhet që të largohen nga e kota dhe të përqafojnë të vërtetën, pasiqë jeta e njeriut pa të vërtetën është e njejtë si e kota. Atëherë njeriu gjithnjë do të jetë i zhdukur, nëse përqafon të kotën. Por, për njeriun ekziston dera e pendimit e cila derë i lejon atij që të trokas dhe të kërkoj të vërtetën saherë që rrugëve të jetës përballet me dallgët e të kotës.
Ka thënë Mulla Idris Gjilani:” O Zot! Urrejtjen nga zemrat e njerëzve shndërro në dashuri; Të pafeve u dhuro besim; Syve të verbër u falë dritë...!”(Mulla Idris Gjilani, Dr.Muhamet Pirraku, Prishtinë,1995, fq.22)
Mulla Idris Gjilani, Allahu e mëshiroft përmes duas së tij na bëri me dije se njeriu gjithmonë do të ketë nevojë ta mbushe zemrën e tij me besim. Sepse ,zemra e zbrazur nga besimi dhe e mbushur me urrejtje, smirë e keqësi, është një zemër e egër e cila nuk njeh njerin, nuk njeh as komb e as fe. Zemra e cila është pa besim dhe e mbushur me urrejtje, ka nevojë për dashuri. Nëse nuk realizon këtë gjë, atëherë ajo zemër është e destinuar që të jetojë dhe të vazhdoj ekzistencën e saj jashtë mëshirës së Mëshiruesit. Shumë njerëz ecin në rruzullin tokësor, por janë të vdekur, pasiqë zemrat e tyre janë të vdekura e të mbushura me gjëra të kota. Ndërsa ka njerëz që trupat e tyre prehen nëpër varreza, por ata janë të gjallë, pasiqë zemrat e tyre në këtë botë ishin të ushqyera gjithmonë me besim dhe prej atyre zemrave degëzoheshin shumë mirësi në rruzullin tokësor, të cilat mirësi kanë arritur gjeneratë pas gjenerate edhe tek ne. Mulla Idrisi ka vepruar në atë drejtim që populli shqiptar të jetë i shkolluar fetarisht, pasiqë njeriu pa fe është si trupi pa shpirt. A mund që të ekzistoj trupi pa shpirt, aq mund edhe te funksionoj jeta e njeriut pa fe!!! Ai , pra Mulla Idrisi në një vend ka thënë:” Pa shkollim fetar nuk ka fe të mirëfilltë. Xhahili është argat i robërisë dhe i xhehenemit.”( Burim i lartëshënuar, fq.25)
E dija është ajo e cila kërkohet dhe mësohet me qëllim që të ruhet shpirti i njeriut e që është feja e tij. Pa dije nuk ka fe, e pa fe nuk ka as atdhe. Kështu e kuptuan të parët tanë këtë gjë dhe gjithmonë ishin në shërbim të atdheut të tyre. Mulla Idrisi shumë bukur pasqyroi në një thënie “piramidale” të tij rreth dijes, ekzistencës dhe fesë e përhapjes së saj në rruzullin tokësor. Ai thotë:” ثshtë fakt se po të mos ekzistonte Meka dhe Medina shkenca në Damask nuk do të ekzistonte. E po të mos ishte Damasku si qendër e shkencës, nuk do të ekzistonte Bagdadi në munges të të cilit nuk do të lindnin Samarkanda dhe Buhara, e në to edhe shkencat astronomike dhe fizike, kimia, mjekësia, filozofia e shkencat tjera. Po të mos ishin Samarkanda dhe Buhara si qendra shkencore nuk do të ekzistonte as Andaluzia. Drita nga Andaluzia po të mos ndriçonte, vallë SI DO Tث ZGJOHEJ EVROPA?”(Burim i njejtë, fq.25)

16

Injoranca i ka shtyrë disa njerëz që të parashtrojnë pyetje të pakuptimta, se cila është më me rëndësi a kombi a feja? Edhe pse këto pyetje janë të pabaza dhe shumë irreale janë mbjellur në gjakun e disa njerëzve si të ishin shenjtëri të amshueshme. Qysh në esencën e pyetjes, ekziston një makabër jo e realt e cila sfidon pyetësin e saj. Feja është shpirti i njerëzimit, kombet janë trupet e njerëzve. A mund të ekzistojë një trup pa shpirt? Përderisa feja iu është zbritur njerëzve nga ana e Krijuesit të Madhnueshëm, atëherë mund të themi se është e domosdoshme të ekzistojnë kombet që të jetë pjesë përbërëse e tyre edhe feja. E nga kjo nuk themi që po bëjmë përçarjen e unitetit të vëllezërve dhe vëllazërisë muslimane në rruzullin tokësor. Por, thjeshtë njerëzit janë me karakteristika të ndryshme, kanë gjuhë të ndryshme, por bartin në veti mesazhin islam i cili duhet të depërtojë në të katër anët e globit. Nëse traditat kombëtare nuk bien ndesh me sheriatin islam, atëherë ato tradita bëhen pjesë e sheriatit. Kështu na mësonte hoxha i ndjerë Jakup efendi Asipi.
Inicues të këtyre pyetjeve janë zakonisht ato njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë as kombëtare e as fetare, për to vlerë është vetëm paraja dhe materia. Ata nuk shohin jashta tyre asgjë dhe gjithëçka që nuk është interes i tyre vetjak domosdoshmërisht duhet që të mohohet e të destinohet në zhdukje.
Grupit tjetër të njerëzve të cilën pranojnë verbërisht ideologjitë, dhe jo fenë e vërtet (Islamin), iu përgjigj shumë qartë dhe bukur Mulla Idris Gjilani:” S`ka fe pa atdhe.”(Burim i njejtë, fq.18) Edhe pse kemi mendime të ndryshme dhe jemi të ndryshëm prej njëri-tjetrit, edhe pse jetojmë në një botë të cilën ndoshta vet nuk e njohim dhe nuk e pranojmë si të tillë, ne nuk duhet që të jetojmë të ndarë për asnjë çast të jetës sonë. Ne jemi pjesë e këtij sistemi e këtij globi dhe nuk duhet që për hir të cytjeve të djallit të mallkuar të bëhemi pre e kurtheve të tij dhe në këtë formë të mohojmë vlerat e njëri-tjetrit dhe të mos njohim as fe e as atdhe. Sipas mendimit tim, njeriu i cili bën ndarje midis kombit dhe fesë, ai nuk njeh as komb e as fe, ai nuk njeh ndoshta as veten. Por, kjo nuk do të thotë që njeriu i tillë duhet të përjashtohet prej shoqërisë njerëzore. Ne duhet që të reflektojmë dashuri, mirëkuptim dhe rrespekt ndërmjet njëri-tjetrit, edhe pse nuk njohim ndoshta vlerat e njëri-tjetrit.
Mevlana Xhelaludin Rrumi tha:” Eja, prap eja, përsëri eja./ Si do që të jesh,/ Pabesimtar qofsh, zjarradhurues qofshë,/ Njëqind herë në ke bërë tevbe,/ Njëqind herë në e ke prish tevben, /Kjo nuk është derë e pashpresës,./ SI DO Qث Tث JESH ASHTU EJA!...”( Bisedë e urtë me Mevlanan, Tetovë,2008, fq.5)
 
Titulli: Biseda fetare Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-7

Shkruan: Hamdi NUHIJU

17

“Në emër të Allahut vendosa ta fal sunnetin e namazit të sabahut, në kohën e vet, u ktheva kah kibla”(Dritat e zemrës, Tetovë,2007, fq.18) E kur robi vendos të veproj një punë në emër të Allahut, a mundet kush ta ndalë?!!! Pyete veten o vëlla dhe oj motër se sa sunnete të namazit të sabahut të kanë ikur pa i hetuar fare dhe nuk janë kthyer më? Na ikën koha më e mirë për të vepruar dhe përkujtuar Allahun xh.sh. duke e kaluar këtë kohë në përtaci e në gjumë. Si arritëm që të na ikë sunneti i namazit të sabahut? Duke përqeshur deri vonë njerëzit e ndryshëm, duke bartur fjalë prej veshi e në vesh, duke shikuar filma serik spanjol, duke e ndotur shpirtin tonë dhe veten tonë e duke e nënçmuar përmes shikimit të filmave çnjerëzor, apo duke i bërtitur nënës se nuk paska të drejtë?
Edhe pse kemi lindur musliman dhe jemi praktikues të parimeve të fesë islame, ne injorojmë vlerën e sunnetit të sabahut. Duke u dhënë pas kënaqësive të kësaj bote jemi bërë shumë përtac dhe nuk zgjohemi herët. Jemi shëndërruar në një popull i cili identifikohet në rruzullin tokësor si populli i gjumit dhe jo popull i zgjimit. Edhe pse edhe gjumi është pjesë e natyrshmërisë dhe nuk është diç jashtë natyrës njerëzore e sistemit të tij, prap se prap duhet që të ekzistoj në njeriun një orar jete e dite. Njeriu pa orar jete e dite nuk mund që të hapëroj lehtë dhe arsyeshëm drejtë sukseseve të tij. Askush në rruzullin tokësor nuk ka arritur deri tek suksesi pa u munduar dhe pa sakrifikuar mundin e tij drejtë realizimit të atij suksesi. E si mund të dëshmojmë ne ditën e llogarisë së e duam Pejgamberin s.a.v.s. kur ne asnjë sunnet të namazit të sabahut nuk e kemi falur? Kur Sulltan Fatihu kërkonte dikë që nuk i kish ikur asnjë sunnet i namazit të sabahut për të udhëhequr me ushtrinë, vallë çfarë kritere ne kërkojmë prej njerëzve tanë për të na udhëhequr politikisht? Në fakt, ne as që vëndojmë kritere për to, por e kemi lënë derën e hapur dhe secili hajn vepron në kryen e vet për të arritur deri tek interesi i tij vetjak e duke e keqpërdorur djersën e popullit. E nesër kur këta persona të marrin poste udhëheqëse, ne dridhemi para tyre dhe frikësohemi që të identifikohemi se jemi musliman. Këto persona me dyfytyrësinë e tyre veprojnë në kundërshtim të identitetit tonë duke gjurmuar në rrënjët e popullit tonë se paskemi qenë të krishter e duhet që t`iu kthehemi Krishterizmit. Harruam, ai i riu i cili çliroi Stambollin kriter të suksesit kishte faljen e sunnetit të namazit të sabahut, ndërsa për ne kriter është patriotizmi në letër dhe jo në vepër. E shohim dikë që di me i lidhë fjalët e me i fsheh mendimet, themi për të se është njeri i mirë, patriot i zgjuar e kutadi çka. E po ai njeri ta mohon identitetin tënd musliman, e mos të flasim që është i kujdesshëm për faljen e sunnetit të namazit të sabahut.
Nëse dëshirojmë vërtet që të rikthejmë lavdinë e muslimanëve në rruzullin tokësor, nëse dëshirojmë që popullin shqiptar ta shohim të përparuar në të gjitha sferat, atëherë duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj sunnetit të namazit të sabahut. Nëse nuk rrespektojmë dhe nuk falim sunnetin e namazit të sabahut, nuk rrespektojmë veten tonë, fenë tonë, kombin tonë(shqiptar), Pejgamberin tonë, Allahun! E kur nuk rrespektojmë këto, atëherë pse na vynë që të identifikohemi se jemi musliman? Ne e dëmtojmë edhe veten përmes injorimit të sunnetit të namazit të sabahut. E humbim vlerën e duas tonë për ndërmjetësimin e Resulullahit s.a.v.s. ditën e llogarisë, edhe pse shpresa vdes e fundit dhe dera për ndryshim është e hapur e nuk mbyllet ajo asnjëherë nga të tjerët. Atë derë mund ta mbyllim vetëm ne përmes mos faljes së sunnetit të namazit të sabahut dhe në këtë formë përmes mbylljes së kësaj dere, ne meritojmë që të mos kemi përkrahjen dhe mbështetjen e Resulullahit s.a.v.s. Vazhdimisht proklamojmë se duhet që të ndjekim sunnetin e Resulullahit s.a.v.s, ndërsa m`u ato që bëjnë një proklamim të këtillë, ndoshta gjatë kohë nuk e kanë falur sunnetin e namazit të sabahut. Persona të këtillë tërbohen për disa vepra tjera që janë logjikisht dhe sheriatikisht të lejueshme e që veprohen prej një grupi të muslimanëve, ndërsa aspak nuk brengosen se vet ato nuk falin ndoshta asnjëherë sunnetin e namazit të sabahut. Se sikur vërtet muslimanët dhe muslimanet të falnin sunnetin e namazit të sabahut dhe gjitha namazet në kohë e me frikë rrespekt, nuk do të ekzistonin probleme në shoqërinë tonë. O Allah na prano veprat tona të mira, na përmirëso dhe na mundëso që të mos na ikë asnjë sunnet i namazit të sabahut. Amin!

18

“Në emër të Allahut vendosa ta fal farzin e namazit të sabahut, në kohën e vet, u ktheva kah kibla”(Dritat e zemrës, Tetovë,2007, fq.29) Njeriu i cili është gjithmonë në kërkim të rehatisë dhe lumturisë si mund të jëtojë dhe të shpresojë në këto gjëra pa kaluar nëpër dyert e farzit të namazit të sabahut? Nëse nuk është lumturi dhe rehati e qetësi falja e farzit të namazit të sabahut në kohë e me xhemmat, atëherë pyes çka është lumturia? Ne jemi në kërkim të gjurmëve të kësaj rehatie shpirtërore e cila rehati na orienton drejtë realizimit të jetës sonë në mënyrë më të përballshme e më të sinqert. Ujërat e jetës që kalojnë e na stërpikin shpirtin tonë, pastrohen padyshim me nijjetet e sinqerta dhe me namazet tona të cilat i fillojmë me sunnetin e sabahut, pastaj me farzin e i mbarojmë vonë me namazin e vitrit. Jeta jonë nuk do të kishte kuptim nëse nuk fillon me përkulje e nënshtrim dhe falëminderim ndaj Allahut të Lartësuar për mirësitë e pafundme që na i dha. Nga kjo përkulje dhe falëminderim ndaj Allahut, ne përfitojmë mirësitë e shumta në oqeanet e thella e të gjëra të mbushura me mirësi. Nëse realizojmë në përpikmëri urdhnat e Allahut, padyshim që pjesë e sistemit të shpërblimit në këtë botë dhe në botën tjetër do të ishim ne. E nëse hudhemi në greminat e thella të rrugës së djallit të mallkuar, atëherë edhe ne do të fitonim disa cilësi të atij djalli duke mohuar vlerat dhe duke nënçmuar rrugën të cilën Allahu na ka urdhëruar ta ndjekim. Namazi është shtylla e besimit tonë që na dallon prej mosbesimit, ndërsa farzi i namazit të sabahut, është më shumë se shtyllë, është një yll i cili shndrritë natën i zbukuar pa shtylla, është diell i cili na ngrohë ditën, pa shtylla, është një mrekulli që pastron shpirtin tonë prej papastërtive.
A kemi harruar o vëllezër dhe motra se namazi i sabahut dallon prej namazeve tjera edhe për nga një karakteristik tjetër që në ezanin e namazit të sabahut kemi një shtesë e cila na bënë me dije shumë gjëra me rëndësi jetike për të gjithë ne? Apo ndoshta jemi hutuar në këmbim me kohën dhe jemi bërë lecka të saj? Jemi të humbur, sepse asnjëherë deri në fund nuk kemi dëgjuar ezanin e namazit të sabahut, ose edhe kemi dëgjuar por asnjëherë nuk iu jemi përgjigjur. Si mund të jemi një popull i përparuar kur ezanin e namazit të sabahut nuk e dëgjojmë dhe nuk iu përgjigjemi? E kur t`iu përgjigjemi dhe të lidhemi në farzin e namazit të sabahut a ka ndonjë fuqi të sherrit në rruzullin tokësor që do të mund të na thyente unitetin dhe vëllazërinë tonë?
Na ka treguar Ahmed b.Meni`i i cili thotë:Na ka treguar Ebu Ahmed ez-Zubejri i cili thotë: Na ka treguar Ebu Israili, ky prej Hakemit, ky prej Ebu Abdurrahman b.Ebu Lejlasë, ky prej Bilallit i cili ka thënë:” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. më ka thënë:- Mos i thuaj në asnjë namaz fjalët:Namazi është më i mirë se gjumi, përveçse te namazi i sabahut.( Suneni i Tirmidhiut-1, Shkup,2007, fq.327)
Kujdes o ju vëllezër dhe motra, faleni namazin e sabahut në kohën e vet dhe bëni program jete përmes fillimit me namazin e sabahut, e mbaroni ditën me namazin e jacisë, ndërsa jetën ta mbaroni me fjalët e dëshmisë. Zoti na mundësoftë të gjithëve që në kohë dhe në xhami të gjithë muslimanët anekënd botës ta falim namazin e sabahut, e të mos bëhemi përtac dhe në këtë formë të ndjekim udhën e djallit të mallkuar. O Allah na fal neve, familjet tona dhe gjithë besimtarët e besimtaret. Amin!
 
Biseda fetare 7 Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-8

Shkruan: Hamdi NUHIJU

19

Seid Nursi tha:” Njeriu arrogant, i cili mbështetet tek vetja, dhe supozon se ai do të jetojë përgjithmonë, është i dënuar për zhdukje. Ai kalon shpejt. Bota, gjithëashtu, e cila është shtëpia e njeriut, bie në errësirën e mosekzistencës. Shpresat nuk zgjasin, ndërsa dhimbjet qëndrojnë në shpirt.”( Fjalët-1, Stamboll,2006, fq.316)
Nëse njeriu arrogant ka këtë fat, atëherë pse nevojitet që të ekzistojë në mesin e njerëzve arroganca si pjesë e sistemimit të antivlerave në mesin e këtyre njerëzve. Njeriu lindet i lirë dhe i pastër prej cilësive të ndryshme, ndërsa me kalimin e kohës fiton cilësi të cilat nuk janë domosdoja e jetës së tij. Ai kujton me veten se gjithë këtë mllef dhe jetë e realizon në suaza të normales, dhe se kjo kauzë është një e drejtë e cila fitohet përmes sjelljes dhe djersitjes së trupit të tij. Ai është në gjendje që të luftojë për këtë kauzë, bile sakrifikon edhe jetën e vet, me të vetmin qëllim që të arrijë deri tek rruga të cilën ai e quan si të drejtë. Por, në heshtje djalli i mallkuar e stolisë me cilësinë e mynafikut dhe e mbështjellë me mbështjellësin e arrogancës dhe në këtë formë njeriu bëhet pre e djallit të mallkuar. Njerëzit bien shpesh në këto kurtha. Nuk është në pyetje vullneti dhe dëshira e tyre për të rënë në këto kurtha e për të realizuar më të mirën e mundshme të jetës së tyre të shkurt. Po mirë pyesim shpirtin tonë, pse duhet që të stolisemi me arrogancën, pse sjellemi me kaq arrogancë ndaj gruas, fëmijëve, nxnënësve, nënës, motrës, ndaj Allahut? A nuk është arrogancë e jona mohimi i faljes së namazit dhe mosrrespektimi i urdhëresave të Allahut të Lartësuar? Kjo gjë është një arrogancë e atillë e cila na bënë që të humbim këtë botë dhe botën tjetër. Përmes saj ne nuk arrijmë as edhe deri tek përfitimet e shkurtëra të kësaj bote, e as që mund të shijojmë ndonjë kënaqësi të shkurt. Jeta kalon prej lumturisë e qetësisë e drejtë mosrehatisë e smirës. Shpirti na ngushtohet dhe na vdesin venat në trupin tonë. Një pasqyrim i këtillë i panevojshëm për trupin dhe mendjen tonë është bërë trend e përditshmërisë sonë. Ne kemi shndrruar atë përditshmëri sikur të ishim të varur përgjithnjë për cytjet e djallit të mallkuar. Deklarojmë me fjalë se do të jemi gjithmonë të kujdesshëm ndaj kohëve të namazit, ndërsa ne gjithmonë vjedhim prej kohës e në këtë mënyrë gjithmonë bëhemi pjesë e thyerjes së betimit tonë se ne do të falim namazet në kohë. E si do të rrjedhë mirësia në jetën tonë të shkurt, nëse ne ç`thyejmë moralin dhe kapemi thellë pas dallgëve të thella të mossuksesit të jetës? Ky mossukses është i lidhur ngusht me arrogancën dhe sjelljen tonë mitike me njerëzit përreth. Nëse nënës i themi edhe uh mesiguri se do të jemi prej tyre të cilët do të përfitojmë prej dënimit ditën e Llogarisë. E arroganca është një rrugë e cila e orienton njeriun drejtë modeleve të brishta të jetës së tij. Këto modele janë aq të brishta saqë njerëzit të cilët kanë pak mendje në kokë dhe logjikojnë me ato mendje frikësohen edhe ta përmendin realitetin e këtillë i cili infiltron në vete solucione të frikshme pragmatike. Pezmatimi i shoqërisë njerëzore prej problemeve të një pas njëshme është i thelluar në brendinë e shtresave të tokës dhe i ngritur lart me degët e saj deri në qiell. A mund të jetojë njeriu pa pezmatimin e këtij lloji? Nëse nuk mund të jetojë pa këtë pezmatim, atëherë pse nevojitet që gjithmonë t`iu përshtatet mentaliteteve të cilat synojnë të prishin e jo të ndërtojnë? Ato mentalitete që synojnë këtë gjë, janë aq të ulëta saqë njerëzit kujtojnë mbi to sikur mbi mitet, ndërsa i frikësohen atyre sikur ujqëve në pyll. E dimë të gjithë se miti nuk është i realt dhe se njeriu i cili është i lidhur për mitet ai përfaqëson jetën e tij nën hijen e një frike e cila nuk ka rrugëdalje tjetër përveç shkatërrimit dhe skëterrës. Mitet në vete sipas ideologjive janë moralizuese, por edhe nxisin arrogancën e miliona njerëzve në rruzullin tokësor. Nëse prek njeriu ose ndonjë fuqi e jashtme në mitet, ekzegjeza e tij reagon dhe frikshëm nxitë arrogancën tek brendia e njeriut. E përderisa nxitë një gjë të këtillë, atëherë është mirë të përmbahemi prej miteve dhe të mos lëshohemi në këto aventura pa fund. O Zoti ynë na ruaj prej arrogancës, na shto mirësitë dhe modestinë. Amin!

20

Seid Nursi tha:” Dhe kështu o nefsi im! Mos prit. Bëje këtë tregti e cila është fitimprurëse në pesë drejtime, që të shpëtosh nga pesë humbje; bëj befas një përfitim të pesëfisht.”( Fjalët-1, Stamboll,2006, fq.317)
Mendimi i plotë i Seid Nursit shprehet në librin e tij. Ky është mendim i përgjysmuar, ose edhe i paraqitur në formë të enigmës. Lexuesi mund të pyet se për çfarë tregtie bëheshte fjalë në mendimet e Seid Nursit? Një tregti e thjeshtë midis tregtarëve, apo një tregti pak ma ndryshe prej asaj se si e kuptojmë ne? Nuk ka dyshim se besimtarët i shitën shpirtërat e tyre Allahut dhe bënë tregëti me Të dynjan për ahiretin. A nuk ka tregëti më të mirë dhe më fitimprurëse sesa kjo llojë tregëtie? Dikush mund të thotë, po e kam ditur unë këtë gjë, ti nuk ke paraqitur asnjë risi në fushën e hulumtimit dhe gjurmimit të mendimeve të ndryshme e të thella. Ke të drejtë o mik! Seid Nursi iu drejtua nefsit dhe jo ty, ndërsa përmes nefsit të tij dhe tonin ne mund të arrijmë deri tek intepretimet e ndryshme logjike të cilat domosdo duhet të jenë të lidhura me ndryshimin tonë. E nëse nuk arrijmë deri tek ndryshimi, i gjithë mundi ynë do të ishte thjeshtë i destinuar që të shpërbëhet dhe të zhvlersohet sikur zhvlerësimi i valutave të ndryshme karshi recesioneve ekonomike. Në fushën e dashurisë a nuk fiton o ti shpirt i bindur plotësisht më shumë nëse bënë tregëti me Allahun dhe nëse iu nënshtrohesh komplet Atij? Ai nuk është i varur prej nesh, por ne jemi të varur nga Ai. Përmes dashurisë hyjnore ne arrijmë që të kuptojmë thelbin tonë në këtë jetë. Si mund të jetojmë në këtë koloritë krijesash në rruzullin tokësor dhe në harmoni të plotë ndërmjet vete e pa dashurinë hyjnore. Si mund që të gjendemi përballë sprovave të ndryshme në jetën tonë e të mos kemi afër zemrës e në zemër dashurinë hyjnore, a do të ishte i mundur fitorja jonë karshi këtyre sprovave nëse ne nuk do të pajiseshim dhe forcoheshim me këtë dashuri? Mendo o njeri, sepse të menduarit është një segment tjetër i tregëtisë tënde me Allahun. Ti nëse mendon të keqen dhe nuk e vepron, padyshim se do të fitosh edhe në këtë tregëti, ndërsa nëse vazhdimisht mediton dhe mendon në krijesat e Allahut dhe përmes këtij meditimi arrinë në përfundime të cilat ta qetësojnë zemrën dhe shpirtin tënd, atëherë kjo gjë do të ishte një shumëfishim dhe një fitim i dynjas dhe i ahiretit. Sa e pavlerë është kjo botë e përkohshme karshi ahiretit i cili është i Përjetshëm e me kënaqësi ose dënime? Lusim Zotin që ahireti jonë të mos jetë në grupin e dënimeve, por të mbyllet në suazat e kënaqësive që Ai na ka premtuar. E nuk ka dyshim se Allahu është Premtuesi i Vërtet. A mund që nëna të ishte e mëshirshme me foshnjën e saj, nëse nuk do të ekzistonte mëshira e Zotit për krijesat në rruzullin tokësor? Si do ta paramendonim jetën e kësaj nëne e cila me plotë sakrificë e nxjerri në jetë foshnjën e saj dhe vetes i ngjalli shumë mundime, e të jetë e pamëshirshme ndaj saj, mesiguri se të gjithë do e kundërshtonim dhe do llogaritnim se ajo ka probleme psiqike. Kjo foshnje e cila ujitet me dashurinë, përkëdheljen dhe mëshirën e kësaj nëne, arrinë që të forcohet, rritet dhe ti realizojë ose t`i thyej urdhnat e Zotit të Madhnueshëm. Nuk është tregëti thyerja e urdhërave të Zotit, por kjo është një humbje dhe falimentim i jetës jonë në këtë botë dhe në ahiret. Njeriu duhet që të kthjellohet dhe të bëjë tregëti me Allahun e Lartësuar, sepse nuk ka tregëti më të mirë dhe më fitimprurëse se ajo. Deri tek kjo tregëti ne arrijmë përmes faljes së pesë kohëve të namazit me namaze shtesë vullnetare, përmes agjërimit të Ramazanit me agjërim shtesë nafile, përmes zekatit me sadakatë e ndryshme, përmes Haxhit e umreve të ndryshme, dhe përmes jetës sonë në suaza të urdhërave të Zotit e jo jashta tyre. Më beso o ti shpirti im! Nuk është rënd që të realizohet kjo tregëti. Nëse nuk e realizon gjithmonë do të jesh humbës, ndërsa nëse përpiqesh dhe e realizon nuk ka dyshim se do të jesh i fituar në dynja e në ahiret.
 
Titulli: Biseda fetare Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-9

Shkruan: Hamdi NUHIJU

21

Saadi Shirazi tha:” Me të lutur gjë lamashit n`i kërkove,/ Fryve barkun, por në shpirt u varfërove.”( Gjylistani dhe bostani, Tiranë,fq.78)
Jeta e njeriut nuk është një gjë e pavlerë e cila duhet të sorollatet rrugëve të saj sikur të ishte një humbës pa u vërejtur fare. Ajo nuk mund as të blihet e as të shitet, e në suazat e sprovave njeriu vepron edhe veprën e cila është në dëm të shpirtit dhe mendjes së tij. Sa e sa njerëz kanë jetuar në rruzullin tokësor dhe asnjëherë nuk janë ankuar te krijesat, por gjithmonë kanë kërkuar prej Krijuesit dhe janë mbështetur në të. Përderisa nuk mbështetemi në Krijuesin jetën e kemi ferrë përmes streseve dhe raporteve tona ndër shoqërore me njerëzit tjerë. Ne veprojmë në kundërshtim me natyrën të cilën Allahu i Lartësuar na ka krijuar. Harrojmë që të mbështetemi dhe të influencojmë jetën tonë në suaza të rriskut të Allahut, dhe po këtë harresë e arsyetojmë me paaftësi dhe mungesë mundësishë. Nëse hyjmë tek tezat e mikroekonomiksit do e kuptojmë shumë mirë se kjo shkencë ekzistonë mu për arsye se në rruzullin tokësor resurset të cilat duhet të shfrytëzohen janë të rralla, ndërsa kërkesat për ato resurse janë shumë të mëdha, ndërsa kjo shkencë merret me formën e alokimit të atyre resurseve në mënyrën më të sakt. Logjikisht mund që të ekzistojë dhe mbajë kjo tezë ekonomike, por nëse kuptojmë në thelb mesazhet e Krijuesit, Allahut të Lartësuar do të kishim një mendim plus këtij që përmendëm. Allahu askë nuk e le pa rriskun e tij, por askujt nuk ia ka shfaqur rriskun pa u munduar dhe pa vepruar në suaza të ligjeve dhe ligjshmërive të Tij. Nëse gjithmonë presim prej qiellit, prej qiellit nuk zbret as arë e as argjend, ndërsa prej duarve tona mund të arrijmë që ti zbulojmë edhe diamantet më të çmuara që ekzistojnë në rruzullin tokësor. Këto diamante nuk kanë vlerë poqese nuk do të ekzistonin njerëzit të cilët i shfrytëzojnë dhe zbukurojnë me to veten. Edhe pse diamantet janë zbukurime për njerëzit ti shfrytëzojnë në rruzullin tokësor dhe janë elemente të veçanta në rruzullin tokësor, prap se prap për të arritur deri tek to nevojitet një proces i gjatë i veprimtarisë njerëzore dhe një mundim i trupit të njeriut karshi sfidave të ndryshme të njerëzimit. Sa është me vlerë diamanti dhe safranët e ndryshëm, po aq është me vlerë edhe jeta e njeriut e cila hynë në procesin e jo dembelizmit dhe drejtë afirmimit të veprimtarive njerëzore. E nga këto konstatime ne nuk zhveshim qenien njerëzore prej kërkimit të ndihmës dhe përkrahjes së njerëzve në faza dhe periudha të ndryshme të jetës së njeriut. Pasiqë vet jeta në bashkësi ka një koncept të këtillë urtie nga ana e Allahut të Lartësuar. Por, nuk dëshirojmë që njeriun gjithmonë ta mësojmë drejtë aplikimit të kësaj metode e duke harruar Allahun dhe rriskun e tij. Saadi Shirazi kur u shpreh në vargjet e tij nuk pati qëllim ato njerëz të cilët nuk kanë mundësi të punojnë ,por kanë nevojë matriale për gjëra të caktuara. Këto njerëz janë të privuar prej mundësive për një periudhë të caktuar me qëllim që deri tek këto mundësi të arrijnë në periudha tjera të caktuara të jetës së njeriut dhe kështu përfundimisht të pavarsohen në esencë prej njerëzve ndërsa ta shtojnë ende më shumë varësinë ndaj Allahut. Edhe pse varësia ndaj Allahut e lidhë njeriun me njeriun, por përmes kompensimeve të ndryshme në raportet e ndërsjellta. Por, nuk është kusht që të vdesim dhe të mos jetojmë në suaza të normaleve të Allahut, pra me nevoja dhe njerëz që kanë mundësi për ti plotësuar ato nevoja. Krenaria sa është e dobishme po aq është e dëmshme, përmes saj ndoshta arrijmë që të pavarsohemi prej njerëzve e të varësohemi ndaj Allahut, por në anën tjetër pasojat janë shumë të mëdha sepse në vete ngërthejnë edhe elemente tjera po aq të rrezikshme sa varësia komplet ndaj njeriut dhe harrimi i mbështetjes në Allahun. Mësimet islame kërkojnë mesatarinë tonë në suaza të normave dhe rregullave të Allahut të Plotëfuqishëm. Përmes këtyre mësimeve ne arrijmë që të jetojmë me njerëzit por edhe të mbështetur në Allahun. Por, duhet gjithmonë të preferojmë mundin para kërkesës, e nëse japim mundin dhe nuk arrijmë deri tek plotësimi i nevojës tonë, atëherë kemi të drejtë edhe të kërkojmë. Në anën tjetër, nëse për një periudhë të caktuar jemi të privuar prej dhënies së mundit në atë segment ku pavarsohemi matrialisht, kemi të drejtë që të kërkojmë përkrahje prej njerëzve por të mbështetur në Allahun, me synim që në atë moment që të na afrohet mundësia e këtij pavarsimi, ta realizojmë atë. O Allah na mundëso që ta arrijmë atë ditë. Amin!

22

Saadi Shirazi tha:” Buka mu shtua, nderi m`u shter,/ Më mir`i varfër se sa pa nder./”(Gjylistani dhe bostani, Tiranë, fq.79)
Hijëzim i frikës është trimëria e cila ndoshta fshehet në gojën e luanit dhe dhelpërinë e dhelprës. Më patë thënë miku im se nuk i përgjigjet luani të lehurës së qenit. Ndoshta në esencë ai patë të drejtë. Por në përballje me frikën edhe pse janë dy krijesa të krijuara jo të njejta dhe kanë karakteristika të ndryshme prej njëra tjetrës, ata prap se prap realizojnë harmoninë e sistemit të krijesave të Allahut xh.sh. Kush është më i ndërshëm luani apo qeni i cili leh gjithmonë në kërkim të realizimit të nevojave të tij? Pse nuk leh luani? Normal, luani nuk ka nevojë të leh pasiqë nuk është qen. Ndërsa qeni leh pasiqë është qen dhe Allahu i mundësoi atij që të arrijë deri tek rrizku i tij përmes kësaj metode. Dyjat janë gjallesa të ndryshme që kanë finesa të caktuara në krahasim me njerëzit. Mos të ikim prej njeriut dhe shkronjave. Ai patë lexuar librin dhe së përfunduari erdhi deri tek ky konstatim:- I thash çka kuptove prej tij?, ma ktheu:- Në te pash tre punë, shkronjat, vijat dhe faqet. Shkronjat simbolizojnë diturinë, vijat- diturinë e drejtë, ndërsa faqet simbolizojnë formën e kërkimit të diturisë në formë sistematike. Edhe pse patë të drejtë me këtë konstatim ne mund të dalim në brendinë e temës sonë. Jo rastësisht u përmend më lartë sistematizimi. Njeriu mundohet në këtë jetë për të arritur deri tek caqet e caktuara dhe ndoshta ndonjëherë përmes modurimit ai mundohet që të shtyjë këto procese të cilat arsyeshëm i ndodhin jo vetëm atij por shumicës së njerëzve në rruzullin tokësor. Duhet të mbajmë mend se gjithmonë në secilën punë e vepër tonën ka një arsye dhe një urtësi se pse ajo veprohet e është ashtu si është. E nëse nuk e mbajmë mend këtë gjë, atëherë jemi të destinuar që të vlohemi në suazat e stresit dhe mosdurimit. Gjithmonë ne mundohemi që të pavarsohemi materialisht, por duke harruar mbështetjen në Allahun dhe duke u mbështetur vetëm në mundësitë tona si njerëz që në fakt këto mundësi janë dhurat prej Zotit ose ndëshkim për ne. Diku tjetër Saadi Shirazi tha:” Njeriu i ndjerë, kur paska dëgjuar lutjen e njeriut të ditur, paska kthyer kokën mënjanë i mërzitur dhe e paska parë si një gjë të pahijshme që të lypin njerëzit e ndershëm.”( burim i njejt,fq.78) Por, të mos ikim prej idesë bazë, pse është më mirë i varfur e i ndershëm sesa i pasur e pander? Kush është ai i cili na shtynë që të bëhemi të pandershëm? Ai është djalli i mallkuar. Kush na stolis me nder? Allahu xh.sh. Më mirë i varfur materialisht e me Allahun xh.sh. sesa i pasur e në jetë me djallin e mallkuar. O Allah na mundëso që të jetojmë jetën ndershmërisht, të thjeshtë, të ditur dhe modest. Amin!
 
Titulli: Biseda fetare Shkruan: Hamdi NUHIJU

Biseda fetare-10

Shkruan: Hamdi NUHIJU

23

Muhamed Kutub tha:” O Allah! Ta mbjellë? Po ç`është ajo? Farë e pemës të cilën edhe po qe se e mbjellim nuk do të jep dot fryte, pos pas ca viteve, e kijameti është duke ndodhur! Me bindje të plotë...”( Shkëndija pejgamberike, Shkup,2002, fq.19)
A ka mësim më të lartë se mësimi të cilën na mësoi i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i cili na orientoi mendjen dhe shpirtin tonë që të gjurmojmë thellë rreth mirësisë dhe të vrapojmë pas veprës së mirë qoftë edhe nëse vjen kijameti. Hadithin e Resulullahit s.a.v.s. nuk e ceka këtu me qëllim që lexuesi i këtij teksti të hulumtojë, ta kërkojë dhe ta mësojë e ta praktikojë në jetën e tij të përditshme. Në dorën e kujt janë frytët? Nëse ne mbjellim pemën a jemi të sigurt se ne do ti nxisim ato pemë që të nxjerrin fryte e të jenë të dobishme për njerëzimin? Secili njeri në rruzullin tokësor nëse pak logjikon do e kuptoje se deri te frytet arrihet vetëm përmes punës dhe mundit. Një mund i vogël mund të ketë fryte të mëdha. Shembull nëse bëjmë dua për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza, dhe nëse agjërojmë në ditën e ashurës e në ato momente agjërimi bëjmë dua për këto njerëz dhe për njerëzit tjerë në rruzullin tokësor që kanë fatin e njejtë, padyshim se duaja jonë do të pranohet nëse është e sinqert dhe e nxjerrur prej thellësisë së shpirtit dhe zemrës sonë. Por, nëse i llogarisim palestinezët si një popull tjetër dhe nuk mërzitemi fare për to, në ato momente ne nuk po mbjellim farën për tu ruajtur prej fatkeqësisë, por në fakt në veten tonë po mbjellim farën e fatkeqësisë e cila do të bëhet pemë dhe frytet e saj do të jenë shkatërrimi jonë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Lidhja e njeriut me njeriun bëhet përmes shpirtit të tij dhe të qenurit i dhembshur për njëri-tjetrin e jo përmes formës e përmbajtjes së jashtme e cila vetëmse e largon njeriun prej njeriut dhe aspak nuk e afron. Edhe ne si popull shqiptar kemi të drejtë më shumë se popujt tjerë që ti dalim në përkrahje popullit palestinez për dy arsye të vetme dhe të fuqishme, arsyeja e parë dhe më e rëndësishme është se të dy popujt kemi një kible, një fe, ndërsa arsyeja e dytë është se edhe ne si popull gjatë kohë kemi qenë sakrificë e padrejtësisë shoqërore. Prandaj nëse bëhemi egoist dhe nuk mbjellim në veten tonë duat që të arrijnë deri tek Allahu e të çlirohen popujt e pafajshëm në këtë rast palestinezët, atëherë ne jemi zhvlerësues të veprave të mira dhe harrojmë që të falëminderojmë për të mirat që na janë bërë. Gjatë historisë sonë si popull mund të kujtojmë se 25000 burra nga po ky popull ishin në çlirim të Kudsit ose Palestinës, ndërsa sot sa paturpshëm bëhemi kinse nuk dëgjojmë dhe nuk brengosemi fare për padrejtësinë e cila ka kapluar këtë popull. Urtësia e secilit njeri në rruzullin tokësor është që të punojë dhe të mos flejë, por gjithmonë të jetë në kërkim të mundësive të reja. Zaten një prej synimeve të hadithit të Resulullahit s.a.v.s. rreth farës së mbjellur, është edhe arritja deri tek zgjimi e jo fjetja. Bota e shurdhër perëndimore nuk po brengoset fare për gjenocidin i cili po ndodh në Gaza, ndërsa ne si musliman të cilët e kemi dëgjuar madje njëherë hadithin e Resulullahit s.a.v.s. rreth farës së mbjellur e prap nuk e angazhojmë veten në ndryshimin e kësaj pozite minoritare karshi aventurave të botës perëndimore do të ishte një turp i madh. Të mos harrojmë për asnjë moment se edhe jeta jonë e përditshme është e lidhur ngusht me këtë segment të brengës së të gjithë muslimanëve në rruzullin tokësor. Nuk guxojmë për asnjë moment që t`ia hapim dyert padrejtësisë dhe mosmirnjohjes, dhe duhet të jemi gjithmonë vigjilent e asnjëherë të mos flejmë karshi armikut mjaft të organizuar. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ne jemi ato që duhet ta mbjellim farën e paqës në rruzullin tokësor dhe të kërkojmë bashkarisht nga Allahu xh.sh. që popujt e robëruar të lirohen, që Gaza të çlirohet, që zullumqarët të shkatërrohen dhe nga instancat ndërkombëtare të kërkojmë pak më shumë vigjilencë dhe zgjim. Nëse ne nuk e bëjmë këtë gjë, atëherë ato nuk janë në gjendje që të ndryshojnë këtë gjë, pasiqë ndoshta ato vet janë inicuesit e këtyre gjërave të dëmshme për komplet një popull. Në definimin e armiqëve shumë bukur u shpreh Muhamed Gazali. Ai tha:” Islami nuk luftoi kundër Judaizmit, por luftoi kundër bandave të armatosura çifute të cilat sulmonin dhe plaçkisnin muslimanët. Por, pasi këto banda ishin asgjësuar, hebrenjtë- si individë- jetonin në paqe dhe siguri.”( Feja jonë, Tiranë,2003, fq.68) Ndërsa një pasus tjetër i këtij dijetari ende më shumë e sqaron idenë e tij:” Qëndrimi ynë ishte: Ne luftojmë cionistët, prej të cilëve edhe vet profeti Musa do të largohej, sepse ata janë zvetënuar plotësisht nga mësimet e Tevratit. Ne besojmë se profeti Musa është vëlla i profetit Muhammed dhe se atij iu shpall një prej librave hyjnorë, në të cilën ne si muslimanë e kemi kusht të besojmë dhe për të cilin flitet edhe në Kur`an.”( Feja jonë, Tiranë,2003, fq.69)

24

Muhamed Kutub tha:” Vërtet është një botë e gjerë e cila është përplotë dashuri, është përplot devotshmëri, përplot shpresë, përplot frikë dhe respekt, përplot dritë.”( Shkëndija pejgamberike, Shkup,2002, fq.95)
Optimizmi në fjalët e Muhamed Kutubit shihet qartë dhe bukur edhe në përmasa të thella të meditimit tonë në krijesat e Allahut. Me të vërtet nëse e vështrojmë botën në syrin e bukurisë dhe lumturisë do të kemi mundësi që të gjejmë të bukurën e cila na stolisë brendinë tonë sikur të ishim përballë një univerzi kaq të ngjyrshëm e i cili vezullon mbi shpirtin tonë. Ky shpirt i nxitur nga devotshmëria dhe përkulshmëria ndaj Allahut shndrritë si nur në gjithësi prej shpirtërave tjerë të cilat janë mësuar që të nxisin trupat e tyre drejtë krimit, vrasjes, vjedhjes, braktisjes së të vërtetës e përqafimit të të kotës. Botë pa dashuri me të vërtet do të ishte një botë shumë e egër m`u ashtu si e ëndërruan dhunuesit izraelit në Gaza. Një botë ku do të sundojnë më të fuqishmit, ndërsa më të dobtit gjithmonë do të jenë të nënçmuar dhe në heshtje do të destinohen që të zhduken nga faqja e dheut. Muhamed Kutubi i mësuar nga mësimet islame dhe këto shkëndija pejgamberike ai ka të drejt që ti mësojë njerëzimit se si duket një botë përplotë dashuri, pasiqë mësoi porositë nga ajka e dijeve të mësuesit të njerëzimit- Muhammedi s.a.v.s. Nëse e vështrojmë historinë më të hershme të më të dashurit në mesin e krijesave nga Allahu xh.sh., do të kuptojmë fare lehtë zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe do të krijonim një botë e një rreth përplotë dashuri e humanitet. A nuk ishte Muhammedi s.a.v.s. i cili fiset e Medines i bashkoi dhe luftërat e tyre të cilat kishin arritur në faza të trishtueshme i shuajti me ujin e modestisë, urtësisë, mençurisë? E sot kemi shumë njerëz në mesin tonë të cilët me emër janë musliman, ndërsa për Muhammedin s.a.v.s. thonë që ka qenë një epsharak i cili ka vrapuar pas grave dhe ka qenë një i çmendur. Njerëzit e këtillë sot po përkrahin agresionin izraelit në Palestinë, njerëzit e këtillë po përkrahin dhunën, prishjen e moralit, dhe në skenë po veprojnë në këtë segment e me gojën plotë po deklarojnë se mu këto janë shpëtuesit e kombit shqiptar. Ky është realiteti i popullit tonë i cili botën e sheh vetëm në dy ngjyra dhe jo në më shumë ngjyra dhe gjithëçka që është e jona e që simbolizon fenë duhet patjetër të urrehet dhe të çrrënjoset prej kujtesës tonë historike, ndërsa të gjitha vlerat sëbashku me pseudo-vlerat e jashtme duhet të pranohen dhe miratohen pa konsulltim me askë, ashtu verbërisht. Zgjohu o njeri dhe shiko botën e cila është përplot dashuri e nuk është përplot dhunë, shiko e kujto pak Bagdatin ku shkenca dhe civilizimi ishin në kulmin e saj përderisa ky vend ishte nën udhëheqjen e muslimanëve, ndërsa në ato momente kur kaloi në duart e të tjerëve ky vend u shndrrua në një deponi masive e armëve dhe e vrasjeve padrejtësisht nga ana e një agresori të fuqishëm. Shiko botën e bukur plotë dashuri të Endelusit i cili përgadiste rilindjen Evropiane, ndërsa sot ky vend u shndrrua në një deponi prostitutash me numër më së shumti në rruzullin tokësor. Shiko bukuritë e Samarkandës e Buharës të cilat bukuri dhe mrekulli ngjisnin në qiell artet e bukura dhe shkencën e dijen, derisa ishin nën administrimin e muslimanëve, ndërsa sot janë vende të cilat vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kanë probleme të ndryshme ekonomike dhe sociale të cilat i nxiti mu ky globalizëm e industrializim i botës. Shiko Kudsin përplotë shpresë të cilin Omer Ibën Hattabi hapi dyert e saj dhe i lejoi të gjithë të tjerëve që të jetojnë në paqe e harmoni, ndërsa sot ky vend është i okupuar dhe dhunshëm merret prej qarqeve të ndryshme cioniste që synojnë zhdukjen e popujve musliman nga faqja e dheut. O soditës i këtyre fjalëve, shiko dhe analizo Shkupin qytetin e devotshmërisë dhe dinit të Allahut, kur ishte nën administrimin e të devotshmëve( Osmanlinjve), ndërsa sot ka një pamje diametralisht të kundërt me vet identitetin e këtyre njerëzve. A`thua vallë kur do të zgjohet bota prej kësaj skëterre dhe padrejtësie e cila po ngulfatë qeniet njerëzore? Kur më në fund do t`i shohim dyert e Kudsit të çliruara prej dhunës dhe agresionit çifut? Salahudin ku je? I drejtohem Salahudinit të ri, sepse Salahudin Ejubi gjendet në vendin e tij të merituar. O ummeti im, edhe sa kohë do të duhet për të përgaditur Salahudinin e ri?
 
Biseda fetare-11

Shkruan: Hamdi NUHIJU

25

Sikur Mexhnuni të pyetej:” A e dëshiron Lejlën apo gjithë dynjanë/ me të gjitha stolitë e saj?!/ me siguri do të thoshte:” Ai pluhur nga nallanet/ të cilat Lejla tash i mban/ është më e dashur sesa ajo/ që më ofroni ju për të!”( Thesari i diturisë, Ibën Kajjim el- Xhevzi, Shkup,2006, fq.521) Edhe me të vërtet Mexhnuni do të kishte një dëshirë të atillë të flakt për të bukurën e tij e cila nxiste dashurinë, modestinë e mirësinë. Me të vërtet ai do të shkulte edhe pluhurin e dheun në të cilin do të kalonte e shkelte këmba e Lejlas. Një dashuri e këtillë kuantike e cila ndryshoi rrënjësisht identitetin e Orientit karshi frymës së botës, një dashuri e cila dhuron dashuri, i sqaron botës anëmbanë se muslimanët asnjëherë nuk kanë qenë për dhunën dhe luftën, por kanë qenë njerëz të dashur saqë kanë kaluar në faza të çuditshme të dashurisë së tyre për njerëzit. Mexhnuni nuk donte botën, por Lejlën, dheun, pluhurin ku shkelë këmba e saj. Ajo pushtoi zemrën e tij dhe plotësisht ndjenjat e jeta e tij ishte e orientuar në atë frymë që të dashurojë dhe të reflektojë dashurinë. Ai nuk shihte në botën dhunën, por botën e vështronte me syrin e dashurisë, modestisë e bukurisë. Lejla jonë e bukur sot po digjet në Gaza, ndërsa zemra jonë e vyshkur dhe e përmalluar për të, e sakatosur dhe e inatosur për të gjithë ata që po i bëjnë dëm dhe po mundohen ta shkatërrojnë atë, është shndërruar në një ogurzi. Nuk do të donim botën, porse çlirimin e Palestinës dhe njohjen e rruzullit tokësor se po i bën padrejtësi haptasi popullit të saj. Hamasi është një organizat e cila doli nga gjiri i këtij populli, në mënyrë demokratike u zgjedh po nga ky popull, ndërsa sot bota perëndimore e akuzon atë për të gjitha krimet të cilat vet ajo i organizon. Për ummetin islam Hamasi dhe Palestina janë si Lejla për Mexhnunin e shkretë. Ai humbej në breshërimat e duave për të dashurën e tij, të cilën dëshironte që t`ia dëgjoj aromën dhe prej saj të i shtohet jeta e frymëmarrja e tij. Puthte edhe macen e cila ishte në lagjen e Lejlas, edhe gurët e dheun që kishte rrëfimin e të dashurës së zemrës së tij. Ishte i shkrirë dhe i përkushtuar për të sikur sevdaja për sevdanë. E fati ishte i vështirë për atë zemër të përvëluar për një erë dashni. Ajo zemër e ndrydhur midis stuhive të kohës që priste lajmin e bekuar dhe shekullor nga goja e ëmbël e Lejlas, ajo zemër e cila shkrihej në mendime për të dhe meditime, sikur të ishte prej një materiali i cili tundoset lehtë nëpër të gjitha rrymat e jetës, kërkonte dhe rënkonte pas asaj dashurie të humbur nëpër gjurmët e kësaj shkretëtire. Ishte i vendosur, nuk kishte humbur shpresat, se një ditë do ta arrijë atë dashuri kaq të kërkuar të zemrës së tij, se do të jetojnë të lumtur përgjithmonë. Edhe ummeti islam nuk i humbi shpresat, ato i mban në dua dhe në forma të ndryshme të ndihmimit të popullit të Palestinës dhe organizatës saj legale Hamas për çlirimin e saj. Ne jetojmë me shpresë dhe asnjëherë nuk jemi larguar këtij optimizmi që sot gjendet në zemrat tona. Ne nuk i frikësohemi asnjë agresioni dhe dhune që ndodh mbi popullin tonë të dashur musliman që sot digjet në Palestinë. Duat tona ndërrojnë fatin e historisë së njerëzimit. Rrota e historisë sot fuqitë e mëdha do ti ngulisë thellë në identitetin e saj të brisht. Ata që merituan dënimin më të turpshëm se vet termi turp para miliarda njerëzve në rruzullin tokësor u panë dhe u sqaruan. Sot bota islame me dashuri do të rikthejë dashurinë, Lejlën e saj të kërkuar ndër shekuj. Ne jemi musliman dhe të dashur për njerëzimin, nuk njohim dhunën, agresionin, luftën, por në mbrojtje të vetvetes do të përdorim edhe jetët tona. Mexhnuni i dashuruar pas Lejlas po takoi dikë që do i bënte dëm asaj edhe veten do e jipte për atë, sot ummeti islam është në gjendje që ta bej të njejtën gjë për Palestinën dhe popullin e saj. Askush nuk ka të drejtë që t`ia marrë të drejtën e ekzistencës dikujt tjetër në rruzullin tokësor. Askush nuk ka të drejtë që ndërmjet krijesash të ushtrojë dhunë, agresion e ti shkaktojë dëme të mëdha. Bota duhet që të vezullojë në frymën e dashurisë dhe meditimit për njëri-tjetrin e jo në këtë frymë që janë mësuar një numër i vogël popujsh të na servojnë. Ne nuk dojmë botën vetëm për veten, por nuk japim as identitetin tonë, atë pjesë të dashurisë sonë asnjëherë nuk ia japim tjetërkujt dhe këtë gjë nuk e kërkojmë nga askush tjetër që të na jap.

26

Mexhnuni i`u drejtua Lejlas me këto fjalë:” Unë, i cili më në tokë nuk kam vend të përhershëm, e shkruaj këtë letër për ty, përderisa ti në duart e tua e mban fatin tim. Gjakun tim mund ta shitësh me çmim si të duash ti, shumë lirë ndoshta. Ti tregon, ndërsa unë ëmbëlsisht ruaj? Dije, se unë jam një tokë e hapur para këmbëve tua. Por ti je ujë jete për kë?”( Lejla i Medznun, Nizam, Sarajevo,2003, fq.133) Këto fjalë pesimiste të Mexhnunit drejtuar Lejlas, këto fjalë rrënqethëse të cilat ngrisin kodrat lartë dhe oqeanet thellojnë ende më thellë, janë një yvertirë e kësaj dashurie të çmendur karshi kësaj bukurie të pashterrshme. Ti Palestina ime mban fatin tim në duart e tua, sikur ti zhdukesh nga faqja e dheut edhe unë zhdukem, ummeti islam. Jam xheloz për ty, që të jesh ujë jetë që të shpërdorojnë të tjerët dhunshëm, të mbysin dhe sjellen me ty sikur me një egërsirë. Ti je aq e bukur, sikur Lejla për Mexhnunin, në shatërvanet e jetës shkëlqen si një hyri dynjaje, ndërsa në thellësitë e zemrave rrah tik-taket e bukurisë së saj. Ti je e veçant, edhe pse sot e mbuluar me ngjyrën e vrasjes dhe dashurisë, një ditë do të jemi bashkë përgjithmonë. Atëherë, nuk do të mund askush që të të joshë, nuk do të mund që dora e këmba e tjetërkujt mbi ty të shkelë Palestina ime. Pse njerëzit nuk dëshirojnë që të jetojnë në paqe dhe harmoni me njerëzit tjerë? Pse të ekzistojë dhuna, urrejtja, lufta, agresioni? Kudsi është një vend i shenjtë për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë njerëzore, pse në suaza të kësaj shenjtërie njerëzit nuk mirëkuptohen dhe jetojnë të lirë? A duheshte që me dhunë dhe imponim të hyhet në Palestinë dhe të zhduken e të vrahen të gjithë ato musliman të pafajshëm? Sikur secili popull në rruzullin tokësor që ka të drejtën e ekzistencës edhe populli musliman në Palestinë e ka atë të drejtë dhe këtë të drejtë po mundohet që në mënyrë të dhunshme t`ia merrë faktori ndërkombëtar përmes ushtrisë së Izraelit. Ummeti i thotë Palestinës, gjakun mund të ma shitësh sa të duash, sepse gjaku im është edhe gjaku yt, gjaku im derdhet në rrugën tënde, sepse përmes gjakut tim ti frymon dhe frymojnë të gjithë muslimanët e rruzullit tokësor. Kusht për të besuar është dashuria ndërmjet vëllezërve musliman e jo urrejtja, dhuna dhe përçarja. Urrejtja dhe përçarja zgjojnë vetëm apetitet e forcave të huaja për dhunimin me masën muslimane. Sot regjimet arabe i frikësohen udhëheqjes së Hamasit e cila është një forcë e ummetit dhe kërkon zgjimin e këtij ummeti. Për inate kolltuku me Hamasin, këto regjime kanë mbyllur kufijtë e tyre për ndihmimin e popullit të përvuajtur të Gazës dhe në këtë formë po nxisin edhe më shumë urrejtjen dhe dhunën ndaj muslimanëve. Ato i bashkohen agresioneve izraelite kundër popullatës së pafajshme muslimane me të vetmin synim që t`i ruajnë kolltuqet e tyre dhe rehatshëm ta vjelin edhe për shumë dekada popullatën e pafajshme muslimane. Palestinë ti trego brengën, ndërsa ummeti ëmbëlsisht ruan dhe ndan atë brengë me ty, mundohet që të rikthejë lavdinë e humbur ndër shekuj. Lotët më janë shndërruar në një kovë prej argjili për rrjedhën e jetës tënde. Nga pamjet e dhimbshme që bota civilizuese u trondit, penda ime filloi që të vizatoj vargje. Po përfundoj bisedën me ato vargje të nxjerra thellë prej thellësisë së thellësisë. O Allah ruaje popullin musliman në Palestinë dhe bashko ummetin nën flamurin e Hilafetit. Amin!
Rrugët e mbushura me jetim,
Familje të djegura,
Nëna të përvëluara,
Fëmijë të vrarë…Fytyra e egër e izraelit,
Në tundosjen e shpirtërave të pafajshëm,
Kërkon strehën e duave,
Nën mëshirën e Krijuesit..Palestinë, lotët më janë tharë,
Nuk mundem më të të shoh në flakë,
Gaza e shndrruar në shpellën Hira..
Ku ekzistenca e jonë kërkon dritë...Zgjohu tokë e ngjallë vetëdijen,
Të mbjellur me farën e hilafetit,
Pëllëmbë më pëllëmbë Palestina rënkon,
Ejani o Salahudin, Kudsin ta çlirojmë...Ngrejmë duart lart me zemër të nënshtruar,
Lutemi për vëllazërinë në Palestinë,
Për nënat, pleqt, fëmijë e vajza,
Për çlirimin e Palestinës me muxhahedinët...
 
Biseda fetare-12

Shkruan: Hamdi NUHIJU

27

Njerëzit në rruzullin tokësor janë të lindur që të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin pa sfida dhe probleme të cilat nxisin në prishjen e kësaj harmonie e cila dëmton dukshëm intelegjencën e njerëzve dhe moralin e tyre. Nëse ato kanë një mision të këtillë, jetesën në harmoni dhe largimin prej mosjetesës së njerëzve në këtë kornizë ideale, atëherë prishet sistemi i vlerave të njerëzve në rruzullin tokësor. Secili njeri ka një përfaqësues ashtu si çdo popull ka përfaqësuesin e vet. Njerëzit të cilët hulumtojnë thellë në këto modele dhe modalitete të natyrshmërisë së tyre ata zhduken thellë në influencën e digave të rënda të remishiencës shoqërore. Përfaqësuesi në tokë i shpirtit është trupi dhe gjymtyrët tjera të njeriut. Ndoshta në pamje të parë njerëzit do të mund të më kundërshtonin për mënyrën dhe esencën e dialogimit të njerëzve me masën njerëzore dhe mendimeve të zhdërvjellta! Por, nëse gjurmojmë pak më thellë do të kuptojmë se këto esenca i përballojnë të gjitha sfidat të cilat i ka jeta në shoqëri. Dikush mund të kërkoj këtë përballje duke mënjanuar pengesat dhe dobësitë e shoqërisë njerëzore. Deri tek mënjanimi arrihet vetëm përmes krijimit të një klime e cila rregullon shoqërinë njerëzore në suaza të kuligulës së aftë polemizuese. Për tu shtuar njerëzimi dhe gjeneratat ekziston një rrugë e natyrshme në mesin e njerëzve e cila njihet me emrin martesë. Përmes martesës mundësohet që të ruhet soji njerëzor dhe të shtohet ky soj derisa Zoti të përcaktojë ndryshimet tjera. Sot biseda fetare mund të ndërrojë në trajtë prej njerëzve të cilët nxisin në të mendimin e bashkëjetesës midis dy personave të gjinive të kundërta dhe jo në formën e legalizimin dhe aplikimit të martesës në formën sheriatike. Edhe pse këto mendime implikojnë frikë dhe veprimtari e cila bie në kundërshtim me vet natyrën e po këtyre njerëzve, atëherë domosdo që duhet rrënjësisht të ndryshojmë të menduarit në këtë drejtim dhe veprim. Ky ndryshim kërkon kthimin në bazamente të forta të cilat e shërojnë shpirtin e njeriut prej lëngimeve të ndryshme të cilat duhet ai t`i përballojë. Këto probleme të cilat paraqiten në të gjykuarit e muslimanëve dhe njerëzve që edukohen në frymën e Perëndimit duhet që të rikthehen në esencën dhe bazën e të gjitha bazave e cila bazë ringjallë në mesin e njerëzve siguri, durim dhe prosperitet.
Si në secilin mendim dhe veprim të njeriut në rruzullin tokësor në suaza të një elementi që e përfaqëson këtë gjë, edhe këtu ekziston një përjashtim ose urtësi e Krijuesit të botëve. Allahu xh.sh. i krijoi njerëzit të lirë dhe me të drejta e obligime të njëjta ndaj Tij. Por, disa i veçoi prej disave me disa cilësi dhe pozita të tyre në mesin e shoqërisë. Por urtësia e Tij shihet edhe tek mëshira dhe sakrifica e shoqërisë për individët dhe në raste tjera edhe tek pozita dhe sakrifica e individëve karshi shoqërisë. Në kësi raste Zoti përcaktoi si përgjegjës për fëmijët babain dhe rrolin e nënës nuk e mohoi. Nëse babai është i edukuar dhe e udhëzon në rrugën të cilën kërkon Krijuesi i botëve të kalohet, atëherë në atë mes dhe në atë shtëpi do të ketë bereqet. Nëse ndodh e kundërta e këtij veprimi, atëherë ai mes dhe ajo shtëpi orientohet drejtë shkatërrimit dhe humbjes në dynja, dhe dënimit të Përjetshëm në Xhehenem. Kjo është kategoria e parë e njerëzve të cilët ekzistojnë në rruzullin tokësor si shumicë dhe për të cilat jemi përgjegjes ose edhe bëhemi përgjegjës pas një periudhe të jetuar në këtë botë. Ndoshta në dukjen e parë kjo kategori e njerëzve është më virtuoze dhe më e komplikuar se kategoritë tjera, porse mëshira dhe elementet tjera të cilat duhet të jenë pjesë përbërëse të njerëzve janë më të kapshme dhe më të realizueshme në planin praktik se tek kategoritë tjera. Kemi edhe një grup tjetër të njerëzve të cilët sprovohen në këtë botë në një mënyrë tjetër, dmth me mungesën e babait ose me mungesën e dy prindërve. Atëherë logjika shoqërore e rehatisë dhe mosinteresimit për njëri-tjetrin këtë grup njerëzish duhet që ti përjashtoje prej shoqërie ose edhe të kujdeset për to ma mirë se për veten. Islami dha shërim e ilaç edhe për këtë sëmundje e cila gjendet thellë në mendimet dhe zanafillën e disa njerëzve të cilët këtë gjë e perceptojnë në këtë formë. Në mungesën e një prindi, Allahu është Ai i cili kujdeset për njeriun në mënyrë direkte përmes formave të ndryshme të cilat shumë bukur i gjeni të shpjeguara në dituritë e “usuli-din-it”.
Allahu xh.sh. në një prej ajeteve të Tij në Kur`anin Famëlartë tha:” Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.”(Kur`an:4:10)

28

Maxhid Ali Khan tha:” Jehudinjtë u tërbuan nga zemërimi me ndryshimin e kiles, gjë që prekte epërsinë e tyre për problemet fetare në Medine. Ata filluan me vërejtjet e tyre, tërë mllef.”Muhammedi a.s. dëshiron të vihet kundër nesh , ja ,prandaj e ndryshon kilen.”(Muhammedi a.s. i dërgur i fundit, Tiranë,2008, fq.150)
Po lexuam jetëshkrimin e Muhammedit s.a.v.s. dhe përvojat e tij të idhëta me jehudët do të kuptonim në esencë themelin e problemeve të cilat sot po ndodhin në Gaza. Diplomacia perëndimore e sponsorizuar prej duarve të thella të jehudëve sot po shuan dhe po shikon prej anash sikurse nuk po ndodh asgjë në Lindjen e Mesme. Kjo diplomaci po vepron në të njejtën kartë të cilën kartë e shfrytëzonin edhe jehudët e kohës së Resulullahit s.a.v.s. Por, dëmtimi më i madh nuk është në mesin e njerëzve të janë përkrahës ose në ballë të kësaj diplomacie, por thjesht në mesin e shpirtrave dhe zemrave të njerëzve të cilët janë të sfiduar prej solucioneve të djallit të mallkuar. Po, ky djall veproi edhe në kohën e Resulullahit s.a.v.s kur u vendos që në planin e Allahut të bëhet ndërrimi i kibles ku jehudët shihnin zhdukjen e dinjitetit dhe veprimtarisë së tyre në Medine dhe zhdukjen e ndikimit të fuqisë së tyre.
Ndërrimi i kiblës mund të këndvështrohet nëpër shumë aspekte të cilat e nxisin mendjen dhe shpirtin e njeriut që të mendoj thellë rreth pozitës së jehudëve në rruzullin tokësor qysh prej kohës së Resulullahit s.a.v.s. e deri në ditët e sotme. Edhe pse kemi premtime nga ana e Resulullahit s.a.v.s. që jehudët një ditë do ta humbin ndikimin e tyre në rruzullin tokësor prapseprapë muslimanët duhet që të jenë të lidhur për kiblen e tyre të vërtetë. Kthimi i fytyrave të muslimanëve kah kibla dhe zemrat e tyre të lidhura për Allahun xh.sh.. nënkupton edhe rikthimin e lavdisë së humbur të muslimanëvë ndër shekuj nga ana e jehudëve. Cilësitë e atyre të cilët veprojnë në këtë rrugë duhet që të influencojnë direkt në ndryshimin e pozitës shpirtërore të njerëzve përreth dhe të reflektojnë mendime dhe ide që janë të bazuara në hyjnizimin e mendimeve të tyre. Pa këtë bazë dhe pa këtë reflektim ndikimi i rikthimit ose rikthimi nuk mund të arrihej dhe bile muslimanët në rruzullin tokësor do të pësonin humbje marramendëse të cilat do të ishin në dëm të kauzës së tyre. Sot kemi shpresa për ato mysliman të cilët janë të bazuar me të njëjtat mendime dhe vizione të po të njejtëve mysliman të Medine të cilët aplikuan ndryshimin ose ndërrimin e kibles prej Jerusalemit e në Meke. Ky ndryshim ishte i dobishëm dhe i domosdoshëm për kohën, dhe rrethanat, por edhe përgjithësisht urtësia e atij ndryshimi do ti kaplojë dhe do të reflektojë në të gjitha gjeneratat e njerëzve që do të ekzistojnë në rruzullin tokësor deri në Ditën e Llogarisë. Nuk guxojmë që të hyjmë në anën fetare të ndryshimit të kibles se muslimanëve pasiqë nuk jemi të kualifikuar të flasim për atë gjë, edhe pse biseda e lansuar në tregun e mendimeve të përafërta është fetare. Porse kemi të drejtë që ta lusim Zotin e Plotëfuqishëm që ti ndihmojë muslimanët e dy kiblëve e që sot po vriten në Gaza. O Allah çliro dhe bashko ummetin islam në rruzullin tokësor. Amin!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top