Biçikleta lufton stresin

*deliza*

VIP
V.I.P
Biçikleta lufton stresin​


Nëse u ka mbytur stresi? Bëni një xhiro me biçikletë: 4 në 10 psikologë, thonë se biçikleta është ilaçi më i mirë antistres.

Sipas nje studimi, 43% e psikologëve e konsiderojnë biçikletën si ilaçin më të mirë kundër stresit, madje më i mirë se pilulat dhe çajet qetësuese.

Të ngasësh biçikletën është një aktivitet i shëndetshëm për t'u bërë në ajër të pastër, i cili vë në lëvizje të gjithë trupin dhe kërkon përqendrim, duke e liruar kështu trurin nga mendimet dhe streset të mbledhura në punë dhe familje.

Po ju e ngasni bicikleten? Ju liron dhe juve nga streset?
E shfrutezoni dhe per te shkuar ne pune apo shkolle, apo vetem per shetitje? :)
 
Une ngas motorrin edhe ne ato moment qe ngas motorrin me 260 klm ne ore smendoj asgje thjesht adrenalina ne fund edhe i think is bettes than sex :)


:djalle:
 
bicikleta dhe patinat,i kam praktikuar qe e vogel..edhe pse i kam rralluar per mungese kohe
jane adrenaline e gjalle:D
 
Varet si do jete koha ajrore :p Sa i kapshem je me qafsh :D


:djalle:
 
per mu vetem bari lufto stresin do vish ne qef sezbon .bicikleta lodh shume :(
 
Ky tjetri me keq se puna lopeve me barin :p


:djalle:
 
Eshte shume e vertete, qe bicikleta eshte mjet kunder stresit. Une e perdor sa here te jete e mundur, dal shetitje, bej nga 15 km ne ajer te paster. Me c'perqendron komplet nga jeta reale, dhe me ben te ndihem me mire, dhe me e relaksuar.
Kur pedaloj, me vijne ne mendje vetem momente te bukura te jetes.
Sidomos kush jeton ne vend bregdetar eshte akoma me mire, se del breg detin ne ajer te paster dhe degjon dallget tek perplasen.....eshte dicka e papershkruar.
 
Biçikleta lufton stresin

Nëse u ka mbytur stresi? Bëni një xhiro me biçikletë: 4 në 10 psikologë, thonë se biçikleta është ilaçi më i mirë antistres. Dhe jo vetëm kaq: ka dhe aftësinë për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës në çift. Këtë pohim e konfirmon një studim i bërë nga shoqata "Gratë dhe cilësia e jetës" tek një kampion prej 200 psikologësh, i bërë gjatë panairit të biçikletave. Sipas studimit, 43% e psikologëve e konsiderojnë biçikletën si ilaçin më të mirë kundër stresit, madje më i mirë se pilulat dhe çajet qetësuese.

Të ngasësh biçikletën është një aktivitet i shëndetshëm për t'u bërë në ajër të pastër, i cili vë në lëvizje të gjithë trupin dhe kërkon përqendrim, duke e liruar kështu trurin nga mendimet dhe streset të mbledhura në punë dhe familje. Gjithnjë sipas studimit, biçikleta ka një ndikim shumë pozitiv dhe në marrëdhëniet me partnerin. Dy rrotat, për 29% të kampionit, lehtësojnë marrëdhënien në çift dhe duke ngarë biçikletën bashkë ndihmon për rivendosur bashkëpunimin me partnerin. Shekulli
 
LoL atehere Shkodranet jan njezit me pak te streuar ne Shqiperi :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top