Biftek perimesh me patate

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Përbërësit:
½ kg patate,
100 gr spinaq të ngrirë,
100 gr, djathë kaçkavall,
2 kokrra vezë, 1 Karrotë ,
4 Galete (Bukë e thatë e thërrmuar),
2-3 Lugë gjelle fara susami,
Kripë,
Piper i zi.

Përgatitja

Kjo antipastë rekomandohet jo vetëm për festa por edhe darka të veçanta, por edhe për t’i bërë fëmijët tuaj të hanë perime. Lajmë mirë patatet me gjithë lëkurë dhe i ziejmë për 20-25 minuta së bashku me karotën derisa të zbuten plotësisht. I kullojmë, i qërojmë dhe akoma të nxehta i shtypim me ndihmën e një piruni derisa të bëhet pure.

Ziejmë spinaqin për 3 minuta në ujë pa kripë. E shtrydhim më pas dhe e presim shume hollë. Eliminojmë ujin e mbetur dhe e vendosim në tigan për 2 minuta.
Në një enë të madhe bashkojmë purenë e patateve me spinaqin, karotën dhe shtojmë 1 kokërr vezë, djathin parmixhano te grirë, pak kripë, piper të zi dhe i përziejmë derisa të homogjenizohen.

Nëse përbërja rezulton e ujshme i shtojmë pak galetë (buke e thekur e copëzuar). Me brumin e përftuar formojmë sfera të vogla sa një arrë. I kalojmë në vezë të rrahur. Më pas në galetën e bashkuar me farat e susamit.

I skuqim kroketat në vaj shumë të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe i vendosim në një pjatë te shtruar me letër thithëse në mënyrë që të thithet vaji i tepërt. I shërbejmë të vendosura në gjethe sallate jeshile dhe i shoqërojmë me peshk ose me vezë të ziera.


BIFTEK_PERIMESH_ME_PATATE.jpg
 
Titulli: Biftek perimesh me patate

I skuqim krroketat ne vaj te nxeht deri sa ti djegim lol

kjo ne foto nuk eshte ngjyre e arte, perse e genje popllin ti?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top