Bie avioni, një shqiptar dhe një italian humbin jetën

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Një avion i vogel me dy pesona ne bord, njëri prej të cilëve shqiptar, është rrëzuar në lumin Po në Basinjana në Aleksandrino, Itali. Agjencitë e lajmeve italiane raportojnë se perplasja ka qene fatale dhe dy personat kane humbur jeten. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur dy kufomat. Incidenti ka ndodhur ne orën 19.30 të mbrëmjes. Autoritetet e zjarrfikëseve kanë njoftuar për mediat se bëhet fjalë për një qytetar nga Alesandrino dhe për një shqiptar. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit qe humbi jeten ne kete aksident ajror. Dy personat ishin nisur nga Piovera e Alesandrinos dhe pasi kanë kryer vetëm disa milje fluturim janë rrëzuar në ujrat e lumit Po. POlicia ndërkaq ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që kanë cuar avionin të përplasej në ujrat e lumit Po.


Balkanweb
 
Identifikohet shqiptari, vdiq nga rrëzimi i avionit në Itali

ITALI – Shqiptari që humbi jetën në aksidentin ajror të ndodhur dy ditë më parë në Itali, është Florent Ergjika, 30 vjeç. Identifikimi i tij është bërë dje nga policia italiane, e cila gjeti trupat e dy personave në lumin Po, ku ra avioni i vogël 2-vendësh që u rrëzua mbrëmjen e të martës në Aleksandrino të Italisë. Sipas burimeve të policisë italiane, mësohet se 30-vjeçari shqiptar kishte shkuar në vendin fqinj si i ftuari i shtetasit italian Claudio Grecos, edhe ky i fundit i vdekur në të njëjtin aksident ajror. Shqiptari që gjeti vdekjen në aksident ndodhej në Itali për muajin e mjaltit, ndërsa ishte ftuar të fluturonte nga miku i tij italian Claudio Grecos, kunati i Alain Elkan, shkrimtar dhe gazetar i njohur në Itali. Dy miqtë kanë qenë në fluturim të martën rreth orës 19:30, por avioni i tyre 2-vendësh pësoi defekt kur kishte përshkuar vetëm pak kilometra vijë ajrore. Avioni i vogël ku udhëtonin dy miqtë, njëri shqiptar dhe tjetri italian u rrëzua të martën pasdite në lumin Po në Basinjana, në Aleksandrno të Italisë. Përplasja ka qenë fatale për të dy personat, të cilët menjëherë kanë humbur jetën. Florent Ergika së bashku me Claudio Grecon, 57 vjeç ishin nisur me avion nga Piovera e Alesandrinos dhe pasi kishin kryer vetëm disa milje fluturim janë rrëzuar në ujërat e lumit Po.

Panorama
 
Sa gjynaf i shkreti, ka shkuar per muaj mjalti dhe humbi jeten. Gjynaf dhe per gruan e tij :(
 
Qe ta dini juve ALain Elkann eshte dhendri i Agnellve te Italise...qe mendoje se eshte familja me e pasur ne Itali...jan perandori me vete...jan ata qe kan FIAT me pak fjale... Gjynah ky i shkreti, po i ftuar nga Agnellet....cik si me privilegj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top