Biografia e fshehur e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972

Arfenilla

Themelues i Forumit
ثshtë krijuar miti intelektual sikur delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që vendosi për standardin e gjuhës shqipe, i cili është në fuqi edhe sot, qenë specialistë të gjuhësisë. Kritikët e tyre shpesh shpërfillen si joekspertë. Në të vërtetë, mjaft që të këqyrësh biografinë intelektuale dhe më gjerë se aq, të delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit, që të bindesh se ata nuk kishin formimin e duhur akademik dhe intelektual, për të marrë një vendim afatgjatë mbi standardin e gjuhës shqipe.




delegatet_e_kongresit_ne_polifoto_0031-300x225.jpg

I pari në listën e 87 nënshkruesve të Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe është Thoma Deliana, ministër i Arsimit dhe i Kulturës i Shqipërisë së kohës. Thoma Deliana kishte ndërprerë shkollën e mesme në Elbasan, në vitin 1943 (ai ishte nxënës i Shkollës Normale), për të dalë partizan. Pas ardhjes në fuqi të regjimit komunist, Thoma Deliana u dërgua në Moskë për të kryer një shkollë të Komsomolit (Rinisë Komuniste), e cila përgatiste burokratë të kësaj organizate. Ndonëse Thoma Deliana kishte këtë arsimim, Enver Hoxha, në 1965 e bëri atë Ministër të Arsimit dhe të Kulturës, post të cilin Deliana e mbajti për 11 vjet, deri në 1976. Thoma Deliana është emblematik për shkallën intelektuale të regjimit të Enver Hoxhës, që 28 vjet pas ardhjes në fuqi kërkonte të vendoste standardin e gjuhës shqipe. Gjithashtu, Thoma Deliana është emblematik edhe për diçka tjetër. Gjuha e huaj e vetme që njihnin pjesa më e madhe e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit ishte rusishtja për ata nga Republika e Shqipërisë dhe serbokroatishtja për ata nga trojet shqiptare në Jugosllavi. Këtu e kam fjalën për gjuhën e huaj që dinin në atë kohë, se pas vitit 1972 dhe deri më sot, mund të kenë mësuar të tjera. Por, kur vendoset standardi i një gjuhe si shqipja, vendimtare është çështja se cila gjuhë e huaj ndërkombëtare do të shërbejë si pikë referimi për huazimet. Natyrisht se, në vitin 1972 nuk duhet të kishte dilema, si e tillë duhet të shërbente anglishtja, kjo dhe për faktin se gjeneratat e shqiptarëve të diasporës, të cilët në pjesën më të madhe janë njohës të anglishtes, do ta kenë më të lehtë që ta mësojnë shqipen. Por shqipja standarde mbeti e mbushur me huazime nga gjuhët sllave, greqishtja, të cilat ishte dashur të zëvendësoheshin me huazime nga anglishtja. Por, pothuajse asnjë prej delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit nuk e njihte anglishten. Natyrisht se, anglishtja si gjuhë referimi ishte një anatemë për regjimin e Enver Hoxhës, por as delegatët nuk qenë në gjendje të gjykonin mbi këtë çështje.
Numri 2 në listën e firmëtarëve të Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit është Prof. Androkli Kostallari. Androkli Kostallari, si drejtor i Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë prej vitit 1958 dhe në vazhdim i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë (më pas Instituti i Gjuhësisë) deri në vitin 1990, ishte “eksperti” kryesor i gjuhësisë në Kongresin e Drejtshkrimit. Nuk mund të thuhet se i tillë ishte gjuhëtari më i njohur shqiptar i kohës, Eqrem اabej, se atë regjimi i Enver Hoxhës nuk e bëri drejtor, siç e meritonte. Androkli Kostallari kishte kryer studimet universitare në Moskë, për gjuhë dhe letërsi ruse, me specialitet për gazetari. Shumëkush mund të thotë se në atë kohë nuk kishte se ku të studionte tjetër, por faji ishte i regjimit të Enver Hoxhës që nuk dërgonte më studentë në universitetet perëndimore, ku kishte katedra albanologjie serioze. Në çdo rast, Kostallari nuk kishte profilin e nevojshëm akademik për të patur në Kongresin e Drejtshkrimit atë rol që pati. Androkli Kostallari, përveçse drejtor ishte dhe përgjegjës i sektorit të leksikologjisë dhe leksikografisë në Institut, që prej vitit 1955 dhe deri në 1990. Mbi Kostallarin bie përgjegjësia e madhe që leksiku i gjuhës shqipe standarde është i mbushur me sllavizma dhe greqizma.
I treti në listën e firmëtarëve të Rezolutës është Prof. Mahir Domi. Ai kishte ishte diplomuar në Universitetin e Grenoble, në Francë, në 1941, për gjuhësi klasike (latinisht, greqishte e vjetër dhe frëngjishte klasike). Por në Universitetin e Grenoble nuk kishte një katedër albanologjie. Prandaj Mahir Domi nuk studioi pranë asnjë albanologu qoftë edhe pak të njohur. Mahir Domi kur u kthye në Shqipëri punoi si mësues i latinishtes në Shkollën Normale të Elbasanit (shkollë e mesme). Ai u arrestua nga italianët në maj 1943 si një nga nxitësit e arratisjes masive të nxënësve të Shkollës Normale, të cilët shkuan në mal me partizanët. Por Domi nuk u internua në ishujt e Italisë; ai u lirua pas tre muajsh, para kapitullimit të Italisë. Merret vesh, ai firmosi për policinë sekrete fashiste, OVRA. Regjimi i Enver Hoxhës i pëlqente shumë këta njerëz për t’ i keqpërdorur. Mahir Domi drejtoi sektorin e gramatikës dhe të dialektologjisë në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë nga viti 1957 në 1991. Domi nuk i kishte aspak atributet akademike për të të qenë eksperti kryesor i ndërtimit të standardit gjuhësor në këto çështje kaq themelore të tij, që kishin të bënin me gramatikën dhe pikëpamjen për dialektet.
I katërti në listën e firmëtarëve të Rezolutës ishte prof. Eqrem اabej. Prof. اabej ishte i vetmi ndër delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit që kishte atributet akademike për t’ u quajtur ekspert. Ai ishte diplomuar në Austri për gjuhësi krahasuese indoeuropiane dhe për albanologji në Graz dhe në Vjenë të Austrisë, dy universitete me traditë në studimet albanologjike. Por Eqrem اabej u privua që prej vitit 1944, pra që prej moshës 36 vjeç, nga mundësia për të thelluar studimet në katedrat e albanologjisë të universiteteve perëndimore. Gjithashtu, prof. اabejit nuk iu dha vendi meritor në hierarkinë zyrtare të gjuhësisë shqiptare, ku postet që duhet të mbante ai i kishin zënë uzurpatorët sharlatanë. Një provë për këtë është dhe fakti se seria veprave të prof. اabejit kishte filluar të botohej në Kosovë, para se kjo gjë të niste të bëhej në Shqipëri. Emri i prof. اabejit është keqpërdorur nga ata që duan të legjitimojnë Kongresin e Drejtshkrimit, por fakti është se prof. اabejit nuk iu dha mundësia që të shprehet si ekspert në Kongresin e Drejtshkrimit. Deri më sot ata që pretendojnë të kundërtën nuk kanë mundur të sjellin asnjë dokument.
I pesti në listën e firmëtarëve të Rezolutës ishte prof. Idriz Ajeti, atëherë dekan i Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Idriz Ajeti, i cili ka lindur në Tupallë të Medvegjës, e ka kryer në turqisht arsimimin e tij që prej klasës së parë të shkollës fillore dhe deri në përfundim të shkollës së mesme. Idriz Ajeti u lind në 1917 dhe u shkollua në kohën e Jugosllavisë monarkiste, ku arsimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar. Shqiptarët myslimanë si Ajeti mund të shkolloheshin vetëm në turqisht, përveç serbishtes. Idriz Ajeti kreu Medresenë Mbretërore të Shkupit, një shkollë me bazë teologjike islame, ku mësimet bëheshin në turqisht dhe arabisht. Në 1938 ai filloi studimet për gjuhë dhe letërsi serbokroate në Universitetin e Zagrebit, të cilat nuk i përfundoi. Ajeti do t’ i përfundonte studimet universitare vetëm në 1949, në Universitetin e Beogradit ku u diplomua për Romanistikë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur një pjesë e trojeve shqiptare në Jugosllavi iu bashkuan Shqipërisë shtetërore, Ajeti shkoi për të kryer një kurs pranë albanologut italian Tagliavini, në Padova. Por, në periudhën e shkurtër që Ajeti qëndroi në Itali, thjesht u konstatua mangësia kryesore që e pengonte të bëhej albanolog, fakti se Ajeti asnjë cikël të shkollimit të tij nuk e kishte bërë në gjuhën shqipe. Natyrisht se në rrethanat në të cilat gjendeshin shqiptarët në Jugosllavi, Ajeti ishte i vlefshëm për të ndërtuar shkollën shqiptare atje, por ai nuk kishte profilin e duhur akademik për të marrë vendimin afatgjatë për gjuhën standarde shqipe.
I gjashti në listën e firmëtarëve të Rezolutës është prof. Dhimitër Shuteriqi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Sigurisht që në një kongres, ku do të vendosej për standardin e shqipes duhet të merrnin pjesë edhe shkrimtarë, por problemi me prof. Shuteriqin ishte se ai pati vetëpohuar dështimin e tij si shkrimtar, kur në vitet pesëdhjetë nisi të shkruajë me bujë të madhe një roman epope, siç quhej në gjuhën e realizimit socialist një roman shumëvëllimësh. Por Shuteriqi e ndërpreu botimin e këtij romani me temë nga lufta partizane, pasi botoi vëllimin e dytë, se e kuptoi dhe vetë se ishte krejt i paaftë për këtë punë. Që prej vitit 1955 nuk botoi më asnjë roman deri në 1998! Prof. Shuteriqi nuk kishte as shkollim gjuhësor, se ai pati studiuar në Grenoble të Francës për filozofi.
I shtati në listën e firmëtarëve të Rezolutës ishte prof. Aleks Buda, i prezantuar si “historian në Institutin e Historisë”, i cili dy muaj më pas do të emërohej Kryetar i Akademisë së Shkencave. Aleks Buda, ndonëse kishte nisur studimet universitare në Vjenë për filozofi dhe letërsi, ai nuk mundi që të diplomohet dhe u kthye në Shqipëri pa diplomë universitare. Ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Aleks Buda nuk ka dorëzuar asnjë diplomë universitare në të gjitha institucionet shkencore ku ka punuar dhe ku është paguar. Që Aleks Buda nuk arriti të diplomohet kjo gjë del tërthorazi dhe nga kujtimet e tij, të botuara nga vajza e tij, ku nuk thotë se u diplomua. Aleks Buda ishte i vetmi historian që mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit dhe kjo ndodhi se ai ishte përzgjedhur për t’ u bërë kryetar i Akademisë së Shkencave dhe emri i tij duhej të figuronte në Rezolutë. ثshtë absurde që në Rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit të figurojnë edhe njerëz pa diplomë universitare. Kur ky është kryetari i ardhshëm i Akademisë së Shkencave, kjo tregon joseriozitetin total të atyre që organizuan këto farsa shkencore.
I teti në listën e firmëtarëve është dr. Rexhep Qosja, i prezantuar si drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë. Në 1972, Rexhep Qosja nuk e kishte nivelin e duhur akademik për të qenë vendimmarrës për një çështje kaq madhore sa standardi i shqipes. Ai ishte emëruar drejtor i Institutit Albanologjik vetëm pak muaj më parë. Rexhep Qosja firmosi Rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit vetëm pesë vjet pasiqë kishte diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës! Ai diplomoi në 1967, në moshën 31 vjeç. Sesi një njeri mund të bëhet ekspert për të marrë vendime kaq të rëndësishme si ai i Kongresit të Drejtshkrimit, vetëm pesë vjet pas përfundimit të gradës së parë të studimeve universitare, dhe pa kryer asnjë gradë tjetër të studimeve pasdiplomike, kjo është një gjë të cilën Rexhep Qosja nuk parapëlqen ta shpjegojë. Por kjo tregon joseriozitetin e tij si shkencëtar, të organizatorëve të Kongresit të vitit 1972, dhe të vetë Kongresit. Rexhep Qosja erdhi në Kongres me gradën shkencore doktor dhe me hijen e drejtorit të Institutit Albanologjik, pra si koka më e madhe e madhe e Albanologjisë në trojet shqiptare në Jugosllavi pas Idriz Ajetit. Në fakt Rexhep Qosja nuk kishte as njohuritë që normalisht duhet t’ i kishte një student mesatar i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Për arsye që dihen, niveli i mësimdhënies universitare në Prishtinë atëherë ishte i ulët. Rexhep Qosja doktoroi me ngut me një temë mbi Asdrenin, para se të kryente studime pasdiplomike, në mënyrë që të vinte në Kongres me një gradë shkencore. Por Rexhep Qosja, në 1972, kur firmosi Rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit, në moshën 36 vjeçare nuk pati botuar asnjë libër si gjuhëtar. Një të tillë madje ai nuk e ka botuar as sot e kësaj dite pas 40 vitesh. Më pas, Qosja u dëshmua të jetë një sharlatan i çuditshëm, ashtu që ai befas pretendoi të jetë politolog, historian dhe shkroi libra të vëllimshëm në këto fusha dhe për të cilat vetëm qeveria e kryesuar nga një katundar i një katundi të pazhvilluar si Hashim Thaçi, mund të kishte idenë e çuditshme për t’ i përmbledhur në një korpus shumëvëllimësh me shpenzimet e shtetit.
I nënti në radhë, ndër firmëtarët e Rezolutës është prof. Shaban Demiraj. Ky ishte edhe anëtar i komisionit organizator të Kongresit të Drejtshkrimit dhe një njeri me peshë në të, se ishte përgjegjës i katedrës së gjuhësisë në Universitetin e Tiranës nga viti 1962 në 1989. Shaban Demiraj nuk e kishte shkollimin e duhur për të kryer asnjë nga këto detyra. I lindur në 1920, në Vlorë, ai kishte kryer medresenë e Tiranës, një shkollë e mesme teologjike islamike, nga ku doli imam. Më pas ai shkoi me studime në Egjipt, në Universitetin e Kajros, të cilin nuk e përfundoi. Ai kishte kryer Institutin Pedagogjik në Shqipëri, që ishte një shkollë e lartë dyvjeçare që përgatiste mësues për shkollat shtatëvjeçare dhe ato të mesme. Me këtë shkollim krejt të mangët për një shkencëtar, Demiraj u bë një nga kokat e mëdha të gjuhësisë shqiptare. Me rastin e Kongresit të Drejtshkrimit, ai në 1972 botoi me ngut librin e tij të parë, “اështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe”.
I dhjeti në listën e firmëtarëve të Rezolutës është Lirak Dodbiba, i cili prezantohet si Bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Sipas sistemit të kualifikimit shkencor të kohës, ky ishte një titull shkencor dhe jo një gradë shkencore. Titujt shkencorë, “bashkëpunëtor shkencor”, dhe “bashkëpunëtor i vjetër shkencor”, përgjithësisht u jepeshin atyre që regjimi nuk donte t’ ju jepte mundësi të bënin karrierë shkencore. Karriera shkencore përgjithësisht që fillonte me gradën “kandidat i shkencave”, për të vazhduar me gradat e tjera: “doktor”. Në vitin 1972, Lirak Dodbiba kishte mbetur ende bashkëpunëtor i vjetër shkencor, në moshën 60 vjeçare, dhe i tillë mbeti deri kur vdiq në vitin 1982. Lirak Dodbiba kishte diplomuar në Universitetin e Lionit për pedagogji. Si të gjithë ata me shkollim perëndimor, ai nuk pëlqehej nga regjimi komunist. Fakti që ai kishte mbetur jashtë karrierës shkencore, të jep të kuptosh se në Kongresin e Drejtshkrimit ishte thirrur me funksion thjesht dekorativ. I njëmbëdhjeti në listën e firmëtarëve ishte Kolë Koci, i prezantuar si Mësues i Popullit. Kolë Koci, i lindur në Pogradec, i cili në atë kohë ishte 70 vjeç, ishte një nga veteranët e pedagogjisë shqiptare. Ai kishte diplomuar në Lion të Francës për pedagogji. Megjithatë regjimi komunist nuk e gjeti të përshtatshëm për karrierë shkencore, dhe ai nuk mori asnjë gradë apo titull shkencor deri në vdekje, në 1989. Shaban Demiraj, hoxha me diplomë të Institutit Pedagogjik merrte titujt shkencorë njëri pas tjetrit dhe Lirak Dodbiba e Kolë Koci me diploma universitare franceze, nuk merrnin asnjë gradë shkencore.
I njëmbëdhjeti në listën e firmëtarëve të Rezolutës ishte Kolë Koci, i cili e meritonte të ishte delegat në çdo kongres për standardin e gjuhës shqipe, por në Kongresin e vitit 1972, ai ishte thjesht me funksion dekorativ.
I dymbëdhjeti në listën e firmëtarëve të Rezolutës ishte magjistër Remzi Nesimi, i prezantuar si pedagog i gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike, Shkup. 39 -vjeçari Remzi Nesimi nga fshati Odri i Tetovës, në jetëshkrimin e vet zyrtar, të publikuar edhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, pretendon se ka diplomuar në Beograd për Albanologji, në 1960. Ky është një pretendim sharlatanor se Albanologjia është një term shumëpërfshirës shkencor, që përfshin shumë degë të shkencës, që prej gjuhësisë, letërsisë, historisë, etnografisë etj. Në të vërtetë në Universitetin e Beogradit në atë kohë kishte tashmë një katedër të Albanologjisë, ku studioheshin disiplina të ndryshme të albanologjisë, dhe ku mund të bënin studime të thelluara studentët që kishin kryer shkallën e parë të studimeve universitare. Ata si Remzi Nesimi që pretendojnë se kanë studiuar dhe diplomuar për Albanologji në shkallën e parë të studimeve, në të vërtetë kanë studiuar dhe diplomuar për gjuhë dhe letërsi serbokroate, duke pasur dhe gjuhën shqipe si drejtim të dytë. Grada shkencore “magjistër”, që mbante Remzi Nesimi, ishte baras me atë të kandidatit të shkencave në Shqipëri. Një fakt domethënës: Remzi Nesimi do të doktoronte në Prishtinë, vetëm 17 vjet pasiqë firmosi Rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit.
I trembëdhjeti në listën e firmëtarëve të Rezolutës ishte Jorgji Gjinari, i prezantuar si bashkëpunëtor i vjetër shkencor dhe gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë. Jorgji Gjinari, në atë kohë 41 vjeç, kishte diplomuar në Institutin Pedagogjik dyvjeçar, në 1955, dhe nuk kishte asnjë gradë shkencore posë këtij titulli më tepër honorifik. Ai nuk kishte botuar asnjë libër në atë kohë. Megjithatë ai ishte titullar i kursit të dialektologjisë në Universitetin e Tiranës, nga viti 1958, deri në vitin 1989.
I katërmbëdhjeti në listën e atyre që firmuan Rezolutën ishte docent Anastas Dodi, zëvendësdekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Anastas Dodi, i cili në atë kohë ishte 39 vjeç, pati diplomuar në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar të Tiranës. Ai pati kryer një specializim njëvjeçar në Universitetin e Leningradit në Bashkimin Sovjetik, në 1960-61. Një tjetër njeri me shkollim rus. Dodi nuk kishte sigurisht nivelin arsimor dhe akademik që kërkonte një vendim-marrje e tillë si ajo për standardin e gjuhës shqipe. Dodi nuk kishte asnjë gradë shkencore në atë kohë dhe mbante vetëm titullin shkencor të docentit.
I pesëmbëdhjeti në listën e firmëtarëve ishte Emil Lafe, i prezantuar si gjuhëtar, por që në atë kohë nuk kishte marrë ende asnjë gradë apo titull shkencor. (Në botimet e kohës mbi Kongresin e Drejtshkrimit, para emrit të delegatit të Kongresit të Drejtshkrimit janë të shënuara gradat ose titujt shkencorë kur ai ka të tilla.) Emil Lafe, në atë kohë 34 vjeç, pati diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë dhe letërsi shqipe në 1959, dhe më pas filloi punë në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë (më pas Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë). Emil Lafe, në 1972, nuk e kishte as nivelin arsimor dhe as atë akademik për të qenë anëtar i komisionit organizator të Kongresit të Drejtshkrimit dhe delegat i tij, si dhe firmëtar i Rezolutës për standardin e gjuhës shqipe.
I gjashtëmbëdhjeti në listën e firmëtarëve ishte docent Jup Kastrati, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës. Jup Kastrati, i cili në atë kohë ishte 48 vjeç, pati diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Në moshën 48 vjeç ai nuk kishte ende një gradë shkencore dhe mbante vetëm titullin shkencor të docentit. Gjuha e huaj e vetme që ai njihte relativisht mirë në 1972 ishte rusishtja. Ai edhe sot nuk mund të quhet një gjuhëtar i mirëfilltë dhe është biograf po aq sa gjuhëtar. Një projekt i tij si ai i Historisë së Albanologjisë në tre vëllime, i ndërmarrë në vitet e fundit, e komprometon si sharlatan, se vepra të tilla nuk shkruhen nga një njeri i vetëm.
I shtatëmbëdhjeti në listën e firmëtarëve të Rezolutës ishte Engjëll Angoni, i prezantuar si specialist për gjuhën shqipe në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, në Tiranë. Për të nuk thuhej që të kishte ndonjë gradë apo titull shkencor, dhe ai gjendej në Kongresin e Drejtshkrimit vetëm se ishte kushëriri i Enver Hoxhës, nga Gjirokastra. Engjëll Angoni është ndër firmëtarët e Rezolutës së vitit 1972 që mungojnë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të botuar në 2008-2009, dhe nuk kishte si të ishte ndryshe, se ai ishte “specialist” pas asnjë gradë apo titull shkencor.
I tetëmbëdhjeti në listën e firmëtarëve ishte Ali Abdihoxha, shkrimtar dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, në Tiranë. Ali Abdihoxha, i cili në atë kohë ishte 43 vjeç, kishte diplomuar në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore, “Maksim Gorki”. Niveli i tij si shkrimtar nuk ishte i tillë që të kishte të drejtë të ishte delegat në Kongresin e Drejtshkrimit, por ai u përzgjodh se ishte i pëlqyer nga regjimi si autor romanesh me temë nga lufta partizane.
I nëntëmbëdhjeti në listën e firmëtarëve ishte Luigj Franja, i prezantuar si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Shkodër. ثshtë tregues i joseriozitetit të plotë të shkencës së kohës së regjimit komunist në Shqipëri, që në një forum shkencor të ngushtë, siç ishte Kongresi i Drejtshkrimit, të merrnin pjesë edhe mësues të shkollës tetëvjeçare dhe të mesme. Këta njerëz mund të qenë pyetur për të dhënë mendime në tubimet përgatitore, po jo të ftoheshin në kongres. Ata qenë të ftuar sipas logjikës me të cilën në mbledhjet shkencore për naftën dhe metalurgjinë, krahas njerëzve me tituj shkencorë ftoheshin dhe punëtorë, të cilët qenë “novatorë” dhe “shpikës”. Luigj Franja, natyrisht, nuk kishte asnjë gradë apo titull shkencor dhe nuk figuron as në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të botuar në 2008-2009.
I njëzeti në listën e firmëtarëve ishte prof. Josif Ferrari, i cili prezantohet si studiues arbëresh dhe profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Barit. Ky në fakt është Giuseppe Ferrari, një prift arbëresh i ritit të krishterë ortodoks, të cilit organizatorët e Kongresit të Drejtshkrimit, ia ndryshuan dhe emrin. Ai nuk ishte gjuhëtar profesionist. Ndryshe nga ç’ u prezantua prej organizatorëve të Kongresit të Drejtshkrimit, Ferrari nuk ishte profesor i gjuhës shqipe. Ai nuk ishte “profesor” në gjuhësi, por në teologji. Ai ishte shkolluar për teologji. I njohur ndër arbëreshët si “prifti i kuq”, ai ishte i pëlqyeri i regjimit komunist shqiptar, deri kur vdiq, pikërisht në 1990, ndoshta prej pezmit që regjimi komunist në Shqipëri ishte duke rënë. Ferrari ishte mësimdhënës në katedrën modeste të gjuhës shqipe, në Universitetin e Barit, por nuk ishte një gjuhëtar serioz, i cili mund të merrte një vendim kaq të rëndësishëm sa ai për standardin e gjuhës shqipe.
I njëzetenjëti në listën e firmëtarëve ishte Magjistër Ahmet Kelmendi, pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Ky nuk figuron as në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të botuar në 2008-2009.
I njëzetedyti në listën e firmëtarëve ishte Ahmet Limani, i prezantuar si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Mamurras, të rrethit të Krujës. Nëse Kongresi do të kishte qenë një forum shkencor serioz, ky njeri nuk duhet të ishte atje. Ai nuk kishte asnjë gradë apo titull shkencor, dhe nuk figuron në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të botuar në 2008-2009.
I njëzetetreti në listën e firmëtarëve ishte Ajet Bytyçi, i prezantuar si pedagog i gjuhës shqipe, në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren. Pavarësisht nga emri kjo ishte një shkollë që përgatiste mësues për ciklin e ulët dhe të mesëm shkollor. Në 1972 Ajet Bytyçi nuk kishte asnjë gradë apo titull shkencor, madje nuk ishte as magjistër. Ai nuk figuron në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar.
I njëzetekatërti në listë ishte Ali Dhrimo, i prezantuar si gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Ky ishte 34 vjeç në atë kohë. Ali Dhrimo, i lindur në fshatin اorraj të Sarandës, ishte dërguar për të kryer studimet universitare në Gjermaninë Lindore, por nuk i përfundoi dhe më pas studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, ku diplomoi në 1963. Tetë vjet pas diplomimit ai firmoste Rezolutën për gjuhën standarde, pa pasur ende asnjë gradë apo titull shkencor, madje as atë të kandidatit të shkencave!
I njëzetepesti në listën e firmëtarëve ishte Bahri Beci, i prezantuar si gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në Tiranë, por që në vitin 1972, në moshën 36 vjeç, nuk kishte ende asnjë gradë apo titull shkencor.
I njëzetegjashti në listën e firmëtarëve ishte Bajram Hajrullai, i prezantuar si pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e Universitetit të Tiranës, në Vlorë. “Filialet” qenë degë të Universitetit të Tiranës, të cilat qenë hapur përkohësisht në qytetet kryesore të vendit, në mënyrë që të kryenin studimet e larta me korrespondencë mësuesit të cilët patën kryer vetëm institutet pedagogjike dyvjeçare, ose ata të cilët patën fituar të drejtën për të vazhduar me korrespondencë studimet universitare. Mësimdhënësit e filialeve qenë përzgjedhur ndër mësuesit e shkollave të mesme të qytetit, të cilët qenë diplomuar në Universitetin e Tiranës. Kuptohet se një mësimdhënës filiali nuk kishte atributet e duhura akademike për të qenë delegat në kongresin ku do të vendosej për standardin gjuhësor. Në rastin e dhënë, Bajram Hajrullai nuk kishte asnjë gradë apo titull shkencor. Ai nuk figuron në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar.
I njëzeteshtati në listë ishte profesor Bedri Dedja, i prezantuar si zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës. Bedri Dedja, i lindur në Korçë, i cili në atë kohë ishte 42 vjeç, kishte diplomuar në Leningrad të Bashkimit Sovjetik për pedagogji.telegraf
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top