Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Biotini – rëndësia dhe dobitë për shëndetin tonë



Biotini është një vitaminë që tretet në ujë. Poashtu është i njohur si vitaminë-B (Vitaminë B7), vitaminë H, apo koenzim R, i cili në mënyrë natyrale gjendet në trupin tonë. Formohet natyrisht në zorrë dhe mund të gjendet në ushqime të ndryshme. Mungesa e biotinit mund të trajtohet me ushqim të përshtatshëm apo me suplemente.

Cili është funksioni i biotinit?

▪ Prodhimi i energjisë

Vitamini është shumë i rëndësishëm për flokë, shëndet të thonjve si dhe për lëkurë. Biotini ndihmon në rritje të shëndetshme dhe zhvillim, si dhe ndihmon në shërimin e shumë problemeve në trup. Gjithashtu ndihmon në shndërrimin e karbohidrateve dhe yndyrave në energji, si dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve. Për këtë arsye, ngërçet dhe dhimbjet e muskujve si rezultat i mosarritjes së trupit për ta përdorur sheqerin si burim të energjisë, mund të jetë simptomë e mungesës së biotinit.

▪ Prodhimi/sinteza e yndyrës (Acidet yndyrore)

Shumica e simptomave të mungesës së biotinit përfshijnë probleme me lëkurë. Prodhimi i yndyrës është i rëndësishëm veçanërisht për qelizat e lëkurës ngase ato vdesin dhe duhet të zëvendësohen me shpejtësi, dhe gjithashtu ato janë në kontakt me mjedisin e jashtëm dhe duhet të luajnë rolin e pengesës së përzgjedhur. Në raste kur qelizat nuk prodhohen në sasi të duhura, qelizat e lëkurës janë të parat që zhvillojnë probleme. Të miturit në mungesë të biotinit zhvillojnë dermatit, copëza të verdha të skuqura rreth kokës, vetullave dhe lëkurës prapa veshëve. Tek të rriturit quhet seborrheic dermatitis, që mund të zhvillohet në pjesë të ndryshme të trupit.

▪ Mbështetës në aktivitetin e sistemit nervor

Për arsye se glukoza dhe yndyra përdoren për energji brenda sistemit nervor, biotini poashtu funksionon si vitaminë ndihmës në këtë zonë. Numër i madh i simptomave të nervave është i lidhur me mungesën e biotinit. Këto simptoma përfshijnë dridhje, mungesë e koordinimit të muskujve (ataxia), dhe zvogëlim të forcës muskulore (hypotonia).



Cilat janë simptomat e mungesës së biotinit?

Rënia e flokëve: përveç rënies së flokëve, flokët bëhen më të holluara dhe kanë degëzime.
Thonjtë: shtresimet dhe pamundësia e rritjes së thonjve.
Sistemi nervor dhe muskulor: mungesë e koordinimit të muskujve, plogështi dhe dridhje.
Lëkura: skuqjet e vazhdueshme në lëkurë, dhe humbja e shkëlqimit natyral të lëkurës.
Të tjera: skuqje rreth syve, apati (mungesë e energjisë), shenjat e para të depresionit, ndjesi shpimi gjilpërash në nyje, etj.

A ka ndonjë bashkëveprim me ushqime tjera?

E bardha e vezë e papjekur përmban një substancë (avidin) e cila bashkohet me biotinin dhe pamundëson absorbimin. Ngrënia e 2 apo më tepër e bardhës së vezë e papërgatitur për një kohë shkakton mungesë të biotinit.

اfarë doze duhet konsumuar?

Të rriturit mbi moshën 19 vjeçare duhet konsumuar 30-35 mikrogram biotin në ditë për ta mbajtur shëndetin në nivelin e duhur.

Sasia e rekomanduar sipas moshës:

Kategoria Sasia adekuate e biotinit

0-6 muaj 5 microgram/ditë
7-12 muaj 6 mcg/ditë
1-3 vjeç 8 mcg/ditë
4-8 vjeç 12 mcg/ditë
9-13 vjeç 20 mcg/ditë
14-18 vjeç 25 mcg/ditë
19 vjeç dhe sipër 30 mcg/ditë
Shtatzënat 30 mcg/ditë
Gjatë gjidhënies 35 mcg/ditë

//keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back