Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me rreth 40 nxënës në bord ka rënë në humnerë.
aksidenti_lajm_i_fundit.jpg

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë dhe dyshohet se disa nxënës kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë. Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani. TOPCH
 
Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

o zot i madh pse engjejt e i merr dhe njerzit e keqinj i len ne toke,,,,sa ghynaf e kam zemren cope sot, trishtim i madh
 
Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Tragjedia e Himares, kufomat dergohen gabimisht ne familjet e njera-tjetres
Topi në Elbasan

Homezh në vendngjarje

I PثRDITثSUAR – 16:20 Ditën e sotme vendi i tragjedisë ku humbën jetën 13 persona ka qenë i mbi populluar si nga ana e forcave të rendit ashtu e nga qytetarë të ndryshëm, të cilët sot kanë bllokuar rrugën me dendësinë e tyre.
Që në orët e para ët mëngjesit të sotëm ekspert të Policisë Rrugore si e ekspert të ministrisë së Brendshme e asaj të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë mbërrit në vendin e tragjedisë dhe kanë filluar menjëherë punën për të bërë të mundur nxjerrjen e shkakut të tragjedisë.
Ekspertët nga Tirana dhe Vlora kanë nisur matjen e vendit si dhe kanë këqyrur të gjithë zonën ku kanë bërë skicat e aksidentit si dhe foto të ndryshme të vendit të ngjarjes që nga fërkimi i parë që autobusi ka pasur në trasenë e krahut të djathtë të rrugës kur shkon për Himarë e deri tek përplasja fatale në trasenë ndarëse të rrugës me greminën si dhe më poshtë në vendin ku ra autobusi. Ndërkohë Forcat e Reneas dhe ato të FNSH-së së Fierit kanë rrethuar zonën në një distancë rreth 200 metra.
16:00 Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar sot Elbasanin për të shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për studentët që humbjen jetën dje në Himarë.
Topi ka vendosu kurora me lule në hollin e universitetit ku ishin vendosur fotot e njëmbëdhjetë studenteve që humbjen jetën.
“Jam shumë i pikëlluar të marr pjesë në këtë ceremoni homazh për disa vajza, të cilat ikën në moshën e tyre më të mirë, falë edhe një fati tragjik”, tha presidenti.

Topi duke uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten, theksoi solidaritetin e shprehur nga të gjithë.
07:30 - Të gjitha institucionet e vendit ulën sot flamurin në gjysmë shtizë, në ditën e zisë kombëtare, për të nderuar kujtimin e 13 viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.
Të gjithë ata që dje mbajtën frymën para ekraneve dhe përjetuan me ankth orët pas aksidentit, kanë mbajtur një minutë heshtje në mesditë, në përkujtim të 13 jetëve të humbura, shumica e të cilave, vajza të moshës 21-22 vjeç.
Një lutje në mesditë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre në moshën më të bukur, e për ato që në ankth shpresojnë fitoren mbi vdekjen.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë ditës do të transmetojë sot muzikë funebre. Në respektim të ditës së zisë kombëtare, televizioni publik nuk transmeton sot festivalin e Eurovizionit, ku si për ironi, Shqipëria konkurron me një këngë vaji
./ Shekulli
 
Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Viktimat e tragjedisë:
Denisa Guzi

1. Denisa Guzi, 21 vjeç, banuese në fshatin Mashan, Komuna Kodovjat, Gramsh





Ermira Mana

2. Ermira Mana, 22 vjeç, banuese në fshatin Shelcan, Elbasan





Aurora Molla

3. Aurora Molla, 21 vjeç, nga fshati Vërdovë i Pogradecit




Lindita Kabashi

4. Lindita Kabashi, 21 vjeç, banuese në fshatin Shtërmen, Komuna Gostime, Elbasan





Joana Debinja

5. Joana Debinja, 22 vjeç, nga fshati اermë Sektor, Komuna Tërbuf, Lushnjë





Elsa Daka

6. Elsa Daka, 22 vjeç, nga Elbasani banuese në fshatin Kuqan





Juljana Tola

7. Juliana Tola, 21 vjeç, banuese në fshatin Mirak, Librazhd





Fabiola Shehi

8. Fabiola Shehi, 22 vjeç, nga Bërxulla Tiranë





Eriola Xhoi

9. Eriola Xhoi, 28 vjeç, nga Elbasani





Eranda Baloshi

10. Eranda Baloshi, 22 vjeç, banuese në fshatin Katundi i Ri Bradashesh, Elbasan





Dorina Stafa

11. Dorina Stafa, 21 vjeç, nga Kruja





Armand Halilaga

12. Armand Halilaga, 23 vjeç, nga Kavaja





Pellumb اela

13. Pëllumb اela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
 
Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

dhe cfare ishte jeta ...........
 
Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Sa gjynah me vjen, pjesen e rruges ku kane ren e kam shume te qarte....eshte shume e rrezikshme !
 
Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

[h=1]Shpejtesia, shkaku i aksidentit tragjik (Foto)[/h]
RثNIA: Pasi ka shembur bordurat në anë të rrugës, autobusi ka nisur rënien e lirë poshtë rrugës dhe ka përfunduar në shtratin e një përroi rreth 60 metra më poshtë

MANOVRA: Pas përplasjes me shpatin e malit në të djathtë, shoferi e ka kaluar mjetin në krahun e majtë të rrugës dhe ka frenuar fort, por pa mundur të kontrollojë mjetin

KTHESA: Përpara se të hynte në kthesë, shoferi është afruar shumë në krahun e djathtë të rrugës, duke u përplasur dy herë me shpatin e malit

ZBRITJA: Autobusi kishte marrë shpejtësi gjatë një zbritjeje në një pjerrësi rreth 16 % për rreth 600 metra

Lëvizja me shpejtësi të madhe në një rrugë të panjohur dyshohet se ka qenë shkak për humbjen e kontrollit të mjetit nga shoferi 55-vjeçar nga Elbasani, Pëllumb اela, i cili humbi jetën bashkë me gati gjysmën e pasagjerëve të autobusit të tij. Burime zyrtare nga grupi hetimor që është ngritur për zbardhjen e ngjarjes nga policia dhe Prokuroria e Vlorës, thanë dje në mbrëmje se nuk ishte arritur ende në një konkluzion përfundimtar në lidhje me shkaqet e aksidentit të rëndë, por dyshimet kryesore janë për tejkalimin e shpejtësisë nga ana e drejtuesit të mjetit.

Disa nga vajzat e mbijetuara, që ishin në gjendje më të mirë dhe u dërguan në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, i thanë dje gazetarit të “Shqip” në Vlorë se shoferi ecte shumë shpejt dhe në momentin e fundit ka bërë një manovër të gabuar. “Ai po zbriste me shpejtësi dhe kur doli në kthesë, nuk arriti të manovronte, megjithëse u përpoq të frenonte dhe të kthente timonin”, tha njëra nga vajzat e plagosura, ndërsa bartej me barelë në një autoambulancë për të lëvizur nga spitali i Himarës për në atë të Vlorës.

Një tjetër fakt që përforcon versionin e të mbijetuarave është gjurma e frenimit që autobusi ka lënë në asfalt. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se në kthesën ku autobusi ka dalë nga rruga dukej qartë shenja e frenimit të fortë, që zgjaste për gati dhjetë metra.

Duke u nisur nga dëshmitë e të mbijetuarave dhe gjurmët e lëna në asfalt, një ekspert i policisë rrugore të Vlorës tha se shpejtësia e autobusit ka qenë mbi normat e lejuara dhe për këtë arsye shoferi e ka pasur të pamundur të marrë kthesën e fortë.

Por, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, deklaroi dje pasdite se nuk përjashtohej mundësia që shoferi të kishte pësuar atak kardiak gjatë drejtimit të mjetit. Gjithsesi, edhe Burgaj theksoi se kjo mbetej vetëm një hipotezë, ndërkohë që edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, tha se duhej verifikuar gjendja shëndetësore e shoferit. Për të sqaruar sa qëndron kjo hipotezë, një ekip ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë udhëtuan dje në mbrëmje drejt Himarës për të kryer ekspertizën e trupit të shoferit اela.

Zyrtarisht, anëtarë të grupit hetimor i thanë gazetës “Shqip” se nuk mund të thuhet asgjë derisa të përfundojë ekspertimi i sistemit të drejtimit dhe sistemit të frenimit të autobusit, ndërkohë që përpara përcaktimit të shkakut të aksidentit do të duhet të dalin edhe konkluzionet e mjekësisë ligjore që do të zbardhin shkakun e vdekjes së shoferit 55-vjeçar dhe gjendjen fizike të tij.

Tragjedia: Qeveria: 22 maji, ditë zie kombëtare

Për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 11 studente në lulen e rinisë së tyre, Këshilli i Ministrave vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare. Kryeministri, në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor. Për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, sipas Kryeministrisë Berisha po bëhet gati për t’u nisur drejt Tiranës. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, sot ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do mbahet një minutë heshtje. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës do të transmetojë muzikë funebre. Për përballimin e shpenzimeve për varrimin e viktimave është ngarkuar Ministria e Brendshme./Shqip

1337676217-manovrja_tragjedise.jpg
 

Attachments

  • 1337676217-manovrja_tragjedise.jpg
    1337676217-manovrja_tragjedise.jpg
    67.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Ne jeten-kohen me te mire te tyre ! Zoti inshalla ka meshire per shpirterat e tyre . E inshalla me xhenet i shperblen.
Vdekjen e kem me afer se kemishen eshte nje fajle e urte .
 
Pe: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

nje her vetem e kam ber rrugen per sarand me makin 4 vjet perpara... me than te drejten nuk ma mbajti me e bo per her te dyt...
mu duk pa kontroll dhe siguri ZERO!
shoferet akoma me keq... kam nejt zgjut duke u lutur ate dit me veten time.


Ngushellime familjeve qe i eshte keputur gjysma e zemres :( nuk arri ta imagjinoj dhimbjen
 
Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Ngushellimet e mija per familjaret te cilet humben femijet e tyre ne ate tragjedi . zoti ju dhent force ( te rrojn e ti kujtoin ) gjithashtu dhe per familjaret te cilet paten fatin qe femijet e tyre te jen gjalle ( sherim sa me te shpejte )
 
Titulli: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Lajm i fundit: Ministri i Shendetesise Petrit Vasili informon mbi gjendjen e vajzave te plagosura ne spital. Mesohet se neser dy prej vajzave qe jane ne gjendje kome, do te dergohen per kurim te specializuar ne Austri. (Vjene)

Vlore, dalin nga spitali 5 vajza qe ndodheshin per kurim. Mes tyre eshte edhe Besjana Xheneti, por asaj askush nuk i ka treguar qe i fejuari me te cilin udhetonte nuk eshte me....
 
Pe: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Sa keq:(...Te gjitha ne lule te jetes,ne moshen me te mire...Ngushellime familjareve...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top