Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës
Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se "Qafe Vishes"
Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko)
I PثRDITثSUAR – 22:40 -Një tjetër e plagosur ka humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave në 13. Eranda Balloshi është vajza e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
21:55 - Dita e nesërme do të jetë ditë zie kombëtare për shkak të aksidentit tragjik të ndodhur në Qafën e Vishës. Rreth orës 16:30, autobusi me studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë mbi 80 metra. Në autobus ndodheshin 33 persona nga të cilët 12 persona humbën jetën.
Të plagosurat që ndodhen në Spitalin Ushtarka janë: Kaltra Pollozani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Anisa اobo, Doriana Kumbria, Shegunesh Haka, Elsa Shtylla, Marsie Biba, Ilfsjana Karriqi. Ndërsa Besjana Dani është duke u transportuar nga Vlora për në Tiranë.
Ndërsa në spitalin rajonal të Vlorës ndodhen: Ina Janull, Entela Daja, Dorina Stafa, Andjola Musaku, Ergita Opingllari, Juliana Kuqi, Grizelda Zenei, Ticiana Hysa, Liri Hasan dhe Blerina Cereni.
Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur asnjë nga emrat e 12 viktimave.
20:10 – 10 të plagosura ndodhen në spitalin e Vlorës. Vetëm njëra prej tyre mund të transportohet drejtë Spitalit Ushtarak në Tiranë nëse do të jetë e nevojshme.
20:08 - Ministri i Transporti, Sokol Olldashi, ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku tha se gjendja e rrugës nuk ka qenë shkak i aksidentit. “ثshtë një zonë rruge në gjendje të mirë pasi sapo është rikonstruktuar, shkaqet mbeten për t’u verifikuar nga ekspertët por nga informacionet e para mësohet se nuk ka qenë gjendja e rrugës”, tha Olldashi.
19:50 - Drejtues të Spitalit Ushtarak bëjnë të ditur se në dispozicion të të studenteve të plagosura janë 60 mjekë dhe 150 infermiere. Ndërsa 40 ushtarë po dhurojnë gjak.
Një e plagosur duke u transportuar për në Spitalin Ushtarak (foto Hektor Pustina)
19:35 - Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, shprehet se 14 të plagosur janë dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa të plagosurit e tjerë që ndodhen në spitalet rajonale të Sarandës apo Vlorës do të transportohen për në Tiranë nëse do të jetë e nevojshme.
19:30 - Dy meshkuj dhe 10 vajza janë viktimat. Sa i takon dy viktimave të seksit mashkull bëhet fjalë për drejtuesin e autobusit dhe një djali, i cili ndodhej në autobus për të shoqëruar të fejuarën. Ndërsa sa u takon viktimave femra, nëntë janë nxjerr të pa jetë nga autobusi ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejtë Spitalit Ushtarak.
(foto Hektor Pustina)
Shekulli