Birësohet fëmija i lindur nga pedofilia

braziljania

Anëtar i Nderuar
KOLONJث- I moshuari që u bë baba në moshën 72 vjeçare, pas një marrëdhënieje që e çoi në pranga nuk mundi të njohë fëmijën e tij pas hekurave të burgut, ndërsa vogëlushi ka përfunduar në kryeqytetin londinez si i birësuar. Historia e skandalit seksual që tronditi Kolonjën kohë më parë ka përfunduar mirë për vogëlushin, i cili është nisur drejt Londrës. Ngjarja e pazakontë, e ndodhur në fshatin Starje në këtë rreth gjatë dhjetorit të vitit të kaluar duket se nuk është zbehur aspak, ndërsa nga muaji shkurt, 15- vjeçarja ka sjellë në jetë djalin e saj, për të vendosur ta birësojë tek një çift i huaj fill pas këtij momenti. Madje, prindërit birësues të fëmijës janë treguar mjaft bujarë me nënën biologjike të tij, duke i siguruar një apartament komod në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Historia e rrallë vjen nga fshati Starje disa kilometra larg qytetit të Ersekës në Kolonjë, ngjarje e cila ka tronditur jo pak familjen e gjimnazistes që nuk mundi kurrë të mbarojë studimet, por edhe familjen e 72 vjeçarit Frederik Beqo, që tashmë ndodhet në burg. I moshuari nga rrethi i Kolonjës që abuzoi me15 vjeçaren vazhdon të jetë në burg, pasi gjykata e Korçës e ka dënuar vetëm disa muaj më parë me 6 vjet heqje lirie për veprën e tij të turpshme. Skandali seksual ka shpërthyer në dhjetor të vitit 2007, atëherë kur në mënyrë rastësore gjimnazistja kishte konstatuar se ishte në muajin e gjashtë të shtatzanisë së saj. Madje pas këtij lajmi që i ka tronditur jo pak jetën të miturës si dhe prindërve të saj, ajo ka udhëtuar drejt kryeqytetit ku ka vendosur të kryejë dhe denoncimin e bujshëm, duke marrë sigurinë e organeve kopetente për prangosjen e të moshuarit. Historia e marrëdhënies gati të pabesushme të dyqanxhiut të fshatit, i cili ka njohur në punën e tij dhe bashkëfshataren e mitur, ka nisur gjatë muajit qershor të vitit 2007.

I moshuari i cili duket se ka mashtruar të miturën me ëmbëlsira, duke krijuar fillimisht një marrëdhënie miqësore me gjimnazisten. Vajza nuk ka deklaruar që ai e ka detyruar me forcë në këtë akt, ndërsa në muajit qershor, vetëm pak pas përfundimit të vitit shkollor është zbuluar shtatzënia e saj. Vajza ka mbajtur gjithçka të fshehtë, pa e ditur se do të sillte në jetë një krijesë. Pas ngjarjes që ka detyruar dy familjet të braktisin fshatin nga hakmarrja e mundshme, por dhe nga turpi, autori i kësaj drame është arrestuar dhe dënuar me 6 vjet burg. Mësohet nga burime të policisë se një çift anglezësh të cilët punonin për një shoqatë ndërkombëtare kanë birësuar këtë fëmijë, madje kanë preferuar të ndihmojnë ekonomikisht dhe vajzën që ka përjetuar një traumë në një moshë fare të vogël.

gazeta shekulli*
 
te pakten te bej nje jete me te mire femija....:)
 
ehh ajo eshte puna!
do Zoti se ndjekin llafet kur te rritet!!!!!!
 
Last edited by a moderator:
Nga ne eshte i admiruar....por te tjeret e gjykojne...dhe per ate vete sdo jet e leht te risi frutin e dhunes:(
 
gjynaf per ate vajzen,eshte vertet e dhimbshme te sjellesh nje femij ne jete nga nje akt i dhunshem ne nje moshe kaq te vogel!
 
eh ida ashu eshte....por po ndodhin aq shpesh keto akte dhune:(
 
eh ida ashu eshte....por po ndodhin aq shpesh keto akte dhune:(

ndodhin dhe shteti nuk merr masat e duhura per te eliminuar situata te tilla,ajo qe me beri me shume pershtypje eshte se sa pak e parashikon ligji shqiptar denimin e kriminelve te till(vetem me 6 vjet)
te isha une ligji do vendosja denimin me vdekje per keta lloj njerzish.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top