Biblioteka shqiptare, pjesë e bibliotekave dixhitale botërore

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46984.jpg


TIRANث- Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është bërë pjesë zyrtare e rrjetit të bibliotekave dixhitale botërore.

Karta dixhitale ju dorëzua sot drejtorit të BKSH-së, Aurel Plasari nga përfaqësuesja e ambasadës Amerikane në Tiranë, Deborah Jones. Zv/drejtoresha e bibliotekës, Etleva Domi, gjatë konferencës së sotme ndërkombëtare “Bibliotekat në epokën dixhitale”, e cilësoi mjaft të rëndësishme antarësimin me të drejta të plota të vendit tonë, në portalin më të rëndësishëm botëror.

Ndërkohë që përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane, Deborah Jones vlerësoi bashkëpunimin mes Ambasadës së SHBA-ve dhe Bibliotekës Kombëtare si dhe arritjet në aspektin e dixhitalizimit të materialeve të rëndësishme shkrimore.
“Sa herë që vij në Bibliotekën Kombëtare është një ngjarje shumë e rëndësishme. Them me krenari të madhe se ne kemi një bashkëpunim mjaft të mirë me Bibliotekën", tha Jones.
Aurel Plasari ‏i dhuroi Deborah Jones, në mënyrë simbolike prodhimin dixhital të revistës “Albania”, si njësia e parë shqiptare që integrohet në bibliotekën botërore.
Viti që lamë pas shënoi 90-vjetorin e krijimit të Bibliotekës Kombëtare Shqiptare, por që nga themelimi i saj e deri më sot, ajo ka marrë dimensione të reja. Si institucion shtetëror, publik e laik, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH), është themeluar në 10 korrik 1920.

(d.b/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top